Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, ka publikuar një mesazh emocionues në Instagram për tifozët pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.

"La Albiceleste" u mposht 1-0 pas kohës shtesë të dielën në finalen e turneut. Fernandez u përjashtua në fund të kohës së rregullt pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Pau Cubarsit.


Duke reflektuar mbi finalen dhe rrugëtimin e kombëtares, mesfushori theksoi se lidhja dhe përkushtimi brenda ekipit janë shumë më të rëndësishme se rezultati i një ndeshjeje.

"Me kalimin e kohës e kupton se ka diçka shumë më të rëndësishme se rezultati. Për shumë vite, kjo skuadër ka treguar versionin më të mirë të vetes”.

"Na mëson se të garosh nuk do të thotë vetëm të fitosh, por të japësh gjithçka për fanellën dhe të mos dorëzohesh kurrë”.

"Është privilegj të jem pjesë e këtij ekipi që gjithmonë ka ecur përpara, ka luftuar me gjithçka që kishte dhe i ka mbrojtur këto ngjyra me krenari, përulësi dhe përkushtim", shkroi Fernandez.

"Dua t'i falënderoj të gjithë tifozët argjentinas. Faleminderit që jeni gjithmonë pranë nesh, që na mbështesni në çdo ndeshje, për dashurinë e pakushtëzuar dhe që na bëni të ndihemi si në shtëpi kudo në botë”.

"Të vesh fanellën e vendit tim është nderi më i madh i karrierës sime dhe do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që të vijë momenti ta mbroj atë”, përfundoi ai./Telegrafi/

telegrafi sport app