LAJMI I FUNDIT:

Top 20 përballjet më interesante të dekadës që lamë pas – veçohet ajo në mes Brazilit dhe Gjermanisë

Top 20 përballjet më interesante të dekadës që lamë pas – veçohet ajo në mes Brazilit dhe Gjermanisë

Fitorja 4-0 e Liverpoolit në sezonin e kaluar ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve  ka hyr së fundmi në histori të dekadës që lamë pas.

The Reds kishin humbur 3-0 në ndeshjen e parë në Camp Nou, por në Anfield ata arritën ta përmbysin rezultatin në 4-0.


FourFourTwo  20 përballjet e dekadës 2010-2020:

20=  Arsenal 5-2 Tottenham | Liga Premier | 26 shkurt 2012

Derbi i Londrës veriore nuk arrin kurrë të zhgënjej dhe ndeshja në vitin 2012 ka qenë një nga më të mirat në kohët e fundit.

Spurs dukej sikur do të merrnin një fitore të lehtë pasi shënuan dy gola brenda 34 minutash në pjesën e parë.

Por, në mënyrën tipike të Spurs, ata pranuan pesë gola nga The Gunners, duke humbur kështu në takimin që përfundoi me shtatë gola të shënuara.

FBL-ENG-PR-ARSENAL-TOTTENHAM

19= Barcelona 0-3 Bayern Munich | Liga e Kampionëve | 1 maj 2013

Bayerni kishte fituar përballjen e parë 4-0 në Allianz Arena, por disa javë më vonë shkaktoi tjetër befasi.

Më pas ata shkuan në Kataluni dhe shkatërruan Blaugranasit, duke u shënuar në shtëpi tri gola në një rezultat të përgjithshmë 7-0 dhe për të kaluar kështu në.

Arjen Robben, Gerard Pique (auto-gol) dhe Thomas Muller, ishin golashënuesit në ndeshjen e dytë.

FBL-EUR-C1-GER-ESP-BAYERN-BARCELONA

18= Manchester United 8-2 Arsenal | Liga Premier | 28 gusht 2011

Arsene Wenger emëroi një XI të dobët shartuese në udhëtimin e skuadrës së tij në Old Trafford dhe ata u detyruan të paguanin çmimin.

Një nga ditët më të këqija në historinë e Arsenalit.

Tabela e rezultatit final tregonte 8-2.

The scoreboard displays the 8-2 score-li

17= Manchester City 5-3 Monaco | Liga e Kampionëve | 23 shkurt 2017

Monaco dukej se po e fitonte takimin e parë ndaj Manchester Cityt që po zhvillohej në Angli, me rezultat 3-2 pas vetëm 61 minutash lojë.

Por, skuadra e Pep Guardiolas shënoi tre herë në 11 minuta për të fituar takimin.

City do të humbiste përballjen e dytë me rezultat 3-1 në Francë, mirëpo arritën të kalonin tutje.

FBL-EUR-C1-MAN CITY-MONACO

16= Liverpool 5-5 Arsenal | Kupa e Ligës së Anglisë | 30 tetor 2019

Çfarë lojë ishte kjo. Liverpooli dhe Arsenali me skuadrat e tyre më të dobëta në Carabao Cup, por që ishte për t’u mbajtur mend.

Askush nuk do të mendonte se do të shndërrohej në një nga ballafaqimet më dramatike të dekadës.

Divock Origi shënoi në minutën e 94-të për ta barazuar rezultatin në 5-5 dhe Liverpool shkoi në gjuajtjen e penalltive për të fituar më pas nga dhjetë penalltitë e gjuajtura.

Liverpool FC v Arsenal FC - Carabao Cup Round of 16

15= Spanja 1-5 Holandë | Kupa e Botës | 13 qershor 2014

Dominimi i Spanjës në futbollin botëror mori fund kur Holanda i shkatërroi ata në ndeshjen e tyre në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Furia e Kuqe kaloi në epërsi 1-0 pas 24 minutave, por Tulipanët shënuan katër herë në 46 minuta për t’i shokuar kështu spanjollët.

Momenti më vendimtar i takimit dhe që kujtohet ende, ishte golim me kokë nga nga Robin Van Persie.

FBL-WC-2014-MATCH03-ESP-NED

14= Real Madrid 4-1 Atletico Madrid | Liga e Kampionëve | 25 maj 2014

Atletico mori epërsinë në finalen e Ligës së Kampionëve përmes Diego Godin, por loja shkoi në vazhdime shkaku që Sergio Ramos shënoi gol në minutat e fundit të takimit.

Los Blancos në kohën shtesë nuk u zmbrapsen dhe shënuan tre gola të tjerë për të fituar titullin e parë të Ligës së Kampionëve në 12 vjet.

Real Madrid v Atletico de Madrid - UEFA Champions League Final

13= Reading 5-7 Arsenal | Kupa e Ligës së Anglisë | 30 tetor 2012

Reading ishte duke fituar 4-0 pas vetëm 35 minutash në 1/16 e finales së Carabao Cup ndaj Arsenalit.

Por,  The Gunners shënuan më pas katër gola, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime..

Topçinjtë nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe tre të tjerë, për të fituar kështu 5-7 takimin ndaj Readingut.

Reading v Arsenal - Capital One Cup Fourth Round

12= Ajax 2-3 Tottenham | Liga e Kampionëve | 8 maj 2019

Ajax dukej sikur do të kalonin në finalen e Ligës së Kampionëve kur po fitonin 3-0 kundër Tottenhamit.

Por, Lucas Moura do të shënonte tre gola në pjesën e dytë, për të bërë njërin ndër përmbysjet më dramatike në histori të Ligës së Kampionëve, derisa takimi kishte përfunduar me rezultat të përgjithshëm 3-3.

Ajax v Tottenham Hotspur - UEFA Champions League Semi Final: Second Leg

11= Liverpool 4-0 Barcelona | Liga e Kampionëve | 7 maj 2019

Përmbysja dramatike e Liverpoolit kundër Barcelonës në fillim të vitit 2019 renditet në vendin e 11-të në listë.

Rivënia nga këndi që ishte shumë e shpejtë nga Trent Alexander-Arnold do të mbahet mend për dekadat në vazhdim.

FBL-EUR-C1-LIVERPOOL-BARCELONA

10= Chelsea 2-2 Tottenham | Liga Premier | 2 maj 2016

‘Beteja e urës’ famëkeqe.

Tottenham dukej se po shkonte drejt një fitoreje në Stamford Bridge kur golat nga Harry Kane dhe Son Heung-min u dhanë epërsinë 2-0 në gjysmën e pjesës së parë.

Por, golat e pjesës së dytë nga Gary Cahill dhe Eden Hazard u dhanë fund shpresave të Tottenham.

Ata nuk e pranuan atë shumë mirë pasi në 10 minutat e fundit të takimit bënë disa veprime skandaloze.

Chelsea v Tottenham Hotspur - Premier League

9= Newcastle 4-4 Arsenal | Liga Premier | 5 shkurt 2011

Një tjetër rikthim i shkëlqyeshëm.

Arsenal ishte duke udhëhequr 3-0 pas 10 minutash, por epërsia e tyre nuk zgjati shumë.

Newcastle nuk u tërhoq në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola për 22 minuta për t’u larguar me një pikë.

Cheick Tiote (tashmë ka ndërruar jetë) shënoi golin e barazimit në atë takim.

Newcastle United's Ivorian midfielder Ch

8= Barcelona 1-0 Inter Milan | Liga e Kampionëve | 28 Prill 2010

Duke udhëhequr 3-1 nga ndeshja e parë, skuadra e Jose Mourinho ishte shkuar të përballej me Barcelonën në Camp Nou, derisa  Thiago Motta u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 28 minutash lojë.

Barcelona më në fund theu mbrojtjen e Interit në minutën e 84-të, por që Nerazzurët ishin të pakalueshëm më pas.

Një nga mbrojtjet më të mira të dekadës që lamë pas.

Inter Milan's Portuguese coach Jose Mou

7= Barcelona 2-2 Chelsea | Liga e Kampionëve | 24 Prill 2012

Chelsea ishte në të njëjtën situatë si Interi në Camp Nou. The Blues kishin mbetur me një lojtar më pak në fushë, pasi John Terry ishte përjashtuar nga loja dhe Barcelonës i duhej vetëm një gol për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Por, katalunasit nuk arritën të kalonin më pas asnjëherë në Petr Cechun. Lionel Messi humbi penallti ndërsa Alexis Sanchez, Isaac  Cuenca dhe Sergio Busquets ishin gjithashtu fajtorë për shanset e humbura.

Fernando Torres atëherë në mënyrë të paharrueshme shënoi golin e fitores në stadiumin e katalunasëve, për t’i heshtur të gjithë tifozët vendas.

Chelsea's Spanish forward Fernando Torre

6= Liverpool 4-3 Borussia Dortmund | Liga e Evropës | 14 Prill 2016

Ndeshja e vetme e Ligës së Evropës në listë.

Liverpooli e kishte humbur takimin e parë 3-1 në udhëtim te Borussia Dortmundi.

Por, Philippe Coutinho e nisi rikthimin, përpara se Mamadou Sakho të shënonte 11 minuta më vonë.

Dejan Lovren më pas shënoi golin e fitores, duke lënë një natë të paharrueshme në Anfield.

Liverpool v Borussia Dortmund - UEFA Europa League Quarter Final: Second Leg

5= Real Madrid 2-3 Barcelona | La Liga | 23 Prill 2017

Një ndeshje shumë e tensionuar. Real Madridi ishte lider dhe e ndjente se mund të fitonte titullin e ligës.

Ndeshja ishte bllokuar në rezultatin 1-1, por në 20 minutat e fundit të takimit, Ivan Rakitic u dha Mysafirëve epërsinë.

Los Blancos barazuan në pesë minuta të mbetura, mirëpo Lionel Messi shënoi golin e fitores në Santiago Bernabeu.

FBL-ESP-LIGA-REALMADRID-BARCELONA

4= Barcelona 6-1 Paris Saint-Germain | Liga e Kampionëve | 8 Mars 2017

Tani kjo lojë ishte thjesht e pabesueshme. Me tre minuta të mbetura nga koha rregullt, Barça kishte nevojë për tre gola për të kaluar në raundin tjetër.

Neymar i dha skuadrës vendase shpresë me dy minuta të mbetura, përpara se Messi të shënonte nga pika e penalltisë tre minuta më vonë.

Me vetëm disa sekonda të mbetura, Sergio Roberto shënoi golin dramatik, duke bërë kështu që Blaugranasit të kalonin në rrethin tjetër.

FBL-EUR-C1-BARCELONA-PSG

3= Barcelona 5-0 Real Madrid | La Liga | 29 nëntor 2010

“Unë u ngrita në këmbë dhe duartrokita atë që po shihja,” ka thënë Wayne Rooney për lojën. “Ishte performanca më e mirë që kam parë ndonjëherë.”

Barcelona shkatërroi rivalët e tyre në vitin 2010. Golat nga Xavi, Pedro, David Villa (2) dhe Jeffren u dhanë gjigandëve katalunas një fitore 5-0.

The referee shows a red card to Real Mad

2= Manchester City 3-2 QPR | Liga Premier | 13 maj 2012

“Betohem se nuk do të shohësh kurrë asgjë të tillë kurrë!” – këto ishin fjalët e Martin Tyler drejt fundit të ndeshjes në Etihad Stadium.

Manchester City kishte nevojë për një fitore për të fituar titullin e parë të Ligës Premier. QPR donte të fitonte në mënyrë që të mos binte nga liga.

Dukej se QPR po ia shkatërronte festën Cityt, pasi po fitonte 2-1.

Edin Dzeko i dha Manchester City mundësinë duke shënuar pas 92 minutash lojë.

Sergio Aguero shënoi golin e barazimit, për të fituar kështu titullin e parë të ligës.

Manchester United shpresonte që City të humbë dhe ta fitonin ata titullin, mirëpo fytyra e Sir Alex Ferguson dhe lojtarëve të tij ishte e tmerrshme.

Manchester City v Queens Park Rangers - Premier League

1= Brazili 1-7 Gjermani | Kupa e Botës | 8 korrik 2014

Në vitin 2014, Brazili arriti në gjysmëfinale të garës më të madhe në futboll, madje ishin nikoqir.

Kishte një besim të madh se ata mund të shkonin deri në finale dhe të fitonin Kupën e tyre të parë Botërore që nga viti 2002.

Por, ata u shkatërruan absolutisht nga kampionët, Gjermania.

Ekipi vvropian po fitonte 5-0 në minutën e 29-të. Ata e thelluan epërsinë e tyre në shtatë gola me 10 minuta të mbetura.

Oscar shënoi golin e vetëm ngushëllues, duke u turpëruar para popullit të tyre. /Telegrafi/

FBL-WC-2014-MATCH61-BRA-GER

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

La Liga
Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori