LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri zbulon favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon – befasi në renditje dhe përqindje

Superkompjuteri zbulon favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon – befasi në renditje dhe përqindje

Fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Manchester City shihet si favorit absolut për të fituar trofeun në sezonin 2023/24, duke lënë pas vete Real Madridin, Interin dhe Bayern Munichun.

Në fillim të sezonit, superkompjuteri i kompanisë së njohur Opta ekzekutoi 10,000 simulime të sezonit 2023/24 të Ligës së Kampionëve dhe zbuloi se fituesi në fuqi, Manchester City fiton garën me shanse prej 38.9%.


Tani, me rikthimin e garës me ndeshjet e eliminimit direkt, me Cityn që udhëton për në Danimarkë për t’u përballur me Copenhagen dhe gjiganti evropian, Real Madrid përballë RB Leipzig, Opta vendosi se ishte një moment i mirë si çdo tjetër për të parë se si superkompjuteri i vlerëson shanset e secilit ekip.

Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve, dy ndeshje interesante në orar
Lexo po ashtu Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve, dy ndeshje interesante në orar

Edhe kësaj radhe, Opta ka bërë 10,000 simulime për pjesën tjetër të sezonit dhe aty shihen shanset e secilit ekip që ka për të kaluar në secilën fazë të garës, si dhe sa shanse ka për ta fituar trofeun.

Nga 16 skuadrat e mbetura, vetëm katër ishin ekipe që kanë shanse mbi 10%, me Cityn që mbetet favorit absolut për të fituar sërish Ligën e Kampionëve me 32.1%.

Man City shihet si favorit nga Opta

Pas Cityt vjen Real Madridi në vendin e dytë me 15.4% shanse për të fituar trofeun, i pasuar nga Interi me 11.6% dhe Bayern Munichu me 10.1% shanse për të ngritur lart trofeun.

Arsenali zë vendin e pestë me 8.4% shanse, Paris Saint-Germain i gjashti me 6.4%, Barcelona me 3.4%, Borussia Dortmund me 3%, Atletico Madridi me 2.4%, PSV me 1.5%, Porto dhe RB Leipzig me nga 1.4% shanse, Real Sociedad me 1.3% dhe Napoli me 1.1% shanse për të fituar.

Lazio me 0.4% është skuadra me më së paku shanse për të fituar, pasi Copenhagen nuk ka asnjë shans duke u kuotuar me 0% shanse. /Telegrafi/

Shanset për të fituar trofeun sipas Opta: 

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori