Marcus Thuram është njëri nga sulmuesit më të mirë në Bundesliga në katër vitet e fundit.

Reklama

Francezi ka shkëlqyer me Gladbach gjatë këtyre viteve, derisa edhe në sezonin e ri po kalon nëpër një formë të shkëlqyer.

25-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Gladbach dhe përkundër insistimit nga klubi ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Bayern Munich mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me francezin, por për të interesime ka edhe nga kampionate të tjera.

Inter, Roma dhe Juventus janë tre top klubet italiane që janë vënë në kërkim të francezit, por ai kërkohet edhe në Angli dhe Spanjë.

Reklama

Newcastle United, Chelsea, Liverpool, Everton, Atletico Madrid dhe Sevilla janë klubet tjera që kanë shprehur interesim për Thuram.

Reklama

Reprezentuesi i Francës këtë edicion ka 11 gola e ka asistuar në tre të tjerë në 13 ndeshje këtë edicion për Gladbachun.

Gjithsesi largimi i lojtarit nga Gladbach është mëse i sigurt, por mbetet të shihet se në cilin klub do të përfundoj ai. /Telegrafi/