ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Bayerni nuk e ka mbyllur ende merkaton e verës dhe po punon për të sjellë edhe dy përforcime të tjera para nisjes së sezonit të ri.

Sipas kicker, kampioni i Bundesligës synon të transferojë një sulmues të krahut të majtë dhe një mesfushor qendror, pavarësisht se këtë verë ka siguruar tashmë shërbimet e Ismael Saibarit dhe Nathaniel Brown.


Trajneri Vincent Kompany ka në dispozicion Joshua Kimmich, Aleksandar Pavlovic dhe Tom Bischof në mesfushë, por drejtuesit e klubit vazhdojnë të eksplorojnë tregun për një tjetër përforcim.

Mes emrave që janë lidhur me Bayernin janë mesfushori i Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz, si dhe talenti brazilian Gabriel Bontempo.

Në të njëjtën kohë, bavarezët po kërkojnë edhe një lojtar për krahun e majtë të sulmit, edhe pse në atë repart kanë në dispozicion Luis Diaz, Ismael Saibari dhe Arijon Ibrahimovic.

Shitja e Noel Asekos te Eintracht Frankfurti për rreth 12 milionë euro ka rritur buxhetin e transferimeve të klubit, por raportohet se mund të nevojiten edhe largime të tjera përpara se të finalizohen afrimet e reja.

Një nga emrat që mund të largohet nga Allianz Arena është Joao Palhinha.

Pas afrimeve të Saibarit dhe Brownit, Bayerni nuk ka ndërmend të ndalet dhe pritet të mbetet aktiv në merkato deri në mbylljen e afatit kalimtar./Telegrafi/

telegrafi sport app