LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e kuptojmë se si erdhi ky lajm”, vëllai i Gundogan mohon thashethemet për transferimin te Galatasaray

“Nuk e kuptojmë se si erdhi ky lajm”, vëllai i Gundogan mohon thashethemet për transferimin te Galatasaray

Agjenti dhe vëllai i Ilkay Gundogan, Ilhan, ka dalë publikisht për të shmangur thashethemet rreth një largimi të mundshëm të yllit të Barcelonës.

Të enjten në mëngjes u raportua në Turqi se Ilhan Gundogan ishte takuar me Galatasaray ndërsa ata po luanin me Bayern Munich në Gjermani për të diskutuar një transferim të mundshëm te gjigantët turq vetëm pesë muaj pas mbërritjes në Barcelonë.


Megjithatë, Ilhan Gundogan lëshoi ​​një deklaratë për këtë çështje, të përcjellë nga Mundo Deportivo.

“Lajmet që janë shfaqur në shtyp ditët e fundit për Ilkay nuk pasqyrojnë të vërtetën. Nuk kam takuar askënd nga Galatasaray para ndeshjes me Bayern Munich për të folur për Ilkay”.

“Nuk ka pasur asnjë zhvillim, takim apo ndonjë gjë të tillë që na ka ardhur në këtë drejtim. Dua ta bëj të qartë këtë”.

“As unë dhe as Ilkay nuk mund ta kuptojmë se si erdhi ky lajm. Ilkay është shumë i lumtur në Barcelonë dhe është i fokusuar në atë që dëshiron të arrijë atje dhe qëllimet e tij”, ka thënë Ilhan.

Gundogan godet bashkëlojtarët e tij pas humbjes në El Clasico: Ajo që pash në dhomat e zhveshjes nuk më pëlqeu 
Lexo po ashtu Gundogan godet bashkëlojtarët e tij pas humbjes në El Clasico: Ajo që pash në dhomat e zhveshjes nuk më pëlqeu 

Kjo është hera e dytë që një stuhi mediatike ka përfshirë Gundogan në harkun kohor të një muaji, pasi kritikat e tij publike ndaj skuadrës së Barcelonës pas humbjes në El Clasico u pasuan me raportime se familjes Gundogan nuk ishin të impresionuar me përpjekjet e klubit për t’i ndihmuar ata që të vendosen në qytet.

Me atë rast, Sara Gundogan, partnerja e tij, doli publikisht për të thënë se ishin të kënaqur me klubin, qytetin dhe jetën e tyre të re, gjë që ngre pyetjen se pse ka një kundërrrymë kundër rrjedhjes së zhurmës për reprezentuesin gjerman dhe kush qëndron pas saj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori