LAJMI I FUNDIT:

Gundogan godet bashkëlojtarët e tij pas humbjes në El Clasico: Ajo që pash në dhomat e zhveshjes nuk më pëlqeu 

Gundogan godet bashkëlojtarët e tij pas humbjes në El Clasico: Ajo që pash në dhomat e zhveshjes nuk më pëlqeu 

Ilkay Gundogan ka qenë padyshim lojtari kryesor i Barcelonës dhe më i miri në fushë ndaj Real Madridit.

Mesfushori gjerman realizoi golin e vetëm në humbjen e katalunasve 1-2 nga Los Blancos.


Megjithatë reprezentuesi gjerman ka mbetur i zhgënjyer me reagimin e bashkëlojtarëve të tij pas humbjes, duke thënë se zhgënjimi pas një humbje të tillë duhet të jetë më i madh.

“Nuk kam ardhur këtu për të humbur këto lloj ndeshjesh. Duhet të jem i sinqertë, do të doja që kjo disfatë të na lëndonte më shumë”.

Statistika të tmerrshme, ylli i Barcelonës nuk ka shijuar kurrë fitore ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu Statistika të tmerrshme, ylli i Barcelonës nuk ka shijuar kurrë fitore ndaj Real Madridit

“Isha në dhomën e zhveshjes dhe sigurisht që njerëzit janë të zhgënjyer, por sidomos pas humbjes së një ndeshjeje kaq të madhe, do të doja të kishte më shumë zhgënjim dhe zemërim”, tha Gundogan.

Tutje mesfushori ka thënë se duhet të ketë më shumë emocion te bashkëlojtarët e tij, sidomos pas një disfate të tillë në El Clasico.

“Ky është një problem. Duhet të ketë më shumë emocione, veçanërisht kur humb një ndeshje kaq të madhe. Ti e di që mund të bësh më mirë, veçanërisht në situata të caktuara, dhe thjesht nuk reagoni”.

“Duhet të bëjmë një hap të madh në këtë, përndryshe Real Madridi apo edhe Girona do të ikin prej nesh”, deklaroi mesfushori gjerman.

Gundogan është zemëruar sepse nuk pa inati të madh te shokët e skuadrës pas humbjes së hidhur në El Clasico. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori