LAJMI I FUNDIT:

Nga i jashtëzakonshmi Lewandowski deri te i magjishmi Messi dhe ‘befasia’ Jorginho – 10 lojtarët më të mirë në botë për vitin 2021

Nga i jashtëzakonshmi Lewandowski deri te i magjishmi Messi dhe ‘befasia’ Jorginho – 10 lojtarët më të mirë në botë për vitin 2021

Viti 2021 ka qenë një vit i mbushur me disa paraqitje mahnitëse nga lojtarët më të mirë në mbarë botën.

Dy turne të mëdha ndërkombëtar, Kampionati Evropian dhe Kupa e Amerikës u përfunduan me sukses.


Përveç kësaj, ka pasur edhe shumë aksione në garat më të mira të klubeve në botë si Liga e Kampionëve dhe pesë ligat më të mira në Evropë.

Lojtarët si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin përsëri në mesin e lojtarëve më të mirë, me argjentinasin që madje fitoi Topin e shtatë të Artë këtë vit.

Nga kaq shumë lojtarë të mëdhenj, nuk është detyrë e lehtë të zgjedhësh vetëm 10-të më të mirët.

Megjithatë, faqja e njohur sportive Sportskeeda ka zgjedhur dhjetë më të mirë, ndërsa nuk ka shumë befasi në përzgjedhje.

10 futbollistët më të mirë në botë në vitin 2021

#10 Jorginho (Chelsea/Itali)

Jorginho ka pasur një vit 2021 mahnitës ku ai iu përgjigj të gjithë kritikëve të tij me stil. Duke luajtur një rol integral si në triumfin e Chelseat në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në fitoren mahnitëse të Italisë në Euro 2020. Jorginho është një nga lojtarët më të mirë të lojës e në veçanti të mesfushës në futboll për momentin.

Mesfushori italian përfundoi në vendin e tretë në renditjen e Topit të Artë këtë vit me trofetë e tij që bën atë ta fitojë çmimin e UEFA-s për lojtarin e vitit për meshkuj.

Një pasues i shkëlqyer i topit, Jorginho shënoi edhe disa penallti vendimtare për klubin dhe vendin e tij këtë vit. Një nga emrat e parë në listën e ekipit të Chelseat, Tuchel do të shpresojë që mesfushori elegant të vazhdojë formën e tij të mirë në vitin 2022.

#9 N’Golo Kante (Chelsea/Francë)

Një nga mesfushorët më të mirë të kësaj gjenerate, Kante, së bashku me shokun e tij të skuadrës Jorginho, drejtuan shfaqjen për Chelsean në triumfin e tyre historik në Ligën e Kampionëve këtë vit.

Një mesfushor i shkëlqyeshëm me tipare mbrojtëse i aftë për të nisur edhe sulmet, Kante tregoi klasin e tij në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe në finale duke bërë paraqitjet më të mira të ndeshjes. Performanca e tij në finalen e Ligës së Kampionëve ishte veçanërisht e rëndësishme pasi francezi i vogël neutralizoi plotësisht mesfushën e Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

Në gjysmën e dytë të vitit, Kante ka luftuar për formën e tij shkaku i lëndimeve dhe Covid-19. Chelsea do të ketë nevojë që ai të kthehet në maksimumin e tij nëse do të sfidojë për trofe edhe një herë në vitin 2022.

#8 Kevin De Bruyne (Manchester City/Belgjikë)

Manchester City ishte krejtësisht dominues në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe një nga arsyet kryesore për dominimin e tyre ishte shkëlqimi i Kevin De Bruyne.

Superylli belg ka luftuar me lëndime gjatë gjithë vitit, por sa herë që ka luajtur, ndikimi i tij në fushë ka qenë magjik.

I bekuar me aftësi të shkëlqyera pasimi, aftësi teknike dhe vizion, De Bruyne jo vetëm që është i aftë të luajë pasimin final, ai është gjithashtu i aftë të hyjë në listën e golashënuesve shpeshherë.

Një mesfushor i kompletuar, ylli i Cityt mund të jetë më lartë në këtë listë vitin e ardhshëm nëse ai ruan formën e tij fizike.

#7 Erling Haaland (Borussia Dortmund/Norvegji)

Është e frikshme të mendosh se Erling Haaland është ende vetëm 21 vjeç. Një nga përfunduesit e aksionit më të mirë në futbollin botëror, rekordi i golave ​​i Haaland është absolutisht i jashtëzakonshëm për Borussia Dortmund.

Pasi ka nënshkruar për gjigantët e Bundesligës në sezonin 2019/20, Haaland ka shënuar 76 gola në 74 paraqitjet e tij deri më tani dhe nuk po tregon shenja të ngadalësimit.

Sensacioni norvegjez i golave ​​ka shënuar tashmë 13 gola në 11 paraqitje në Bundesligë këtë sezon. I parë si superylli i ardhshëm i madh i botës në futboll, e ardhmja e Haaland ka qenë subjekt i spekulimeve intensive në muajt e fundit.

Do të jetë interesante të shihet se si do të jetë viti 2022 për fenomenin e ri.

#6 CristianoRonaldo (Juventus/Manchester United/Portugali)

Që kur Ralf Rangnick mori drejtimin e Manchester United, ka pasur shumë debate për rolin e Cristiano Ronaldos në klub. Megjithatë, nuk mund të mohohet fakti që superylli portugez garanton gola.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të tregojë disa shenja të lehta rënieje, por ai gjithsesi përfundoi si golashënuesi më i mirë i Juventusit në sezonin 2020/21, fitoi këpucën e artë në Euro 2020 dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë për Djajtë e Kuq këtë sezon.

Ende vendimtar, Ronaldo shënoi shumë gola të rëndësishëm këtë vit dhe pothuajse i vetëm e tërhoqi zvarrë Unitedin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.

Mosha është vetëm një numër për Cristiano Ronaldon dhe njëri nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave do të jetë i vendosur t’u tregojë kritikëve të tij se janë gabim dhe të ketë një vit kalendarik të mrekullueshëm më 2022.

#5 Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain/Francë)

23-vjeçari Kylian Mbappe është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe duket vetëm çështje kohe para se të fitojë Topit të Artë. I njohur për ritmin e tij elektrik dhe aftësitë e shkëlqyera të përfundimit të aksioneve, Mbappe nuk pati kohët më të mira në Euro 2020.

Megjithatë, superylli i PSG-së u rikthye me stil, duke frymëzuar Francën drejt titullit të Ligës së Kombeve me disa paraqitje mahnitëse. Mbappe ka qenë padyshim lojtari më i mirë i PSG-së deri më tani këtë sezon. Francezi ka 9 gola dhe 8 asistime në 17 paraqitje në Ligue 1 dhe ka edhe 4 gola dhe 4 asistime në 6 paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Në mënyrë inkurajuese, Mbappe duket se ka krijuar një marrëdhënie të mirë me Lionel Messin dhe do të jetë interesante të shihet se si do të kombinohen së bashku kur PSG-në kur të përballen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

#4 Mohamed Salah (Liverpool/Egjipt)

Njëri nga favoritët e hershëm për Topin e Artë 2022, Mohamed Salah ka qenë në formë të mirë për Liverpoolin gjatë gjithë vitit 2021. Një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe më të shkëlqyer në botë, Salah është i aftë të shënojë të gjitha llojet e golave ​​dhe është padyshim sulmuesi më i kompletuar në Ligën Premier për momentin.

I bekuar me ritëm dhe aftësi për të qenë gjithmonë në vendin e duhur në kohën e duhur, aftësitë e Salah në driblim dhe ndeshje janë përmirësuar shumë këtë vit. Jo vetëm që ‘Mbreti egjiptian’ është një golashënues suprem, ai është gjithashtu i shkëlqyeshëm në asistimin e golave ​​dhe tashmë ka 9 asistime në Ligën Premier këtë sezon.

Me ardhjen e Kupës së Kombeve Afrikane (AFCON), Salah do të jetë i vendosur të fitojë disa çmime të mëdha me klubin dhe vendin në vitin 2022.

#3 Lionel Messi (Barcelona/Paris Saint-Germain/Argjentina)

Fituesi i çmimit të Topit të Artë në vitin 2021, Lionel Messi, zë vendin e tretë në listën e Sportskeed. Momenti përcaktues i Messit këtë vit ishte fitimi i një trofeu ndërkombëtar me Argjentinën. Magjistari me këmbën e majtë frymëzoi Argjentinën me disa paraqitje mahnitëse në Kupën e Amerikës teksa mposhtën Brazilin në finale.

Nëse kjo listë do të bëhej vetëm pas gushtit, Messi me siguri do të ishte në pozitën numër 1. Megjithatë, që nga kalimi i tij te PSG, argjentinasi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe dalëngadalë ka filluar të vendoset në Paris.

Arritjet e Messit këtë vit janë ende të jashtëzakonshme. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë përfundoi si golashënuesi më i mirë i vitit për Barcelonën, fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Copa America dhe është golashënuesi më i mirë i PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Messi është gjithmonë në maksimumin e tij në fazat e fundit të sezonit dhe PSG do të llogarisë tek ai për fituar këtë sezon titullin e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

#2 Karim Benzema (Real Madrid/Francë)

Karim Benzema e kalon Lionel Messin dhe zë vend në pozitën numer 2. Ylli i Real Madridit ka qenë në formë mahnitëse këtë vit. Si yll i padiskutueshëm i Los Blancos, Benzema ka pasur statistika të jashtëzakonshme këtë sezon.

Në 18 paraqitje në La Liga këtë sezon, francezi 34-vjeçar ka shënuar 15 gola dhe 7 asistime dhe e ka vendosur Real Madridin si favorit në rrugën e tyre drejt një titulli tjetër kampioni. Që nga largimi i Cristiano Ronaldos, sulmuesi francez e ka çuar lojën e tij në një nivel tjetër dhe është padyshim njëri nga sulmuesit më të mëdhenj të këtij brezi.

Benzema bëri gjithashtu rikthimin e tij të shumëpritur në kombëtaren franceze këtë vit. Edhe pse Euro 2020 nuk shkoi sipas planit, Benzema tregoi klasin e tij në Ligën e Kombeve, madje duke shënuar një gol vendimtar në finale.

Një sulmues në kulmin e lojës së tij, Benzema do të shpresojë të vazhdojë formën e tij të shkëlqyer në vitin 2022.

#1 Robert Lewandowski (Bayern Munich/Poloni)

Ndoshta lojtari më i mirë gjatë 2 viteve të fundit, Robert Lewandowski ka pasur një vit 2021 mahnitëse. Si një golashënues tipik që është vdekjeprurës para portës, Lewandowski do të ndihet paksa i mërzitur që nuk e fitoi Topin e Artë këtë vit.

Në një sezon historik 2020/21, superylli polak theu rekordin e gjatë të Gerd Muller prej 40 golave ​​në një sezon të vetëm të Bundesligës. Edhe pse Bayern Munich nuk e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, rëndësia e Lewas për ekipin mund të shihet nga fakti se ai mungonte për shkak të lëndimit në humbjen e tyre kundër PSG.

Kontributi i Lewandowskit për kombëtaren polake këtë vit gjithashtu nuk duhet të fshihet nën qilim. 33-vjeçari ka shënuar 8 gola në 8 paraqitje në kualifikueset e Kupës së Botës dhe do të shpresojë të rezervojë një vend në Katar 2022, kur Polonia të hyjë në fushë në ndeshjet e ‘Playoff-it’ të Kupës së Botës vitin e ardhshëm.

Padyshim sulmuesi më i mirë në futbollin botëror për momentin, Robert Lewandowski është kurorëzuar futbollisti më i mirë i mediumit Sportskeeda për vitin 2021.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori