Afati kalimtar veror i këtij viti në ligat kryesore evropiane do të jetë i hapur deri më 1 shtator 2022.

Në Ligën Premier, afati është hapur më 10 qershor (e premte) – megjithëse shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe transferimet e lira nuk janë zyrtarizuar deri më 1 korrik. Afati kalimtar në Angli mbyllet më 1 shtator (e enjte) në orën 23:59.

Afati kalimtar në La Liga është hapur zyrtarisht më 1 korrik dhe do të mbyllet më 1 shtator në orën 23:59. Në të njëjtën periudhë zhvillohen transferimet edhe në kampionatin italian, Serie A.

Në Bundesliga, mbyllja e afatit do të ndodhë po më 1 shtator, por në orën 18:00. Në datën e njëjtë mbyllet afati kalimtar edhe në Ligue 1, një orë pas mesnate.


21/08/2022 11:56-Kemi kaluar në faqe tjetër

Vazhdo lexo transferimet minutë pas minute që po ndodhin duke klikuar këtu.

20/08/2022 00:22-Leeds pas talentit të madh italian Gnonto

Trajneri i Leeds United, Jesse Marsch, konfirmoi interesimin e klubit për talentin 18-vjeçar italian Wilfried Gnonto.

Sulmuesi 18-vjeçar që luan te Zurich u bë i njohur në fillim të kësaj vere me debutimin e tij shpërthyes me kombëtaren italiane, duke dhënë një asistim kyç në barazimin 1-1 të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë.

Gnonto gjithashtu shënoi golin e tij të parë për Azzurrët në një humbje të mëvonshme 5-2 ndaj skuadrës së Hansi Flick.

Wilfried Gnonto 3

20/08/2022 00:19-Zyrtare: Rayan Cherki te Lyon deri në vitin 2024

Talenti Rayan Cherki ka vazhduar kontratën me Lyonin zyrtarisht.

Marrëveshje është konfirmuar nga klubi, ndërsa lojtari do të qëndrojë deri në vitin 2024.

20/08/2022 00:18-Eric Bailly drejt Marseilles

Marseille është afër që ta marr Eric Bailly si huazim nga Manchester United.

Pritet të jetë një huazim me të drejt blerje për klubin francez. Tani Marseille po bisedon me agjentin e lojtarit për kushtet e tij.

20/08/2022 00:15-Tanganga drejt Milanit

Tottenham dhe AC Milan në bisedime për Japhet Tanganga. Po diskutohet për formulën e transferimet.

Japhet Tanganga 1  1

19/08/2022 23:28-Bellerin i gatshëm të ul pagën për kalimin te Barça

Hector Bellerin është i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët për t'u bashkuar me Barcelonën, shkruan Marca.

Skuadra nga Camp Nou dëshiron të nënshkruajë me reprezentuesin spanjoll pasi ata kërkojnë të forcohen në krahun e djathtë dhe ai është i etur për të bërë këtë lëvizje.

bellerin 1

19/08/2022 23:27-PSG nuk e lëshon Gueyen të kthehet te Evertoni

Idrissa Gueye nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain për në Everton, shkuan L'Equipe.

Bisedimet mes dy skuadrave kanë marrë fund pavarësisht se reprezentuesi senegalez ka rënë dakord të bashkohet me klubin Merseyside.

Idrissa Gueye Paris Saint Germain

19/08/2022 22:17-Zyrtare: Manchester United dhe Real Madridi konfirmojnë marrëveshjen për Casemiron

casemiroo

Casemiro është zyrtarisht  lojtari më i ri i Manchester United, duke e kompletuar kalimin nga Real Madridi.

Të dy klubet e kanë zyrtarizuar në faqen e klubeve respektive, se 30-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Angli.

Lexo lajmin e plotë...

19/08/2022 21:56-Interi refuzon të shesë Skriniarin

Interi ka hequr Milan Skriniar nga tregu i transferimeve, raporton La Gazzetta dello Sport .

Skuadra e Serie A nuk ka asnjë interes të shesë mbrojtësin e tyre yll, i cili sërish kishte ofertë nga Paris Saint-Germain.

Milan Skriniar 2  1

19/08/2022 21:52-Pjanic në bisedime me Nice

Miralem Pjanic mund të kthehet në Ligue 1.

Nice është në kontakt me mesfushorin dhe mund ta nënshkruajë me të nga Barcelona, ​​sipas Sport.

miralem pjanic 169

19/08/2022 20:22-Neymar duhet të largohet, që Silva të kalojë në PSG

Bernardo Silva nuk mund të kalojë te PSG-së për aq kohë sa Neymar qëndron në këtë klub.

Braziliani duhet të largohet që portugezi të vijë në PSG.

Faip9rEaIAAO5ua

19/08/2022 20:20-Ajaxi sytë kah ish lojtarët për ta zëvendësuar Antonyn

Hakim Ziyech dhe Justin Kluivert janë në radarin e Ajax, pasi shihen si zëvendësues ideal për Antonyn që ka disa oferta.

19/08/2022 18:55-Zyrtare: Ndombele lojtar i Napolit

Screenshot 1 56

Mesfushori Tanguy Ndombele ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Tottenham te Napoli, duke iu bashkuar skuadrës italiane si huazimi me opsion blerjeje.

Napoli kanë qenë në bisedime me Tottenham gjatë javëve të fundit duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje për mesfushorin 25-vjeçar francez.

Lexo lajmin e plotë...

19/08/2022 18:47-Billy Gilmour mund të largohet nga Chelsea

I riu Chelseat, Billy Gilmour, është afër largimit të mundshëm nga Stamford Bridge.

Everton dhe Brighton thuhet se janë dy klubet që interesohen për 21-vjeçarin, ndërsa edhe Rangers e ka ftuar në Skoci.

gilmour

19/08/2022 18:46-Januzaj mund të kalojë te Evertoni

Screenshot 23 5

Evertoni që e ka nisur keq sezonin e ri në Ligën Premier, mund të mbetet pa talentin 21-vjeçar Anthony Gordon, ndërsa ai mund të zëvendësohet nga Adnan Januzaj.

Anglezi Gordon është objektiv i Chelseat, me Blutë e Londrës që janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë prej 50 milionë funte (58 milionë euro) për sulmuesin e ri anësor.

Lexo lajmin e plotë...

19/08/2022 18:44-Juventus dhe Manchester United në luftë për Milik

Milik Marseilli

Juventus dhe Manchester United janë në luftë për sulmuesin e Marseilles, Arek Milik.

Reprezentuesi polak ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin francez, ku mbërriti në janar të vitit 2021 nga Napoli.

Lexo lajmin e plotë...

19/08/2022 18:41-Chelsea afër marrëveshjes për kushtet personale me Aubameyang

Chelsea është gati të arrijë marrëveshje personale me Pierre Aumbameyang, por nuk e ka ndërmend të paguajë shumën që kërkon Barcelona.

Katalunasit kërkojnë 30 milionë euro, ndërsa anglezët mund të paguajnë deri në 20 milionë euro.

19/08/2022 18:38-Interi interesohet për Chalobah  

Inter Milan po shikon një lëvizje huazimi për mbrojtësin e Chelseat, Trevor Chalobah, i cili është rekomanduar te klubi italian nga Romelu Lukaku, shkruan Evening Standard.

Me ardhjen e mbrojtësve si Cucurella dhe Koulibaly, Chalobah mund ta ketë të vështirë të gjejë një vend në formacionin e Tuchel dhe për këtë arsye ai mund të konsiderojë të largohet nga Blutë si huazim këtë verë.

GetPaidStock.com 62ff2786efd1e

19/08/2022 18:34-Marcos Llorente ka refuzuar Chelsean

Gazetari italian Matteo Moretto ka thënë se Marcos Llorente ka refuzuar një ofertë nga Chelsea në këtë afat kalimtar.

Klubi londinez kishte ofruar për të 60 milionë euro.

1001556237 scaled 1

19/08/2022 16:57-E kryer, Casemiro te Manchester United – detajet e marrëveshjes mes klubeve dhe kohëzgjatja e kontratës së brazilianit

Screenshot 22 7

Mesfushori brazilian Casemiro do të kalojë nga Real Madridi në Manchester United, pasi tashmë ka marrëveshje të plot mes palëve.

Ka tri ditë që hipoteza e kalimit të Casemiros te Manchester United u përhap, duke bërë që klubet të arrijnë shpejt marrëveshje.

Lexo lajmin e plotë.. 

19/08/2022 15:57-Lampard flet për situatën e Anthony Gordon

Trajneri i Evertonit, Franck Lampard ka folur për Anthony Gordon, i cili po lidhet me një kalim te Chelsea.

“Ai është lojtari ynë, ne kemi nevojë për të këtu. Anthony ka një vlerë të madhe për ekipin, është lojtari kryesor për mua”.

“Unë e konsideroj atë një lojtar të madh. 100% qëndron këtu? Nuk mund të siguroj askënd, kjo është naive”, ka thënë Lampard.

gordon

19/08/2022 15:43-Fofana kërkon largimin nga Leicester City

Wesley Fofana thuhet se ka kërkuar që Leicester City ta lë jashtë skuadrës së tyre për ndeshjen me Southampton nesër (e shtunë).

Mbrojtësi po bisedon për një lëvizje te Chelsea dhe synon ta mbyll transferimin.

fofana 2

19/08/2022 15:31-Ajaxi po shqyron shitjen e Antonyt te Man Utd

Ajaxi po diskuton së brendshmi për sulmuesin Antony, i cili ka mundësi që të lihet jashtë formacionit të dielën.

Oferta e Manchester Unitedit u refuzua, por lojtari dëshiron transferimin në Old Trafford.

Antony ishte në terren sot, por shkoi vetëm në palestër, duke mos punuar me ekipin dhe transferimi i tij për 80 milionë euro mund të ndodh.

antony

19/08/2022 15:08-Zyrtare: Atalanta nënshkruan me Brandon Soppy

Atalanta ka konfirmuar nënshkrimin e Brandon Soppy në një marrëveshje të përhershme nga Udinese.

20-vjeçari është transferuar në Gewiss Stadium për 9 milionë euro plus 1 milion euro bonuse.

19/08/2022 15:00-Fulhami shpreson të nënshkruajë me Maupay dhe Kluivert

Sipas Daily Mail, në një përpjekje për të forcuar sulmin e tyre, Fulhami është i interesuar të nënshkruajë sulmuesin e Brighton, Neal Maupay në një marrëveshje të përhershme për 15 milionë funte.

Së bashku me lojtarin francez, Fulhami është gjithashtu të sigurt për të nënshkruar një marrëveshje huazimi për Justin Kluivert me AS Roma në ditët në vijim.

maupay 1

19/08/2022 14:11-Casemiro i njofton edhe bashkëlojtarët me vendimin

Casemiro u ka komunikuar gjithashtu edhe bashkëlojtarëve të Real Madridit se ai ka pranuar ofertën e Manchester Unitedin, duke u thënë lamtumirë të gjithëve.

Mesfushori brazilian dhe kampi i tij janë duke pritur që klubet të përfundojnë marrëveshjen dhe më pas ai do të udhëtojë në Angli për të kompletuar transferimin.

kroos casemiro modric

19/08/2022 13:44-Zyrtare: Cesare Casadei, lojtar i ri i Chelseat

2022/08/Cesare-Casadei-1.jpg

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit Cesere Casadei nga Interi.

Blutë e Londrës vazhdojnë përforcimin e skuadrës në këtë afat kalimtar, pasi duan të jenë konkurrues për titullin e Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Pas transferimit të Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella dhe Carney Chukwuemeka, Chelsea ka konfirmuar edhe një nënshkrim të ri.

Lajmi i plotë

19/08/2022 13:30-Watzke: E dua Ronaldon, por nuk kemi kontakte

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka folur për situatën e sulmuesit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të përfolurit këtë verë, pasi portugezi kërkoi largimin nga Old Trafford.

Ylli portugez është lidhur me një mori klubesh të mëdha evropiane, por deri tani asnjë ofertë zyrtare apo asnjë transferim i materializuar.

Klubi i fundit që është lidhur me një transferim të Ronaldos është Dortmundi, ku thuhet se portugezi i është vet-ofruar.

Lajmi i plotë

19/08/2022 13:10-Ancelotti konfirmon largimin: Casemiro dëshiron të provojë një sfidë të re

2022/08/casemiro-ancelotti.jpg

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se mesfushori Casemiro ka vendosur të largohet dhe të bashkohet me Manchester Unitedin.

Para disa ditësh u raportua për një interesim befasues të Unitedin për Casemiron dhe pas vetëm pak kohësh, transferimi pritet të ndodh.

Djajtë e Kuq thuhet se kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe tashmë po diskutojnë një marrëveshje transferimi me Real Madridin.

Casemiro është gati t’i bashkohet klubit të madh anglez dhe këtë tashmë e ka konfirmuar edhe trajneri i Los Blancos.

Lajmi i plotë

19/08/2022 12:53-Zyrtare: Nottingham Forest nënshkruan me Gibbs-White

Nottingham Forest ka përfunduar nënshkrimin e Morgan Gibbs-White nga Wolverhampton Wanderers.

Tarifa e transferimit besohet të jetë me vlerë deri në 50 milionë euro, së bashku me bonuse.

Atij i është dorëzuar fanella me numrin 10.

19/08/2022 12:06-Casadeit te Chelsea, e kryer

Lëvizja e Cesare Casadei nga Interi te Chelsea është nënshkruar, vulosur dhe dorëzuar.

Njoftimi zyrtar është shumë afër, pasi Gialuca Di Marzio veçse ka postuar fotograinë e tij.

casadei

19/08/2022 12:05-Zyrtare: Reinier Jesus huazohet te Girona

Reinier Jesus i Real Madridit i është bashkuar Gironas.

Transferimi i brazilianit është huazim për një sezon.

19/08/2022 10:39-Antony i paaritshëm, Manchester United gati ofertën për Carrascon

Sulmuesi brazilian i Ajaxit, Antony ka qenë objektivi kryesor i Manchester Unitedit për repartin ofensivë.

Por gjiganti holandez Ajax Amsterdam nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e yllit të tij dhe ka refuzuar çdo ofertë të Djajve të Kuq.

Duke marrë parasysh se Antony është i paarritshëm, United ka ndërruar objektivin dhe tani synon afrimin e belgut Yannick Ferreira Carrasco.

Lajmi i plotë

Screenshot 2 39

19/08/2022 10:01-Casemiro dhe Man Utd me marrëveshje të plotë personale

Casemiro dhe Manchester United thuhet se kanë arritur një marrëveshje të plotë për kushtet personale.

Djajtë e Kuq tani duhet të arrijnë marrëveshje me Real Madridin, të cilët janë të gatshëm ta lejojnë shitjen e tij për 60 milionë euro plus 10 milionë bonuse.

Casemiro

19/08/2022 10:00-Chelsea i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Aubameyangun

Sipas gazetës Sport, Chelsea është i gatshëm t'i paguajë Barcelonës 30 milionë euro për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni thuhet është shumë pranë bashkimit me ta.

auba 2

19/08/2022 09:50-Man Utd e sheh Carrascon si alternativë të Antonyt

Sipas The Telegraph, Manchester Unitedi tani ka kthyer vëmendjen drejt Yannick Carrasco të Atletico Madridit.

Unitedi ka hequr dorë nga objektivi i tyre kryesor Antony për të cilin një ofertë prej 80 milionë eurosh u refuzua nga Ajaxi dhe tani ata do të kërkojnë të nënshkruajnë me Carrascon.

Transferimi i belgut do t'i kushtojë skuadrës së Ligës Premier afër 30 milionë euro.

carrasco

19/08/2022 09:49-Acerbi nuk stërvitet me Lazion, po pret transferimin te Interi

Francesco Acerbi ka vendosur të largohet nga Lazio dhe për këtë ai është i bindur.

Qendërmbrojtësi italian ka edhe tri vite kontratë me skuadrën italiane, por qëllimi i tij është të bashkohet me Interin.

Madje në tre ditët e fundit ai nuk ka stërvitur fare me grupin dhe po pret ofertën e Interit për tu bashkuar me trajnerin Simone Inzaghi.

Lazio është gati ta lejoj largimin e lojtarit, por presidenti Lotito po shpreson të fitojë pesë milionë euro nga shitja e tij, shumë që Interi nuk është gati ta paguaj.

34-vjeçari i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se qëllimi i tij është të luaj për Interin dhe po pret një zgjedhje mes drejtuesve të dy klubeve.

Sipas asaj që ka shkruar Corriere dello Sport, Lazio mund të pranojë huazimin e lojtarit në mënyrë që Interi të marrë përsipër pagën e tij.

acerbi

19/08/2022 09:30-Marseille e hapur për shitje e Milik

Sipas gazetës L'Equipe, Marseille është e hapur për të shitur sulmuesin Arkadiusz Milik këtë verë.

Klubi aktualisht beson se asnjë lojtar nuk është i pashitshëm, me Marseille që shpreson të lëvizë edhe Bamba Dieng dhe Duje Caleta-Car këtë verë.

om milik sera apte contre rennes assure villas boas aa 304951

19/08/2022 09:14-Real Madridi pritet ta pranojë ofertën për Casemiron

Real Madridi se do të miratojë ofertën e Manchester United për Casemiron për 60 milionë euro plus 10 milionë bonuse.

Të gjitha palët thuhet se po punojnë për të përfunduar marrëveshjen në orët e ardhshme.

casemiro 1

19/08/2022 09:09-Newcastle nuk e shet Guimaraesin për asnjë çmim

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Real Madridi është një admirues afatgjatë i Bruno Guimaraes,

Megjithatë, Newcastle United është i bindur se ai nuk është në shitje me asnjë çmim.

Bruno Guimaraes

19/08/2022 08:45-Zbulohet arsyeja pse Atletico Madridi refuzoi ofertën e çmendur të Man Utd për Joao Felix

2022/08/joao-felix.jpg

Manchester Unitedi ka pasur një ofertë prej 130 milionë euro për sulmuesin Joao Felix të refuzuar nga Atletico Madridi dhe tashmë është zbuluar edhe arsyeja pas këtij refuzimi.

Shifra mund të duket tërheqëse për skuadrën spanjolle, të cilët janë mësuar të shesin lojtarët e tyre më të mirë, por ata e kanë konsideruar "ofertën e rëndësishme" si mjaft të ulët në krahasim me statutin e sulmuesit.

Atletico Madrid bleu Felixin për një tarifë rekord në vitin 2019 dhe ata mendojnë se potenciali masiv i 22-vjeçarit nuk reflektohet plotësisht në qasjen e Djajve të Kuq.

Si rezultat, ata ia kanë bërë të qartë qëndrimin drejtuesve të Unitedit dhe trajnerit të tyre Erik ten Hag.

Lajmi i plotë

19/08/2022 08:42-PSG me ofertë të re për Skriniar, i vendos ultimatum Interit dhe mbrojtësit sllovak

Milan Skriniar vazhdon ta ketë të pasigurt të ardhmen e tij, së paku deri në fund të afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi sllovak ka qenë objektivi kryesor i Paris Saint Germain, por Interi ka refuzuar disa oferta të rëndësishme nga gjiganti francez.

Megjithatë parisienët nuk janë dorëzuar për shërbimet e sllovakut dhe kanë bërë gati një ofertë të re në drejtim të Interit.

Prestigjiozja franceze L'Equipe ka raportuar se PSG ka përmirësuar ofertën dhe i ka vënë ultimatum Interit dhe vet lojtarit të kthejnë një përgjigje të shpejtë.

Lajmi i plotë

GetPaidStock.com 62ff2dc209343

19/08/2022 08:28-Man Utd e do Lozanon

Një emëri i ri në listën e dëshirave të Manchester Unitedit për sulmin.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marioz, Unitedi është i interesuar për nënshkrimin e Hirving Lozano nga Napoli.

lozano

19/08/2022 08:12-Chelsea mendon huazimin e Chalobah, tre gjigantët italianë e duan mbrojtësin e ri anglez

Trevoh Chalobah pritet të jetë i larguari i radhës nga gjiganti anglez Chelsea.

Qendërmbrojtësi i talentuar ka debutuar me ekipin anglez vitin e kaluar, ku ka shfaqur lojëra mjaftë të mira.

23-vjeçari ka luajtur edicionin e kaluar në 30 ndeshje zyrtare madje duke shënuar edhe katër gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Lajmi i plotë...

GetPaidStock.com 62ff2786efd1e

18/08/2022 22:35-Detaje nga transferimi potencial i Casemiros te Unitedi

Casemiro - 30 vjeçar

Kontratë pesëvjeçare
400.000 funte (473.090 euro) në javë
Përfitimet e lojtarit: 104 milionë funte (123 milionë euro) për pesë vjet
Çmimi i transferimit 60 milionë funte (71 milionë euro)
Totali i shpenzimeve 164 milionë funte (194 milionë euro)

18/08/2022 22:30-Perr Schuurs nënshkruan për Torinon

Torino e ka transferuar Perr Schuurs nga Ajaxi për nëntë milionë euro plus 2.3 milionë euro në formë shtesash.

18/08/2022 22:27-Kjo mund të jetë mesfusha potenciale Man Utd

18/08/2022 22:25-Casemiro largohet nga Reali vetëm për Unitedin

Casemiro e ka marrë vendimin e tij. Ai do të labërgohet nga Real Madridi vetëm në rast se i bashkohet Manchester Unitedit.

Çmimi i transferimit të brazilianit në Ols Trafford thuhet se mund të shkojë deri në 71 milionë euro.

18/08/2022 22:24-Barca pas Achraf Hakimit

Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e Achraf Hakimit nga Paris Saint-Germaini.

18/08/2022 21:12-Newcastle ka gati ofertën e re për Joao Pedron

Newcastle United po përgatit ofertë të re Joao Pedron në vlerë prej 22 milionë funte (26 milionë euro) plus tre milionë funte (3.5 milionë euro) të tjera në formë shtesash.

Mirëpo, Watfordi kërkon 30 milionë funte (35.5 milionë euro). Lojtari e dëshiron transferimin.

18/08/2022 20:57-Marseille dëshiron huazimin e Eric Baillyt me opsion blerjeje

Marseille vazhdon përpjekjet për huazimin e Eric Baillyt nga Manchester Unitedi duke përfshirë edhe opsionin e blerjes.

18/08/2022 20:19-Zyrtare: Perr Schuurs te Torino

Mbrojtësi Perr Schuurs ka kaluar te Torino nga Ajaxi.

FadkNemWIAARLrg

18/08/2022 19:42-Detajet e marrëveshjes Pjanic-Arthur, mund ta zhbllokojnë transferimin e Depay te Juventusi

Screenshot 8 22

Barcelona dhe Juventusi janë duke përfunduar studimin e formulave për të mbyllur marrëveshjen për Memphis Depay, e cila do ta çonte sulmuesin në Torino.

Gazetari i specializuar italian për afatin kalimtar, Gianluca Di Marzio, shkruan se Juventusi duhet të falë disa bonuse që mbeten për t’u paguar nga marrëveshja Pjanic-Arthur mes klubeve.

Lexo lajmin e plotë...

18/08/2022 19:33-Boulaye Dia huazohet te Salernitana

Boulaye Dia është larguar nga Villarreali dhe është huazuar te Salernitana për një sezon.

18/08/2022 18:54-Casemiro do të flasë me Ancelottin për të ardhmen

Casemiro do të takohet me Carlo Ancelottin në orët në vijim për të diskutuar lidhur me të ardhmen e tij, ndërkohë që oferta që e ka marrë nga Manchester Unitedi ditën e djeshme (e mërkurë) është duke e tunduar.

18/08/2022 18:51-Aubameyang mund të luajë te Chelsea me një tatuazh të Arsenalit në dorë

Chelsea është duke i vazhduar negociatat për t’i siguruar shërbimet e Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni në të kaluarën ka qenë pjesë e Arsenalit dhe ka një tatuazh që ia kujton këtë klub.

Në rast se do të nënshkruajë për klubin rival londinez, do të jetë interesant të shihet duke luajtur me atë tatuazh në dorë.

18/08/2022 18:48-Shpenzimet e majme në Ligën Premier

Klubet nga Liga Premier kanë shpenzuar para në çmimet e transferimeve në afatin kalimtar veror më shumë se La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 së bashku - njofton ESPN.

18/08/2022 18:34-Hudson-Odoi mund të largohet nga Chelsea në formë huazimi

Anësori i Chelseat, Callum Hudson-Odoi do të largohet nga klubi në formë huazimi këtë verë dhe Newcastle United mund të jetë destinacioni i tij i mundshëm, raporton The Northern Echo.

Përveç Newcastle, EDHE Southampton dhe Borussia Dortmund po e  ndjekin gjithashtu lojtarin e Chelseat.

Hudson Odoi

18/08/2022 18:32-Interi pas Acerbit

Francesco Acerbi mund të largohet nga Lazio për t'iu bashkuar Interit këtë verë.

Calciomercato raporton se mbrojtësi 34-vjeçar mund të largohet si huazim me kusht që Interi të pranojë të paguajë të gjithë pagën e tij.

Acerbi

18/08/2022 18:29-Man Utd dhe Barcelona afër marrëveshjes për Dest

Manchester United dhe Barcelona janë në fazën përfundimtare të negociatave për një marrëveshje për Sergino Dest.

Sipas Sport lojtari amerikan mund të bëjë një lëvizje drejt Old Trafford në një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro.

9.dest

18/08/2022 18:27-Amad Diallo i Man Utd mund t'i bashkohet me Nice si huazim

Klubi i Ligue 1, Nice po kërkon të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United, Amad Diallo si huazim, shkruan Football Insider.

Thuhet se shefi i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, ka vendosur ta huazojë 20-vjeçarin për zhvillimin e mëtejshëm të lojtarit dhe Franca mund të jetë destinacioni i tij i mundshëm i ardhshëm.

Amad Diallo  1

18/08/2022 18:23-Liga Premier lë pas tri kampionate të mëdha së bashku për harxhime

Liga Premier ka harxhuar më shumë para se sa La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 së bashku në këtë afat kalimtar.

18/08/2022 17:22-Barca dhe Unitedi pas talentit të Lyonit

Barcelona dhe Manchester Unitedi janë duke e shënjestruar mbrojtësin e djathtë, Malo Gusto, mirëpo Lyoni nuk dëshiron at lejojë largimin e futbollistit të ri.

18/08/2022 17:19-Ronaldo i është ofruar Dortmundit

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ia ka ofruar mundësinë Borussia Dortmundit të nënshkruajë me klientin e tij, por klubi gjerman nuk është i interesuar – citohet raporti i Bild.

18/08/2022 17:13-Casemiro te Unitedi, transferim që mund të ndodhë

Manchester Unitedi thuhet të jetë pranë arritjes së marrëveshjes për Casemiron duke i ofruar Real Madridit rreth 60 milionë funte (71 milionë euro).

18/08/2022 15:58-Casemiro dëshiron transferimin te Man Utd?

Kalimi i Casemiros te Manchester United po avancon.

Lojtari i Real Madridit thuhet se dëshiron të bashkohet me klubin nga Old Trafford.

casemir 20

18/08/2022 15:50-Barcelona dhe Man Utd pas Gustos

Sipas L'Equipe, Barcelona dhe Manchester United synojnë mbrojtësin e djathtë të Lyonit, Malo Gusto.

Megjithatë, Lyoni thuhet se nuk dëshiron të shesë yllin e tyre të ri.

gusto

18/08/2022 15:48-Man Utd e do Casemiron brenda 48 orëve

Manchester United dëshiron që Casemiro të luajë kundër Liverpoolit të hënën.

E ardhmja e brazilanit mund të zgjidhet brenda 48 orëve.

casemiro 1 1

18/08/2022 15:42-Belotti ende në pritje të Romës, i vendos ultimatum Giallorosëve

2022/08/Andrea-Belotti.jpg187:"TURIN, ITALY - May 07, 2022: Andrea Belotti of Torino FC reacts during the Serie A football match between Torino FC and SSC Napoli. (Photo by Nicolò Campo/Sipa USA) - Photo by Icon sport17:"SUSA / Icon Sport

Andrea Belotti është i gatshëm t’i bashkohet Romës dhe për këtë arsyeje është ende pa skuadër.

Sulmuesi italian u largua nga Torino pas përfundimit të kontratës dhe tani është një futbollist i lirë.

Në drejtim të italianit ka oferta të shumta, por Belotti është i vendosur t’i bashkohet Romës pasi ka një marrëveshje prej kohësh me kryeqytetasit italian.

28-vjeçare ka arritur marrëveshje tre vjeçare me Giallorosët me pagë prej 2,8 milionë euro në sezon.

Lajmi i plotë

18/08/2022 15:37-Gibbs-White pritet të bëhet transferimi i 16-të i verës për Nottingham Forest

Nottingham Forest është vendosur të nënshkruajë me Morgan Gibbs-White nga Wolves për 35 milionë funte plus bonuse.

Ai pritet t'i nënshtrohet testeve mjekësore sot dhe do të bëhet nënshkrimi i 16-të i verës për Forest.

gibss white

18/08/2022 15:30-Largohet Griezmann, transferohet Ronaldo?

Atlotico Madridi thuhet se po eksploron mundësinë e largimit të Antoine Griezmann përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Nëse largimi ndodh, ky do të jetë çelësi për të sjellë Cristiano Ronaldon në Wanda Metropolitano.

griezmann

18/08/2022 15:26-Ndombele arrin për teste mjekësore te Napoli

Tanguy Ndombele ka mbërritur në Romë për t'i kryer testet mjekësore me Napolin.

Zyrtarizimi i huazimit të mesfushorit thuhet se do të vjen gjatë ditës.

18/08/2022 14:54-Bruno Guimaraes shihet si pasues i Casemiros

Sipas Diario AS, Bruno Guimaraes do të bëhej opsioni numër 1 i Real Madridit për të zëvendësuar Casemiron, nëse ai largohet nga klubi.

Mendohet se Newcastle Unitedi do të kërkonte më shumë se dyfishin e asaj që pagoi për Bruno, që ishte rreth 50 milionë euro.

guimaraes

18/08/2022 14:39-Dortmundi, shpresa e fundit e Ronaldos

Borussia Dortmundi shihet tani si shpresa e fundit e Cristiano Ronaldos për një largim nga Manchester United.

Atletico Madridi, Sporting Lisbona dhe klubet tjera nuk janë të interesuara për transferimin e portugezit.

ronaldo 8

18/08/2022 14:35-Inter dhe Dortmund në bisedime për Akanjin

2022/08/manuel-akanji-vor-wechsel-zu-inter-mailand-bvb-geruchte-um-barcas-sergino-dest-1.jpg509:"19.07.2022, Bad Ragaz, Schweiz, Sportanlagen Ri-Au, BV Borussia Dortmund - Trainingslager 19.07.2022, Manuel Akanji BV Borussia Dortmund Schaut Foto H. Langer Bad Ragaz Sportanlagen Ri-Au Kanton Sankt Gallen Schweiz *** 19 07 2022, Bad Ragaz, Switzerland, Sportanlagen Ri Au, BV Borussia Dortmund training camp 19 07 2022, Manuel Akanji BV Borussia Dortmund Schaut Foto H Langer Bad Ragaz Sportanlagen Ri Au Kanton Sankt Gallen Switzerland PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY / 062_BVBTRA20220719_004 / Langer-54112:"IMAGO/Langer

Interi është duke kërkuar një mbrojtës të ri qendror për t'i bërë konkurrencë Stefan De Vrij.

Emri që ndodhet në listën e Beppe Marottas dhe Piero Ausilios është ai i zviceranit Manuel Akanji që luan prej disa vitesh në Dortmund.

Qendërmbrojtësi zviceran ka kontratë me verdhezinjtë deri në verën e vitit 2023 dhe BVB është gati ta shes.

Lajmi i plotë

18/08/2022 14:26-Real Madridi pret që Casemiro të vendosë për të ardhmen e tij

2022/08/casemiro-perez.jpg

Afati kalimtar i transferimeve të Real Madridit mund të marrë një kthesë befasuese pasi Manchester United shpreson të nënshkruajë me Casemiron.

Mesfushori 30-vjeçar me tipare mbrojtëse kërkohet nga gjigantët anglezë pasi ata hoqën dorë nga ndjekja e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong.

Real Madridi mësoi për situatën përmes vetë Casemiros. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira të lojtarit me klubin, ai besonte se duhej të ishte transparent me situatën e tij.

Lajmi i plotë

18/08/2022 14:18-Zyrtare: Liam Delap kalon te Stoke City

Stoke City ka nënshkruar me Liam Delap, djalin e Rory Delap, nga Manchester City në një huazim një sezonal.

Liam Delap do të veshë fanellën me numër 11 te Stoke City.

18/08/2022 14:11-Nico e do Marcelon

Sipas mediave franceze, Nice dëshiron të nënshkruajë me legjendën e Real Madrid, Marcelo.

Marcelo është në dispozicion si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me Los Blancos.

marcelo

18/08/2022 14:10-Southampton është afër nënshkrimit të James Garner

Southampton është favorit për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, James Garner këtë verë.

Thuhet se tre klube të tjera, Nottingham Forest, Tottenham Hotspur dhe Everton janë gjithashtu të prirur për të shtuar lojtarin në radhët e tyre, por 'shenjtorët' aktualisht janë duke udhëhequr garën.

James Garner

18/08/2022 13:04-Icardi dhe Wanda ndodhen në Stamboll, pritet kalimi te Galatasaray

Mauro Icardi do të largohet nga Paris Saint Germain pas tri viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi argjentinas nuk është në planet e klubit francez që i kanë bërë me dije të gjejnë një skuadër të re.

Mediat e ndryshme në Turqi kanë bërë me dije se aktualisht Icardi ndodhet në Stamboll së bashku me bashkëshorten e tij Wanda Nara, e cila është edhe agjente e futbollistit në fjalë.

Është gjiganti turk Galtasaray që po bën çmos për të nënshkruar kontratë me ish-sulmuesin e Interit.

Lajmi i plotë

Icardi 2

18/08/2022 12:48-Man City nuk dëshiron të shesë Bernado Silvan

Sipas Sky Sports News, Man City nuk dëshiron të shesë Bernado Silvan dhe nuk pret që ndonjë klub të bëjë ofertë për të.

Ylli portugez po lidhet me një transferim te Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

bernardo silva 4

18/08/2022 12:29-Chelsea do të lejojë Pulisicin të bashkohet me Man Utd, por vetëm me një kusht

2022/08/pulisic.jpg

Chelsea thuhet është i gatshëm të lejojë yllin amerikan, Christian Pulisic, të shkojë në huazim te Manchester Unitedi.

Blutë pranojnë se në një vit të Kupës së Botës, Pulisic dëshiron futboll të rregullt të ekipit të parë.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Mail, pronari Todd Boehly do të lejojë lëvizjen e Pulisic vetëm me një kusht.

Lajmi i plotë

18/08/2022 11:42-Napoli afër të kompletojë edhe dy transferime të mëdha

Napoli thuhet se përfunduar marrëveshjet me Giacomo Raspadori për 35 milionë euro plus bonuse dhe Tanguy Ndombele si huazim me drejt blerje për 30 milionë euro.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, të dy lojtarët pritet t'i kryejnë sot (e enjte) testet mjekësore.

Raspadori

18/08/2022 11:39-Zyrtare: Simeone, lojtar i ri i Napolit

2022/08/Simeone-1.jpg

Napoli ka konfirmuar zyrtarisht se ka nënshkruar me sulmuesin Giovanni Simeone nga Hellas Verona.

Klubi napolitan ka vazhduar me përforcime pas disa largimeve të mëdha si Lorenzo Insigne, Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly.

I fundit që do të zbarkoj në stadiumin “Diego Armando Maradona” është pikërisht një argjentinas.

Lajmi i plotë

18/08/2022 11:22-Edhe Chelsea e dëshiron Casemiron

Chelsea thuhet se është e interesuar të transferojë mesfushorin brazilian Casemiro nga Real Madrid këtë verë.

Përveç Bluve, edhe Manchester United është i prirur për të nënshkruar me mesfushorin  30-vjeçar.

Real Madridi do të mendonte ta linte lojtarin të largohej vetëm nëse marrin një ofertë diku rreth 60 milionë euro.

casemiro 1

18/08/2022 11:17-Barcelonës rivalizon Man Utd për Thomas Meunier

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona e ka bërë mbrojtësin belg, Thomas Meunier, objektivin e tyre të transferimit në këtë verë.

Pas dështimit me Cesar Azpilicueta, i cili zgjati kontratën e tij me Chelsean, Xavi Hernandez thuhet se i ka kërkuar klubit të transferojë belgun Meunier.

meunier

18/08/2022 11:11-Chelsea nuk dorëzohet për Aubameyang

Chelsea ka planifikuar të takohet me përfaqësuesit e Pierre-Emerick Aubameyang më vonë gjatë ditës së sotme (e enjte) për të diskutuar kushtet e mundshme personale.

Blutë janë të bindur se Barcelona do të pranojë ofertën e tyre të fundit.

auba 2

18/08/2022 10:55-Man City refuzon ofertën e PSG-së për Bernardo Silva

Manchester City thuhet se ka refuzuar një ofertë zyrtare nga Paris Saint-Germain për portugezin Bernardo Silva.

Sipas mediumit Le10Sport, oferta e kampionit të Ligue 1 peshtonte 80 milionë euro.

bernardo silva 2 1

18/08/2022 10:53-Fulham arrin marrëveshje me Kluivert

Fulham ka arritur një marrëveshje për kushtet personale për të nënshkruar me Justin Kluivert.

Bisedimet po vazhdojnë me Romën për të arritur një marrëveshje të plotë për tarifën e transferimit.

kluivert 1

18/08/2022 10:37-United do ta shes Wan-Bissakan, ka dy opsione për krahun e djathtë të mbrojtjes

2022/08/Screenshot_3-39.jpg

Aaron Wan-Bissaka u transferua me shumë bujë te Manchester United tri vite më parë nga Crystal Palace.

Gjiganti anglez kishte shpenzuar hiq më pak se 55 milionë euro për transferimin e anësorit anglez, por ai nuk ka arritur të lë gjurmë në Old Traford.

Mbrojtësi i djathtë e nisi mirë aventurën te Djajtë e Kuq, por pastaj pati rënie të madhe dhe këtë edicion ende nuk ka luajtur asnjë minutë nën urdhrat e Erik Ten Hag.

Daily Mail ka raportuar se United është gati ta pranojë ofertën e Crystal Palace prej 11 milionë eurove për shitjen e anglezit.

Lajmi i plotë

18/08/2022 10:33-West Ham tërqihet nga gara për nënshkrimin me Emerson nga Chelsea

West Ham Unitedi thuhet se është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të Chelseat, Emerson Palmieri.

Sipas Daily Mail, Chelsea thuhet se po kërkon 15 milionë funte për italianin të cilat 'Hammers' nuk duan t'i paguajnë.

emerson palmieri

18/08/2022 10:30-Brighton dëshiron Gilmourin e Chelseat

Brighton & Hove Albion janë të interesuar të nënshkruajnë me Billy Gilmour, në një marrëveshje të përhershme.

Sipas Daily Mail, mesfushori i Chelseat po shikohet si një zëvendësues i Moises Caicedo, i cili mund të bashkohet me Manchester United këtë verë.

gilmour

18/08/2022 10:28-Paris Saint-Germain përgatit ofertën për Bernardo Silvan

2022/08/bernardo-silva-1-1.jpg

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva është subjekt i interesimit të Paris Saint-Germain, të cilët kanë përgatitur ofertën për portugezin.

Ylli portugez ka qenë i lidhur me një largim nga klubi anglez gjatë gjithë verës.

Ai ishte i etur për t'u bashkuar me Barcelonën, por gjigantët katalunas nuk kanë qenë në gjendje të largojnë Frenkie de Jong nga klubi.

Lajmi i plotë

18/08/2022 10:20-Juventusi me kontakte të reja për Depay

Juventusi ka kontakte të reja të planifikuara për sot në mënyrë që të përfundojë marrëveshjen me Memphis Depay.

Marrëveshja e plotë ende nuk është përfunduar, por negociatat janë në vazhdim, pasi Depayt do të largohej nga Barça si një transferim i lirë.

depay 1 1

18/08/2022 10:18-Man Utd synon pesë transferime të mëdha deri në fund të afatit kalimtar të verës

2022/08/ten-hag-3.jpg

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se po përpiqet të nënshkruajë me pesë lojtarë të tjerë para përfundimit të afatit kalimtar aktual.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajneri Erik ten Hag janë të etur për të përforcuar skuadrën, sidomos pas nisjes së dobët të sezonit të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq janë lidhur me shumë lojtarë tashmë në verë, por thuhet se tani kanë gjetur përfundimisht objektivat.

Lajmi i plotë

18/08/2022 10:16-Casemiro po shqyrton ofertën e Man Utd

Casemiro thuhet se po shqyrton seriozisht ofertën e Manchester United.

Oferta e kontratës është afër dyfishit të pagës së tij aktuale te Real Madridi dhe do të zgjasë deri në vitin 2027.

Casemiro Real Madrid

18/08/2022 10:12-Emery e do Cavanin te Villarreali

Edinson Cavani mund të marrë një pagë prej 10 milionë euro në Villarreal.

Unai Emery po insiston që nënshkrimi i tij të bëhet menjëherë.

Cavani

18/08/2022 10:11-Man Utd e do Begovicin

Manchester United po konsideron nënshkrimin e një portier numër 2.

Boshnjaku i Evertonit, Asmir Begovic ka përfunduar në listën e dëshirave.

begovic

18/08/2022 09:53-Aubameyang thyen heshtjen, i përgjigjet interesimit të Chelseat

2022/08/Aubameyang-2.jpg

Pierre-Emerick Aubameyang ka dhënë një përgjigje të prerë pasi u pyet për interesimin e Chelseat për shërbimet e tij.

Raportet në Spanjë pretendojnë se Barcelona duhet të shesë të paktën njërin mes Aubameyang dhe Memphis Depay për të ndihmuar në balancimin e financave të tyre të stuhishme.

Sulmuesi nga Gaboni ka qenë i lidhur me një rikthim në Ligën Premier, ku Blutë e Londrës u raportua se janë të interesuar.

Lajmi i plotë

18/08/2022 09:03-Barcelona me ofertë për Foyth

Barcelona po planifikon të dërgojë një ofertë për mbrojtësin e Villarrealit, Juan Foyth.

Sipas gazetarit Gerard Romero, Barcelona ka gati 30 milionë euro për argjentinasin.

foyth 1

18/08/2022 09:00-Chelsea me ofertë zyrtare për Aubameyang

Chelsea ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas gazetarit Gerard Romero, Chelsea ka ofruar 27 milionë euro.

auba 2

18/08/2022 08:30-Crystal Palace synon t'ia rrëmbej Nottingham Forestit mesfushorin Aouar

Sipas L'Equipe, Crystal Palace po përpiqet të 'rrëmbejë' lëvizjen e Nottingham Forest për Houssem Aouar.

Forest aktualisht nuk po përmbush vlerësimin prej 15 milionë eurosh të Lyonit për lojtarin dhe një transferim është ende i mundur.

aouar 1

18/08/2022 08:20-Zyrtare: Matheus Nunes, lojtar i ri i Wolves

Wolverhampton Wanderers kanë përfunduar nënshkrimin e Matheus Nunes nga Sporting Lisbona.

Tarifa totale e transferimi 50 milionë euro, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

18/08/2022 08:18-Man Utd po e tundon Casemiron

Manchester United thuhet se po i ofron Casemiros një pagë të madhe dhe një marrëveshje afatgjatë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ata po e tundojnë mesfushorin brazilian.

Për Real Madridin, Djajtë e Kuq mund të ofrojnë 80 milionë euro.

Casemiro

17/08/2022 23:58-Dele Alli arrin marrëveshje personale me Besiktasin

Ka tashmë marrëveshje mes Dele Allit dhe Besiktasit për huazimin e tij me të drejt blerje.

Anglezi pritet të arrijë në Turqi në orët në vazhdim.

FaYb0yKWIAADBxb

17/08/2022 23:55-Zyrtare: Alcacer te Sharjah FC

Paco Alcacer ka lënë Villarrealin dhe ka nënshkruar me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.

FaYrHS0WYAg4BY3

17/08/2022 23:54-Manchester United ofertë për Antonyn

Manchester United i ka thënë agjentit të Antonyt të paraqesin ofertën te Ajaxi nesër.

FaYsFpoXEAAfPlL

17/08/2022 23:50-Atletico Madrid synon yllin Lautaron e Interit

Atletico Madrid është i interesuar për nënshkrimin e Lautaro Martinez këtë verë.

Megjithatë, Tuttosport raporton se skuadra e Serisë A nuk ka interes të shesë sulmuesin argjentinas.

Lautaro Martinez e1617830805928

17/08/2022 23:49-Barca mendon për Bellerin  

Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona po shqyrton një lëvizje për Hector Bellerin.

Skuadra katalanase është në treg për një mbrojtës të djathtë dhe sheh Thomas Meunier dhe Juan Foyth si opsione të mira.

bellerin

17/08/2022 23:48-Juve ka alternativë nëse Depay nuk vije

Juventus e ka paralajmëruar Memphis Depay se po i mbaron koha për të bërë një transferim në Serie A.

Sipas Tuttosport, klubi po bën thirrje që ai të arrijë një marrëveshje me Barcelonën për largimin nga Camp Nou.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, ata do të bëjnë një lëvizje për të nënshkruar me Marko Arnautovic.

Depay 3

17/08/2022 20:37-Zyrtare: Berardi vazhdon me Sassuolon

Domenico Berardi ka rinovuar deri në vitin 2027 me Sassuolon, skuadër e vetme në të cilën ka luajtur si profesionist.

Berardi do të marrë 3 milionë euro në sezon me kontratën e re.

17/08/2022 20:22-Roma dhe Zaniolo vendosin të qëndrojnë së bashku

Zaniolo 1 1 1

Sipas Gazzetta dello Sport, Roma dhe Nicolò Zaniolo kanë marrë vendimin të refuzojnë të gjitha ofertat këtë verë, përfshirë edhe të Tottenhamin, dhe të diskutojnë një kontratë të re nga shtatori.

23-vjeçari italian është nën kontratë deri në qershor të vitit 2024 dhe kishte pasur disa tensione brenda klubit për zgjatjen e mundshme.

Lexo lajmin e plotë...

17/08/2022 20:16-Situata e Felix dhe Cunha me Manchester United

Gazxetar Fabrizio Romano shkruan se Atletico Madrid nuk e mendon shtijën e Joao Felix këtë verë.

Sa i përket Matheus Cunha, klubi spanjoll i ka dërguar mesazh Manchester Unitedit që 50 milionë euro nuk mjaftojnë.

17/08/2022 20:14-Sporting Lisbona po bën presion për të nënshkruar Cristiano Ronaldon

Gazetari Santi Aouna shkruan, se Sporting Lisbona po bën presion për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.

Ish klubi i portugezit garon në Ligën e Kampionëve sezonin që do të fillojë në shtator.

Situata është komplekse, por bisedimet po vazhdojnë.

17/08/2022 20:12-Fofana gjithmonë e më afër Chelseat

Wesley Fofana e do me çdo kusht Chelsean. Ai ka marrëveshje personale me klubin londinez për 6+1 vit kontratë.

Klubet duket se mund të arrijnë marrëveshje, shkruan gazetar Matt Law.

FaYJh2LXgAIItEj

17/08/2022 20:10-PSG futet në garë për Bernardo Silvan

PSG futet në garë për Bernardo Silvan e Manchester Cityt, duke i ndërhyrë Barcelonës që ka marrëveshje me lojtarin.

Sipas Times Sport, PSG i ka ofruar Manchester City plot 81 milionë euro.

FaYZYXcWYAEs2UA

17/08/2022 20:08-Tuchel dhe Chelsea në bisedime për vazhdimin e kontratës

Thomas Tuchel dhe Chelsea po flasin për vazhdimin e kontratës deri në 2024.

FaYamaeXgAA5X1v

17/08/2022 20:06-Barcelona ka ende shumë raste për të zgjidhur në dy javët e ardhshme: Afrimet dhe largimet e mundshme

Screenshot 7 20

Ata kanë qenë historia e afatit kalimtar të verës 2022, por Barcelona ka ende shumë për të bërë në dy javët e mbetura.

Klubi ende synon të ofrojë dy ose tre lojtarë të rinj në radhët e veta, gjë që do të çonte totalin e blerjeve të tyre gjatë verës në rreth tetë ose nëntë.

Në mënyrë që ato nënshkrime të arrijnë, departamenti i sportit do të duhet të bëjë disa largime.

Lajmi i plotë...

17/08/2022 20:02-Galatasaray interesim për Hazardin

Screenshot 10 19

Eden Hazardi kishte arritur në Real Madrid tre vite më parë pas një transferim prej 115 milionë eurosh.

Lëndimet dhe mbipesha e mbajtën larg formës së duhur dhe ekipit të parë dhe tani mund të largohet nga klubi që e solli nga Chelsea si një transferim të shtrenjtë. Galatasaray është i interesuar sipas mediave turke dhe spanjolle.

Lexo lajmin e plotë...

17/08/2022 19:28-E kryer, Ndombele te Napoli

Napoli është në procesin e shkëmbimit të dokumenteve me Tottenhamin për Tanguy Ndombele.

Ai nesër do t’i kalojë testet mjekësore, si huazim me opsion blerjeje për 32.5 milionë euro.

ndombele

17/08/2022 19:19-Zyrtare: Issa Kabore kalonte te Marseille

Marseille ka siguruar shërbimet e Issa Kabore, i cili është zyrtarizuar ditën e sotme.

Mbrojtësi i djathtë është huazuar nga Manchester City në “Velodrome”.

17/08/2022 17:42-West Hami zyrtarizon transferimin e Kehrer nga PSG

“Me kënaqësi ju njoftojmë për transferimin e mbrojtësit gjerman, Thilo Kehrer”.

“25-vjeçari me aftësi të shumta arrin nga kampioni francez, Paris Saint-Germain, me kontratë katërvjeçare me opsionin edhe për dy vite të tjera”, thuhet në njoftim.

17/08/2022 17:39-Evertoni dhe Besiktasi kanë marrëveshje, pritet vendim i Dele Alli

Evertoni dhe Besiktasi e kanë arritur marrëveshjen për Dele Alli që ditën e djeshme (e martë).

Gjërat tash janë në fushën e futbollistit, i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

17/08/2022 17:36-Zyrtare: Tanguy Nianzou kalon te Sevilla

Tanguy Nianzou bashkohet me Sevilla në një marrëveshje të përhershme nga Bayern Munich.

17/08/2022 17:35-Tottenhami pritet të nënshkruajë me Ashley Philips

Tottenham Hotspur është pranë nënshkrimit me qendërmbrojtësin Ashley Philips nga Blackburn Rovers –njofton Daily Mail.

17/08/2022 17:19-Manchester United nuk do të nënshkruajë me Rabiotin e Juventusit

juve allegri n a plus de temps a perdre avec rabiot rabiot 52 327499

Manchester United thuhet se ka vendosur të mos nënshkruajë me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot, pasi klubi anglez po fokusohet në objektiva të tjerë.

Djajtë e Kuq po punojnë me shpejtësi që të përmirësojnë skuadrën e tyre përpara mbylljes së afatit kalimtar të këtij muaji, dhe së fundmi ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me mesfushorin francez dhe të deleguarit e tij, pasi e donin me çdo kusht.

Lexo lajmin e plotë...

17/08/2022 17:18-Manchester United po mendon për portier, Sommerin dhe Meslier në listë

Manchester United janë të interesuar të afrojnë një portier, ku tre tashëm janë në listë.

Yan Sommer i Borussia M’Gladbach është prioritet, por ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2025.

Në anën tjetër edhe illan Meslier i Leeds pëlqehet shumë, por klubi i tij nuk dëshiron ta shes. Emri i tretë ende nuk është bërë i ditur nga mediat.

17/08/2022 16:25-Casemiro po e mendon seriozisht ofertën e Manchester United

Casemiro Real Madrid

Pasi interesimi i Manchester United për Casemiro u raportua të martën, mund të ndodh që lojtari të largohet nga Real Madridi, nëse ai dhe klubi janë të bindur se është vendimi më i mirë për të dyja palët.

Ka shumë para të përfshira në mes dhe tani është koha për të menduar mirë përpara se të merrni një vendim, diçka që Casemiro po bën ndërsa po shqyrton idenë.

Lexo lajmin e plotë...

17/08/2022 12:57-Zyrtare: Halim Selmanaj, lojtar i ri i FC Prishtina 01

2022/08/Halim-Selmanaj.jpg

Klubi kryeqytetas i futsallit, FC Prishtina 01 ka kryer një transferim të madh këtë verë, duke nënshkruar me lojtarin e njohur Halim Selmanaj.

FC Prishtina 01 e ka marrë seriozisht sezonin e sivjetmë në futsallin e Kosovës, pasi synon ta fitojë titullin kampion për herë të parë në histori.

Pas ka nënshkruar me disa emra të njohur ditëve të fundit, sot (e mërkurë) kanë konfirmuar edhe transferimin më të madh të verës.

Lajmi i plotë

17/08/2022 12:34-Tanguy Nianzou i bashkohet Sevillas

Testet mjekësore thuhet se kanë përfunduar dhe kontrata është nënshkruar.

Tanguy Nianzou i bashkohet Sevillas në një marrëveshje të përhershme nga Bayern Munich.

Zyrtarizimi brenda orësh.

nianzou

17/08/2022 11:51-Newcastle me ofertë të re për Joao Pedro

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Newcastle Unitedi është gati të bëjë një ofertë të re për Joao Pedro.

Watfordi refuzoi ofertën e tyre të parë prej 20 milionë funte plus tre milionë tjera bonuse.

jaooa pedro

17/08/2022 11:32-Man Utd dhe Barcelona në bisedime të avancuara për Dest

Manchester United dhe Barcelona janë në bisedime të avancuara për Sergino Dest.

Sipas gazetës Sport, transferimi i amerikanit mund të mbyllet për 20 milionë euro.

dest

17/08/2022 10:46-Juventusi përshpejton për transferimin e Depay pas lëndimit të Di Marias

2022/08/depay-3.jpg

Juventusi thuhet se po shtyn të finalizojë një marrëveshje për Memphis Depay pas lëndimit zhgënjyes të Angel Di Maria në ndeshjen e javës së parë të Serie A.

34-vjeçari argjentinas me sa duket do të jetë jashtë fushës për rreth 20-25 ditë për shkak të një dëmtimi në aduktor, duke e shtuar krizën e lëndimeve te Zonja e Vjetër.

Me figura të tjera kyçe si Paul Pogba dhe Federico Chiesa të lënduar tashmë, Juventusi ka filluar të shqetësohet për numrin e kufizuar të opsioneve në dispozicion të Massimiliano Allegrit.

Lajmi i plotë

17/08/2022 10:39-Boulaye Dia huazohet te Salernitana

Boulaye Dia largohet nga Villarreali dhe bashkohet me skuadrën italiane, Salernitana, në huazim me të drejt blerje.

Tarifa e huzimin është 1 milion euro ndërsa opsion i mundshëm i blerjes 12 milionë euro.

dias

17/08/2022 10:36-Wolves transferon Matheus Nunes

Wolves kanë përfunduar marrëveshjen me Matheus Nunes dhe kontratat janë nënshkruar tani me Sporting Lisbonën.

Transferimi për 45 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, tarifë rekord klubi.

Testet mjekësore do të përfundojnë në orët e ardhshme, ndërsa Matheus do të nënshkruajë sot kontratën e vlefshme deri në qershor 2027.

nunes

17/08/2022 10:26-Man Utd interesohet për Joao Felix

Manchester United është i interesuar për nënshkrimin e portugezit Joao Felix.

Megjithatë, sipas gazetës Marca, Atletico Madridi nuk është i gatshëm të shesë yllin e tyre.

GetPaidStock.com 62b7a76694a88 e1656203242655

17/08/2022 10:05-Zyrtare: Brighton nënshkruar me Estupinian

Brighton ka njoftuar nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Villarrealit, Pervis Estupinan.

"Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e mbrojtësit Pervis Estupinan nga skuadra e La Ligas, Villarreal!", thuhet në njoftim.

Transferimi thuhet se ka kushtuar 18 milionë euro, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

17/08/2022 10:03-Man Utd dhe Galatasaray kontaktojnë PSG-në për Icardin

Mauro Icardi pritet të largohet këtë verë nga Paris Saint-Germain.

Sipas Sky Italia, Manchester United dhe Galatasaray kanë kontaktuar PSG-në për nënshkrimin e Icardit.

icardi 1

17/08/2022 10:01-Chelsea planifikon takimin me Aubameyangun

2022/08/auba-1.jpg

Paaftësia e Barcelonës për të mbledhur fonde nga shitja e lojtarëve mund të çojë në ndarjen e tyre me disa asete që ata kishin planifikuar t'i mbanin. Njëri nga ta duket të jetë sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni mbërriti në Barcelonë në muajin shkurt dhe shpërtheu në skenë, duke shënuar 13 gola në La Liga në gjysmën e dytë të sezonit.

Kjo i ndihmoi Blaugranët të arrinin vendin e dytë dhe shtuan një golashënues natyral në ekipin e tyre.

Megjithatë, Barcelona ende ndoqi Robert Lewandowskin si objektivin kryesor këtë verë. Ardhja e tij, ka të ngjarë të zbresë Aubameyangin në bankinë më shpesh sesa mendohej.

Lajmi i plotë

17/08/2022 08:57-Agjenti Mendes e ofron Asension te Liverpooli

2022/08/asensio-1.jpg

Agjenti Jorge Mendes thuhet se i ka ofruar Liverpoolit shërbimet e sulmuesit anësor të Real Madridit, Marco Asensio.

Asensio thuhet se është i hapur për një lëvizje këtë verë, pasi ai po kërkon më shumë kohë të lojës përpara Kupës së Botës “Katar 2022”.

Reprezentuesi spanjoll është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti është i përgatitur ta shohë atë të shitur këtë muaj.

Lajmi i plotë

17/08/2022 08:39-Casemiro nuk është në shitje

Casemiro nuk është në shitje dhe Manchester Unitedi nuk ka paraqitur asnjë ofertë për të.

Unitedi do të duhet të dërgojë një ofertë "e pamundur për t'u refuzuar" nëse ata duan Casemiron.

Casemiro

17/08/2022 08:30-Casadei udhëton sot në Londër për të kompletuar transferimin te Chelsea

Cesare Casadei do të fluturojë për në Londër mbrëmjen e sotme (e mërkurë), pasi pjesa kryesore e testeve mjekësore është rezervuar.

Marrëveshja e përfunduar me Interin për 15 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

Chelsea pritet ta zbulojë së shpejti Casadein si nënshkrim të ri.

casadei

16/08/2022 23:11-West Hami i afrohet mbrojtësit të padëshiruar të Lazios

West Hami është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Laziso, Francesco Acerbi – njofton La Lazio Siamo Noi.

34-vjeçari është vënë në listën e transferimeve, pas një viti shumë të vështirë në kryeqytetin italian, ku nuk arriti të përshtatej në sistemin e lojës së Maurizio Sarrit.

16/08/2022 23:08-Milani e ka gati ofertën për mbrojtësin e Frankfurtit

Mediat në Gjermani njoftojnë se Milani do të bëjë ofertë për mbrojtësin e Eintracht Frankfurtit, Evan Ndicka.

Rossonerët janë në kërkim të përforcimit të fazës defensive, ndërsa tash e disa javë po e monitorojnë francezin 22 vjeçar.

16/08/2022 22:41-Kehrer drejt Londrës për të nënshkruar me West Hamin

Mbrojtësi i PSG-së, Thilo Kehrer, do të arrijë në Londër të martën para transferimit te West Hami për 15 milionë funte (18 milionë euro).

16/08/2022 22:36-Nianzou në Sevilla për nënshkrimin e kontratës

Tanguy Nianzou ka arritur në Sevilla për nënshkrimin e kontratës pesëvjeçare pas arritjes së marrëveshjes me Bayern Munichun.

16/08/2022 22:23-Kërkesat shumë të larta nga Rabiot, Unitedi po insiston në transferimin e Casemiros

Lëvizja e propozuar e Adrien Rabiot te Manchester United është në dyshime të mëdha, raporton Goal.com, pasi klubi e kthen fokusin e tij drejt një transferimi të bujshëm për yllin e Real Madridit, Casemiro.

Djajtë e Kuq i konsiderojnë kërkesat e agjentit të Rabiot, nënës së tij Veronique, si shumë të larta pasi palët kanë vazhduar të përpiqen të zgjidhin komplikimet në kushtet personale.

Casemiro

16/08/2022 22:19-Barcelona takohet me agjentin e Juan Foyth

Agjenti i mbrojtësit të Villarrealit, Juan Foyth, Claudio Curti, është parë në zyrën e drejtorit sportiv të Barcelonës, Mateu Alemany të martën, raporton Sport.

Katalanasit kanë shpenzuar shumë këtë verë, por ende po kërkojnë të përforcojnë të dy pozicionet e mbrojtjes para mbylljes së afatit kalimtar.

foyth

16/08/2022 19:25-Nuk ka avancim në bisedimet për rinovimin e kontratës së Bennacer

Milani po përpiqet ta mbajë më gjatë mesfushorin Ismael Bennacer me një kontratë të re, mirëpo takimet e fundit me agjentin e tij nuk kanë paraqitur progres.

Sipas Calciomercato.com, Rossonerët i kanë ofruar tre milionë euro në sezon, por algjeriani kërkon më shumë se dyfishi i pagës së tanishme (e cila është 1.7 milion euro).

16/08/2022 19:22-PSG nuk heq dorë nga Skriniar

Le Parisien njofton se Paris Saint-Germaini është akoma në bisedime me Interin në përpjekje që të arrijë marrëveshje për Milan Skriniar.

Megjithatë, klubi nga Ligue 1 nuk e ka në plan ta rritë ofertën, ndërkohë që Nerazzurrët kërkojnë rreth 80 milionë euro për të.

16/08/2022 18:38-Renato Sanches kishte arritur marrëveshje me Milanin para ndërhyrjes së PSG-së

L’Equipe njofton se Renato Sanches kishte arritur marrëveshje për kushtet personale me Milanin para se Paris Saint-Germaini ta dyfishonte ofertë.

24-vjeçari e kishte pranuar ofertën e Rossonerëve prej tre milionë eurosh në vit, por Lille kërkonte 15 milionë euro, derisa klubi italian ofronte tre milionë më pak.

PSG ndërhyri duke i ofruar lojtarit dyfishin (gjashtë milionë euro në sezon) dhe me Lille arritën marrëveshje për 13 milionë euro plus dy milionë euro në formë shtesash.

16/08/2022 18:26-Zyrtare: Ballkani transferon Dejan Zarubica

Ballkani ka konfirmuar transferimin e Dejan Zarubica, i cili së fundmi ishte pjesë e Laçit.

Sulmuesi anësor ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Lajmi i plotë>>>

zarubica

16/08/2022 17:53-Mourinho dëshiron ta mbajë El Shaarawyn te Roma

Jose Mourinho dëshiron që Roma ta mbajë Stephan El Shaarawy, përkundër interesimit nga Atalanta dhe Monza.

29-vjeçari ka kontratë deri në verën e ardhshme, mirëpo sipas Il Messaggero, Mourinho beson te cilësitë e anësorit dhe dëshiron ta mbajë.

16/08/2022 17:49-Chelsea pranë transferimit të Casadei nga Interi

Chelsea është në prag të transferimit të Cesare Casadei, ndërsa raportohet se Interi e ka pranuar ofertën e Bluve pas arritjes së marrëveshjes gjashtëvjeçare ndërmjet lojtarit dhe klubit anglez.

Çmimi i transferimit është 15 milionë euro plus pesë milionë euro në formë bonusesh.

16/08/2022 17:44-Casemiro nuk është në shitje

Casemiro nuk është në shitje, ndërsa Manchester Unitedi nuk ka bërë ofertë për të – thonë burimet nga Real Madridi.

Djajtë e Kuq duhet të bëjnë një ofertë “që nuk mund të refuzohet” për t’i bindur Los Blancos që ta lejojnë largimin e brazilianit.

16/08/2022 17:41-Hudson-Odoi mund të largohet nga Chelsea vetëm si huazim

Callum Hudson-Odoi do të lejohet të largohet nga Chelsea, por vetëm si huazim dhe jo si transfer i përhershëm – njofton Evening Standard.

Bashkëpronari i klubit, Todd Boehly, i ka kërkuar personalisht që të mos largohet përgjithmonë drejt klubeve, si Newcastle United, Borussia Dortmund, Leicester City e Southampton, të cilët i kërkojnë shërbimet e tij.

16/08/2022 15:36-Casadei drejt Chelseat

Chelsea është shumë afër të nënshkruajë me Cesare Casadei, pasi oferta i është dërguar tashmë Interit.

15 milionë euro dhe 5 milionë euro tjera bonuse është oferta e dërguar.

16/08/2022 14:25-Casemiro në listën e Manchester United

Marca shkruan se Manchester United po tenton të nënshkruajë me Casemiron e Real Madrid.

Përfaqësuesit e United janë tashmë në Madrid për të negociuar një marrëveshje pasi kanë frikë se do të refuzohen nga mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong.

Casemiro

16/08/2022 12:49-Ronaldo ende me mendje te largimi

Situata e Cristiano Ronaldos nuk ka ndryshuar dhe  Jorge Mendes po vazhdon punën që të gjejë një zgjidhje.

Ata po kërkojnë një lëvizje në momentet e fundit sikurse vitin e shkuar. Në anën tjetër duket se edhe Manchester United është e gatshme të dëgjojë oferta.

16/08/2022 12:47-West Ham afër Kehrer

West Ham është afër që ta mbyll marrëveshjen për Tilo Kehrerin e PSG-së.

16/08/2022 12:45-Chelsea rrit ofertën për Gordon

Chelsea e ka rritur ofertën e tyre në 45 milionë funte për Anthony Gordon të Evertonit pasi ata refuzuan ofertën e parë prej 40 milionë funtesh.

Everton lojtarin që e vlerëson me 50 milionë funte dhe tashmë ka refuzuar ofertat nga Tottenham dhe Newcastle United.

gordon

16/08/2022 12:44-Man United po shqyrton një lëvizje për Moussa Dembele

Manchester Evening News shkruan se Manchester United po mendon mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele në afatin kalimtar të verës.

Dembele ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe ka mbetur në bankë këtë sezon pasi rikthimit ish-sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

moussa dembele 1 2  1

16/08/2022 12:41-Zyrtare: Jamie Bynoe zgjat kontratën me Dortmundin deri në vitin 2025

Sulmuesi i talentuar, Jamie Bynoe, ka vazhduar kontratën me Borussia Dortmundin deri në vitin 2025.

Ai është vetë 18 vjeçar dhe shihet si prej lojtarëve më të talentuar në Bundesliga.

16/08/2022 12:33-Zyrtare: Sergio Gomez nënshkruan me Manchester Cityn

Screenshot 8 18

Manchester City ka njoftuar marrëveshjen me Anderlechtin për Sergio Gomez, i cili ka nënshkruar për katër vite.

21-vjeçari spanjoll bashkohet nga Anderlecht, me mbrojtësin e majtë që ka bërë 49 paraqitje për klubin belg gjatë sezonit 2021-2022.

Lexo lajmin e plotë...

16/08/2022 10:39-Newcastle i do me çdo kusht Brojën dhe Gallagherin

newcastle 1212

Newcastle United do me çdo kusht të nënshkruajë me yjet e rinj të Chelseat, Conor Gallagher dhe Armando Broja.

‘Laraskat’ duna me do kusht të përforcojnë opsionet e tyre sulmuese për menaxherin Eddie Howe.

Lexo lajmin e plotë...

16/08/2022 10:23-Everton kërkon 50 milionë funte për Gordon

Everton ka vendosur një çmim të lartë prej 50 milionë funte për objektivin e Chelseat, Anthony Gordon.

Everton kanë refuzuar një ofertë fillestare prej 40 milionë funtesh teksa po përpiqen të mbajnë nën kontroll 21-vjeçarin.

river

16/08/2022 10:21-West Ham dëshiron të nënshkruajë me Emersonin e Chelseat

West Ham United është në bisedime me Chelsean për Emersonin për të cilin kërkohen 15 milionë euro.

emerson palmieri

16/08/2022 10:19-Lëvizja e Oscarit te Flamengo dështon

Mesfushori Oscar ka shkruar në rrjetet sociale, duke konfirmuar se ai nuk do t'i bashkohet Flamengos pavarësisht interesave nga skuadra braziliane.

oscar

16/08/2022 08:48-Ndombele te Napoli

Napoli do ta afrojë Tanguy Ndombelen, ndërsa për huazimin e tij do të paguajë 1 milion euro te Tottenham.

Ata do të kenë opsionin e blerjes për 30 milionë euro.  Ndombele do ta zëvendësojë Fabian Ruizin që prite të kalojë te PSG.

16/08/2022 08:42-Paredes ka marrëveshje me Juventusin

Leandro Paredes dhe Juventus kanë një marrëveshje mes tyre dhe afrimi i argjentinasit është prioritet për klubin italian.

Juventus dhe PSG po punojnë për arritjen  e marrëveshjes, si huazim me mundësi blerje. Duhet të lartohet edhe Adrien Rabiot.

paredes

16/08/2022 08:38-Barcelona nuk ka gjasa të marrë Silva për çmimin e kërkuar

Dëshira e Barcelonës për Bernardo Silvan mund të ndodh që të dështojë, shkruan gazeta spanjolle Mundo Deportivo.

Manchester City nuk është i gatshëm të ulë kërkesën e tyre prej 100 milionë eurosh për portugezin, që është një pengesë e madhe për skuadrën katalanase.

bernardo silva 4

15/08/2022 23:45-Unitedi pranë transferimit të Matheus Cunha

Manchester Unitedi është pranë kompletimit të marrëveshjes me Matheus Cunha – njofton talkSPORT.

Djajtë e Kuq do të paguajnë rreth 50 milionë euro për transferimin e brazilianit, i cili aktualisht luan te Atletico Madridi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për Hertha Berlin dhe RB Leipzig.

15/08/2022 22:10-Chelsea dëshiron ta shesë Emersonin, refuzon ta huazojë

West Hami dëshiron ta huazojë Emerson Palmierin nga Chelsea, mirëpo Blutë duan ta shesin italianin.

Për huazimin e tij kishte shprehur interesim edhe Nice në korrik, por ishte refuzuar dhe nuk ka pasur më bisedime.

15/08/2022 22:07-Evertoni ka vendosur të mos e shesë Antony Gordonin

Evertoni është i vendosur që të mos e lejojë largimin e Antony Gordon këtë verë, përkundër interesimit të madh të Chelseat.

Siç raporton Independent, Toffees tashmë e kanë refuzuar një ofertë dhe duan ta mbajnë lojtarin në Goodison Park.

15/08/2022 20:16-Chelsea do ta bëjë ofertën e tretë për Cesare Casadei

Së shpejti pritet që Chelsea ta bëjë ofertën e radhës për talentin e Interit, Cesare Casadei.

Blutë duan ta mbyllin marrëveshjen gjatë kësaj jave, por Nerazzurrët kërkojnë më shumë se 15 milionë euro, pasi tashmë i kanë refuzuar dy oferta.

15/08/2022 20:13-Watford refuzon ofertën e Newcaste për Joao Pedro

Watfordi e ka refuzuar ofertën e Newcastle Unitedit për Joao Pedro – bën të ditur 90min.

Oferta thuhet të ketë qenë 20 milionë funte (24 milionë euro), mirëpo Hornets kanë thënë se braziliani nuk është në shitje këtë verë.

15/08/2022 20:11-Fofana i frustruar me çmimin e lartë të Leicesterit

Wesley Fofana është i frustruar me qëndrimin e Leicester Cityt në lidhje me transferimin e tij te Chelsea.

Ai mendon se klubi po ia pamundëson transferimin në Satmford Bridge me kërkesën për ta bërë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori.

15/08/2022 18:51-Mësohet çmimi që kërkon Barca për Aubameyang

Barcelona ka kërkuar rreth 30 milionë euro për Pierre-Emerick Aubameyang gjatë fundjavës, mirëpo Chelsea shpresonte ta blejë me një vlerë shumë më të ulët.

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, thotë se bisedimet vazhdojnë dhe se Marcos Alonso është pjesë e negociatave.

15/08/2022 18:47-Unitedi dëshiron ta shesë Eric Baillyn

Manchester Unitedi planifikon ta largojë Eric Baillyn në një transferim të përhershëm – njofton The Athletic.

West Ham, Marseille dhe Monaco janë klubet e interesuara për shërbimet e mbrojtësit.

15/08/2022 18:45-Ronaldo mbetet në planet e Simeones

Atletico Madridi është klubi i vetëm që akoma interesohet për shërbimet e Cristiano Ronaldos.

Trajneri Diego Simeone është në kërkim të një sulmuesi me përvojë dhe dëshiron ta shfrytëzojë superyllin portugez ashtu siç bëri me Luis Suarezin.

15/08/2022 18:43-Newcastle kërkon Gallagherin dhe Brojën

Newcastle United dëshiron shërbimet e mesfushorit të Chelseat, Conor Gallagher, mirëpo Blutë nuk duan të realizojnë marrëveshje pa e sjellë një mesfushor tjetër.

Njëherësh, Newcastle i do edhe shërbimet e Armando Brojës, por situata është e njëjtë.

15/08/2022 17:35-Chelsea vazhdon t’i kërkojë Dumfries dhe Casadei

Chelsea është duke i vazhduar bisedimet me Interin për mesfushorin e ri, Cesare Casadei dhe mbrojtësin e krahut, Denzel Dumfries.

Klubi anglez i ka bërë disa oferta për talentin 19 vjeçar, i cili kërkohet edhe nga Nice dhe Sassuolo, mirëpo deri më tani Nerazzurrët nuk e lejojnë largimin e tij pa përfshirë së paku klauzolën e riblerjes në kontratë.

Interi kërkon 50 milionë euro për mbrojtësin 26 vjeçar dhe mund ta lejojë largimin e tij për një shumë të përafërt me kërkesën.

15/08/2022 15:45-Barcelona kërkon 30 milionë euro për Aubameyangun

Barcelona është e gatshme që ta shesë Pierre-Emerick Aubameyangun në këtë afat kalimtar.

Bluagranasit janë në dijeni se Chelsea i dëshiron shërbimet e gabonezit, andaj sipas Fabrizio Romanos, ata i duan 30 milionë euro për kartonin e tij.

15/08/2022 15:20-Unitedi po insiston në transferimin e Vardyt

Erik ten Hag vazhdon të kërkojë një sulmues nga merkato. Pista Marko Aranautovic është anuluar dhe Manchester United po tenton të sigurojë shërbimet e Jamie Vardyt sipas raportimit të The Athletic.

35-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Leicester City, klub ku bën pjesë prej vitit 2012. Arritja e akordit nuk do të jetë shumë e thjeshtë, por trajneri po insiston për shërbimet e legjendës së “Dhelprave”.

Lajmi i plotë>>>

vardy 1

15/08/2022 14:11-Juventusi i frikësohet një tjetër “situate të Ramseyt” me Arthur

Juventusi raportohet se është i shqetësuar me situatën e  Arthur Melos, dhe mund të jetë e njëjtë si ajo me Aaron Ramseyn.

Mesfushori 26-vjeçar nuk po përfshihet në skuadrën e Bianconerëve, e dukshme kohët e fundit pasi Manuel Locatelli mori zyrtarisht fanellën e tij me numrin 5. Braziliani dukej i vendosur për një lëvizje te Valencia e Gennaro Gattusos këtë verë, por gjërat papritmas kanë pushuar së lëvizuri.

Lajmi i plotë>>>

Arthur Melo Juventus F365

15/08/2022 12:54-Nottingham në bisedime për të nënshkruar me Bakayokon

Nottingham Forest ka rihapur negociatat me Milanin në lidhje me të huazuarin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko, sipas Calciomercato.

27-vjeçari është aktualisht në një huazim dy-vjeçar në Itali me një opsion të kushtëzuar për ta blerë. Milani heziton ta mbajë mesfushorin dhe mund ta largojë atë mes interesimit nga klubi i Ligës Premier.

bakayoko

15/08/2022 12:33-Diallo kërkohet me ngulm nga Milani

Milani ka kohë që i kushton vëmendje Abdou Diallo dhe tani thuhet se po përgatitet të hapë një raund të ri bisedimesh me Paris Saint-Germain në një përpjekje për të rënë dakord për një marrëveshje.

Kuqezinjtë janë ende në kërkim të shtimit të një mbrojtësi të ri në skuadrën e Stefano Piolit përpara fundit të afatit kalimtar të këtij muaji dhe qendërmbrojtësi 26-vjeçar senegalez duket se është në krye të listës së tyre.

Lajmi i plotë>>>

diallo

15/08/2022 12:25-Zyrtare: Collado huazohet te Elche

Barcelona ka konfirmuar se Alex Collado është huazuar te Elche deri në fund të këtij edicioni.

Lojtari nuk ka hapësirë në ekipin e parë, andaj është dërguar në huazim për më shumë minuta.

15/08/2022 12:20-Mes interesimit të madh të Barcelonës, City ia cakton çmimin Bernardo Silvas

Barcelona është e bindur se do të mund të transferojë Bernardo Silvan nga Manchester City në këtë afat kalimtar.

Gjiganti katalanas ka kohë që është i interesuar në portugezin, por ende nuk ka bërë ofertë zyrtare.

Lajmi i plotë>>>

silva

15/08/2022 11:42-United në bisedime për të nënshkruar me De Tomas të Espanyol

Manchester United është në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Espanyol, Raul de Tomas - sipas COPE.

“Djajtë e Kuq” janë duke punuar për një marrëveshje për 27-vjeçarin teksa kërkojnë një zëvendësues për Cristiano Ronaldon, i cili po kërkon një largim nga Old Trafford.

Nëse negociatat përparojnë shpejt, United do të paguajë rreth 30 milionë euro për De Tomas, i cili shënoi 17 gola në La Liga për Espanyol sezonin e kaluar.

de tomas

15/08/2022 11:23-Roma interesohet për Asension

Roma është e interesuar për nënshkrimin e Marco Asensio nga Real Madrid, sipas CalcioMercatoWeb.

Nëse Tottenham ose Chelsea transferojnë Nicolo Zaniolon nga Roma, ata do të bëjnë ofertë për Asension, i cili nuk është titullar i rregullt në kryeqytetin spanjoll.

asensio 1

15/08/2022 10:07-U raportuar se Unitedi dëshiron t’i shkëpusë kontratën Ronaldos – Fabrizio Romano ndriçon situatën në “Old Trafford”

Manchester United ende nuk e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Cristiano Ronaldon.

Çuditërisht, spekulimet për ylli portugez vazhdojnë, me disa raportime tani për ndërprerjen e kontratës së tij nga Djajtë e Kuq.

Lajmi i plotë>>>

ronaldo 5

15/08/2022 09:58-Tottenham ka paraqitur një ofertë të re për Zaniolon

Tottenham po përgatit një ofertë të re për Nicolo Zaniolon e Romës, sipas CalcioMercatoWeb.

Skuadra italiane mbetet e palëkundur në kërkesat e tyre prej 50 milionë eurosh, por Spurs pritet që t'i afrohen asaj shume. Ndërkohë, edhe Chelsea mbetet e interesuar për lojtarin.

Zaniolo 1

15/08/2022 08:42-Leeds në 'pole-position' për të nënshkruar me Wilfried Gnonto

Leeds United po udhëheq garën për të nënshkruar me Wilfried Gnonto sipas Gianluca Di Marzios.

Zurich dhe Leeds po punojnë për marrëveshjen që mund të jetë deri në pesë milionë euro.

Wilfried Gnonto

15/08/2022 08:40-Hudson-Odoi mund të largohet nga Chelsea

Callum Hudson-Odoi mund të largohet nga Chelsea. Thomas Tuchel përmendi se nëse çmimi është i duhuri dhe lojtari është i gatshëm të largohet, ai nuk do të bllokojë largimin.

“Në përgjithësi, askush nuk është në shitje dhe të gjithë janë në shitje. Varet se çfarë dëshiron lojtari, sa fort e duan lojtarin, çfarë mendojmë ne, kush është i gatshëm të paguajë një shumë të caktuar parash".

"Por, për Callum, është e njëjta gjë. Ai konkurron. Ai kishte një lëndim afatgjatë dhe probleme afatgjata për të kapërcyer nga të cilat vuajti. Ai ka ende një rrugë për të bërë për të përmbushur potencialin e tij, sepse potenciali është i madh”, deklaroi ai.

Për të janë të interesuar Newcastle United dhe Borussia Dortmund.

hodson odoi

14/08/2022 23:25-Me gjithë interesimin e Unitedit, Antony është i fokusuar te Ajaxi

“A do të më thërrasë Ten Hag? Nuk e kam idenë... Ai duhet të diskutojë me agjentët e mi. Unë jam i faksuar këtu. Ajo që do të vijë, do të vijë, do të shohim”.

“Ndihem mirë te Ajaxi. Jap gjithçka për këtë klub, çdo minutë... pra, e dua këtë qytet dhe këtë klub”, ka deklaruar Antony për NOS.

14/08/2022 23:23-Evertoni pas një sulmuesi të ri

Evertoni po e shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Villarrealit, Nicolas Jackson – njofton Football Insider.

Beoshet se 21-vjeçari ka një klauzolë aktive këtë verë për prishjen e kontratës në vlerë prej 27 milionë funte (32 milionë euro).

14/08/2022 23:20-Van der Berg pritet të huazohet

Liverpooli është duke pritur oferta për huazimin e mesfushorit 20 vjeçar, Sepp van der Berg – njofton Daily Mail.

Burnley, Blackburni dhe Watfordi janë në mesin e skuadrave nga Championshipi të interesuara për holandezin.

14/08/2022 23:18-Chelsea ka bërë ofertë për Anthony Gordon

Chelsea ka shprehur interesim për futbollistin e Evertonit, Anthony Gordon dhe sot (e diel) ka bërë ofertë në vlerë prej 40 milionë funtesh (47 milionë euro).

Sipas njoftimeve, oferta është refuzuar.

14/08/2022 23:15-Unitedi bën kërkesë për Icardin

Manchester Unitedi ka bërë kërkesë përmes ndërmjetësuesve në lidhje me disponueshmërinë e Mauro Icardi.

Sulmuesi 29 vjeçar nuk bën pjesë në planet e Paris Saint-Germainit dhe është i interesuar të gjejë një klub.

14/08/2022 20:58-Lo Celso i bashkohet Villarrealit

Giovani Lo Celso i është bashkuar Villarrealit në formë huazimi deri në qershor 2023.

Marrëveshja ishte kompletuar para disa ditësh me Tottenhamin dhe tash është zyrtarizuar. Nuk ka opsion blerjeje në kontratë.

14/08/2022 20:54-Raul de Tomas në radarin e Unitedit

Mediat në Spanjë sugjerojnë se sulmuesi i Espanyolit, Raul de Tomas, ka tërhequr interesimin e Manchester Unitedit për përforcimin e skuadrës para mbylljes së afatit kalimtar veror.

14/08/2022 19:12-Konfirmohet plani i Tottenhamit për Destiny Udogie

Destiny Udogie do të jetë sonte (e diel) në Londër, në mënyrë që në ditët në vijim t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Tottenham Hotspur.

Ai do të nënshkruaje kontratë pesëvjeçare, mirëpo do t’i bashkohet klubit nga vera e vitit 2023.

14/08/2022 18:45-Fabian Ruiz nuk ftohet në ndeshjen e parë të Napolit, zyrtarizimi te PSG çështje kohe

Fabrizio Romano njofton se Fabian Ruiz nuk është ftuar në ndeshjen hapëse të sezonit ndërmjet Napolit dhe Hellas Veronas.

Sipas ekspertit të transferimeve, bisedimet me Paris Saint-Germainin janë shumë të avancuara dhe është çështje kohe kur do të ndodhë transferimi.

14/08/2022 18:36-Unitedi kërcënon Ronaldon me shkëputje të kontratës

Manchester United tani mund të shqyrtojë shkëputjen e kontratës së Cristiano Ronaldos, i cili ka një vit të mbetur në Old Trafford nëse nuk shohin një ndryshim në qëndrim, pretendon një raportim i ri.

Një paraqitje dhe rezultat i tmerrshëm kundër Brentfordit, rezultoi që portugezi të dilte nga fusha pas përfundimit të ndeshjes, duke injoruar tifozët e Unitedit dhe trajnerin Erik Ten Hag.

Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol, raporton: “Duket se situata me Ronaldon po shkon drejt një limiti. Ose ai do të duhet të ndryshojë qëndrimin e tij ose Manchester United do të duhet të ndërpresë kontratën e tij. Nuk mund të vazhdohet kështu. Askush në dhomën e zhveshjes nuk po e sfidon atë për shkak të statusit të tij”.

https://twitter.com/SkyKaveh/status/1558820684037505026

14/08/2022 18:04-Chelsea shënjestron yllin e Evertonit, Anthony Gordon

Si pjesë e planeve të investimit në të ardhmen, pronarët e rinj të Chelseat janë të interesuar për sulmuesin 21 vjeçar të Evertonit, Anthony Gordon – njofton The Times.

14/08/2022 15:52-Nottingham e do transferimin e Sow

Sipas Sport1, Nottingham Forest është i etur për nënshkrimin e Djibril Sow nga Eintracht Frankfurt.

Klubi anglez është i gatshëm të shpenzojë rreth 20 milionë euro për mesfushorin qendror.

sow

14/08/2022 15:46-Man Utd pas Caicedos

Sipas Mirror, Manchester United është duke peshuar lëvizjen për të nënshkruar me mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo.

caicedo

14/08/2022 15:41-Kabore pritet t'i bashkohet Marseillet

Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Issa Kabore, do t'i bashkohet Olympique Marseille.

Transferimi i tij do të jetë në formë huazimi me opsion blerjeje për rreth 20 milionë euro.

kabore 1

14/08/2022 15:37-Depay afër transferimit te Juventusi

Memphis Depay është në prag të transferimit si lojtar i lirë te Juventusi.

Barcelona është e gatshme t'ia shkëpus kontratën dhe të zvogëlojë shpenzimet nga paga e tij.

depay 1 1

14/08/2022 15:30-Aouar afër transferimin te Nottingham

Houssem Aouar është afër bashkimit me Nottingham Forest.

Transferimi pritet t'i kushtojë 15 milionë euro klubit anglez.

aouar

14/08/2022 15:22-Barcelona refuzon ofertën e Chelseat për Aubameyang

Chelsea ka ofruar 14 milionë euro për Pierre-Emerick Aubameyang, por Barcelona e refuzoi atë.

Klubi katalunas thuhet se dëshiron të paktën 20 milionë euro për sulmuesin e tyre.

aubameyang 1

14/08/2022 15:04-Xavi i etur për përforcime të mëtejshme te Barcelona

2022/08/xavi-2.jpg

Barcelona barazoi 0-0 me Rayo Vallecanon në ndeshjen e tyre të parë në ligë për sezonin e ri 2022/23 në La Liga, në një paraqitje që ishte larg fillimit shpërthyes që shumëkush e prisnin.

Ndonëse do të ishte e nxituar të nxirreshin konkluzione nga ndeshja e parë e sezonit, një gjë e la të qartë mendjen e Xavi Hernandez – Barcelona ka nevojë për një tjetër mbrojtës të djathtë.

Lajmi i plotë

14/08/2022 14:55-Bernardo Silva do t'i bashkohet Barcelonës

Mesfushori me tipare sulmuesi Manchester Cityt, Bernardo Silva pritet t'i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Sipas mediave, transferimi i portugez nuk varet nga e ardhmja e Frenkie De Jong në Camp Nou.

bernardo silva 4

14/08/2022 14:48-Simeone përfundon testet mjekësore, gati prezantimi te Napoli

Giovanni Simeone ka përfunduar dje testet mjekësore dhe do të prezantohet si lojtar i Napolit në orët në vijim.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis fitoi garën për të nënshkruar me sulmuesin përpara shumë klubeve të mëdha italiane dhe të huaja.

Argjentinasi shënoi sezonin e kaluar 17 gola me Hellas Verona në Serie A.

simeone

14/08/2022 14:40-Tuchel: Jam shumë i kënaqur me tregun tonë të transferimeve

2022/08/Tuchel.jpg

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka thënë se është i kënaqur me punën e klubit në tregun e transferimeve deri tani.

Tuchel ka qenë i kënaqur me përforcimet në skuadër, tre prej të cilëve debutuan fundjavën e kaluar në udhëtim te Evertoni, dhe beson se kryetari Todd Boehly ka qenë duke u përpjekur fort për ta mbështetur atë me përforcime gjatë gjithë afatit kalimtar.

Lajmi i plotë

14/08/2022 14:37-Bartra së shpejti te Trabzonspori

Trabzonspor tani më në fund është vendosur të nënshkruajë me Marc Bartra nga Real Betis.

“Ne patëm disa diskutime dhe tani Marc ka vendosur të largohet nga klubi”, ka konfirmuar menaxheri i Betisit, Manuel Pellegrini.

Dokumentet janë gati, për t'u nënshkruar së shpejti.

bartra

14/08/2022 14:21-Allegri jep një mendim të sinqertë për transferimet e Juventusit

2022/08/allegri.jpg

Massimiliano Allegri është i lumtur me nënshkrimet e reja të Juventusit, por pretendon se klubi "zëvendësoi lojtarët e shkëlqyer që u larguan me lojtarë të tjerë të shkëlqyer".

Bianconerët kanë nënshkruar me Paul Pogba, Angel Di Maria, Filip Kostic dhe Gleison Bremer këtë verë, por Allegri nuk është i sigurt se skuadra është përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar.

Lajmi i plotë

14/08/2022 13:22-Galtier: Shumë oferta për Paredes, ndryshe për Icardin

Christophe Galtier nënvizoi se Juventusi po përballet me konkurrencë për Leandro Paredes , por se gjërat janë dukshëm më të qeta për Mauro Icardin .

“Situata e Paredes është shumë ndryshee nga ajo e Mauro Icardit".

"Leandro ka shumë oferta dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani deri në fund të tregut të transferimeve".

paredes icardi

14/08/2022 13:19-Man Utd nuk bindet nga paga e Rabiot

Manchester Unitedi është gati ta mbyll transferimin e Adrien Rabiot nga Juventusi.

Megjithatë, kërkesat për pagën e Rabiot prej 160 mijë funtesh në javë, aktualisht konsiderohen si shumë nga Djajtë e Kuq.

Marrëveshja mes klubeve thuhet se është gati për 17-18 milionë euro.

rabio

14/08/2022 12:28-Zyrtare: Kouyate, lojtar i ri i Nottingham Forest

Nottingham Forest ka nënshkruar me Cheikhou Kouyate në një transferim të lirë, pas skadimit të kontratës me Crystal Palace.

Mesfushori qendron, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e kthyer në Ligën Premier.

14/08/2022 12:09-Bellerin i ofrohet Barcelonës

Barcelonës i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Hector Bellerin si lojtar i lirë.

Paga e tij është 4 milionë euro neto në vit, por ai është i gatshëm ta ulë atë për t'iu bashkuar Barçës.

bellerin

14/08/2022 12:02-Ronaldo i ofrohet Milanit dhe Interit, por klubet italiane e refuzojnë

2022/08/Ronaldo-4.jpg

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo thuhet se i është ofruar dy klubeve të mëdha italiane, Milanit dhe Interit, por këto dy klubet kanë refuzuar mundësinë për transferimin e tij.

Ronaldo ka më shumë se një muaj që ka kërkuar të largohet nga Old Trafford, pasi synon të luajë futboll në Ligën e Kampionëve.

Bindja e tij është edhe më e madhe tani pas fillimit të sezonit në Ligën Premier, pasi Unitedi ka pësuar dy humbje turpëruese në dy ndeshjet e para kampionale.

37-vjeçari është lidhur me klube si Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Napoli kohëve të fundit, por tashmë thuhet se i është ofruar edhe disa klubeve tjera.

Lajmi i plotë

14/08/2022 11:54-Barcelona e gatshme ta shesë Aubameyangun

Barcelona do të ishte e gatshme të shesë Pierre-Emerick Aubameyang te Chelsea.

Sipas gazetarit Gerardo Moreno, Barcelona e shet vetë për një ofertë prej rreth 25-28 milionë euro.

auba

14/08/2022 11:47-Man Utd synon transferimin e Moratas

Sipas The Athletic, Manchester United ka zhvilluar bisedime me Atletico Madridit për një lëvizje të mundshme për Alvaro Morata.

Çmimi i lojtarit dhe marrëveshja mes klubeve mund të arrihet për 35 milionë euro.

morata 2

14/08/2022 11:44-Napoli po punon për të përfunduar transferimin e Ndombeles

Napoli po punon për të përfunduar marrëveshjen me Tanguy Ndombele javën e ardhshme.

Marrëveshja verbale në fuqi me Tottenham Hotspur për huazim me opsion blerjeje, ndërsa po diskutohen detajet me agjentët për kushtet personale.

ndombele 1

14/08/2022 11:40-Villarreali pas Umar Sadiq

Villarreali po punon për të përfunduar marrëveshjen me Almerian për sulmuesin Umar Sadiq.

Sadiq pritet të vijë si pasues i Boulaye Dia, i cili mund të përfundoj në Serie A te Salernitana.

umar sadiq

14/08/2022 09:49-Perr Schuurs, së shpejti lojtar i Torinos

Torino do të paguajë tarifën prej 9.5 milionë euro për Perr Schuurs, plus bonuset rreth 3.5 milionë euro.

Ajaxi gjithashtu do të mbajë 10% të shitjes së ardhshme pasi klauzola e shitjes do të përfshihet në marrëveshje.

Schuurs tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Torinon ditë më parë.

schuurs

14/08/2022 09:08-Ancelotti pranon se Asensio dhe Ceballos mund të largohen

2022/08/asnsio-ceballos.jpg

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pranon se skuadra e tij mund të pësojë më shumë ndryshime me disa largime të mundshme këtë verë.

Ancelotti është i lumtur me skuadrën e tij të Real Madridit ashtu siç është, por ka rritur mundësinë që Marco Asensio ose Dani Ceballos të largohen nga klubi para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Duke diskutuar mbi dy lojtarët gjatë një konference për shtyp të shtunën, ai vlerësoi etikën e tyre të punës dhe tha se të dy janë në planet e tij.

Lajmi i plotë

14/08/2022 09:05-Juventusi dëshiron të përfundojë shpejt transferimin e Depay

Juventusi dëshiron të jetë i shpejtë në marrëveshjen e Memphis Depay për një transferim të lirë.

Dokumentet do t'u dërgohen avokatëve të lojtarit së shpejti për të kontrolluar marrëveshjen, e cila thuhet se është e avancuar.

Memphis do të jetë sërish në kontakt me Barçën për të diskutuar përfundimin e kontratës.

depay 2

14/08/2022 09:00-Monaco afër zyrtarizimit të Camaras

Monaco ka dokumentet e gatshme dhe të kompletuara për të nënshkruar me Mohamed Camara në një marrëveshje të përhershme nga RB Salzburg.

Testet mjekësore të bëra janë bërë të shtunën dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.

kamara 1

14/08/2022 08:58-Chelsea kërkon blerjen e dyshes De Jong-Aubameyang

2022/08/auba-de-jong.jpg

Chelsea po përgatit një lëvizje të dyfishtë për dyshen e Barcelonës, Frenkie de Jong dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Blutë janë lidhur me oferta për të dy lojtarët në javët e fundit si pjesë e një shitjeje të vazhdueshme në Camp Nou.

Lajmi i plotë

13/08/2022 23:52-Inzaghi: Nuk kam sinjale për largimin e Dumfries dhe Skriniar

Menaxheri i Interit, Inzaghi ka folur për të ardhmen e Milan Skriniar dhe Denzel Dumfries, pasi janë lidhur me transferime te Paris Saint-Germain, respektivisht Chelsea.

“Duhet t'i mbajmë të gjithë lojtarët. Do të nënshkruajmë me një qendërmbrojtës dhe skuadra nuk do të ndryshojë”.

“Nuk kam absolutisht asnjë sinjal nga klubi për largimin e Dumfries dhe Skriniar”, ka thënë Inzaghi për Sky.

dumfries skriniar

13/08/2022 23:39-Zyrtare: Fatbardh Latifi rikthehet tek Llapi 

Llapi ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Fatbardh Latifi që së fundmi ishte pjesë e Ramiz Sadikut është rikthyer përsëri tek skuadra e tyre, ku luajti gjatë edicionit 2018/19.

Latifi është bashkuar me skuadrën tash e disa ditë dhe ka vijuar përgatitjet me grupin si dhe do jetë i gatshëm nga ndeshja e parë që do zhvillohet nesër ndaj Drenicës.

llapi

13/08/2022 23:28-Zyrtare: Emmanuel Dennis, lojtar i ri i Nottingham Forest

Emmanuel Dennis bashkohet me Nottingham Forest në një marrëveshje të përhershme nga Watford.

Lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa tarifa totale e transferimit do të jetë rreth 20 milionë funte.

13/08/2022 22:32-Porto në 'luftë' me Eintracht Frankfurt për Dina Ebimbe

Sipas mediumit A Bola, Porto po punon për nënshkrimin e Junior Dina Ebimbe nga Paris Saint-Germain.

Gjigantët portugez kanë kontaktuar me agjentin e tij, por mesfushori 21-vjeçar tashmë ka arritur një marrëveshje personale me Eintracht Frankfurt.

Dina Ebimbe

13/08/2022 22:30-Man Utd ka marrëveshje të plotë me Rabiot

Manchester United thuhet se ka arritur një marrëveshje të plotë me agjentin dhe nënën e Adrien Rabiot, Veronique, për kushtet personale.

Ditëve të ardhshme pritet edhe marrëveshja me Juventusin.

juve allegri n a plus de temps a perdre avec rabiot rabiot 52 327499

13/08/2022 21:38-Ten Hag konformin se Man Utd ka nevojë për lojtarë të rinj

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka konfirmuar se ekipi ka nevojë për transferime të reja.

“Nënshkrime të reja? Po. Ne kemi nevojë për lojtarë të rinj dhe lojtarë cilësorë".

"Ne do të përpiqemi t'i bindim ata të bashkohen me ne”, ka thënë Ten Hag pas humbjes turpëruese nga Brentfordi.

ten hag 1 1

13/08/2022 20:58-Kouyate kalon testet mjekësore te Nottingham Forest

Cheikhou Kouyate thuhet se ka kaluar testet mjekësore në Nottingham Forest.

Ai do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare në City Ground.

kouyate

13/08/2022 20:51-Collado së shpejti konfirmohet te Elche

Alex Collado do të bëhet lojtar i ri i Elche në 24/48 orët e ardhshme.

Marrëveshja e përfunduar tashmë mes Barcelonës dhe Elches për një marrëveshje huazimi deri në qershor 2023.

Elche do të paguajë pothuajse 50 për qind të pagës për këtë sezon.

collado

13/08/2022 20:48-Monza nuk e do Icardin

Drejtori i Monzas, Adriano Galliani ka thënë se nuk e duan sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me Mauro Icardin, ju mund të mbani mend fjalët e mia. Në asnjë mënyrë - nuk do ta nënshkruajmë atë”.

“Nuk kemi nevojë për ndonjë sulmues tjetër pas nënshkrimit të Andrea Petagna”, ka thënë Galliani për DAZN.

icardi

13/08/2022 20:14-Demba Dieng, objektiv i Nice

Sipas gazetës L'Equipe, Nice është favorit për të nënshkruar me Bamba Dieng nga Marseille para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Sulmuesi nuk pritet të luajë shumë në Marseille këtë sezon dhe mund të dërgohet në skuadrën e Ligue 1 në formë huazimi me një opsion për blerje.

Demba Dieng

13/08/2022 20:12-Udogie i afrohet transferimit te Tottenhami

Destiny Udogie nuk është fare në skuadrën e Udineses për ndeshjen e sotme kundër Milanit.

Lojtari nuk u rrezikua pasi do t'i nënshtrohet testeve mjekësore të martën për t'u bërë lojtar i Tottenham Hotspur.

Udogie do të jetë në Angli për të nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Spurs dhe më pas do të kthehet në Udinese në huazim deri në qershor.

udogie

13/08/2022 20:10-Chelsea kërkon mesfushorin e Interit

Sipas Calciomercato, Chelsea është seriozisht i interesuar për nënshkrimin e talentit Cesare Casadei nga Interi.

Nice është gjithashtu i interesuar për 19-vjeçarin, por Chelsea është i vendosur t'i mundë ata duke përmirësuar ofertën prej 8 milionë eurosh që Interi tashmë e ka refuzuar.

Cesare Casadei

13/08/2022 19:35-De Jong preferon Chelsean para Man utd

Sipas TeleFootball, Frenkie De Jong nuk dëshiron të bashkohet me Manchester United.

Prioriteti i holandezit është të qëndrojë te Barcelona me çdo kusht, por nëse detyrohet largimi, ai do dëshironte të nënshkruante për Chelsean.

de jong 2 1

13/08/2022 19:32-Chelsea po përgatit ofertën për Aubameyangun

Chelsea thuhet se do të jetë në kontakt me Barcelonën përmes ndërmjetësve gjatë fundjavës për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Ata pritet të diskutojnë kushtet e marrëveshjes dhe më pas të vendosin për ofertën e parë.

auba 2

13/08/2022 18:22-Cavani drejt transferimit në Ligue 1

Edinson Cavani mund të rikthehet përsëri në Ligue 1, ku në të kaluarën ka luajtur me Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, Nice po vazhdon bisedimet për nënshkrimin e sulmuesit Cavani.

cavani 3

13/08/2022 18:18-Monaco pranë nënshkrimit me zëvendësuesin e Tchouamenit

Monaco është afër nënshkrimit të një zëvendësuesi për Aurelien Tchouameni, i cili u transferua te Real Madridi.

Sipas Salzburger Nachrichten, skuadra e Ligue 1 do të nënshkruajë me Mohamed Camara nga Red Bull Salzburg në një marrëveshje me vlerë rreth 30 milionë euro.

kamara

13/08/2022 18:17-Galatasaray dhe Nice rivalizojnë Romën për Belottin,

Andrea Belotti është ende në kërkim të një ekipi të ri, por ka disa opsione para tij.

Sipas Calciomercato, Galatasaray po udhëheq garën për nënshkrimin e tij dhe mund të ofrojë më shumë para se çdo skuadër tjetër në kërkim për ta marrë atë.

Nice është gjithashtu i interesuar për italianin, i cili u largua nga Torino pas skadimit të kontratës së tij këtë verë, por lojtari do të preferonte t'i bashkohej Romës.

skysport de andrea belotti 5842372

13/08/2022 18:15-Newcastle favorit për të nënshkruar me Ramos nga Benfica

Sipas gazetës Record, Newcastle United është favorit për të transferuar sulmuesin e Benficas, Goncalo Ramos.

Benfica e vlerëson atë në 40 milionë euro, por 'Magpies' do të testojnë vendosmërinë e tyre me një ofertë fillestare prej 30 milionë euro.

ramos

13/08/2022 16:40-Napoli arrin marrëveshje me Keylor Navasin

Sipas L'Equipe, Keylor Navas ka rënë dakord për kushtet personale me Napolin.

Klubi italian tani duhet të arrijë marrëveshje me Paris Saint-Germain.

navas 1

13/08/2022 16:28-PSG përgatit ofertën zyrtare për Rashfordin

Paris Saint-Germain po përgatitet t'i bëjë një ofertë zyrtare Manchester United për Marcus Rashford këtë muaj dhe do t'i ofrojë anglezit një kontratë afatgjatë.

Ata duan të kenë partner Rashfordin në një linjë sulmuese së bashku me Kylian Mbappe në të ardhmen.

Rashford 1

13/08/2022 16:27-Nottingham pritet ta transferojë sulmuesin Maupay

Nottingham Forest do të nënshkruajë me Neal Maupay nga Brighton.

Tarifa e transferimit pritet të jetë rreth 15 milionë funte.

maupay

13/08/2022 15:51-I gjithë fokusi te ndeshjet e para sezonale

Për një moment vëmendja e klubve nga Kosova nuk është te transferimet pasi po fillon sezoni 2022/23, sipas jush kush është favorit ta fitojë titullin?

13/08/2022 13:34-Conte iniston për Depayn

Tottenahmi i Antonio Conte vazhdon insistimin për sulmuesin holandez, Memphis Depay. Lojtarin e do edhe Juventusi.

13/08/2022 13:32-Nico Gonzalez vazhdon kontratën me Barcelonën, shkon në huazim te Valencia

Talenti Nico Gonzalez e ka vazhduar kontratën me Barcelonë deri në vitin 2026.

Ai do të huazohet për një vit te Valencia.

13/08/2022 10:28-Man Utd në bisedime me Barcelonën për Destin

Manchester United dëshiron të nënshkruajë me Sergino Dest nga Barcelona dhe janë të gatshëm ta ofrojë Dalot si pjesë të marrëveshjes, shkruan Sport.

Sidoqoftë, Barcelona dëshiron shitjen e lojtarit për 20 milionë euro pa asnjë lojtar të përfshirë.

9.dest

13/08/2022 10:27-Newcastle mund ta largojë Saint-Maximin

Eddie Howe ka dhënë miratimin për shitjen e Allan Saint-Maximin, shkruan Football Insider.

Klubi e vlerëson lojtarin mbi 45 milionë euro dhe nëse vjen një ofertë e përshtatshme ai do të shitet këtë verë.

1658310847 allan saint maximin

13/08/2022 08:42-Nottingham Forest afër goditjes së trefishtë

Daily Mail shkruan se Nottingham Forest pritet të nënshkruajë me Emmanuel Dennis, Cheikhou Kouyate dhe Remo Freuler.

Kouyate do të vij si transferim i lirë, ndërsa Dennis do të bashkohet nga Watford për një marrëveshje me vlerë rreth 25 milionë euro.

Ndërkohë Freuler do të bëjë kalimin nga Atalanta për rreth 10 milionë euro.

freuler

13/08/2022 08:40-Parades mbetet prioritet i Juventusit, por duhet të largohet Rabiot

Leandro Paredes mbetet objektiv primar për Juvntusin, por njëherë duhet që Adrien Rabiot të kalojë te Manchester United.

Transferimet mund të mbyllen javën e ardhshme.

13/08/2022 08:38-Bayern Munich vihet pas Havertz  

Sipas Sport1, Bayern Munich dëshiron të rikthejë Kai Havertz në Bundesligë nga Chelsea.

Reprezentuesi gjerman shihet si një lojtar ideal për sulmin e skuadrës pasi humbën Robert Lewandowskin që shkoi te Barcelona këtë verë.

Drejtuesit bavarezë e dinë se arritja e një marrëveshjeje do të ishte e vështirë për ta.

havertz

13/08/2022 08:36-Man Utd synon portierin Alex McCarthy të Southampton

Sipas The Sun, Manchester United po mendon nënshkrimin me portierin Alex McCarthy nga Southampton.

Djajtë e Kuq duan një portier të ri për të zëvendësuar Dean Henderson pas huazimit të tij në Nottingham Forest dhe e shohin McCarthy si një opsion solid.

torwart alex mccarthy southampton 1538664079 18089

13/08/2022 08:33-Soumare drejt Monacos

Boubakary Soumare pritet të largohet nga Leicester për të kaluar te Monaco. Këtë e ka pranuar edhe trajneri Brendan Rodges.

13/08/2022 08:31-Perr Schuurs drejt Torinos

Perr Schuurs ka marrëveshje personale me Torino. Tani klubi italian po negocion me Ajaxin.

Mund të mjaftojnë 9 milionë euro që mbrojtësi holandez të kalojë në Serie A.

13/08/2022 08:27-Napoli vazhdon punën: Ndombele dhe Navas mund të vijnë, Ruiz do të shitet

Napoli ka rënë dakord për një marrëveshje huazimi me Tottenhamin për Tanguy Ndombele, ndërsa tani janë duke punuar për të rënë dakord për kushtet personale me mesfushorin.

Ndërsa Gianluca Di Marzio shkruan se si drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli vizitoi Parisin për të rënë dakord për një marrëveshje të dyfishtë me Paris Saint-Germain.

Napoli po kërkon të shesë Fabian Ruiz te gjigantët e Ligue 1 dhe të marrë portierin Keylor Navas .

13/08/2022 08:06-Pellegrini kalon te Eintracht Frankfurt

Luca Pellegrini është bashkuar zyrtarisht me Eintracht Frankfurtin si huazimi nga Juventusi.

Mbrojtësi 23-vjeçar italian bëri 21 paraqitje sezonin e kaluar, duke luftuar për njw vend me Alex Sandro në formacionin startues.

12/08/2022 23:40-Zyrtare: Tomori vazhdon kontratën me Milanin

Screenshot 10 16

Fikayo Tomori ishte sonte në selinë e Milanit dhe nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me klubin kampion.

Qendërmbrojtësi anglez 24-vjeçar u bë lojtar kryesor për Stefano Pioli pas ardhjes së tij nga Chelsea në janar 2021, dhe luajti një rol të rëndësishëm në ecurinë e tyre drejt Scudettos sezonin e kaluar, duke e mbajtur mbrojtjen mirë.

Lexo lajmin....

12/08/2022 23:19-Napoli, gjithçka e kryer për ardhjen e Simeones

Sipas SkySport, Napoli ka arritur një marrëveshje me Hellas Veronën për sulmuesin Giovanni Simeone në formë të huazimit.

FZ WKLZXgAEm cP Foto montazh

12/08/2022 22:16-Willian mund të kthehet në Evropë

Willian që ka luajtur te Arsenal dhe Chelsea, mund të kthehet në Evropë, pasi ka lënë Corinthiansin.

12/08/2022 22:15-Zyrtare: Newcastle nënshkruan me Jude Smith

Newcastle ka përforcuar portën me portierin Jude Smith.

12/08/2022 22:07-Valencia bën ofertën për Weah

L'Equipe shkruan se Valencia po punon për nënshkrimin e Timothy Weah nga Lille.

Klubi spanjoll ka bërë një ofertë për ta nënshkruar, si huazim me opsion blerje.

49809606

12/08/2022 22:02-Busquets dëshiron të luajë në MLS

Sergio Busquets planifikon të largohet nga Barcelona për t'u bashkuar me një ekip në MLS vitin e ardhshëm, sipas Matteo Moretto.

Barça shpreson të zgjasë kontratën e lojtarit, por do të largohet nga Camp Nou pas këtij kampionati që nis këtë javë.

busquets

12/08/2022 21:43-Zyrtare: Gjilani merr sulmuesin Theophilus Solomon 

Gjilani ka afruar sulmuesin Theophilus Solomon, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje për dy vite.

Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.

12/08/2022 21:29-"Rashford është i rëndësishëm për ne"

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka folur për Marcus Rashford pas raportimeve se lojtari po kërkohet nga PSG.

“Ai është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm, mund ta shihni këtë që nga dita e parë që jam këtu. Jam shumë i kënaqur me të dhe nuk dua ta humbas. Ai është sigurisht pjesë e planeve të Manchester United”.

12/08/2022 19:57-Pjanic qëndron te Barça

"Miralem Pjanic do të qëndrojë. Ai më ka bindur dhe do të qëndrojë me ne", ka thënë Xavi në konferencën për media.

12/08/2022 19:24-Rabiot te Man Utd po vazhdon

Drejtori i Manchester United, John Murtough, largohet nga Torino pas takimit me agjentin e Adrien Rabiot.

12/08/2022 17:42-Candreva mbrrinë në Salerno

Antonio Candreva finalizoi marrëveshjen me Salernitana nga Sampdoria, tashmë lojtari ka mbërritur në qytetin e Salerno.

Candreva

12/08/2022 17:26-"Tregu në aspektin e largimeve është mbyllur"

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën për media para fillimit të sezonit ka thënë se nuk do të ketë largime nga klubi zikaltër.

“Një mbrojtës do vjen për të zëvendësuar Ranocchian, ndërsa sa i përket largimeve është e mbyllur”.

12/08/2022 17:10-Petagna te Monza

Napoli konfirmon se Andrea Petagna i është bashkuar Monzas në formë huazimi me detyrimin blerje për disa kushte të caktuara.

12/08/2022 15:54-Moyes mohon interesimin për Depay

Gjatë ditës u fol se Mempis Depay mund të kalojë te West Ham nga Barcelona.

Por trajneri i 'çekanëve', David Moyes ka thënë se nuk e duan lojtarin.

12/08/2022 15:27-Guardiola konfirmon transferimin e Sergio Gomez te Man City

Pep Guardiola ka konfirmuar se Sergio Gomez do të jetë mbrojtës i ri i majtë i Manchester Cityt.

“Sergio do të jetë pjesë e ekipit të parë. Ai do të qëndrojë me skuadrën tonë dhe do të jetë me Joao Cancelo”, ka thënë Guardiola.

guardiola 1

12/08/2022 15:15-Ten Hag: Rashford qëndron te Man Utd

Marcus Rashford është lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain, por trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka refuzuar një largim të anglezit.

“Rashford është në planet tona. Ai do të qëndrojë te Manchester United”, ka thënë Ten Hag.

marcus rashford getty scaled 1

12/08/2022 14:51-Tuchel pyetet për Aubameyangun, nuk heziton ta lavdëroj sulmuesin

2022/08/aubameyang-tuchel.jpg

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur për marrëveshjen e mundshme për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang.

Chelsea janë në kërkim të transferimeve të reja në afatin kalimtar pasi duan ta përforcojnë skuadrën para nisjes së sezonit të ri.

Blutë tashmë kanë nënshkruar me Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly dhe Marc Cucurella, por nuk synojnë të ndalen.

Lajmi i plotë

12/08/2022 14:31-Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Filip Kostic

Juventus ka konfirmuar nënshkrimin e Filip Kostic nga Eintracht Frankfurt, duke zbuluar detajet financiare të marrëveshjes.

Zonja e Vjetër shtoi se Kostic i është bashkuar klubit për 12 milionë euro të pagueshme në tre vite financiare “me shtimin e kostove ndihmëse, duke përfshirë kontributin e solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s, deri në një maksimum prej 1.5 milionë euro”.

12/08/2022 14:28- Zyrtare: Enis Bardhi, lojtar i ri i Trabzonspor

2022/08/Enis-Bardhi.jpg

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka nënshkruar me kampionin e Superligës së Turqisë, Trabzonspor, pasi ka kompletuar transferimin nga Levante.

Pas një karriere të bujshme në La Liga me Levanten, Enis Bardhi do të vazhdojë karrierën në futbollin turk.

27-vjeçari i lindur në Shkup ka nënshkruar sot (e enjte) me Trabzonspor një kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Lajmi i plotë

12/08/2022 14:06-Nottingham Forest afër transferimit të Hwang Ui-Jo

Nottingham Forest është i vendosur të nënshkruajë me sulmuesin Hwang Ui-Jo.

Bordeaux thuhet se pranoi ofertën e tyre prej 4 milionë euro plus një milionë bonuse.

ui jo

12/08/2022 13:03-Klopp ka folur për mundësitë e transferimit të një mesfushori të ri te Liverpooli

2022/08/klopp.jpg

Jurgen Klopp ka thënë se nuk ka gjasa që Liverpooli të kërkojë të zgjidhë problemet e tyre të lëndimeve duke u futur në tregun e transferimeve këtë muaj.

Reds aktualisht kanë një mori lëndimesh në ekip dhe vëmendja është kthyer në skuadrën e Klopp pas barazimit zhgënjyes me Fulhamin në fundjavën hapëse të sezonit në Ligën Premier.

Mesfusha, në veçanti, ka qenë subjekt i shumë debateve, me lojtarë si Thiago Alcantara, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Curtis Jones, por Klopp ka përsëritur se Liverpool nuk do të detyrohet të bëjë një nënshkrim para mbylljes së afatit kalimtar.

Lajmi i plotë

12/08/2022 12:59-Marseille synon transferimin e Kabores

Olympique Marseille po punon për një marrëveshje për Issa Kabore nga Manchester City.

Bisedimet po përparojnë për huazimin e lojtarit, por ende nuk ka vendim nëse opsioni i blerjes do të përfshihet apo jo.

Kabore mund të jetë zëvendësuesi i Paul Lirolas pasi ai po bashkohet me Elche.

kabore

12/08/2022 12:58-Zyrtare: Caio Henrique me kontratë të re te Monaco

Caio Henrique sapo ka nënshkruar një kontratë të re me AS Monaco pas negociatave pozitive në 3 javët e fundit.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka nënshkruar deri në qershor 2027.

caio

12/08/2022 12:34-Newcastle dëshiron Pulisicin

Sipas The Athletic, Newcastle United është duke ndjek me vëmendje sulmuesin e Chelseat, Christian Pulisic.

Pulisic nuk shihet si titullar te Blutë dhe Newcaslte është i gatshëm t'i ofrojë atij një fanellë titullari për ta bindur.

Pulisic

12/08/2022 12:10-Zyrtare: Petagne transferohet te Monza

Napoli konfirmon se Andrea Petagna i është bashkuar Monzas në formë huazimi me detyriminblerje 'nën kushte të caktuara'.

“Petagna është një lojtar i ri i Monzas. Sulmuesi vjen nga Napoli në një huazim një-vjeçar me detyrimin për të blerë në kushte të caktuara”.

Monza ka paguar 2.5 milionë euro për huazimin e lojtarit deri në vitin 2023 dhe do të paguajë 10 milionë euro plus 1.5 milionë bonuse nëse ata shmangin rënien në Serie B në sezonin e tyre të parë në ligën e parë të Italisë.

petegna

12/08/2022 12:08-PSG kërcënon shtatë lojtarë duke u kërkuar largimin

2022/08/icardi-draxler.jpg

Paris Saint-Germain është i etur të largojë përfundimisht disa lojtarë këtë verë, pasi trajneri i ri Christophe Galtier vazhdon të vendosë vulën e tij në skuadrën në Parc des Princes.

Për t'i shtyrë lojtarët drejt largimit, ata kërcënojnë t'i dërgojnë të luajnë në kategorinë e pestë të futbollit francez me ekipin e tyre të dytë.

Lajmi i plotë

12/08/2022 12:03-Man Utd tentoi transferimin e Wernerit

Manchester United bëri një përpjekje në minutën e fundit për të nënshkruar me Timo Werner.

Megjithatë, gjermani u bashkua me RB Leipzig për 25 milionë funte.

werner

12/08/2022 11:50-PSG ende interesohet për Rafael Leaon

Sipas mediumit RMC Sport, PSG është ende i interesuar për nënshkrimin e Rafael Leao nga Milani.

Sulmuesi portugez vlerësohet rreth 70 milionë euro.

Leao

12/08/2022 11:38-Barcelona konsideron transferimin e Bellerinit

2022/08/bellerin-1.jpg

Klubi nga La Liga, Barcelona thuhet se po konsideron transferimin e mbrojtësit Hector Bellerin nga Arsenali.

Barcelona ka transferuar tashmë emra të njohur si Robert Leëandoëski, Raphinha, Jules Kounde, Franck Kessie dhe Andreas Christensen, teksa ka nënshkruar gjithashtu kontratë të re edhe me Ousmane Dembele.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk duan të ndalen në këtë afat kalimtar të verës dhe synojnë edhe transferime tjera për t’i dhënë Xavit një ekip sa më konkurrues për të gjithë trofetë.

Një repart që drejtuesit katalunas dhe trajneri Xavi synojnë ta përforcojnë padyshim se është krahu i djathtë i mbrojtjes, për të cilin tashmë kanë një emër në listë.

Lajmi i plotë

12/08/2022 11:21-Man Utd i tregon PSG-së se Rashford nuk është në shitje

2022/08/rashford-1.jpg

Paris Saint-Germain ka shprehur interesimin për transferimin e Marcus Rashford, por Manchester Unitedi thuhet se ka lajmëruar se sulmuesi nuk është në shitje.

Skuadra franceze po kërkon të nënshkruajë një sulmues përpara mbylljes së afatit kalimtar dhe e ka bërë Rashford një nga objektivat e tyre kryesorë.

Por, burimet i kanë thënë mediumit të njohur ESPN se Unitedi nuk e ka ndërmend të hyjë në negociata apo të pres oferta.

Lajmi i plotë

12/08/2022 11:06-Dennis pritet të transferohet te Nottingham Forest

Emmanuel Dennis do t'i bashkohet Nottingham Forestit në ditët në vijim.

Sulmuesi pritet t'i kushtojë klubit anglez 17 milionë euro plus bonuse.

dennis

12/08/2022 11:04-Tottenhami do ta blejë përfundimisht Romeron

Tottenham Hotspur do të ushtrojë opsionin e tyre për të blerë Cristian Romero për 48 milionë euro.

Lojtari argjentinas aktualisht është në huazim nga Atalanta.

romero

12/08/2022 10:30-West Ham vihet pas Memphis Depay

Sipas Footballinsider247, West Ham Unitedi është e interesuar për nënshkrimin e Memphis Depay nga Barcelona.

'Hammers' thuhet se i kanë ofruar një kontratë të mirë holandezit që mund ta shohë atë të bëhet lojtari më i paguar në klub.

depay 1

12/08/2022 10:08-Rashford dëshiron të qëndrojë te Man Utd

Sipas ESPN, Marcus Rashford do të vazhdojë te Manchester Unitedi pavarësisht interesimit të Paris Saint-Germain për sulmuesin anglez.

Më herët u raportua se klubi francez po planifikon të sjellë Rashfordin në Francë, por Unitedi nuk është gati të lërë lojtarin.

rashford

12/08/2022 09:51-Milani 'blindon' Tomorin

Milani dhe Fikayo Tomori kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Tomori do të nënshkruajë së shpejti një kontratë të re 5-vjeçare.

Tomori

12/08/2022 09:08-Tierney bëhet objektiv i Man Cityt

Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Tierney ka përfunduar në radarin e Manchester Cityt.

Skocezi është ndër emrat në listën e ngushtë të Cityt për opsionet e tyre për krahun e majtë të mbrojtjes.

tierney

12/08/2022 09:04-Paredes ka marrëveshje me Juventusin

Leandro Paredes dhe Juventusi janë pajtuar për kushtet personale.

Argjentinasi tani është duke pritur për një marrëveshje mes PSG-së dhe klubit italian për një tarifë transferimi.

Paredes

12/08/2022 08:52-Empoli e do Ampadun

Empoli është ende i etur për të nënshkruar me Ethan Ampadu si huazim nga Chelsea.

Bisedimet, negociatat për pagën dhe më shumë janë veçse duke ndodhur mes palëve.

Ampadu do të marrë një vendim për të ardhmen e tij në ditët në vijim.

ampadu

12/08/2022 08:40-Freuler pritet të prezantohet sot te Nottingham Forest

Deklarata zyrtare pritet sot të vijë për Remo Freuler si lojtar i ri i Nottingham Forest.

Mesfushori i Atalantas gjendet tashmë është në Angli, pasi ka marrëveshje personale dhe mes klubeve.

Shifrat e transferimit: 9 milionë euro plus bonuse.

Remo Freuler

12/08/2022 08:34-Fabian Ruiz konfirmon synimin për t'u transferuar te PSG

Fabian Ruiz ka konfirmuar synimin e tij për të nënshkruar me Paris Saint-Germain.

Spanjolli është pajtuar për një kontratë pesëvjeçare dhe bisedimet po përparojnë mirë me Napolin.

fabian ruiz

12/08/2022 08:26-Icardi në radarin e Unitedit dhe Galatasarayt

Sipas TyCSports, Mauro Icardi është në radarin e Manchester Unitedit dhe Galatasarayt.

Gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara është kontaktuar nga klubet.

Mauro Icardi

11/08/2022 23:38-Juve refuzon Icardin, Depay prioritet

Juventusi është përpjekur ta ofrojë Moise Kean si shkëmbim me Luis Muriel, por është refuzuar nga Atalanta, në ndërkohë raportohet se Zonja e Vjetër e ka refuzuar arritjen e Mauro Icardit nga Paris Saint-Germaini.

Memphis Depay mbetet opsioni i parë i Bianconerëve dhe lojtari po përpiqet ta ndërpresë kontratën me Barcelonën dhe të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin italian nga e cila do të përfitojë pesë milionë euro në sezon.

11/08/2022 23:35-Juve planifikon ta rrëmbejë Simeonen nga duart e Napolit

Sky Sport Italia njofton se Juventusi është i gatshëm ta rrëmbejë Giovanni Simeone, vetëm disa orë pasi lojtari i Hellas Veronas ka arritur marrëveshje për të kaluar te Napoli.

11/08/2022 22:29-Zyrtare: Kalimuendo kalon te Rennes

Arnaud Kalimuendo ka kaluar nga PSG te Rennes.

Çmimi i paguar është 25 milionë euro dhe 5 milionë euro bonuse.

FZ6ArVUWQAAvhVT scaled

11/08/2022 22:28-Rabiot kërkon rritje rroge që të shkojë te Unitedi

Juventusi është duke pritur me ankth që Manchester Unitedi të arrijë marrëveshje për kushtet personale të Adrien Rabiot, në mënyrë që ta marrë Leandro Paredesin nga Paris Saint-Germaini.

Megjithatë, mesfushori francez dëshiron rritje rroge për të shkuar në Old Trafford.

Sipas Sport Mediaset, kërkesa është së paku 7.5 milionë euro në sezon, derisa te Juve përfiton shtatë milionë euro.

11/08/2022 22:04-Andrea Pinamonti do bartë numrin 9 te Sassuolo

Lojtari erdhi te Sassuolo nga Interi për 20 milionë euro.

11/08/2022 21:33-Leandro Paredes ka arritur marrëveshje me Juventusin

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventusi tashmë ka kontaktuar me argjentinasin, i cili do të pranonte kushtet e klubit italian dhe po pret që PSG dhe Juventus të arrijnë një mirëkuptim.

Negociatat janë në vazhdim. Klubi italian dëshiron të shesë të paktën një lojtar nga Adrien Rabiot dhe Arthur Melo përpara se të nënshkruajë mesfushorin.

Leandro Paredes

11/08/2022 21:26-Sipas jush, kush do të triumfojë në La Liga?

11/08/2022 21:23-Sipas jush, kush është favorit të fitojë Serie A?

Formacionet e mundshme të ekipeve të mëdha për xhiron e parë, lexo lajmin e plotë.

11/08/2022 19:35-CR7 të rikthet te Real Madridi?

Një tifoz i kërkoi presidentit Florentino Perez të rikthej Cristiano Ronaldon te Real Madridi, përgjigjja e të parit të Los Blancos ishte: "Prapë? Ai është 38 vjeçar".

11/08/2022 19:31-PSG mendon për Rashfordin

Sipas L'Equipe, PSG po synon të transferojë Marcus Rashford dhe diskutimet po përparojnë pozitivisht.

Anglezit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e Manchester Unitedit

11/08/2022 19:29-Eintracht Frankfurt nuk heq dorë për Dina-Ebimbe

Eintracht Frankfurt ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me Eric Junior Dina-Ebimbe dhe tani po negocion me PSG-në për tarifën e transferimit.

FZ5PjCGXkAILDdI

11/08/2022 17:24-Enis Bardhi arrin në Turqi, gati kalimi te Trabzonspor

Enis Bardhi, ka mbërritur në qytetin veriperëndimor turk Trabzon për të zhvilluar për të mbyllur transferimin e tij te Trabzonspor.

Mesfushori shqiptar që ka luajtur te Levante, do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë.

11/08/2022 17:08-Zyrtare: Torino ka nënshkruar me Vlasic dhe Miranchuk

Torino ka nënshkruar zyrtarisht me Nikola Vlasic nga West Ham United dhe Aleksey Miranchuk nga Atalanta.

Dyshja kryen testet e tyre mjekësore dhe nënshkruan kontratat me klubin e Serie A.

Vlasic KA një kosto prej 15 milionë euro plus 3 milionë euro shtesë, ndërsa klauzola e Miranchuk vlen 12 milionë euro.

11/08/2022 16:40-Etienne Tare kalon te Rapid Vjena

Etienne Tare mbylli aventurën me Lazion U19 dhe është transferuar në Austri.

Djali i Igli Tares, ish-sulmuesit të Kombëtares dhe drejtorit sportiv të Lazios, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Rapid Vjenën.

11/08/2022 15:51-Atalanta rivalizon Nottingham Forestin në garë për të nënshkruar me Emerson

Sipas Evening Standard, Atalanta ka treguar interes për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të Chelseat, Emerson Palmieri.

Nottingham Forest ka pyetur gjithashtu për mbrojtësin pas një huazimi mbresëlënës në Lyon sezonin e kaluar.

emerson palmieri

11/08/2022 15:44-Napoli afër tranferimit të Keylor Navas

Portieri i Paris Saint-Germain, Keylor Navas pritet të vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Napoli është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Navas.

navas

11/08/2022 15:37-Christensen dhe Kessie të qetë pavarësisht zërave për largim nga Barcelona

2022/08/christensen-kessie.jpg

Andreas Christensen dhe Franck Kessie janë të dy të qetë dhe të relaksuar pavarësisht nga problemet e Barcelonës në regjistrimin e tyre për sezonin e ri të La Ligës.

Barcelona nënshkroi të dy lojtarët në fillim të kësaj vere si transferime të lira, me Christensen që u bashkua nga Chelsea pas skadimit të kontratës së tij në Stamford Bridge ndërsa Kessie u bashkua nga Milani pasi kontrata e tij në San Siro mbaroi.

Por, për shkak të situatës financiare të Barcelonës asnjëri prej tyre nuk është i regjistruar ende. Dhe këta dy lojtarë nuk janë të vetmit në këtë situatë.

Lajmi i plotë

11/08/2022 15:28-Laird pritet të huazohet te QPR

QPR po mbyll marrëveshjen me Manchester Unitedin për talentin Ethan Laird.

Marrëveshja pritet të jetë huazim deri në qershor të 2023, pasi marrëveshja me Watford u rrëzua javën e kaluar.

laird

11/08/2022 15:23-Rodgers: Asnjë propozim i ri për Fofanan

Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers ka folur për situatën e mbrojtësit Wesley Fofana.

“Nuk ka pasur asnjë propozim të ri për Wesley Fofana këtë javë”.

“Kishte dy nga Chelsea, por asnjëra nuk iu afrua vlerësimit”, ka thënë Rodgers.

fofana 4

11/08/2022 15:07-Simeone te Napoli, e kryer

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Napoli dhe Hellas Verona kanë arritur marrëveshje të plotë për transferimin e sulmuesit Giovanni Simeone.

Simeone pritet të nënshkruajë së shpejti kontratën me Napolin.

Marrëveshja është huazim për rreth 3.5 milionë euro, me opsion blerje prej 12 milionë eurosh.

Simeone 3

11/08/2022 14:51-Napoli dhe Villarreali fitojnë terren në garën për Ndombelen

Napoli dhe Villarreali po ecin përpara me planet për të nënshkruar me Tanguy Ndombele në huazim nga Tottenham.

AC Milan, Real Betis, Everton, Aston Villa dhe Nottingham Forest janë gjithashtu të interesuar, por bisedimet janë më pak të avancuara me këto klube.

ndombele

11/08/2022 14:42-Real Madridi arrin marrëveshje me me Leverkusenin për Bravon

Sipas gazetës Marca, Real Madrid ka arritur një marrëveshje në parim me Bayer Leverkusen për transferimin e talentit Iker Bravo.

Sulmuesi 17-vjeçar do t'i bashkohet Castillas së Raulit në një huazim për një sezon me opsion blerjeje prej 7 milionë euro plus bonuse.

bravo

11/08/2022 14:37-Man City vihet pas Renan Lodit

Sipas The Telegraph, Manchester City është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë Renan Lodi nga Atletico Madrid.

Pas largimit të Oleksandr Zinchenko në Arsenal, City po shikon opsionet për të forcuar atë pozicion dhe Lodi ka përfunduar në radarin e tyre.

Renan Lodi

11/08/2022 14:28-Galtier konfirmon se PSG do të nënshkruaj me një sulmues të ri dhe do t’i largojë dy të tjerë

2022/08/Galtier.jpg

Menaxheri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar se klubi francez do të nënshkruaj me një klub të ri, pasi pritet të largojë dy lojtarë.

PSG vazhdon të mbetet njëri nga klubet më aktive në futbollin evropian, pasi ka transferuar disa lojtarë, përveç trajnerit të ri Galtier.

Megjithatë, edhe përkundër transferimeve si Vitinha, Renato Sanches, Hugo Eketike dhe Nordi Mukiele, PSG nuk synon ta ndalet.

Lajmi i plotë

11/08/2022 14:16-Zyrtare: Elliot rinovon kontratën me Liverpoolin

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin Harvey Elliott.

"Jemi të lumtur të njoftojmë se Harvey Elliott ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin!", thuhet në njoftim.

11/08/2022 13:12-Juve është gati t'i ofrojë Depayt kontratë dyvjeçare

Sipas Sky Sports, Juventusi ka rënë dakord për kushtet me Memphis Depay dhe është gati t'i ofrojë atij një kontratë dyvjeçare.

Sulmuesi holandez ka vetëm një vit në kontratën e tij dhe është i etur të largohet nga Camp Nou.

Depay 3

11/08/2022 12:59-Zyrtare: Pablo Mari, lojtar i ri i Monza

Monza ka depozituar zyrtarisht kontratën e Pablo Mari në Lega Serie A.

Klubi italian ka konfirmuar ardhjen e spanjollit si huazim nga Arsenali.

Pablo Mari monza scaled

11/08/2022 12:47-Ziyech kërkon largimin nga Chelsea, pas interesimit të Milanit

2022/08/ziyech.jpg

Sulmuesi maroken, Hakim Ziyech mbetet i frustruar me situatën e tij te Chelsea dhe dëshiron të largohet.

Ziyech, i cili nuk është zgjedhja e parë nën menaxherin Thomas Tuchel, nuk dëshiron të qëndrojë në klub përtej këtij afati kalimtar.

Chelsea është i zënë me transferimet e ardhshme, pasi synon Pierre-Emerick Aubameyang dhe Frenkie de Jong nga Barcelona.

Lajmi i plotë

11/08/2022 12:38-Willian anulon kontratën me Corinthians

Ish-mesfushori i Chelseat dhe Arsenalit, Willian ka ndërprerë kontratën e tij me Corinthians me pëlqim reciprok.

Veterani brazilian është në bisedime për një rikthim në Londër, por kësaj radhe te Fulhami.

willian 2

11/08/2022 12:08-Zyrtare: Napoli transferon portierin Sirigu

Napoli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit italian, Salvatore Sirigu.

"Mirësevjen Salvatore", ka shkruar në postimin e Napolit në faqen zyrtare.

11/08/2022 12:00-Juve kërkon ta largojë sulmuesin Kean

Sipas Footmercato, Juventusi po kërkon të heqë qafe Moise Kean dhe i ka ofruar sulmuesit francezëve të Nice.

Lojtari aktualisht është në një huazim dy-vjeçar me ekipin e Serie A nga Evertoni dhe ka një klauzolë të detyrueshme blerjeje në kontratën e tij prej 28 milionë euro.

newFile

11/08/2022 10:56-Simakan, alternativë e Skriniar për PSG-në

Sipas gazetës L'Equipe, Paris Saint-Germain mund t'i drejtohet RB Leipzig për Mohamed Simakan.

Megjithatë, tentimi i transferimit të tij do të bëhet vetëm nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Milan Skriniar nga Interi.

simakan

11/08/2022 10:06-PSG në kontakte të reja me Napolin për Fabian Ruiz

Kontakte të reja direkte janë planifikuar për Fabian Ruiz, mes Napolit dhe Paris Saint-Germain.

PSG ka marrëveshje të plotë me lojtarin dhe ai nuk do ta zgjasë kontratën, kështu që konsiderohet çështje kohe transferimi i tij.

PSG dhe Napoli janë ende duke diskutuar për tarifën përfundimtare, ndërsa pjesë e negociatave është edhe Keylor Navas.

ruiz

11/08/2022 10:00-Chelsea i gatshëm të nënshkruajë me Aubameyang dhe De Jong nëse Barcelona pranon

2022/08/de-jong-auba-1.jpg

Chelsea është i gatshëm të nënshkruajë me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang dhe mesfushorin Frenkie De Jong, nëse Barcelona pranon të shesë dyshen.

Aubameyang u largua nga Arsenali për te Barça në janar të këtij viti, ndërsa De Jong aktualisht është në një mosmarrëveshje me klubin për pagat e shtyra.

Manchester United është përpjekur të nënshkruajë me De Jong gjatë gjithë verës, por ndryshe nga Djajtë e Kuq, Chelsea mund të ofrojë futboll të Ligës së Kampionëve.

Lajmi i plotë

11/08/2022 09:03-Marseille pas Baillyt

Pas nënshkrimit të Aleix Sanchez, Marseille synon të transferojë edhe një emër tjetër të njohur.

Sipas gazetës L'Equipe, Marseille ka kthyer vëmendjen te nënshkrimi i Eric Bailly nga Manchester United.

Eric Bailly

11/08/2022 08:58-Man City synon transferimin e Guerreiros

2022/08/guerreiro.jpg

Manchester City po tregon interes për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Borussia Dortmundit, Raphael Guerreiro.

Pozicioni i mbrojtësit të majtë është një problem kyç për trajnerin Pep Guardiola në sezonin e ri.

City e shiti Oleksandr Zinchenko te Arsenal, ndërkohë që Chelsea e fitoi garën për nënshkrimin e Marc Cucurella nga Brighton.

Lajmi i plotë

11/08/2022 08:52-Chelsea po punon për tri transferime

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Chelsea po punon për shumë marrëveshje të ndryshme.

Bisedimet me ndërmjetësit për transferimin e Wesley Fofana nga Leicester City, për Pierre Aubameyang dhe pritet një ofertë e re për talentin e Interit, Cesare Casadei.

Për Fofana, Chelsea është refuzuar dy herë, për Casadei një herë, ndërsa për 'Auba"-n ende nuk ka dërguar ofertë konkrete.

boehly tuchel

11/08/2022 08:45-Bamba Dieng pritet të largohet nga Marseille

Bamba Dieng do të largohet së shpejti nga Olympique Marseille.

Çmimi do të jetë rreth 15 milionë euro dhe më shumë se dy klube të Ligës Premier janë të prirur ta nënshkruajnë atë si talent për të tashmen dhe të ardhmen.

Bisedimet e Marseille do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të gjetur një zgjidhje.

Bamba Dieng

11/08/2022 08:35-Evertoni refuzon ofertën e West Hamit për huazimin e Michael Keane

Sipas The Sun, West Hami dëshironte të sillte mbrojtësin Michael Keane në Londër  për një periudhë huazimi një sezon, por Evertoni e ka refuzuar atë.

Fulham është gjithashtu i interesuar për mbrojtësin anglez, por Toffees nuk janë të interesuar ta lënë atë të largohet pas lëndimeve të Ben Godfrey dhe Yerry Mina.

keane2

11/08/2022 08:20-Crystal Palace kërkon transferimin e Ilaix Moriba

Crystal Palace po përpiqet të rrëmbejë transferimin e mesfushorit Ilaix Moriba.

Valencia shpreson të nënshkruajë me ish-yllin e Barcelonës, por ata e shohin marrëveshjen si të komplikuar.

Ka edhe pretendentë të tjerë për nënshkrimin e Moribës.

Ilaix Moriba 1

11/08/2022 08:19-Nottingham Forest afër nënshkrimit me Freuler

Nottingham Forest i është afruar nënshkrimit të mesfushorit Remo Freuler nga Atalanta.

Tarifa e transferimit do të jetë rreth 9 milionë euro dhe kalimi është afër përfundimit.

Freuler thuhet se dëshiron me ngulm kalimin te Nottingham Forest.

freuler 1

11/08/2022 08:13-Kalimuendo i bashkohet Rennes

Arnaud Kalimuendo do t'i bashkohet Rennes në një marrëveshje të përhershme nga Paris Saint-Germain.

Tarifa e transferimit do të jetë afër 25 milionë euro.

Testet mjekësore pritet të zhvillohen sot dhe zyrtarizimi gjatë ditës.

Kalimuendo

10/08/2022 23:27-Sergio Gomez te Man City

Sergio Gomez mund të konsiderohet lojtar i i Man Cityt, pasi kalimi i tij nga Anderlecht vetëm se është mbyllur.

Ai do të huazohet te Girona.

10/08/2022 23:26-Destiny Odogie zbarkon në Londër për testet mjekësore te Tottenham

Destiny Odogie i Udinese ka zbarkuar në Londër për testet mjekësore te Tottenham.

Mbrojtësi do të nënshkruajë, pastaj do të huazohet te Udinese edhe për një vit.

10/08/2022 23:20-Man City kthen vëmendjen nga Guerreiro

Manchester Cityt pritet të bëjë ofertë për mbrojtësin e majtë të Borussia Dortmund, Raphael Guerreiro.

10/08/2022 22:21-Arsenal interesohet për Yeremi Pino

Arsenal ka shfaqur interesim për yllin e ri të Villarreal, Yeremi Pino.

Pino shihet si një nga talentët më të mirë në Evropë, ndërsa tani ka marrë edhe përvojë me Villarreal. Ai ka 77 paraqitje me klubin pa i mbushur 20 vjet.

610df4a579

10/08/2022 22:19-Aguero: Bernardo do të ishte lojtar kyç te Barcelona

Sergio Aguero beson që Bernardo Silva nëse do të bënte lëvizjen e tij drejt Barcelonës, do të ishte lojtar kyç për Xavin.

Portugezi është lojtar që është duke u folur më së shumti për të te Barcelona.

2523658 52371870 2560 1440

10/08/2022 22:16-Zyrtare: Brentford nënshkruan me Damsgaard

Talenti i madh danez Mikkel Damsgaard ka kaluar nga Sampdoria te Brentford.

10/08/2022 19:32-Zyrtare: Dragowski te Spezia

Bartlomiej Dragowski ka kaluar te Spezia nga Fiorentina.

Portieri ka nënshkruar deri në vitin 2025.

FZzzdsSX0AAKCUQ

10/08/2022 19:31-Zyrtare: Kiko Casilla kalon te Getafe

Portieri spanjoll, Kika Casilla do ta vazhdojë karrierën te Getafe në La Liga.

Ai tri vitet e fundit ishte te Leeds United.

10/08/2022 19:15-Zyrtare: Malang Sarr te Monaco

Malang Sarr ka kaluar te Monaco nga Chelsea.

10/08/2022 19:11-Zyrtare: Çendrim Kameraj lojtar i Dukagjinit

Mesfushori Çendrim Kameraj vjen nga liga e dytë zvicerane. Ai sezonin e kaluar është paraqitur te klubi SC Kriens.

Çendrimi dikur ka qenë pjesë e grup-moshave të Juventusit, ka zhvilluar ndeshje edhe me grup-moshat e Zvicrës, për të kaluar më pas edhe te Kosova U21, ku ishte grumbulluar dy herë.

10/08/2022 18:56-Chelsea thuhet ta ketë fituar garën për De Jong

Raportohet se Chelsea e ka fituar garën për transferimin e Frenkie De Jong dhe është pranë arritjes së marrëveshjes me Barcelonën në vlerë prej 67.7 milionë funte (80 milionë euro).

10/08/2022 17:34-Zyrtare: Fagioli vazhdon kontratën me Juventusin

Juventusi ia  ka zgjatur zyrtarisht kontratën Nicolò Fagiolin deri në vitin 2026.

Ai mund të startojë këtë fundjavë në Serie A kundër Sassuolos .

21-vjeçari është një produkt i akademisë së tyre të të rinjve dhe ka qenë në klub që nga viti 2015.

Fagioli Juventus IMAGE

10/08/2022 16:35-Jose Mourinho bllokoi kalimin e Nicolo Zaniolos te Tottenham

Corriere dello Sport shkruan se Tottenham kishte rënë dakord për të blerë Nicolò Zaniolo, por Jose Mourinho u fut në mes dhe bllokoi kalimin e italianit në Angli.

Tottenham kishte arritur një marrëveshje me Romën të enjten e kaluar për të marrë Zaniolo në huazim me detyrim blerje për 50 milionë euro.

Lexo lajmin e plotë...

Jose Mourinho Nicolo Zaniolo

10/08/2022 16:28-Miranchuk te Torino

Torino ka rënë dakord për huazim me opsion blerjeje për mesfushorin e Atalantas , Aleksei Miranchuk.

Reprezentuesi rus ka qenë subjekt i bisedimeve gjatë gjithë verës mes klubeve.

Screenshot 3 26

10/08/2022 16:22-Newcastle dhe Villarreal në garë për Ndombelen

Newcastle United dhe Villarrealit janë në garë për nënshkrimin e Tanguy Ndombele, sipas Media Foot.

Tottenham e vlerëson lojtarin në rreth 50 milionë euro që do të thotë se Newcastle është e avantazhuar.

r957270  16 9

10/08/2022 16:19-Tuchel e do me çdo kusht Aubameynagun

Thomas Tuchel po i kërkon Toddy Boehly me çdo kusht sulmuesin Pierre Aubameyang - por Barcelona ende nuk ka marr ofertë.

10/08/2022 16:16-Newcastle po përgatitet të bëjë ofertë për Ramosin

Newcastle United është i interesuar për nënshkrimin e Goncalo Ramos nga Benfica, shkruan Sky Sports.

Sulmuesi 21-vjeçar duhet të kushtojë rreth 30 milionë euro.

Screenshot 1 32

10/08/2022 15:16-Rennes afër transferimit të Kalimuendos

Rennes tani është vendosur të nënshkruajë me Arnaud Kalimuendo, siç raportohet nga L'Equipe. Asnjë ofertë nga Leeds - ai po i bashkohet Rennes nga PSG, detajet dhe testet mjekësore në pritje.

Kalimuendo do të nënshkruajë për pesë vjet, PSG do të marrë rreth 24/25 milionë euro për t'u riinvestuar në Fabian Ruiz.

10/08/2022 15:15-Ende nuk ka lëvizje konkrete mes Matas dhe Leeds United

Nuk ka asgjë të rënë dakord mes Juan Matas dhe Leeds, pavarësisht thashethemeve. Ai vlerësohet si person korrekt në aspektin profesional, por nuk ka bisedime të vazhdueshme siç qëndrojnë gjërat.

Gjithashtu, zërat për Real Oviedon janë të ekzagjeruar- Mata do të marrë një vendim për të ardhmen së shpejti.

10/08/2022 15:12-Chelsea po nxiton në transferimin e Aubameyangut

Thomas Tuchel dhe Todd Boehly po nxitojnë për të nënshkruar me Pierre Aubameyang pasi ai konsiderohet sulmues perfekt - por Barcelona nuk ka marrë ende propozim zyrtar.

Chelsea po konsideron Auban si një opsion siç u zbulua javën e kaluar.

10/08/2022 15:09-Rabiot kërkon kontratë trevjeçare nga Man Utd

Adrien Rabiot thuhet se po kërkon një kontratë tre-vjeçare nga Manchester Unitedi dhe drejtori i futbollit John Murtough ka fluturuar në Francë për t’u përpjekur për të rënë dakord për një marrëveshje.

Djajtë e Kuq po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre këtë verë pas një ndeshjeje hapëse turpëruese kundër Brighton, ku humbën me rezultat 2-0.

Lajmi i plotë>>>

rabiot 2

10/08/2022 14:15-Sarr mund të quhet lojtar i Monacos

Përfunduan testet mjekësore për Malang Sarr, ai tani do të prezantohet si lojtar i ri i Monacos në huazim me klauzolë rreth 15 milionë euro që mund të bëhet e detyrueshme.

Chelsea dhe Monaco po përgatisin dokumente dhe kontrata sot.

10/08/2022 13:44-Kush do të fitojë La Liga në sezonin 2022/23?

Për dallim nga sezoni i kaluar, ky sezon në La Liga duket se do të ketë rivalitet më të madh për titull pasi Barcelona ka bërë shumë transferime, ndërsa Real Madridi ka ruajtur bazën e ekipit.

10/08/2022 13:41-Asnjë ofertë nga Arsenali për Tonalin

Në orët e fundit në Angli kishte shumë thashetheme për një ofertë të supozuar rreth 50 milionë euro të Arsenalit për Sandro Tonalin. Por, siç raportohet nga Il Corriere dello Sport, Milani nuk ka marrë asnjëherë ofertë të tillë dhe lojtari nuk ka ndërmend të ndryshojë ekip.

Ai dëshiron të vazhdojë me Milanin dhe të jetë një ikonë e klubit. Por, për të shmangur çdo rrezik, klubi po punon për një rinovimin e kontratës deri në vitin 2027 dhe një ngritje rroge, sidomos pas sezonit të kaluar që përfundoi me titullin e ligës, ku Tonali luajti një rol themelor.

Tonali 1

10/08/2022 13:27-Kush do të fitojë Serie A në sezonin 2022/23?

Edhe pse ende kemi shumë në tregun e transferimeve, tashmë klubet e Serie A kanë ekipet bazë për të konkurruar për titull, sipas jush kush është më favoritë për të triumfuar në këtë sezon?

10/08/2022 12:21-Palmieri dhe Ampadu priten të largohen nga Chelsea gjatë kësaj jave ose javën e ardhshme

Nottingham Forest pyeti për Emerson Palmierin këtë javë me Juventusin gati për të lëvizur nëse Alex Sandro largohet.

Empoli janë të etur për një marrëveshje huazimi një sezon për Ethan Ampadu.

10/08/2022 12:20-Ziyech e do largimin nga Chelsea

Hakim Ziyech ende po përpiqet të shtyjë për një largim nga Chelsea pavarësisht largimit të Werner dhe Lukaku.

Ai është i frustruar me shpejtësinë e afrimit të Milanit dhe është gjithnjë e më i gatshëm të marrë oferta nga gjetkë.

10/08/2022 12:18-Tomori me kontratë të re te Milani

Milani tani është duke mbyllur marrëveshjen e re të Fikayo Tomorit. Negociatat janë duke u zhvilluar që nga qershori dhe do të ketë një kontakt të ri edhe sot për të përfunduar kontratën.

Tomori dëshiron të qëndrojë, Milani dëshiron ta mbajë atë si lojtar kyç. Asnjë problem.

10/08/2022 11:57-Chelsea afër marrëveshjes me Barcelonën për De Jong

Chelsea është shumë afër marrëveshjes me Barcelonën për transferimin e Frenkie de Jong.

Ata do të paguajnë 80 milionë euro plus shtesat. Megjithatë, lojtari ende refuzon të largohet dhe Barça pranon që lojtari ka një kontratë të nënshkruar dhe ka kontrollin e plotë të situatës.

10/08/2022 11:32-Zyrtare: Liridon Krasniqi nënshkruan me Khon Kaen United FC

Liridon Krasniqi do ta nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike, pasi ka nënshkruar për skuadrën nga Tajlanda, Khon Kaen United FC.

Mesfushori nga Kosova prej vitesh është bartur në futbollin aziatik ku ka arritur suksese shumë të mëdha në karrierën e tij.

Lajmi i plotë>>>

Liridon Krasniqi

10/08/2022 10:35-De Jong me padi ndaj Barcelonës

Frenkie de Jong është jashtëzakonisht i zemëruar me Barcelonën.

Ai mendon se është viktimë e një fushate të planifikuar shpifjeje në media.

Avokatët e tij kanë kontaktuar AFE, FIFpro dhe La Liga për të denoncuar klubin për trajtimin e tyre ndaj holandezit.

10/08/2022 10:31-11 lojtarët që lidheshin me një kalim te United, pas humbjes ndaj Brightonit

Lojtarët të cilët janë lidhur me një kalim te Man United që nga humbja ndaj Brighton:

♦ Cody Gakpo
♦ Marko Arnautovic (i refuzuar tashmë)
♦ Alvaro Morata
♦ Sasa Kalajdzic
♦ Adrien Rabiot
♦ Sergej Milinkovic-Savic
♦ Ismaila Sarr
♦ Frenkie De Jong
♦ Fabian Ruiz
♦ Sergino Dest
♦ Pierre-Emerick Aubameyang.

10/08/2022 10:29-Liverpooli mendon të sfidojë Arsenalin për mesfushorin Tielemans

2022/08/tielemans.jpg

Liverpooli i goditur nga lëndimet po shqyrton një lëvizje për mesfushorin e Leicester City, Youri Tielemans, i cili pëlqehet shumë edhe nga Arsenali.

Thiago Alcantara iu bashkua Alex Oxlade-Chamberlain në listën e lojtarëve me lëndime afatgjata në mesfushën e Liverpoolit, duke ndryshuar mendimin e Reds për afatin kalimtar të verës.

Reds tani po mbështeten për të nënshkruar me një lojtar tjetër në atë pozicion për t'i ofruar më shumë thellësi dhe cilësi asaj zona e fushës për Jurgen Klopp.

Lajmi i plotë

10/08/2022 10:26-Nico është i Valencias - Gattuso ishte kyç në bisedime

Nico do të prezantohet së shpejti si lojtar i ri i Valencias. Marrëveshje e plotë me Barcelonën pasi Gennaro Gattuso e ka telefonuar tashmë Nicon për të shpjeguar projektin dhe ka garantuar kohën e lojës.

Valencia bisedon për Bryan Gil, por ende nuk ka dritë jeshile nga Tottenham, garë e hapur.

10/08/2022 10:25-Monza po e kompleton transferimin e Pablo Mari

Arsenali është gati të përfundojë një tjetër largim pas Lucas Torreira. Pablo Mari largohet nga klubi dhe i bashkohet skuadrës italiane të Serisë A, Monza, marrëveshja e plotë tani është arritur - ka përfunduar.

Pablo Mari largohet në marrëveshje huazimi me detyrimin për të blerë nëse Monza do të mbetet në Serie A.

10/08/2022 10:24-Depay afër kalimit te Juventusi

Juventusi dëshiron të jetë i shpejtë në marrëveshjen me Memphis Depay. Asnjë interesim nga Tottenhami, asnjë shans për klubet turke.

Juve po udhëheq garën duke diskutuar një marrëveshje dyvjeçare me avokatët e Memphis.

Depay do të pranojë ndërprerjen e kontratës me Barçën vetëm kur të jetë i kënaqur me propozimin.

10/08/2022 08:45-De Jong nuk pranon ta ulë pagën edhe më tej

Nuk ka shanse që Frenkie De Jong të ulë pagën e tij te Barcelona.

Ai dëshiron të qëndrojë në klub deri në përfundimin e kontratës së tij në vitin 2026, me kushtet aktuale.

10/08/2022 08:44-City e di se Silva e do kalimin te Barcelona

Manchester City është i vetëdijshëm se Bernardo Silva dëshiron t'i bashkohet Barcelonës.

Klubi katalunas pritet të paguajë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

10/08/2022 08:41-Pique i gatshëm të luajë falas, vetëm që ta ndihmojë Barcelonën

Gerard Pique ka ofruar të luajë falas për të ndihmuar situatën financiare të Barcelonës.

Klubi refuzoi dhe i tha se do ta sillnin pagën e tij në përputhje me kufijtë e rinj të pagave, raporton Santi Gimenez.

pique busquets

10/08/2022 08:08-City po e kompleton kalimin e Gomez

Manchester City është vërtet i tunduar për të mbajtur Sergio Gomezin në ekipin e parë pasi marrëveshja me Anderlecht të përfundojë.

Tarifa rreth 15 milionë euro, bisedimet e brendshme do të zhvillohen këtë javë për të vendosur mbi opsionet e mbrojtësit të majtë. Sergio Gomez tani ka shanse të kalojë te City.

10/08/2022 08:06-Napoli dhe Villareal e duan Ndombelen

Napoli është ndër klubet e interesuara për Tanguy Ndombele. Ai është një nga opsionet në listë, ndërsa Napoli po punon për marrëveshjet me Keylor Navas, Raspadori dhe Gio Simeone.

Gjithashtu Villarreal po diskuton marrëveshjen e Ndombele me Tottenham - krahas prioritetit, Gio Lo Celso.

10/08/2022 08:05-Nice rivalizon Chelsean për Casadein

Nice janë të interesuar për Cesare Casadei. Chelsea është ende në bisedime me Interin, por Nice është gjithashtu në garë - opsioni i blerjes është pjesë e bisedimeve.

Inter nuk do të pranojë tarifën prej 8/9 milionë euro për Casadei, pasi dy oferta të Chelsea janë refuzuar.

10/08/2022 07:55-Pasher i vendosur për kalim te Red Bulls

New York Red Bulls do të nënshkruajë me anësorin kanadez Tyler Pasher, raporton 90min.

Pasher u hoq nga Houston Dynamo javën e kaluar pasi shënoi gjashtë gola dhe tre asistime në 39 ndeshje.

Kontrata e re e Pasher me Red Bulls do të zgjasë deri në fund të sezonit MLS.

Tyler Pasher

10/08/2022 07:54-"Salah dhe Hakimi më bindën të bashkohem me Romën", zbulon Wijnaldum

Georgino Wijnaldum ka zbuluar se Mohamed Salah dhe Achraf Hakimi e kanë bindur atë të bashkohet me Romën në formë huazimi nga Paris Saint-Germain këtë verë.

Wijnaldum luajti së bashku me Salah në Liverpool dhe vitin e kaluar u bashkua me Hakimin në PSG, dhe ai thotë se të dy ndikuan në vendimin e tij.

wijnaldum 1

10/08/2022 07:53-Forest pas yllit ekuadorian Estupinan

Nottingham Forest po shtyn të nënshkruajë me Pervis Estupinan nga Villarreal, raporton Foot Mercato.

Villarreal do të ishte i gatshëm ta shesë ekuadorianin për 20 milionë euro pasi mbrojtësi bëri 28 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar.

Forest kohët e fundit pa një lëvizje për Alex Moreno të shpërbëhet, duke e lënë klubin e sapo promovuar në nevojë për një mbrojtës të krahut.

10/08/2022 07:52-Plani i Barcelonës me Alonson

Pasi Barcelona të regjistrojë të gjitha nënshkrimet me dritën jeshile përfundimtare që vjen nga La Liga, Marcos Alonso do të vuloset si transferimi i ardhshëm.

Ka një marrëveshje në parim me Chelsean që nga java e kaluar.

09/08/2022 23:58-Enis Bardhi pranë zyrtarizimit te Trabzonspor

Enis Bardhi pritet t'i bashkohet Trabzonsporit në kontratë trevjeçare.

09/08/2022 23:22-Kush do të fitojë Ligën Premier në sezonin 2022/23?

Me transferimet e deritanishme, sipas jush kush ka krijuar ekipin më të fortë për triumfuar në Ligën Premier në sezonin e ri?

09/08/2022 23:20-Monza seriozisht pas Pablo Mari

Monza vazhdon të jetë optimiste për një marrëveshje me Pablo Mari. Hellas Verona gjithashtu është në garë, por sipas Fabrizio Romanos është klubi i promovuar në Serie A ai që po i prinë garës për lojtarin e Arsenalit.

Pablo Mari monza scaled

09/08/2022 23:12-Formacioni i mundshëm i Juves me blerjet e reja

Jemi pak ditë para fillimi të Serie A, dhe Juventusi është një klubet më aktive në tregun e transferimeve në Itali. Kështu pritet Zonja e Vjetër të startojë sezonin 2022/23 kundër Sassuolos.

juve 22 Sipas SkySport

09/08/2022 22:47-Marseille konfirmon marrëveshjen bazë me Alexis

Olympique de Marseille dhe Alexis Sanchez kanë arritur marrëveshje bazë për transferim në Ligue 1.

Kiliani do ta nënshkruajë kontratën pasi t’i kalojë ekzaminimet mjekësore.

09/08/2022 21:35-Napoli afër Gio Simeones, por punohet edhe për Raspadorin dhe Navasin

Giovani Simeone pritet të kalojë te Napoli nga Verona si huazim për 3.5 milionë euro. 12 milionë euro tjera nëse vendosin ta blejnë.

Po ashtu klubi po punon edhe për Gianluca Raspadorin e Sassuolos dhe Keylor Navasin e PSG-së.

09/08/2022 21:33-Man City afër Gomezit të Anderlechtit

Manchester City është afër Sergio Gomez të Anderlecht. Do të paguhen 10 milionë euro për këtë marrëveshje, ndërsa ai do të huazohet te Girona.

09/08/2022 20:37-Kostic do t'i bashkohet Juventusit për 17 milionë euro

Juventus ka nënshkruar me Filip Kostic për rreth 17 milionë euro (17 milionë dollarë/14 milionë funte).

Marrëveshja  është konfirmuar nga menaxheri i Eintracht Frankfurt, Oliver Glasner të martën.

Ai dha një asist në fitoren finale të Ligës së Evropës ndaj Rangers në maj dhe u përfshi në 21 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar.

filip kostic eintracht frankfurt 2022 1658488830 88908

09/08/2022 19:48-Tifozët e Juves të kënaqur me largimin e Rabiot

Tifozët e Juventusit janë duke e marrë me pozitivitet lajmin e transferimit të Adrien Rabiot te Manchester Unitedi duke i dhënë fund një periudhe jo aq të mirë te Bianconerët.

Edhe pse i plotëson një sërë rolesh në mesfushë, Rabiot mbetet mister për tifozët e Serie A dhe në veçanti për tifozët bianconerë, pasi nuk ishte kurrë plotësisht e qartë se në çfarë ishte më i miri.

Disa prej tyre kanë bërë shaka duke bërë lutje që transferimi të ndodhë, ndërsa të tjerët kanë kërkuar nga Unitedi që të jetë i mirë, jo vetëm t’ua heqë 27-vjeçarin, por edhe t’u japë ca para. Shumë nga tifozët kanë thënë se do ta besojnë shkuarjen e francezit kur ta shohin me valixhe në aeroport.

Çmimi i transferimit pritet të jetë ndërmjet 20 dhe 25 milionë euro.

09/08/2022 19:31-Marseille konfirmon shkuarjen e Alexis për kompletimin e transferimit

Pas përfundimit të kontratës me Interin, Olympique Marseille ka konfirmuar arritjen e Alexis Sanchez për nënshkrimin e kontratës.

Kiliani kishte kontratë me Nerazzurrët deri në qershor 2023, por dy palët u pajtuan ndërprerjen kontratës një vit më herët, teksa futbollisti përfitoi pesë milionë euro.

Alexis sonte (e martë) do të arrijë në Marseille, ndërsa të nesërmen (e mërkurë) janë caktuar ekzaminimet mjekësore.

09/08/2022 18:40-Zyrtare: Timo Werner kthehet te RB Leipzig

Sulmuesi gjerman, Timo Werner, ka kaluar nga Chelsea te RB Leipzig.

09/08/2022 18:23-Depay sa ma afër Juventusit

Bisedime të avancuara mes Juventusit dhe Memphis Depay, me holandezin që kërkon kalimin në Itali.

Kontratë deri në vitin 2024 për lojtarin dhe pagë 5 milionë euro në sezon.

09/08/2022 18:21-Raspadori drejt Napolit

Giacomo Raspadori pritet ta finalizojë marrëveshjen me Napolin nga Sassuolo.

09/08/2022 18:19-Man Utd po shqyrton një ofertë për Milinkovic-Savic

Manchester United po mendon për një ofertë prej 68 milionë eurosh për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Erik ten Hag po kërkon mesfushor për të rritur cilësinë në atë pozicion.

savic berish euml n e kam shok por do t rsquo i prishim pun euml shqip euml ris euml hd

09/08/2022 18:18-West Ham ofertë për Kehrer

West Ham ka bërë një ofertë për mbrojtësin e PSG, Thilo Kehrer, sipas Sky Sports.

25-vjeçari mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë dhe ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me kampionët e Ligue 1.

Kehrer

09/08/2022 18:15-Manchester United ka mundësin që të nënshkruajë me Alvaro Moratan

Atletico Madrid ia ka ofruar Manchester Untiedit sulmuesin e tyre Alvaro Morata.

ESPN shkruan se Man Unitedit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me ish- sulmuesin e Chelseat, Morata.

Lexo lajmin e plotë...

GetPaidStock.com 62e78490a39c1

09/08/2022 18:14-Chelsea të bindur për Aubameyang, këtë javë do të tentojnë ta mbyllin marrëveshjen

Chelsea të bindur për Aubameyang, këtë javë do të tentojnë ta mbyllin marrëveshjen

Barça duhet të largojë disa lojtarë në mënyrë që të regjistrojë blerjet e reja dhe është e gatshme të shesë Aubameyangun.

Lexo lajmin e plotë...

Pierre Emerick Aubameyang 2

09/08/2022 15:38-Zyrtare: Otto John i bashkohet Dukagjinit

Dukagjini ka konfirmuar se ka transferuar Otto Johnin.

Sulmuesi ishte i lirë, pas largimit nga Prishtina, ndërsa tani është prezantuar te klubi nga Klina.

Lajmi i plotë>>>

otto

09/08/2022 15:25-Barcelona ka marrëveshje me Cityn për Silvan

Barcelona ka arritur marrëveshjen me Manchester City për portugezin Bernardo Silva.

Sulmuesi mund të arrijë në Kataluni në ditët në vijim edhe nëse shitja e Frenkie de Jong nuk do të realizohet, për sa kohë që ky i fundit pranon një rinovim me një pagë më të ulët.

Lajmi i plotë>>>

silva

09/08/2022 15:06-Sandro Tonali mund të realizojë një transferim befasues në Ligën Premier

Arsenali mund të bëjë një tjetër nënshkrim në këtë afat, pasi klubi thuhet se u takua me zyrtarët e Milanit për të diskutuar një transferim të mundshëm për Sandro Tonalin.

Klubi londinez ka shpenzuar shumë në afatin kalimtar, dhe tani Mikel Arteta dëshiron të bëjë më shumë prurje gjatë verës, me mesfushorin një objektiv kryesor.

Lajmi i plotë>>>

tonaldi

09/08/2022 14:27-Unitedi heq dorë nga transferimi i Arnautovic

Lëvizja e Manchester United për të nënshkruar me Marko Arnautovicin është anuluar.

Klubi ka vendosur kundër transferimit pasi oferta fillestare u refuzua nga Bologna.

09/08/2022 14:26-Zyrtare: Evertoni prezanton Onanan

Everton ka nënshkruar me Amadou Onana nga Lille për 36 milionë euro.

Ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

09/08/2022 14:03-Juventusi i ofron Depayt kontratë dyvjeçare

Juventusi është gati t'i ofrojë Memphis Depay një kontratë dyvjeçare.

Holandezi e dëshiron kalimin në "Allianz Stadium", por duhet shikuar se çfarë do të ndodhë nga marrëveshja mes Aubameyang dhe Chelseat, nuk ka shanse që të dy të largohen nga Barcelona.

09/08/2022 14:01-Bellerin dëshiron ta shkëpusë kontratën me Arsenalin

Agjenti i Hector Bellerin është sot në Londër teksa u takua me bordin e Arsenalit, ku u tha se takimi u zhvillua në mëngjes. Diskutimet në vazhdim për shkëputjen e kontratës.

Bellerin kërkoi të kthehet në Real Betis sa më shpejt të jetë e mundur, është prioritet i tij.

09/08/2022 13:44-Disa largime priten nga Barcelona gjatë kësaj jave

Barcelona është e gatshme të mbyllë huazimin e Nicos te Valencia deri në qershor 2023, gjithashtu Alex Collado do të largohet në huazim së shpejti.

Juventus po insiston në transferimin e Memphis Depay që nga korriku - propozimi për kontratë do të dërgohet së shpejti, por marrëveshja varet nga zhvillimet Aubameyang-Chelsea.

09/08/2022 13:43-Rabiot mund të quhet lojtar i Unitedit

Manchester United dhe Juventus janë gati të përfundojnë marrëveshjen me Adrien Rabiot pasi marrëveshja është arritur të hënën - por kushtet personale janë ende në diskutim.

Bisedimet po vazhdojnë midis Veronique Rabiot dhe Man Utd, pas telefonatës direkte mes Ten Hag dhe Adrien dje.

09/08/2022 13:42-Milani rikthehet në bisedime me Chelsean për Ziyech

Milani raportohet se ka rikthyer bisedimet me Chelsean për anësorin e listuar për transferim, Hakim Ziyech.

Anësori 29-vjeçar maroken me sa duket nuk është më pjesë e planeve të Thomas Tuchel dhe klubi po punon për të gjetur një klub të ri për lojtarin këtë verë.

Lajmi i plotë>>>

ziyech

09/08/2022 12:04-Umtiti është pajtuar të largohet nga Barcelona

Samuel Umtiti do të largohet gjatë kësaj jave nga Barcelona.

Sipas Cope, mbrojtësi francez është pajtuar që të largohet nga "Camp Nou", derisa ka disa klube të interesuara për të.

umtiti 2

09/08/2022 12:00-Kostic nuk niset me Frankfurtin për në Superkupën e UEFA-s, afër kalimit te Juventusi

Eintracht Frankfurt konfirmon se Filip Kostic nuk do të fluturojë me skuadrën për Superkupën e UEFA-s - pasi ai është vendosur t'i bashkohet Juventusit me marrëveshje të përhershme.

Detajet përfundimtare janë vendosur të plotësohen dhe Kostic do të jetë në Torino për të nënshkruar kontratën.

09/08/2022 11:41-Po thyhet rekordi për transferimin e një mbrojtësi: Chelsea ka gati ofertën e tretë për Fofanan

Chelsea është e gatshme ta thyejë rekordin për transferimin e një mbrojtësi, pasi janë shumë të interesuar në Wesley Fofanana.

The Blues kanë bërë tashmë dy oferta në drejtim të Leicester Cityt, e para 75 milionë dhe e dyta 82 milionë, por janë refuzuar.

Lajmi i plotë>>>

fofana 3

09/08/2022 11:35-Zyrtare: Sekso transferohet te RB Leipzig

Benjamin Sekso i është bashkuar RB Leipzigut nga RB Salzburgu, por që do të jetë i huazuar tek këta të fundit deri në vitin 2023.

Lojtari ka nënshkruar me skuadrën gjermane nga ajo austriake deri në vitin 2028 dhe në verën e ardhshme do të jetë pjesë e tyre.

09/08/2022 11:15-United do bëjë ofertë për Milinkovic-Savic

Manchester United do të bëjë një ofertë prej 68 milionë eurosh për Sergej Milinkovic-Savic, raporton La Repubblica.

Djajtë e Kuq janë po ashtu në bisedime me Juventusin për transferimin e Adrien Rabiot.

09/08/2022 10:50-Kayky është i Paços de Ferreira

Anësori i Manchester Cityt, Kayky ndodhet sot në Portugali për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me Paços de Ferreira. Operacioni huazues është vendosur për t'u kompletuar sot.

Kayky kishte oferta nga Belgjika dhe Franca, por vendimi me Cityn ishte që të vazhdonte me skuadrën portugeze.

09/08/2022 09:51-Barcelona synon veprime ligjore ndaj kontratave të Piques, Ter Stegen, Lenglet dhe De Jong

Rinovimi i kontratës së Pique, Lenglet, Ter Stegen dhe De Jong kanë rezultuar që Barcelona t'u detyrohet 311 milionë euro shtesë.

Klubi po studion mundësinë për ta çuar çështjen në gjykatë dhe do të përpiqet të bëjë që lojtarët të heqin dorë nga kontratat, raporton Sport.

09/08/2022 09:48-Alonso me kontratë trevjeçare te Barcelona

Barcelona ka rënë dakord për kushtet personale me Marcos Alonson për një kontratë 3-vjeçare!

Transferimi i mbrojtësit spanjoll do t'i kushtojë klubit katalunas më pak se dhjetë milionë euro.

09/08/2022 09:46-Unitedi në bisedime me Rabiotin për kushtet personale

Manchester United është në kontakt të drejtpërdrejtë me Adrien Rabiot dhe nënën e tij Veronique për të negociuar për kushtet personale - nuk ka problem me Juventusin pasi ata duan të shesin mesfushorin këtë verë.

Erik ten Hag, gjithashtu i përfshirë në diskutime të drejtpërdrejta me lojtarin francez.

09/08/2022 08:50-Zyrtare: Romero i bashkohet Boca Juniorsit

Ish-portieri i Manchester United, Sergio Romero, i bashkohet Boca Juniors si transferim i lirë.

Romero nënshkruan me Bocan deri në qershor 2023.

09/08/2022 08:48-Mbetën pak orë nga kalimi i Kostic te Juve

Juventusi është i përgatitur për të përfunduar marrëveshjen e Filip Kostic shumë shpejt. Detajet përfundimtare po diskutohen me Eintracht Frankfurtin, është çështje shtesash për të arritur marrëveshje të plotë për tarifën dhe më pas lojtari do të fluturojë për në Torino.

West Ham, jashtë garës - është vetëm Juventus, destinacioni i radhës për Kostic.

09/08/2022 08:46-Valencia kërkon anëtarin e Barcelonës dhe atë të Tottenhamit

Valencia ka kërkuar për Nicon dhe Bryan Gil. Bisedimet do të vazhdojnë në orët në vijim me Barcelonën dhe më pas Tottenhamin për arritjen e marrëveshjes dhe përmirësimin e skuadrës së Gennaro Gattusos.

Gjithashtu Real Sociedad iu afrua Tottenhamit për Bryan Gil.

09/08/2022 08:45-Është kompletuar marrëveshja mes Chelseat dhe RB Leipzig për Werner

Chelsea dhe RB Leipzig kanë nënshkruar kontratat për marrëveshjen e Timo Werner. Të gjitha të përfunduara gjatë natës për 20 milionë euro tarifë e garantuar plus shtesa, marrëveshja e plotë u arrit gjatë fundjavës.

Werner do t'i nënshtrohet testeve mjekësore më vonë sot.

09/08/2022 07:52-Pique pranon ta ndihmojë Barcelonën

Gerard Pique është i gatshëm që ta ndihmojë edhe një herë Barcelonën, duke ulur për herë të dytë pagën e tij.

Me uljen e pagës nga ai, klubi katalunas do të jetë afër pragut që i lejon regjistrimin e transferimeve që i kanë bërë këtë verë.

09/08/2022 07:50-Fiorentina i bashkohet garës për transferimin e Lo Celsot

Fiorentina është e përgatitur të rivalizojë Villarrealin në garën për nënshkrimin e përhershëm të Giovani Lo Celso, sipas Gianluca Di Marzio.

Mesfushori i Tottenham kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim me skuadrën e La Ligës, por homologët e tyre në Serie A besojnë se janë në gjendje të bien dakord për një marrëveshje.

8.lo celso

09/08/2022 07:49-Coady mezi pret t'i bashkohet Evertonit

Conor Coady ka pranuar se mezi pret të fillojë te Everton pasi ra dakord për një huazim një sezon nga Wolves.

“Është e pabesueshme të bashkohesh me Evertonin”, deklaroi Coady për evertontv. “Sapo dëgjova interesimin, nga trajneri por edhe nga vetë klubi, doja shumë të bëhesha pjesë e tij menjëherë. Unë jam mbi re për t'u bashkuar me Evertonin".

coady

09/08/2022 07:48-Monaco vështron Eric Bailly pas marrëveshjes me Sarr

Monaco po bën lëvizje të rëndësishme për të forcuar radhët e tyre defanzive këtë verë.

Pasi kanë rënë dakord tashmë për një marrëveshje për të marrë në huazim Malang Sarr të Chelseat, ata tani po shohin një lëvizje të mundshme për Eric Bailly, raporton GFFN.

eric bailly

09/08/2022 07:47-Destiny Udogie është i Tottenhamit

Destiny Udogie në Tottenham, është tashmë i përfunduar.

Është arritur marrëveshja e plotë me Udinesen për më shumë se 20 milionë euro – pas kushteve personale të arritura ditë më parë. Mbrojtësi i talentuar italian do të jetë lojtar i Spurs në vitin 2023, i kërkuar nga drejtori Fabio Paratici.

08/08/2022 23:45-Roma e pakënaqur, refuzoi ofertën e Tottenhamit për Zaniolon

Roma nuk është e kënaqur me ofertën që Tottenham Hotspur e ka bërë për anësorin Nicolo Zaniolo – bën të ditur 90min.

Oferta e Spursave për huazim njëvjeçar me obligim blerjeje për 25 milionë euro në fund të sezonit dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh, është refuzuar nga Giallorossët.

Klubi italian dëshiron së paku 50 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit të tyre.

zaniolo (Foto: Instagram/nicolozaniolo)

08/08/2022 23:39-Conte vazhdon 'peshkimin' në Serie A

Tottenhami i Antio Contes ka rënë dakord për të nënshkruar  me Destiny Udogie nga Udinese për 20 milionë euro. Mbrojtësi i krahut do t'i bashkohet klubit anglez në vitin 2023 me një kontratë 5-vjeçare.

FZqxaTHXgAIV hn

08/08/2022 23:37-Wolves me një video konfirmon se Guedes është lojtar i tyre

Mjafton që Gonçalo Guedes të vendos të zezën mbi të bardhë dhe të quhet zyrtarisht lojtar i klubit anglez. Besohet se Wolves i kanë paguar Valencias rreth 30 milionë euro.

08/08/2022 23:35-Isco te Sevilla do të bartë numrin 22

FZqje7xXgAAR rH

08/08/2022 23:34-Ish-lojtari i Liverpoolit i bashkohet Evertoni

Evertoni ka nënshkruar me Conor Coady nga Wolves në huazim sezonal, por me opsion blerje.

08/08/2022 23:32-Timo Werner ka mbërritur në Leipzig

Çdo gjë është e kryer tashmë, ka mbetur vetëm zyrtarizimi që Timo Werner të kthehet te RB Leipzing.

08/08/2022 23:31-Anthony Modeste i bashkohet Dortmundit

Anthony Modeste i bashkohet Borussia Dortmundit nga FC Koln me kontratë njëvjeçare.

Francezi 34 vjeçar do ta bartë fanellën me numrin 20 te klubi i ri.

08/08/2022 22:53-Tani edhe zyrtarisht...

Dries Mertens dhe Lucas Torreira edhe zyrtarisht janë lojtarë të klubi turk, Galatasaray.

FZqXKUSXgAMGJcE

FZqXKUVWAAARPKn

08/08/2022 22:49-Monza nuk dorëzohet për ëndrrën e madhe

Sipas Repubblica.it, Monza vazhdon të punojë nën radar për Mauro Icardin. Sulmuesi i Paris Saint-Germain është në kërkim të një ekipi ku do t'i ofronte atij shumë minuta dhe klubi italian është duke bërë çmos ta ketë atë në skuadër për sezonin e ri.

Mauro Icardi

08/08/2022 22:08-Villar kompleton transferimin te Sampdoria

Gonzalo Villar i është bashkuar zyrtarisht Sampdorias nga Roma në formë huazimi me opsion blerjeje.

Anësori spanjoll nuk e kishte bindur Jose Mourinhon në edicionin e kaluar dhe ishte huazuar te Getafe në afatin e janarit.

08/08/2022 21:59-Sassuolo në prag të nënshkrimit me Pinamontin

Sassuolo do të takohet nesër (e martë) me Interin për ta arritur marrëveshjen e transferimit të sulmuesit Andrea Pinamonti.

Atalanta, Salernitana dhe Monza janë klubet tjera të interesuara për të.

08/08/2022 19:38-Pista Luis Alberto-Sevilla mbetet e gjallë pavarësisht nga Isco

Ardhja e Iscos te Sevilla nuk e përjashton edhe një transferim të mundshëm të Luis Albertos. Sipas TuttoMercatoWeb, me gjithë vështirësitë e çështjes, emri i "magjistarit" të Lazios mbetet në listën e blerjeve të Monchi (drejtorit sportiv të klubit spanjoll) dhe kontaktet mes palëve kanë vazhduar.

Klubi italian kërkon 25 milionë euro për lojtarin.

Screen Shot 2019 05 16 at 10.22.45 PM

08/08/2022 19:36-Celta Vigo konfirmon arritjen e marrëveshjes për Carles Perez

Celta Vigo e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për huazimin e anësorit të Romës, Carles Perez.

Pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruhet kontrata, në të cilën është përfshirë edhe opsioni i blerjes në vlerë prej afro 10-12 milionë euro.

08/08/2022 19:30-Jo vetëm Keylor Navas, Napoli tenton dhe Sirigun

Napoli është në kërkim të portierëve, tashmë i është ofruar marrëveshjes me Keylor Navas nga Paris Saint-Germain. Por, klubi italian sipas TuttoMercatoWeb është në kërkim të një zëvendësuesi të Navas, emri më i përfolur është veterani Salvatore Sirigu që sezonin e fundit në Serie A u paraqit te Genoa.

08/08/2022 19:22-Zyrtare: Inter dhe Sanchez ndajnë rrugët

Interi nëpërmjet uebfaqës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Alexis Sanchez për ndërprerje të kontratës, klubi italian e ka falënderuar kilianin për tre sezonet e kaluara me ngjyrat zikaltër dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

08/08/2022 17:12-United dhe Juve arrijnë marrëveshje për çmimin e Rabiot

Manchester Unitedi dhe Juventusi besohet të kenë arritur marrëveshje për transferimin e Adrien Rabiot në Old Trafford për 15 milionë funte (18 milionë euro).

08/08/2022 16:44-Alexis i ka nënshkruar dokumentet për përfundimin e kontratës me Interin

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, ka arritur në zyrat e klubit për ta ndërprerë kontratën e tij me klubin italian.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se ai tashmë i ka nënshkruar dokumentet dhe gjatë javës do të udhëtojë drejt Francës.

Marseille është klubi i tij i ardhshëm, ku do të transferohet si lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Interin.

08/08/2022 16:42-Milan, për mesfushën opsion edhe Ibrahima Sissoko

Milani është në kërkim të një mesfushori në këtë treg të transferimeve dhe për momentin profilet që kuqezinjtë po monitorojnë me më shumë vëmendje janë ato të Raphael Onyedika i  Midtylland, dhe sipas TuttoMercatoWeb së fundmi Ibrahima Sissoko i Strasburgut.

08/08/2022 15:50-Juventusi gjithnjë e më afër transferimit të Depayt

Juventus po mendon seriozisht një lëvizje për Memphis Depay, i cili do të lejohet të largohet nga Barcelona këtë verë.

Holandezi është i gatshëm t'i bashkohet Zonjës së Vjetër, vetëm pret marrëveshjen mes të dyja klubeve.

08/08/2022 15:46-Sesko po i bashkohet RB Leipzigut - marrëveshje në parim mes dy klubeve 'simotra'

Benjamin Sesko është në prag të marrëveshjes për të nënshkruar me RB Leipzig në verën e vitit 2023 nga RB Salzburg.

19-vjeçari ishte lidhur me një kalim te Man Utd ose Chelsea.

08/08/2022 15:43-Unitedi e do Aranutovicin si rezervë e Ronaldos, jo si zëvendësues

Manchester United synon të nënshkruajë me Marko Arnautovicin si një rezervë për Cristiano Ronaldon dhe jo si zëvendësues.

08/08/2022 15:41-Monaco po e kompleton huazimin e Sarr

Chelsea ka marrëveshje verbale me Monacon për huazimin e Malang Sarr.

Pritet vetëm kompletimi i detajeve përfundimtare. Detyrim për të blerë me 15 milionë euro nëse plotësohen kushtet (numër i caktuar i paraqitjeve).

Nëse marrëveshja bëhet e përhershme, kontratë pesëvjeçare. Mbrojtësi 23 vjeçar në Monavo për teste mjekësore.

08/08/2022 15:34-Lewandowski zbulon se si ishte në bisedime me Real Madridin, por vendosi t’i bashkohej Barcelonës

Robert Lewandowski duket se mbanë inat të madh me Real Madridin, pasi nuk e kishte transferuar vite më parë kur e kishte shansin nga Bayern Munichu.

Sulmuesi polak kaloi në këtë afat kalimtar veror te rivali i përbetuar i Los Blancos, Barcelona për shumën e 50 milionë eurove.

Lajmi i plotë>>>

lewa

08/08/2022 15:14-Isco është zyrtarisht lojtar i Sevillës

Sevilla ka konfirmuar transferimin e Iscos si lojtar të lirë.

Mesfushorit spanjoll i skadoi kontrata me Real Madridin, derisa nuk u largua nga La Liga, për t’iu bashkuar rivalit të Los Blancos.

Lajmi i plotë>>>

ooo

08/08/2022 14:49-Cadena Cope zbulon një mashtrim kontabilist që mund t’i kushtojë Barcelonës me falimentim – për regjistrim të lojtarëve as që flitet

Është raportuar se Barcelona kanë krijuar bashkërisht një kompani dhe kanë përdorur paratë e saj për të blerë asete dhe për të rritur vlerën e shitjeve.

Sipas radios spanjolle COPE, klubi katalanas ka vënë 150 milionë euro nga paratë e veta për të rritur çmimin e shitjes së dy levave të tyre të para, që përfshinin shitjen 25 për qind të të drejtave të tyre televizive ndaj grupit të kapitalit privat amerikan, “Sixth Street”.

Lajmi i plotë>>>

spo

08/08/2022 14:32-Juventusi pranon ta shesë Rabiotin te Manchester United

Raportime të shumta thonë se Juventus dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje për kalimin e Adrien Rabiot në “Old Trafford”.

Athletic raportoi më herët këtë mëngjes se Djajtë e Kuq ishin shumë të interesuar për francezin, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij në Allianz Stadium.

Lajmi i plotë>>>

adrien rabiot

08/08/2022 14:18-Angelino kompleton testet mjekësore te Hoffenheimi

Angelino sapo ka përfunduar testet mjekësore me Hoffenheim, tani do të nënshkruajë kontratën dhe do të vijojë prezantimi zyrtar.

Ka përfunduar marrëveshja mes klubeve që nga e premtja në huazim deri në qershor 2023 me opsion blerjeje me vlerë 20 milionë euro.

08/08/2022 14:13-Werner te RB Leipzig, e kryer!

Timo Werner në marrëveshje të përhershme me RB Leipzig, konfirmohet. Testet mjekësore do të zhvillohen këtë javë, të planifikuara të martën.

Klubet po përgatisin dokumentet që do të nënshkruhen sot - detajet përfundimtare të strukturës së bonuseve u diskutuan me Chelsean, por marrëveshja është kryer.

08/08/2022 14:11-Barcelona po përgatit ofertën e parë për Silvan te City

Barcelona po përgatit një ofertë në drejtim të Manchester Cityt për Bernardo Silva nëse Frenkie de Jong pranon të largohet nga klubi.

Chelsea është më afër transferimit të mesfushorit holandez, por ende nuk ka lëvizje konkrete, raporton Fabrizio Romano.

bernardo silva 1

08/08/2022 12:44-Fofana e do kalimin, Chelsea po përgatit ofertë edhe më të majme në drejtim të Leicesterit për francezin

Chelsea do të bëjë  një tjetër ofertë për Wesley Fofanan këtë javë.

Dy ofertat e para u refuzuan. Para të gatshme pa asnjë lojtar të ofruar, pavarësisht diskutimeve mes Chelseat dhe Leicesterit për një shkëmbim.

Fofana ndjeu se oferta e dytë e refuzuar ishte korrekte dhe ka përsëritur sërish dëshirën e tij për t'u larguar.

08/08/2022 12:34-PSG ka marrëveshje verbale me Ruiz - presion nga Real Madridi

Paris Saint-Germain ka marrëveshje të plotë për kushtet personale me Fabian Ruiz.

Është çështje e detajeve përfundimtare me Napolin, atëherë marrëveshja do të bëhet zyrtare, me Luis Campos që po nxiton, pasi Real Madridi e do lojtarin si transferim të lirë në vitin 2023.

PSG dhe Napoli, gjithashtu janë duke punuar në një marrëveshje për Keylor Navas.

08/08/2022 11:49-PSG me ofertë të përmirësuar për Skriniar

PSG pritet të paraqesë një ofertë të re prej rreth 70 milionë euro për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, klubi francez e kërkon me ngulm transferimin e sllovakut.

08/08/2022 11:46-Chelsea largon gjatë kësaj jave dy lojtarë

Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi janë afër transferimit në Bundesliga pasi tek skuadra e Chelsea ku ata janë pjesë, siç duket nuk do të gjejnë hapësirë këtë sezon.

Të dy futbollistët do të udhëtojnë këtë javë drejt Gjermanisë, ku edhe do të vazhdojnë karrierën e tyre, raporton Sky Sports.

Lajmi i plotë>>>

callum hudson odoi timo werner

08/08/2022 11:04-Chelsea në bisedime me Mendyn për kontratën e re

Chelsea është në bisedime me Edouard Mendyn për një kontratë të re.

Por, aktualisht dy palët kanë dallime të mëdha në atë që po ofrohet dhe që po kërkohet, raporton Sky Sports.

mendy celebrate

08/08/2022 11:02-Zyrtare: Cillessen i bashkohet Nijmegenit

NEC Nijmegen ka nënshkruar me portierin Jasper Cillessen pas 11 vitesh larg nga klubi holandez.

Së fundmi, gardiani ishte pjesë e Valencias.

08/08/2022 10:59-Isco kompleton testet mjekësore te Sevilla

Isco mund të quhet lojtar i Sevillës, derisa transferimi po kompletohet me procedurat e zakonshme.

Pas klubi njoftoi ditën e djeshme se klubi dhe mesfushori kishin arritur një marrëveshje, mesfushori ka zbarkuar tanimë në destinacionin e tij të ri dhe po kryen vizitat mjekësore.

Lajmi i plotë>>>

08/08/2022 10:19-Rabiot është në radarin e Unitedit

Manchester United është duke punuar për një transferim të anëtarit të Juventusit, Adrien Rabiot, sipas raportimeve të fundit.

Trajneri i ri Erik ten Hag dëshiron të shtojë cilësinë në mesfushën qendrore dhe humbja 2-0 kundër Brightonit në ndeshjen hapëse të Ligës Premier të dielën mund të ketë mprehur fokusin e tij.

Lajmi i plotë>>>

08/08/2022 10:09-Sanchez po i bashkohet Marseilles, Dzeko nuk kalon te Dortmundi

Alexis Sanchez do të nënshkruajë shkëputjen e kontratës me Interin në orët në vijim, më pas pritet të niset për në Marseille më vonë këtë javë për të përfunduar transferimin e tij me kontratën deri në vitin vitin 2024.

Nuk ka mundësi për Edin Dzeko në Borussia Dortmund - pasi BVB do të nënshkruajë me Anthony Modeste, marrëveshja tashmë është arritur.

08/08/2022 10:07-Barcelona po e kompleton transferimin e Alonsos

Barcelona do të përfundojë shumë shpejt marrëveshjen me Marcos Alonson.

Negociatat në fazën përfundimtare me Chelsean që nga e premtja dhe është vetëm çështje detajesh, Alonso dëshiron vetëm t'i bashkohet Barçës sa më shpejt të jetë e mundur.

Tarifa përfundimtare do të jetë më pak se 10 milionë euro dhe transferimi do realizohet këtë javë.

08/08/2022 08:53-Nëse jo De Jong - atëherë Manchester Unitedi synon transferimin e Ruiz

Manchester United duket se po e zbehë interesimin për Frenkie de Jong, pasi është saga më e gjatë e këtij afati kalimtar.

Djajtë e Kuq janë duke u përgatitur për një shënjestër tjetër, nëse nuk ia dalin të transferojnë mesfushorin holandez.

Manchester United synon mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij, raporton Goal.

Fabian Ruiz

08/08/2022 08:25-Plani i Marianos në Real Madrid është i qartë dhe shumë i thjeshtë

Që përpara finales së Ligës së Kampionëve në maj është bërë e ditur se Mariano Diaz nuk kishte në plan të largohej nga Real Madridi këtë verë.

Në vend të kësaj, plani i tij ka qenë të shohë kontratën e tij me kampionët evropianë të përfundojë dhe më pas të largohet nga klubi si një transferim i lirë verën e ardhshme. Ai as tani nuk ka dyshime për këtë.

Lajmi i plotë>>>

mariano

08/08/2022 07:56-De Jong, Verratti, Silva - trekëndësh marrëveshjesh

Agjentët e tyre po besojnë gjithnjë e më shumë se këto tre marrëveshje do të ndodhin para mbylljes së afatit kalimtar:

♦ Frenkie De Jong te PSG.
♦ Marco Veratti te Manchester City.
♦ Bernardo Silva te Barcelona.

08/08/2022 07:53-Gjithçka gati që Guedes të jetë lojtar i Wolves

Wolves po përgatisin testet mjekësore që Gonçalo Guedes që t'i bashkohet klubit këtë javë. Tarifa do të jetë rreth 30/32 milionë euro plus shtesat, kontratë afatgjatë gati për të nënshkruar marrëveshjen.

Dokumentet po përgatiten pasi Valencia pranoi ofertën e Wolves.

08/08/2022 07:51-Juventusi ka marrëveshje personale me Kostic

Juventusi është i vendosur të përfundojë marrëveshjen me Filip Kostiç këtë javë. Kushtet personale të dakorduara plotësisht, bisedimet përparojnë në fazën përfundimtare me Eintrachtin- 4 milionë euro shuma e kërkuar.

Juve do të shkojë për Kostiçin ndërsa Napoli po mbyll marrëveshjen e Giacomo Raspadorit me Sassuolon.

08/08/2022 07:50-Evertoni shpreson në transferim të trefishtë

Everton janë të përgatitur të kompletojnë nënshkrimet si Conor Coady dhe Amadou Onana këtë javë, dokumente në progres me Wolves për qendërmbrojtësin që është në krye të listës së Frank Lampard. Bisedimet

Bisedimet në fazat e fundit edhe për Gana Gueye, Everton janë optimistë.

07/08/2022 23:41-Katër skuadra në garë për Hudson-Odoin

Juventus, Dortmund, Southampton dhe Leicester City raportohet se janë të interesuar për Callum Hudson-Odoin.

Lojtari e dëshiron largimin nga Chelsea në formë huazimi, derisa Blutë presin ofertën e duhur, raporton Sky Sports.

skysport de hudson odoi chelsea 5494002

07/08/2022 23:12-Sanchez po i bashkohet Marseilles

Olympique Marseille është i vendosur të nënshkruajë me Alexis Sanchez. Transferimi do të përfundojë javën e ardhshme, menjëherë pas përfundimit zyrtar të kontratës me Interin tashmë të rënë dakord ditë më parë.

Sanchez do të nënshkruajë me klubin francez deri në qershor të vitit 2024.

07/08/2022 22:37-Xavi nuk e di se çfarë do të ndodhë me De Jong

Xavi: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Frenkie de Jong. Deri më 31 gusht çdo gjë mund të ndodhë".

“Ai e di se çfarë mendoj unë dhe çfarë dëshiron dhe ka nevojë klubi. Natyrisht që po llogaris tek ai, ai është një lojtar i madh”.

07/08/2022 22:35-Angelino po e mbyllë kalimin te Hoffenheimi

Angelino, afër kalimit te Hoffenheim. Ai do t'i nënshtrohet testeve mjekësore nesër dhe më pas do të nënshkruajë huazimin e vlefshëm deri në qershor të vitit 2023.

Konfirmohet gjithashtu: 20 milionë euro për ta nënshkruar verën e ardhshme.

07/08/2022 22:33-Lo Celso afër kalimit te Villareali

Villarreal janë ende të sigurt në marrëveshjen e Giovanni Lo Celso. Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme për të arritur marrëveshjen e plotë me Tottenhamin, është gjithnjë e më afër.

Unai Emery e dëshiron lojtarin si prioritet, por nevojitet raund i ri bisedimesh.

07/08/2022 22:32-Vëllai i Arnautovic pranon se Unitedi ka bërë ofertë

Danijel, vëllai i Marko Arnautovic në ofertën e Manchester United: “Është e vërtetë që ka një ofertë nga një klub i njohur”, bëri të ditur ai.

“Jam në kontakt me Bolognan për të parë nëse kjo mund të realizohet”, shtoi ai. Oferta hapëse rreth 9/10 milionë euro është refuzuar.

07/08/2022 22:30-Werner mund të quhet lojtar i RB Leipzigut

Marrëveshja e Timo Werner do të përfundojë të hënën. RB Leipzig dhe Chelsea kanë marrëveshje të plotë, marrëveshje e përhershme - nuk ka huazim me opsion blerje.

Të gjitha palët do të përgatisin dokumente për të nënshkruar marrëveshjen javën e ardhshme.

07/08/2022 22:25-West Hami me ofertë të përmirësuar për Brojën

Armando Broja është dëshira e madhe e West Hamit në këtë afat kalimtar veror.

Plotë 38 milionë euro ofruan drejtuesit e klubit për sulmuesin shqiptar, por Chelsea dhe trajneri Tomas Tushel, duket se nuk dëshirojnë ta shesë lojtarin shqiptar.

Një huazim nuk shihet aspak si mundësi, me ekspertin e transferimeve, Fabrizo Romano që tregon se trajneri gjerman është një admirues i madh i cilësive të 20-vjeçarit.

Lajmi i plotë>>>

broja

07/08/2022 21:48-Padyshim se do ishte "çmenduria" më e madhe e këtij afati kalimtar: Ronaldo te Galatasaray?

Tregu i transferimeve po përparon me shpejtësi dhe tashmë ka një sërë emrash të mëdhenj në afatin kalimtar të verës që po kërkojnë një aventurë të re.

Padyshim, pasiguria rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos e ka shqetësuar botën e futbollit dhe e gjithë vëmendja është te ylli portugez.

Pavarësisht rikthimit të 37-vjeçarit për të luajtur për Manchester United që pësoi humbje 2-1 në shtëpi nga Brightoni, ai ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi.

Lajmi i plotë>>>

ronaldo 2

07/08/2022 19:53-Cavani e lë të shtangur Boca Juniorsin

Pas marrjes së kontratës në 48 orët e fundit, Edinson Cavani i komunikoi Boca Juniors se dëshiron t'u japë përparësi klubeve evropiane. Nuk pranon për arsye familjare.

Ëndrra e Cavanit dhe familjes së tij është t'i bashkohet La Ligës dhe të provojë kapitullin e ri në Spanjë.

07/08/2022 19:51-Laporta flet për Messin, Umtitin dhe Braithwaiten

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta: “Kam marrëdhënie të mira me familjen e Leo Messit. Umiti dhe Braithwaite? Të dy tani e kuptojnë se është koha për t'u bashkuar me një klub tjetër”.

“Do të përfundojmë edhe një nënshkrim me një marrëveshje në parim”… dhe është Marcos Alonso.

07/08/2022 19:49-Lapora dëshiron që De Jong të qëndroj te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta për Frenkie de Jong: “Frenkie është lojtari ynë dhe ne duam që ai të qëndrojë në Barcelonë, ai gjithashtu dëshiron të qëndrojë”.

“Me të dhe shokët e tij të skuadrës, ne kemi një mesfushë shumë të fuqishme. Ai ka oferta, por ne duam që ai të qëndrojë”.

https://twitter.com/ReshadRahman_/status/1556329130215497728

07/08/2022 19:29-RB Salzburg këmbëngul se nuk e shesin Seskon

RB Salzburg këmbëngul në pozicionin e tyre: nuk ka synim për të shitur Seskon, pavarësisht interesimit nga klubet më të mira angleze dhe gjithashtu bisedimeve pozitive midis agjentit dhe Oliver Mintzlaff të Leipzig.

I vetmi opsion i pranueshëm: shitja e Seskos në verën e vitit 2023 - atëherë edhe kur do t'i rritet vlera edhe më shumë lojtarit.

07/08/2022 18:55-Sane te Unitedi - drejtori i Bayernit mohon zërat

Drejtori i Bayern Salihamidzic për thashethemet që e lidhin Leroy Sanen me Man United: “Nuk ka asgjë të vërtetë për këtë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne”, deklaroi Salihamidzic për Sky90.

“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë fare”, shtoi ai.

07/08/2022 18:14-Guedes mund të quhet lojtar i Wolves

Wolves do të nënshkruajnë me sulmuesin e Valencias, Gonçalo Guedes për 30 milionë euro.

Ai nesër (e hënë) do t'i nënshtrohet testeve mjekësore.

07/08/2022 17:17-City po e huazon Kaykyn në Portugali

Talenti brazilian Kayky do të largohet nga Manchester City në formë huazimi për t'u bashkuar me Paços de Ferreira, marrëveshja e përfunduar.

Kayky do t'i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën pasi do të luajë në Portugali deri në vitin 2023.

Marrëveshja e përfunduar mes të gjitha palëve, që do të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.

07/08/2022 17:15-West Hami me dy largime befasuese

West Ham është gati të shesë Said Benrahma dhe Nikola Vlasic në ditët në vijim. Torino janë të etur për nënshkrimin e Vlasic, bisedimet janë duke vazhduar.

Negociatat mes Torinos dhe West Hamit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

07/08/2022 15:45-Hudson-Odoi në bisedime me Borussia Dortmund

Sipas Sky Sports, përfaqësuesit e sulmuesit të Chelseat, Callum Hudson-Odoi janë në bisedime me Borussia Dortmund për një lëvizje të mundshme huazimi këtë verë.

21-vjeçari anglez, i cili ka edhe dy vite kontratë me Blutë, i është dhënë leja nga klubi për të zhvilluar bisedime për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge.

Përveç Dortmundit, Juventus dhe dy klube të tjera të Ligës Premier duan shërbimet e lojtarit.

hodson odoi

07/08/2022 15:25-Atletico Madridi refuzon mundësinë e huazimit të Moratas te Juventusi

2022/08/Morata.jpg

Juventusi është ende i etur për të rikthyer sulmuesin Alvaro Morata, por ata kanë pësuar një ‘goditje’ pasi Atletico Madrid thuhet se përjashton një marrëveshje huazimi.

29-vjeçar spanjoll i kaloi dy vitet e fundit në huazim me Bianconerët dhe ai bëri veçanërisht përshtypje në vitin e dytë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, duke qenë një kontribues kryesor në sulmin e tyre në një moment jetik pasi si Paulo Dybala ashtu edhe Federico Chiesa mbetën jashtë fushës shkaku i lëndimeve.

Lajmi i plotë

07/08/2022 15:10-Newcastle i bashkohet garës për të nënshkruar me sulmuesin Sesko

Sipas faqes Northern Echo, Newcastle United tani i është bashkuar garës për të nënshkruar sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Benjamin Sesko.

Sulmuesi 19-vjeçar slloven ka qenë i lidhur me disa prej klubeve më të mira evropiane si Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid.

Benjamin Sesko 1

07/08/2022 14:37-Evertoni është favorit për të nënshkruar me Coady

Sipas Daily Mail, Evertoni do të mundë West Hamin për të nënshkruar me mbrojtësin e Wolves, Conor Coady.

Toffees thuhet se kanë rënë dakord të paguajnë 12 milionë funte plus bonuse te Wolves për nënshkrimin e mbrojtësit anglez.

Coady dëshiron të largohet nga Molineux në kërkim të më shumë kohë të lojës.

coady

07/08/2022 13:59-Bologna refuzon ofertën e Man Utd për Arnautovicin

Bologna thuhet se ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për sulmuesin Marko Arnautovic.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marioz, oferta e Djajve të Kuq ishte në vlerë prej 8.5 milionë euro.

arnautovic

07/08/2022 13:53-Werner pritet të transferohet te RB Leipzig

RB Leipzig do të nënshkruajë me Timo Werner nga Chelsea.

Marrëveshja thuhet se do të jetë e përhershme dhe jo huazim.

Sot, po diskutohen detajet përfundimtare mes klubeve, pasi kushtet personale janë rënë dakord që prej 1 muaji.

werner

07/08/2022 13:07-Zyrtare: Portieri Neto nënshkruan me Bournemouthin

Bournemouth ka nënshkruar me portiern Neto nga Barcelona.

Portieri brazilian transferohet si lojtar i lirë.

07/08/2022 12:47-Hudson-Odoi kërkon largimin nga Chelsea

Callum Hudson-Odoi dëshiron të largohet këtë verë nga Chelsea.

Sipas Sky Sports, anglezi i ka thënë Chelseat se dëshiron të largohet nga klubi për të luajtur futboll të rregullt.

skysport de hudson odoi chelsea 5494002

07/08/2022 12:40-Wolves në bisedime për transferimin e Guedes

Wolverhampton Wanderers janë në bisedime me Valencia për një lëvizje për sulmuesin anësor, Goncalo Guedes.

Klubi spanjoll e vlerëson atë në 30 milionë euro dhe aq pritet të jetë oferta e Wolves, përfshirë bonuset.

guedes

07/08/2022 12:30-Sevilla konfirmon marrëveshjen për transferimin e Iscos

2022/08/isco1.jpeg

Sevilla ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e Iscos nga Real Madridi.

Klubi nga Andaluzia ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Iscos si lojtar i lirë.

Sevilla ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të konfirmuar marrëveshjen, ndërsa zyrtarizimi dhe prezantimi do të vjen pas kompletimit të testeve mjekësore.

Lajmi i plotë

07/08/2022 11:07-Dortmund pritet të nënshkruaj me sulmuesin Modeste

Borussia Dortmund do të nënshkruajë me Anthony Modeste si sulmues të ri.

Marrëveshja është shumë afër dhe ai do të zëvendësojë Sebastian Hallerin.

modeste

07/08/2022 11:05-Zyrtare: Ajaxi nënshkruan me Jorge Sanchez

Ajaxi ka nënshkruar me Jorge Sanchez një marrëveshje të përhershme nga Club America.

Lojtari do të udhëtojë në Amsterdam sot për të përfunduar testet mjekësore pas marrëveshjes së arritur për tarifën prej 5 milionë euro.

Sanchez do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje pesëvjeçare.

jorge sanchez

07/08/2022 11:00-Paris Saint-Germain afër transferimit të Fabian Ruiz

2022/08/fabian-ruiz.jpg

Napoli thuhet se po punon për shitjen e Fabian Ruiz te Paris Saint-Germain dhe gjërat po ecin përpara me shpejtësi.

Kontrata aktuale e mesfushorit 26-vjeçar spanjoll skadon me Napolin vitin e ardhshëm dhe ai vazhdimisht ka refuzuar të nënshkruaj një kontratë të re, duke e lënë skuadrën napolitane në një situatë të vështirë.

Raportet e fundit sugjeruan se Real Madridi po priste ta merrte atë në një transferim të lirë verën e ardhshme, por ata thuhet se janë ‘mposhtur’ nga PSG.

Lajmi plotë

07/08/2022 10:15-Zyrtare: PSV rinovon me Ibrahim Sangare

Ibrahim Sangare do të mbetet lojtar i PSV Ei9ndhoven për më gjatë.

Mesfushori 24-vjeçar ka zgjat kontratën deri në mesin e vitit 2027.

Kështu, Manchester Unitedi dhe Liverpooli mbesin pa objektivin e tyre të verës.

singare

07/08/2022 09:08-Man Utd kërkon transferimin e Leroy Sane nga Bayern Munich

2022/08/Leroy-Sane.jpg

Klubi anglez, Manchester Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e Bayern Munichut, Leroy Sane.

Unitedi është i frustruar në ndjekjen e objektivit të madh të verës, Antony nga Ajaxi dhe janë gati për t’u vënë pas emrave tjerë.

Lajmi i plotë

07/08/2022 09:07-West Hami i afrohet objektivit të Romës, Zagadou

Sipas The Sun, West Hami po përgatit një ofertë për mbrojtësin Dan-Axel Zagadou.

Skuadra e Ligës Premier shpreson të mposhtë Romën për nënshkrimin e mbrojtësit, i cili është në dispozicion si lojtar i lirë pas largimit nga Borussia Dortmund.

Zagadou

07/08/2022 09:04-Man Utd shikon Fabian Ruiz si alternativë të De Jong

Sipas Goal.com, Manchester Unitedi synon mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, pasi një lëvizje për Frenkie de Jong vazhdon të ngecë.

Erik ten Hag është i vendosur të sigurojë një mesfushor me cilësi të lartë dhe e sheh yllin spanjoll si një alternativë ideale nëse objektivi kryesor De Jong nuk mund të sigurohet.

Fabian Ruiz

07/08/2022 09:01-Real Madrid planifikon një ofertë për sulmuesin e Leverkusenit

Sipas gazetës Marca, Real Madrid po përgatit një ofertë për sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Iker Bravo.

Atletico Madrid është gjithashtu pas sulmuesit, por Leverkuseni ka besim tek ai dhe është i vendosur të kërkojë një çmim të lartë përpara se ta lë të largohet.

iker bravo

07/08/2022 09:00-Boca Juniors afër Cavanit

Boca Juniors tani po i afrohet nënshkrimit të Edinson Cavanit.

Propozimi për kontratë po kontrollohet nga ana e lojtarit, por Boca po shtyn ta realizojë atë, pasi duan të fitojnë garën me Villarrealin.

Cavani

06/08/2022 23:50-Goncalo Guedes pritet të kalojë në Angli

Gazetari nga Valencia, Julio Insa ka shkruar se sulmuesi portugez Goncalo Guedes është i vendosur të kalojë në Angli.

Atë e duan një mori klubesh ku West Hami dhe Arsenali shihen si më serioze.

guedes valencia  1

06/08/2022 23:14-Hudson-Odoi kërkon largimin nga Chelsea

Callum Hudson-Odoi mund të largohet nga Chelsea për të luajtur më shumë në ndonjë klub.

Southampton dhe Leicester kanë bërë ofertë për lojtarin dhe duan huazimin e tij.  Lojtari tani duhet të vendos për të ardhmen.

skysport de hudson odoi chelsea 5494002

06/08/2022 22:25-Kluivert mes Galatasaray dhe Fulham

Justin Kluivert është në bisedime me Fulhamin dhe Galatasarayn.

Reprezentuesi holandez sapo është kthyer nga huazimi në OGC Nice dhe nuk është pjesë e planeve të trajnerit Jose Mourinho.

Roma kërkon rreth 10 milionë euro.

kluivert

06/08/2022 22:24-Amadou Onana mund të konsiderohet lojtar i Everton

Amadou Onana mund të konsiderohet lojtar i Evertonit. Mesfushori do të kushtojë 36 milionë euro që do të shkojnë te Lille.

06/08/2022 22:05-Torreira dhe Mertens zbarkojnë në Stamboll

Lucas Torreira dhe Dries Mertens kanë zbarkuar në Stamboll dhe do të jenë lojtarë të Galatasaray.

06/08/2022 20:43-Senesi do të kalojë te Bournemouth

Bournemouth do ta afrojë në skuadër mbrojtësin Marcos Senesi. Ka marrëveshje mes klubeve tashmë për 15 milionë euro.

Lojtari javën e ardhshme do të jetë në Angli.

06/08/2022 20:41-Angelino te Hoffenhaim

Angelino do të bashkohet me Hoffenhaim si huazim me të drejt blerje për 20 milionë euro.

06/08/2022 20:37-Alonso drejt kalimit te Barcelona

Mbrojtësi i majtë, Marcos Alonso, nuk është ftuar sot nga Chelsea, pasi pritet të kalojë te Barcelona.

06/08/2022 19:11-Cavani afër bashkimit me Boca Juniors

Sulmuesi uruguaian Edison Cavani është afër bashkimit me Boca Juniors, shkruan gazetës spanjolle Marca.

Ai do t'i jepte fund një periudhe 15-vjeçare në Evropë, ku luajti në Itali, Francë dhe Angli.

GetPaidStock.com 62b45469ea06d

06/08/2022 18:16-Fiorentina futet në garë për Lo Celson

Fiorentina është takuar me agjentët e Giovani Lo Celso që luan te Tottenham, pasi Villarreal nuk po mund ta marr, pasi iu duhet ta shesë përpara se ta nënshkruajë.

Reprezentuesi argjentinas nuk ka luajtur në fazën përgatitore nën drejtimin e Antonio Conte dhe nuk ishte as në stol për ndeshjen hapëse të sezonit në Ligës Premier kundër Southampton.

8.lo celso

06/08/2022 16:50-Icardi drejt rikthimit në Serie A, dy klube vihen pas tij

Mauro Icardi është jashtë projektit në PSG dhe ai mund të kthehet në Serie A, ku Monza dhe Sampdoria kanë interesim për argjentinasin.

Sulmuesi argjentinas nuk është thirrur nga trajneri Christophe Galtier për ndeshjen hapëse të Ligue 1 kundër Clermont, duke e lënë atë jashtë për arsye personale.

Juve accelerates for Icardi

06/08/2022 16:38-Tottenham vazhdojnë interesimin për Nicolo Zaniolon

Mediat italiane dhe angleze shkruajnë se Tottenham ka ofruar 42 milionë funte për të nënshkruar me mesfushorin 23-vjeçar.

zaniolo 2

06/08/2022 15:43-Liverpooli interesohet për Brozovicin

Liverpooli po planifikon një marrëveshje shkëmbimi për të sjellë në "Anfield" mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, sipas Calciomercatoweb.

Thuhet se Reds janë gati të ofrojnë Naby Keitan ose Roberto Firminon në këmbim të 29-vjeçarit kroat.

Brozovic 1

06/08/2022 14:34-Paralajmërohet rikthimi sensacional i Willianit në Ligën Premier

Ish-reprezentuesi brazilian, Willian është lidhur me një rikthim në Ligën Premier dhe Fulham është i interesuar.

Anësori u transferua për herë të parë në Angli në vitin 2013 dhe shijoi shtatë vite të suksesshme në Chelsea, duke fituar dy tituj të ligës, Carabao Cup, FA Cup dhe Ligën e Evropës.

Lajmi i plotë>>>

willian

06/08/2022 14:26-Duhet të ndodhin këto tetë largime ose Barcelona është në probleme serioze

Trajneri i Barcelonës, Xavi po planifikon disa largime, pasi tetë lojtarë nuk janë në planet e tij për edicionin e ri.

Gjigantët e La Ligës kanë shpenzuar miliona euro në afatin kalimtar të verës mes problemeve financiare. Deri më sot, ata kanë sjellë Andreas Christensen, Franck Kessie, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounden.

Lajmi i plotë>>>

xavi

06/08/2022 14:06-Udogie ka marrëveshje me Tottenhamin

Marrëveshje e plotë për kushtet personale midis Destiny Udogie, agjentëve të tij dhe Tottenhamit, kontratë pesëvjeçare.

Marrëveshja pritet të përfundojë javën e ardhshme me Udinesen.

Paratici dhe Conte duan Udogie si pjesë e projektit të ardhshëm, kështu që ai mund të huazohet përsëri në Udinese.

06/08/2022 14:05-Dalin prapaskenat se si Raphinha kaloi te Barcelona dhe pronari i Leeds ndryshoi qëndrim

Pronari i Leeds, Radrizzani për TheAthletic: “Harrison do të qëndrojë këtu. Raphinha? Për mua u bë me Chelsean. Ndihesha i turpëruar të kthehesha te Todd Boehly dhe të ndryshoja pozicionin”.

“Nuk kisha zgjidhje sepse ishte më e rëndësishme të blija gjashtë lojtarë sesa të mbaja Raphinhan”.

06/08/2022 12:59-Sesko do të qëndrojë në Salzburg pavarësisht interesimit nga gjigantët evropianë

Benjamin Sesko është gati të zgjasë qëndrimin e tij në Red Bull Salzburg sipas asaj që raporton Sky Sports.

Disa klube të mëdha evropiane si Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid ishin të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të ri, por slloveni thuhet se dëshiron të qëndrojë në Salzburg edhe për një vit për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Benjamin Sesko 1

06/08/2022 12:28-Chelsea pritet të ofrojë 100 milionë euro për Fofanan

Chelsea është duke bërë çmos që të transferojë Wesley Fofanan nga Leicester City.

Pasi iu refuzuan dy ofertat e para me mbi 80 milionë euro, The Blues po përgatiten t'i plotësojnë apetitet e Dhelprave dhe të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e francezit, gjë që do të ishte shifër rekorde për një mbrojtës.

06/08/2022 11:39-Crystal Palace kërkon rikthimin e Wan-Bissaka

Sipas Sky Sports, Crystal Palace është i interesuar për të ri-nënshkruar me mbrojtësin e krahut të Manchester United, Aaron Wan-Bissaka.

Mbrojtësi, i cili iu bashkua Djajve të Kuq nga Crystal Palace në 2019 për një tarifë transferimi prej 55 milionë euro, mund të kthehet në ish-klubin e tij këtë verë për shkak të mungesës së kohës së lojës pasi Diego Dalot ka të ngjarë të fillojë rregullisht si mbrojtës i djathtë i skuadrës nën Erik ten Hag.

wan bissaka

06/08/2022 10:36-Onana pranë kalimit te Evertoni

Amadou Onana është në Angli për t’i kompletuar testet mjekësore te Evertoni.

Marrëveshja është arritur me Lillen për 36 milionë euro dhe katër milionë bonuse me 20 për qind fitimin për klubin francez nga shitja e ardhshme e lojtarit.

06/08/2022 10:34-Leicesteri i thotë Chelseat se Fofana nuk është në shitje

Chelsea po insiston që të transferojë Wesley Fofanan nga Leicester City.

Ata tashmë kanë bërë një ofertë mbi 80 milionë euro, por Brendan Rodgers nuk dëshiron ta shesë lojtarin, derisa ky i fundit e do kalimin në “Stamford Bridge”.

06/08/2022 10:32-Bayern Munich interesohet për Florian Wirtz

Bayern Munich ka hyrë në garë për nënshkrimin e anësorit gjerman, Florian Wirtz, raporton Fichajes.

19-vjeçari ka qenë cak i disa klube të mëdha evropiane dhe thuhet se Barcelona dhe Real Madrid janë gjithashtu të prirur për nënshkrimin e të riut.

Wirtz

06/08/2022 10:09-Torreira mund të quhet lojtar i Galatasarayt

Lucas Torreira nënshkroi kontratën e tij me Galatasaray mbrëmë në Milano.

Arsenali do të marrë 6-7 milionë euro + shtesa. Konfirmimi zyrtar pritet së shpejti, raporton Fabrizio Romano.

Torreira e1586327709489

06/08/2022 09:00-Dy klube nga Italia e duan Marin e Arsenalit

Arsenali ka marrë një ofertë të re për Pablo Mari: Hellas Verona po ofron marrëveshje të përhershme, Monza kërkon huazim me detyrim blerje në rast se do të qëndrojë në Serie A sezonin e ardhshëm. Vendimi mbetet tani te Arsenali, raporton Fabrizio Romano.

Pritet së shpejti, por Pablo Marì do të largohet qind për qind nga Arsenali.

06/08/2022 08:54-La Liga ia refuzon Barcelonës kërkesën për regjistrimin e lojtarëve të rinj

La Liga ka refuzuar përpjekjet e Barcelonës për të regjistruar lojtarët e saj të rinj.

Joan Laportës i është thënë se fatura e pagave duhet të ulet përpara se lojtarë si Robert Lewandowski dhe Raphinha të mund të luajnë, raporton Tariq Panja.

https://twitter.com/tariqpanja/status/1555607146577936384

06/08/2022 08:24-LA Galaxy dëshiron Sergi Roberton

LA Galaxy nuk janë të kënaqur me nënshkrimin e një lojtari të Barcelonës, sipas AS.

Skuadra nga MLS, pasi ka nënshkruar me mesfushorin Riqui Puig, tani thuhet se dëshiron të shtojë Sergio Roberton në skuadrën e tyre.

Mbrojtësi i gjithanshëm besohet të jetë i tepërt ndaj kërkesave të Barcelonës këtë sezon dhe marrëdhëniet janë të mira mes klubit katalanas dhe LA Galaxy.

roberto

06/08/2022 08:23-Napoli bie dakord me Raspadorin

Napoli ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin e Sassuolos, Giacomo Raspadori, raporton Calciomercato.

22-vjeçari ka pranuar një ofertë për kontratë me vlerë 2.5 milionë euro në vit deri në vitin 2027, por të dy klubet ende nuk kanë rënë dakord për një tarifë.

Sassuolo kërkon 40 milionë euro për Raspadorin, ndërsa Napoli është i vendosur të paguajë jo më shumë se 30 milionë euro.

Raspadori

06/08/2022 08:22-Klopp projekton transferimin e Sanes

Gjiganti anglez, Liverpooli, besohet se dëshiron ta përforcojë ende skuadrën në prag të fillimit të ri të sezonit 2022/23 të Ligës Premier.

Siç raportohet nga “90min”, trajneri i The Reds, Jurgen Klopp, ka kërkuar nga klubi që të transferojë anësorin e Bayern Munichut, Leroy Sane, gjatë afatit aktual veror.

Lajmi i plotë>>>

sane

06/08/2022 08:09-Barcelona është afër marrëveshjes me Alonson

Barcelona, ​​çuditërisht, duket se po i afrohet një marrëveshjeje tjetër.

Klubi katalunas është afër transferimit të Marcos Alonsos nga Chelsea për shumën e 10 milionë eurove.

05/08/2022 23:58-Acerbi objektiv i Interit

Interi po synon disa objektiva transferimi teksa kërkon të forcohet në mbrojtje.

Calciomercato raporton se Francesco Acerbi i Lazios dhe Dan-Axel Zagadou janë ndër kandidatët për të cilët Nerazzurrët po planifikojnë lëvizje.

Acerbi

05/08/2022 23:57-Real Madrid e shet Gutierrezin te Girona

Real Madrid ka shitur Miguel Gutierrez te Girona në një marrëveshje me vlerë 4 milionë euro.

05/08/2022 23:56-Agjenti i Arthur: Valencia dëshiron të nënshkruajë me lojtarin

Mesfushori i Juventusit, Arthur mund të jetë rrugës për në Valencia. Agjenti i lojtarit ka zbuluar se skuadra spanjolle dëshiron ta blejë brazilianin.

“Ka një interes në Valencia dhe ne shpresojmë se mund të materializohet. Ai ka dëshirë të shkojë dhe ne duam të gjejmë një zgjidhje për të së shpejti”, deklaroi ai.

Arthur Melo Juventus F365

05/08/2022 23:19-Zyrtare: Xhemajli nënshkruan me Vaduzin

Mbrojtësi i qendrës, Arbenit Xhemajli karrierën e vazhdon te skuadra e Vaduzit.

Aktualisht ky klub është në kategorinë e dytë helvetike, ndërsa 24-vjeçari së fundi ishte te Sunderlandi në Angli.

Ndërkohë me Vaduzin ka firmosur për dy vjet.

05/08/2022 22:47-Zyrtare: Benteke kalon te DC United

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Aston Villas, Christian Benteke është transferuar te DC United, që garon në kampionatin MLS të SHBA-ve.

Benteke ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ai së fundi ishte pjesë e klubit anglez, Crystal Palace.

auto benteke1659725653

05/08/2022 20:27-Zyrtare: Maxwell Cornet kalon te West Ham

Maxwell Cornet ka kaluar te West Ham nga Burnley.

Ai ka nënshkruar deri në vitin 2027.

FZan DCXkAAxpzT

05/08/2022 20:00-Zyrtare: Wijnaldum lojtari i Romës

Georginio Wijnaldum i është bashkuar zyrtarisht Romës në huazim me opsion blerjeje nga PSG, që mund të kthehet një detyrim nëse arrihen objektivat e caktuara.

Sipas raporteve të shumta, marrëveshja vlen rreth 10 milionë euro dhe do të ketë detyrim blerje nëse Giallorossët përfundojnë në katërshen e parë.

Lexo lajmin e plotë... 

Screenshot 9 5

05/08/2022 19:51-Zyrtare: Jordan Veretut ka kaluar te Marseille

Mesfushori francez Jordan Veretout ka kompletuar transferimin nga Roma te Marseille.

05/08/2022 19:33-Depay është i hapur për një kalim te Juventusi

Memphis Depay është i gatshëm të largohet nga Barcelona për të kaluar te Juventusi këtë verë, shkrua Sport.

Skuadra e Serisë A ka bërë një ofertë për holandezin dhe Barça dëshiron ta shes atë, por ata do të kenë nevojë që ai të nënshkruajë një kontratë të re përpara se ta lënë atë të shkojë si huazim me detyrim blerje.

Depay 3

05/08/2022 19:16-Oscar do ta vazhdojë karrierën te Flamengo

Mesfushori brazilian Oscoar është larguar nga Kina për të vazhduar karrierën te Flamengo.

05/08/2022 18:17-Alexis Sanchez drejt largimit nga Interi, po e pret Marseille

Alexis Sanchez është lejuar të mungojë në stërvitjen e Interit pasi ai është afër largimit nga klubi, shkuan Calciomercato.

Sulmuesi pritet t'i bashkohet Marseillen menjëherë pasi Interi të pranojë të ndërpresë kontratën e tij.

354930387

05/08/2022 18:16-Kostic afër kalimit te Juventus

Juventusi po i afrohet nënshkrimit të Filip Kostic, shkruan Tuttosport.

Sulmuesi anësor tashmë ka rënë dakord të bashkohet me skuadrën e Serisë A, por ata duhet të bëjnë një marrëveshje me Eintracht Frankfurt përpara se të mund të përfundojnë lëvizjen.

filip kostic eintracht frankfurt 2022 1658488830 88908

05/08/2022 17:12-Tottenham i avantazhuar ndaj Man Cityt për Udogien

Tottenham është vendosur të nënshkruajë me mbrojtësin e Udineses, Destiny Udogie.

Edhe Manchester City kishte shfaqur interes për të marrë të riun, por duket se Spurs tani janë favorit për lojtarin.

destiny udogie udinese 2022 1651236520 84439

05/08/2022 15:52-Rodgers: Fofana dhe Maddison nuk janë në shitje

Brendan Rodgers ka thënë se dyshja e Leciester Cityt, Wesley Fofana dhe James Maddison nuk janë në shitje.

“Wesley Fofana dhe James Maddison nuk janë në shitje. Këta janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne”.

“Jemi në një situatë ku duhet të largojmë disa lojtarë, por kjo nuk do të thotë të heqim qafe asetet tona më të mira”, ka thë Rodgers.

maddison fofana

05/08/2022 15:39-Zyrtare: Schalke nënshkruan me Jordan Larsson

Jordan Larsson ka nënshkruar me Schalken si transferim i lirë.

"Kemi përfunduar nënshkrimin e Jordan Larsson", thuhet në njoftim.

Larsson do ta mbajë te Schalke fanellën me numër 7.

05/08/2022 15:20-Cornet te West Hami, e kryer

Transferimi i Maxwell Cornet nga Burnley te West Ham United thuhet se ka përfunduar me sukses.

Lojtari do të nënshkruaj kontratë 5-vjeçare.

Shuma e transferimit 17.5 milionë funte apo rreth 21 milionë euro.

Cornet 1

05/08/2022 15:08-Eddie Howe nënshkruar kontratë afatgjatë me Newcastle

Trajneri Eddie Howe është 'blinduar' nga Newcastle United.

"Newcastle United është i kënaqur të konfirmojë se trajneri Eddie Howe ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë në St. James' Park", thuhet në njoftim.

05/08/2022 14:48-Fulhami në bisedime për transferimin e Justin Kluivert

Sipas Daily Mail, Fulhami është në bisedime me Romën për një transferim të mundshëm të sulmuesit holandez, Justin Kluivert.

Së bashku me Fulham, skuadra tjetër e Ligës Premier, West Hami ka shprehur gjithashtu dëshirën e tyre për të transferuar holandezin.

Megjithatë, Bardhezinjtë thuhet se kanë kaluar Çekianët në garën e transferimeit.

kluivert

05/08/2022 14:43-Barcelona e interesuar për nënshkrimin e Thomas Meunier

Sipas gazetës Sport, Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Borussia Dortmund, Thomas Meunier.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, me sa duket është i etur për të marrë reprezentuesin belg pasi humbi Cesar Azpilicuetan, i cili zgjati qëndrimin e tij me Chelsean.

meunier

05/08/2022 14:13-Zyrtare: Marc Cucurella transferohet te Chelsea

2022/08/Cucurella-2.jpg

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e anësorit të majtë, Marc Cucurella nga Brighton & Hove Albion.

Blutë e Londrës kanë kryer edhe një transferim tjetër të madh në këtë afat kalimtar të verës.

Pas Raheem Sterling dhe Kalidou Koulibaly, Blutë kanë transferuar edhe Cucurellan.

Lajmi i plotë

05/08/2022 12:57-Zyrtare: Arbnor Muja, lojtar i ri i Royal Antwerp

2022/08/arbnor-muja-2-scaled.jpg

Klubi belg, Royal Antwerp ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Arbnor Muja nga Drita.

Garant ndërkombëtare kanë qenë me fat për klubin gjilanas, Drita dhe sulmuesin mitrovicas Arbnor Muja.

Kjo pasi përballjet e tyre me Anwerpin kanë bërë që të bie në sy sulmuesi Muja, i cili tashmë ka kompletuar transferimin te klubi belg.

Lajmi i plotë

05/08/2022 12:41-Man City mohon interesimin për mbrojtësin Gvardiol

Manchester City ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me mbrojtësin e RB Leipzig, Josko Gvardiol.

Sipas Daily Mail, City tani për tani po distancohet nga Gvardiol.

Në vend të kësaj, kampionët e Ligës Premier do t'i drejtohen Sergio Gomez të Anderlechtit.

josko gvardiol rb leipzig

05/08/2022 12:33-Atalanta refuzoi ofertën e përmirësuar të Nottingham Forest për Freuler

Nottingham Forest po punon për të nënshkruar me Remo Freuler dhe nevojiten bisedime të mëtejshme pasi oferta e tyre e përmirësuar u refuzua nga Atalanta .

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Nottingham ka paraqitur zyrtarisht një ofertë në Atalanta për Freuler, duke propozuar një marrëveshje huazimi me një detyrim blerje për 10 milionë euro.

Oferta nuk e bindi skuadrën nga Bergamo, e cila mendon se 10 milionë euro ishin një shifër shumë e ulët.

Bisedimet po vazhdojnë dhe të dyja palët janë të sigurta se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti.

freuler

05/08/2022 12:10-Chelsea i gatshëm të paguajë shifrën rekorde për transferimin e mbrojtësit Wesley Fofana

2022/08/fofana-3.jpg

Chelsea është i gatshëm të paguajë një tarifë rekord botëror për mbrojtës, duke paguar 85 milionë funte apo 100 milionë euro për të siguruar objektivin kryesor Wesley Fofana nga Leicester City.

Blutë panë që qendërmbrojtësit Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen u larguan drejt Real Madridit dhe Barcelonës, si transferime të lira gjatë verës.

Kalidou Koulibaly ka ardhur nga Napoli për rreth 35 milionë euro dhe ka veshur fanellën nr.26, të veshur nga kapiteni legjendar John Terry.

Lajmi i plotë

05/08/2022 12:00-Wolves synon transferimin e Nico Gonzalez

Wolverhampton Wanderer është i interesuar për mesfushorin e Barcelonës , Nico Gonzalez.

Sipas gazetë Sport, Barcelona është gati ta lejoj largimin e lojtarit, pasi ka plotë tetë mesfushorë tjerë në rend para tij dhe Nico nuk do të kishte minuta.

Nico

05/08/2022 11:58-Parades pajtohet me kushtet personale të ofruara nga Juventusi

2022/08/paredes.jpg

Leandro Paredes thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me Juventusin dhe tani duhet të gjendet një marrëveshje me Paris Saint-Germain.

Bianconerët po punojnë shumë për të përmirësuar mesfushën e Massimiliano Allegrit përpara sezonit që po afrohet me shpejtësi në Serie A dhe i kanë vënë sytë te 28-vjeçari Paredes, duke besuar se ai do të ishte i aftë.

Lajmi i plotë

05/08/2022 11:34-Amadou Onana te Evertoni

Evertoni tani është i vendosur të nënshkruajë me Amadou Onana.

Marrëveshja e kompletuar me Lille dhe kushtet personale gjithashtu.

Lojtari donte Evertonin, pavarësisht se propozimi i West Ham ishte i pranueshëm nga Lille.

onana

05/08/2022 11:21-“Ndonjëherë duhet të shesësh”, Guardiola e pranon se Bernardo Silva mund të transferohet te Barcelona

2022/08/bernardo-silva-2.jpg

Pep Guardiola ka thënë se është i pasigurt për të ardhmen e Bernardo Silvas mes interesimit të Barcelonës për mesfushorin e Manchester Cityt.

Silva ka qenë një lojtar vendimtar për Cityn duke i ndihmuar ata të fitojnë katër tituj në pesë vitet e fundit, por donte të largohej në fillim të sezonit të kaluar.

Pavarësisht problemeve financiare në Camp Nou, Barcelona ka treguar se janë të interesuar për Bernardon, por mund të duhet të shesin mesfushorin Frenkie De Jong për të liruar hapësirë ​​dhe para përpara se një marrëveshje të përfundojë.

Lajmi i plotë

05/08/2022 11:05-Zyrtare: Albert Vallci transferohet te St. Gallen

2022/08/vallci-1.jpg

FC St.Gallen 1879 ka nënshkruar me lojtarin shqiptar, Albert Vallci, i cili është transferuar nga Red Bull Salzburg.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025.

Dy klubet kanë rënë dakord të mos i bëjnë të ditur kushtet e transferimit.

Vallci merr fanellën me numrin 20.

05/08/2022 10:40-Barcelona afër transferimit të Marcos Alonsos

2022/08/Alonso.jpg

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se është shumë afër nënshkrimit të Marcos Alonsos nga Chelsea.

Barcelona ka bërë plot pesë transferime në afatin kalimtar të verës, por nuk dëshiron të ndalet, pasi synon të përforcohet edhe më tej.

Lajmi i plotë

05/08/2022 09:59-Man Utd refuzoi ta nënshkruaj tre vjet më parë për tre milionë euro, tani Sesko kushton 65 milionë

2022/08/sesko.jpg

Manchester Unitedi thuhet se pati një shans për të nënshkruar me yllin e RB Salzburg, Benjamin Sesko, tre vjet më parë, por refuzoi ta transferojë atë.

Djajtë e Kuq janë në kërkim të përforcimeve të reja, pasi sot (e premte) nis sezoni i ri në Ligën Premier dhe duan të jenë konkurrues për pozitat e para.

Drejtuesit e Unitedit dhe trajneri Erik ten Hag kanë etiketuar tashmë disa lojtarë që mund t’i transferojnë edhe njëri nga ta është sulmuesi Sesko.

Lajmi i plotë

05/08/2022 09:58-Neto pritet ta kompletojë sot transferimin te Bournemouthi

Portieri Neto do të jetë sot në Angli së bashku me agjentët e tij për të përfunduar transferimin te Bournemouth.

Marrëveshja është në fuqi me Barcelonën, testet mjekësore tashmë janë planifikuar.

Barcelona e ka pranuar propozimin dhe Neto së shpejti do të jetë lojtari i ri i Bournemouth.

neto

05/08/2022 09:03-Aubameyang merr vendim për të ardhmen pas interesimit nga Chelsea

2022/08/auba-1.jpg

Sulmuesi i Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang ka përfunduar në radarin e Chelseat.

Ai tashmë ka vendosur se çfarë të bëjë këtë sezon.

Lajmi i plotë

05/08/2022 08:50-Oscar te Flamengo

Mesfushori brazilian, Oscar pritet ta vazhdoj karrierën te Flamengo.

Oscard do të nënshkruhet si lojtar i lirë dhe më pas do të prezantohet shumë shpejt.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, është vetëm thjesht çështje kohe.

Oscar

05/08/2022 08:43-Veretout do t'i nënshtrohet së shpejti testeve mjekësore te Marseille

Jordan Veretout do t'i nënshtrohet testeve mjekësore te Marseille në orët në vijim.

Marrëveshja e plotë mes Romës dhe Marseille është arritur nga dita e djeshme.

Shuma e transferimit - 11 milionë euro të garantuara plus 4,5 milionë euro bonuse.

Veretout 1

05/08/2022 08:34-Aouar, prioritet i Leicester Cityt

Sipas Foot Mercato, Leicester City thuhet se e ka bërë mesfushorin Houssem Aouar nënshkrimin e tyre prioritar për mesfushën.

Nottingham Forest është gjithashtu i interesuar dhe mund t'i bëjë një ofertë drejt Lyonit për francezin.

ouar

05/08/2022 08:32-Napoli interesohet për porterin Keylor Navas

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Napoli është i interesuar për portierin e Paris Saint-Germain, Keylor Navas.

Klubi italian gjithashtu është ende në bisedime për të nënshkruar me Kepa Arrizabalaga nga Chelsea.

navas e1620594874755

04/08/2022 23:40-Cucurella kryen testet mjekësore te Chelsea

Marc Cucurrella ka kryer testet mjekësore në Londër dhe është gati të bashkohet me Chelsean, shkruan Fabrizio Romano.

04/08/2022 23:38-Atalanta dhe Juventusi në bisedime për Luis Muriel

Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel është i lidhur sërish me një lëvizje të mundshme te Juventusi.

Bianconerët vazhdojnë të kërkojnë për një sulmues të ri pasi vendosën të mos aktivizojnë opsionin prej 35 milionë euro për të blerë Alvaro Morata nga Atletico Madrid.

Muriel është përmendur vazhdimisht si përforcim i mundshëm, pasi kontrata e tij me Atalantan do të skadojë në qershor të vitit 2023.

1659118834 619181 1659118984 noticia normal

04/08/2022 23:36-Tottenham e do Odogien

Tottenham nuk është dorëzuar për Destiny Odogie dhe mund ta blejë kartonin e tij, por duke e lënë te Udinese edhe një sezon si huazim.

04/08/2022 23:33-Plea do të bashkohet me Nice

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Alassane Plea do të përfundojë transferimin te Nice - sipas Le 10 Sport.

29-vjeçari është kërkuar edhe nga klubet e Ligws Premier, por ai është i etur të kthehet në vendlindje.

Plea shënoi 10 gola në 33 ndeshje të Bundesligës për Gladbach në sezonin 2022-23.

media vov vn 9 35

04/08/2022 22:38-Zyrtare: Lucca te Ajax

Ajax ka njoftuar zyrtarisht e sulmuesit Lorenzo Lucca, që do të jetë i pari italian që ka veshur fanellën prestigjioze të klubit holandez.

Ai ka kaluar nga Pizza te Ajax.

Screenshot 42

04/08/2022 22:18-Azpilicueta nënshkruan kontratë të re dyvjeçare te Chelsea

Cesar Azpilicueta ka vendosur ta refuzojë Barcelonën dhe ta vazhdojë qëndrimin te Chelsea duke nënshkruar kontratë të re dyvjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi anglez duke njoftuar se kapiteni i Bluve do të mbetet në Stamford Bridge.

04/08/2022 22:11-Ademola Lookman nënshkruan për Atalantan

Atalanta e ka zyrtarizuar nënshkrimin me Ademola Lookman nga RB Leipzigu, në një marrëveshje që besohet të jetë rreth 15 milionë euro duke i përfshirë edhe shtesat.

04/08/2022 22:09-Bournemouthi afër transferimit të portierit të Barcës

Bournemouthi është pranë kompletimit të transferimit të portierit të Barcelonës, Neto – njofton The Sun.

33-vjeçari pritet të konkurrojë me Mark Travers për portierin kryesor në skuadër.

04/08/2022 20:24-Riqui Puig kompleton transferimin te LA Galaxy

Riqui Puig e ka kompletuar transferimin te LA Galaxy, ndërkohë që vazhdon spastrimi veror te Barcelona.

Mesfushori spanjoll nuk ka arritur të depërtojë në ekipin e parë të Xavi Hernandezit në Camp Nou dhe tash ka vendosur ta ndjekë karrierën në MLS.

04/08/2022 19:34-Zyrtare: Renato Sanchez nënshkruan me PSG-në

“Paris Saint-Germaini ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Renato Sanches për pesë sezonet e ardhshme”.

“Mesfushori portugez është i lidhur me kryeqytetin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e kampionit francez.

04/08/2022 19:24-Zyrtare: Renato Sanches te PSG

Mesfushori portugez Renato Sanchez ka kaluar nga Lille te PSG.

04/08/2022 18:23-Wijnaldum zbarkon në Romë

Georginio Wijnaldum u prit në aeroport nga qindra tifozë të Romës duke brohoritur emrin e tij.

Ai do të kalojë në huazim me detyrimin blerje nga PSG

04/08/2022 18:21-Azpilicueta mbetet te Chelsea

Mbrojtës i njohur spanjoll, Cesar Azpilicueta, do të mbetet te Chelsea, duke refuzuar mundësinë e kalimit te Barcelona.

04/08/2022 18:19-Zyrtare: Alex Talles kalon te Sevilla

Mbrojtësi i majtë brazilian, Alex Talles, është zyrtarisht lojtar i Sevillas.

04/08/2022 15:55-Wijnaldum udhëton drejt Romës

Georginio Wijnaldum do të jetë në Romë në orët e ardhshme.

Testet mjekësore do të zhvillohen të premten në mëngjes dhe më pas ai do të prezantohet si lojtar i ri i AS Roma.

Marrëveshja huazim me opsion blerje për 8 milionë euro.

Roma do të paguajë 5 milionë euro, rreth 50% të pagës.

wijnaldum 1

04/08/2022 15:39-Angelino konsideron transferimin te Hoffenheim

Besimi po rritet në kampin e Hoffenheim për nënshkrimin e  mbrojtësi të majtë, Angelino nga RB Leipzig.

Lojtari është duke e konsideruar seriozisht këtë lëvizje gjatë këtij afati kalimtar.

Angelino

04/08/2022 14:59-Alexander-Arnold do të jetë objektivi kryesor i Barcelonës në sezonin e ardhshëm

2022/08/alexander-arnold.jpg

Barcelona po synon Trent Alexander-Arnold si nënshkrimin e tyre kryesor të afatit kalimtar të verës së vitit 2023.

Sipas mediumit Liverpool Echo, thuhet se gjigantët spanjollë duan Alexander-Arnold në mënyrë që të 'plotësojnë skuadrën e tyre'.

Lajmi i plotë

04/08/2022 14:42-Aubameyang nuk dëshiron të largohet nga Barcelona

Pierre-Emerick Aubameyang u raportua se i është ofruar Chelseat.

Megjithatë, sipas gazetës Mundo Deportivo, sulmuesi nuk dëshiron të largohet nga Barcelona pavarësisht interesimit të Bluve.

auba

04/08/2022 14:38-Cornet arrin marrëveshje me West Hamin

Maxwel Cornet thuhet se ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me West Ham.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do t'i nënshtrohet testeve mjekësore sot (e enjte) në Londër.

cornet

04/08/2022 14:21-Juventusi e do Depayn si huazim me detyrim blerje

2022/08/depay-1.jpg

Juventusi është i etur për nënshkrimin e Memphis Depay.

Megjithatë, klubi italian dëshiron një marrëveshje fillestare huazimi me një detyrim blerje verën e ardhshme.

Holandezi duhet të vazhdojë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2024 që transferimi të ndodhë.

04/08/2022 13:48-Trajneri i PSG-së, Galtier konfirmon transferimin e Renato Sanchesit

2022/08/galtier-sanches.jpg

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Renato Sanches nga Lille.

Sanches ishte njëri nga objektivat kryesor të verës për Milanin, por kampioni francez ishte më i shpejt dhe më konkret për të mbyllur marrëveshjen.

Pas shumë javëve diskutime, si duket ka ardhur edhe marrëveshja mes dy klubeve franceze për transferimin e Sanchesit.

Lajmi i plotë

04/08/2022 13:41- Marseille afër kompletimit të transferimit të Vereout

2022/08/veretour.jpg

Olympique Marseille thuhet se po mbyll marrëveshjen me Jordan Veretout.

Detajet përfundimtare po diskutohen me Romën, pasi kushtet personale janë arritur.

Klubi francez do të paguajë 11 milionë euro plus 4.5 milionë euro bonuse për lojtarin.

Testet mjekësore janë duke u planifikuar.

04/08/2022 12:30-Barcelona i ofron Chelseat tre lojtarë

Barcelona i ka ofruar Chelseat mundësinë për të nënshkruar me tre lojtarë të tyre.

Sipas gazetarit të afër me Blutë, Nizaar Kinsella, Barcelona i ka ofruar Chelseat mesfushorin Frenkie de Jong dhe sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang e Memphis Depay.

de jong auba

04/08/2022 12:12-Wijnaldum pritet ta kompletojë sot transferimin te Roma

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Giorginio Wijnaldum pritet të arrijë në Romë këtë pasdite.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, pas testeve mjekësore, holandezi do ta përfundoj huazimin te Roma.

wijnaldum

04/08/2022 11:48-Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Carney Chukwuemeka

2022/08/chumkweak.jpg

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit Carney Chukwuemeka nga Aston Villa.

Blutë e Londrës kanë kryer tashmë edhe një transferim, pas atij të Raheem Sterling nga Manchester City dhe Kalidou Koulibalyt nga Napoli.

Bëhet fjalë për talentin Chukwuemeka, i cili vjen nga Aston Villa në një transferim të përhershëm.

Lajmi i plotë

04/08/2022 11:19-Man Utd 'po punon shpejt' për të mbyllur marrëveshjen për sulmuesin Benjamin Sesko

2022/08/benjamin-sesko.jpg

Klubi anglez, Manchesteri United po përpiqet shumë për të nënshkruar këtë muaj me sulmuesin e RB Salzburg, Benjamin Sesko.

United ka hyrë në bisedime me Salzburgun për nënshkrimin e sulmuesit Sesko këtë verë, ndonëse kampionët austriak hezitojnë të shesin yllin e tyre dhe kanë vendosur një çmim prej 55 milionë funtesh për lojtarin.

Lajmi plotë

04/08/2022 11:11-Brightoni refuzoi tre oferta nga Man City për Cucurellan

Brighton refuzoi tre oferta nga Manchester City për Marc Cucurella.

E para ishte 30 milionë funte (35.82 milionë euro), e dyta 35 milionë (41.80 milionë euro) dhe e tra 40 milionë funte (47.75 milionë euro).

cucurella 1

04/08/2022 10:39-Salihamidzic mohon thashethemet për transferimin e Kane

2022/08/harry-kane.jpg

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka bërë të qartë se sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, nuk është në listën e dëshirave të skuadrës bavareze.

Pas largimit të Robert Lewandowskit te Barcelonë, sulmuesi anglez u sugjerua të transferohej në Bayern për të mbushur vendin vakant të lënë nga polaku.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete nga Gjermania dhe tani Salihamidzic ka shuar të gjitha dyshimet në lidhje me interesimin e Bayernit për Kane.

Lajmi i plotë

04/08/2022 10:25-Barcelona arrin marrëveshje me Bernando Silvan?

Sipas Daily Mail, Barcelona ka arritur një marrëveshje me Bernardo Silva për kushtet personale.

Manchester City deri tani ka hezituar ta shesë yllin portugez, por thuhet se mund të pranojë ndonjë ofertë rreth 80 milionë euro.

04/08/2022 09:46-Aubameyang i interesuar për ribashkimin me Tuchelin

Pierre-Emerick Aubameyang u shfaq si objektiv befasues për sulmin e Chelseat.

Tani thuhet se sulmuesi i Barcelonës do të ishte i interesuar për një ribashkim me Thomas Tuchel, me të cilin punoi te Borussia Dortmund.

tuchel auba

04/08/2022 09:44-Barcelona merr masa drastike për të detyruar Braithwaite dhe Umtitin të largohen nga klubi

2022/08/umtiti-braithwaite.jpeg

Barcelona ka vendosur të marrë masa drastike në këtë afat kalimtar për të balancuar financat e klubit me çdo kusht. Durimi po mbaron në raste specifike si për sulmuesin Martin Braithwaite, ashtu edhe për mbrojtësin Samuel Umtiti.

Sipas gazetës katalunase Sport, klubi nga Camp Nou ka marrë masa drastike për të detyruar largimin e dy Braithwaite dhe Umtiti nga klubi.

Lajmi i plotë

04/08/2022 09:21-Leicester City refuzon ofertën e Chelseat për Fofana

Oferta e Chelseat prej 60 milionë funtesh për Wesley Fofana u refuzua menjëherë.

Leicester City thuhet se kërkon 80 milionë funte, me Chelsean që shpreson për një marrëveshje prej 70 milionë funtesh.

Mbrojtësi është 'shumë i etur' për kalimin në Stamford Bridge.

fofana

04/08/2022 09:12-Ten Hag e do Ziyechin

Erik ten Hag është i etur për të nënshkruar me ish-lojtarin e tij Hakim Ziyech.

Megjithatë, anëtarët e ekipit të rekrutimit të Manchester United nuk janë unanim për profilin e tij, prandaj mungon lëvizja për çdo marrëveshje të mundshme.

ten hah ziyech

04/08/2022 09:09-Monza me propozim zyrtar për Pablo Mari

Monza thuhet se ka paraqitur një propozim zyrtar për Pablo Marín.

Oferta e klubit italian është huazim me detyrim blerje, klauzolë detyruese në rast se Monza mbetet në Serie A sezonin e ardhshëm.

Arsenali pajtohet me largimin e mbrojtësit.

pablo mari

04/08/2022 09:08-Marseille kontakton Alexis Sanchezin, Veretout gjithashtu objektiv

Alexis Sanchez thuhet se ka përfunduar kontratën me Interin dhe tani është lojtar i lirë.

Olympique Marseille do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentët e Sanchezit në ditët në vijim dhe do të nënshkruhet së shpejti.

Në anën tjetër, mesfushori Jordan Veretout mbetet objektivi kryesor për Marseille dhe bisedimet do të vazhdojnë me Romën.

1655104056696

04/08/2022 08:36-Pas marrëveshjes me Arsenalin, Galatasaray nis bisedimet me Torreiran

Galatasaray ka planifikuar raundin e ri të bisedimeve me Lucas Torreira për të arritur marrëveshjen për kushtet personale.

Klubi turk thuhet se nuk dorëzohen në kërkim të transferimit të tij.

Marrëveshja thuhet se është e plotë me Arsenalin për tarifën rreth 6-7 milionë euro.

Torreira

04/08/2022 08:34-Telles zbret në Spanjë për të kompletuar kalimin te Sevilla

Alex Telles ka zbritur në Spanjë në orët e vona të së mërkurës.

Braziliani do t’iu nënshtrohet sot testeve mjekësore dhe pastaj do të nënshkruaj kontratën si lojtar i ri i Sevillas.

Marrëveshja mes klubeve është një huazim i thjeshtë deri në verën e vitit 2023.

Telles 1

04/08/2022 08:19-Chelsea befason të gjithë, synon transferimin e dyshes Aubameyang-Depay nga Barcelona

2022/08/aubameyang-depay.jpg

Klubi anglez, Chelsea po shikon një lëvizje befasuese për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, si dhe bashkëlojtarin e tij Memphis Depay.

Blutë e Londrës janë të interesuar të përforcohen këtë verë, sidomos në sulm pas largimit të Romelu Lukaku dhe largimit të mundshëm të Timo Werner.

Drejtuesit e klubit anglez thuhet se tashmë kanë gjetur emrat që mund të përforcojnë sulmin e skuadrës së Thomas Tuchel.

Lajmi i plotë

03/08/2022 23:27-Mainzi dhe Leeds për Berishën

Ekipi nga Bundesliga, Mainzi po e sfidon Leeds Unitedin për shërbimet e sulmuesit Mërgim Berisha, kanë raportuar mediumet turke të mërkurën.

Bëhet e ditur se Mainzi i ka bërë ofertë zyrtare Fenerbahçes për Berishën. Thuhet se ekipi gjerman ka ofruar dy milionë euro për ta bindur Fenerbahçen në lirimin e tij.

Megjithatë, krerët e ekipit nga Superliga e Turqisë po kërkojnë të paktën pesë milionë euro për Berishën.

GetPaidStock.com 62dae40ee58e5

03/08/2022 23:05-Zyrtare: Patino bashkohet me Blackpool

I riu i Arsenalit, Patino është bashkuar me Blackpool në huazim.

Ai konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe.

03/08/2022 23:04-Veretout mund të kalojë te Marseille

Jordan Veretout duket se do të largohet nga Roma dhe Marsille është një mundësi për të.

Të dy palët janë duke negociuar, me klubin francez që pritet të paguajë 10 milionë euro për ta transferuar atë nga skuadra e Serie A.

Veretout

03/08/2022 23:02-E duan West Ham dhe Lazio, por Zielinski dëshiron të qëndrojë në Napoli

Ylli i Napolit, Piotr Zielinski nuk dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, përkundër ofertave.

Calciomercato shkruan se reprezentuesi polak kërkohej nga West Ham dhe Lazio.

Megjithatë, ai do të preferonte të qëndronte në Napoli.

zielinski

03/08/2022 23:00-Cucurella te Chelsea, Brighton del me deklaratë zyrtare duke mohuar lajmet

Gjatë mbrëmjes doli lajmi se Marc Cucurella do të bëhet lojtar i ri i Chelseat, por Brighton ka mohuar lajmet se ka marrëveshje.

Sipas shumë mediave dhe gazetave, Chelsea është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 68 milionë eurosh për të marrë spanjollin, duke e lidhur  me kontratë deri në në qershor 2028.

03/08/2022 21:11-Fenerbahce përforcon portën

Fenerbahce ka ofruar portierin İrfan Can Eğribayat, qw luante te Göztepe Sports Club, për 1 vit huazim me mundësi blerjeje.

03/08/2022 20:59-E kryer, Marc Cucurella te Chelsea

Mbrojtësi i majtë, Marc Cucurella, ka kaluar te Chelsea për shumën e 50 milionë funteve.

03/08/2022 20:10-Zyrtare: Kasper Schmeichel te Nice

Portieri danez, Kasper Schmeichel ka kaluar nga Leicester te Nice në Ligue 1.

03/08/2022 18:38-Shifrat prapa transferimit të Wijnaldum nga PSG te Roma

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Georginio Wijnaldum, është një hap larg kompletimit të huazimit te Roma.

Giallorossët janë pajtuar të paguajnë pesë milionë euro nga rroga prej 7.2 milionë eurosh e Wijnaldum, ndërsa lojtari ka hequr dora nga rreth një milion euro në formë shtesash për të lehtësuar transferimin.

Do të jetë huazim me opsion blerjeje në fund të sezonit, ndërsa Roma shpreson ta ketë lojtarin në ndeshjen e parë sezonale në Serie A ndaj Salernitanas më 14 gusht.

03/08/2022 17:46-Valencia kontakton Juven për Arthur

Valencia ka kontaktuar me Juventusin për mundësinë e nënshkrimit me Arthur Melon.

Mesfushori brazilian është i lirë të largohet nga “Allianz Stadium” këtë verë pasi ai nuk përshtatet në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.

Arthur Melo Juventus F365

03/08/2022 15:57-PSG ‘kërcënon’ Barcelonën, dëshiron transferimin e Bernardo Silvas

2022/08/bernardo-silva.jpg

Paris Saint-Germain është e interesuar për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese të Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Bernardo është gati të largohet nga City këtë muaj dhe është një objektiv i konfirmuar për Barcelonën.

Lajmi i plotë

03/08/2022 15:54-Alex Telles pritet të huazohet te Sevilla

Alex Telles pritet ta vazhdojë karrierën këtë sezon te Sevilla.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ka përfunduar marrëveshja e plotë mes Man Utd dhe Sevilla për huazimin e lojtarit deri në vitin 2023.

Megjithatë, nuk ka ndonjë klauzolë opsioni blerjeje dhe kontrata pritet të nënshkruhet këtë javë.

Telles

03/08/2022 15:50-Bournemouth në negociata për portierin Neto

Bournemouth është në negociata për të nënshkruar me portierin Neto nga Barcelona.

Barcelona është e hapur për ta lënë atë të shkojë.

Lojtari pritet të vendos në ditët në vijim.

neto

03/08/2022 15:45-Renato Sanches te PSG, pritet vetëm zyrtarizimi

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, marrëveshja e plotë u arrit për tarifën prej 15 milionë eurosh.

Testet mjekësore janë planifikuara tashmë për Renaton në Paris #PSG

Kushtet personale të rënë dakord shumë kohë më parë.

03/08/2022 15:43-Mertens refuzon Juventusin shkaku i besnikërisë ndaj Napolit

Dries Mertens ka refuzuar një transferim te Juventusi pasi ai nuk dëshiron të bëhet një tradhtar i Napolit.

Belgu është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Napolit me 148 gjithsej që kur u bashkua nga PSV Eindhoven në vitin 2013.

mertens

03/08/2022 14:58-Jamie Vardy shihet nga Ten Hag si si zgjidhje për problemet e sulmuesit

Manchester United po monitoron situatën e Jamie Vardyt në Leicester City, sipas raportimeve, pasi e ardhmja e Cristiano Ronaldos në Old Trafford mbetet në ekuilibër.

U raportua muajin e kaluar se pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar të largohet nga klubi anglez këtë verë, me vendimin e tij për shkak të dëshirës për të luajtur në Ligën e Kampionëve për pjesën e mbetur të karrierës së tij.

Lajmi i plotë>>>

vardy

03/08/2022 14:08-Pesë largimet që pritet të ndodhin te Unitedi

Axel Tuanzebe, Aaron Wan-Bissaka, Phil Jones, Eric Bailly dhe Brandon Williams janë të gjithë në dispozicion për transferim, qoftë përgjithmonë ose në huazim këtë verë.

Manchester United dëshiron të bëjë një revolucion të thellë në skuadër, raporton ESPN.

Jones

03/08/2022 14:06-Ramsdale merr numër të ri te Arsenali

Aaron Ramsdale ka marrë fanellën me numrin 1 te Arsenal.

FZO67 DWIAA PVB

03/08/2022 12:33-Zyrtare: Malisheva transferon Kastriot Rapucën

Malisheva ka bërë prezantimin e Kastriot Rapucës.

Klubi malishevas e ka kompletuar transferimin e lojtarit nga Ulpiana.

Lajmi i plotë>>>

rapuca

03/08/2022 12:06-Ten Hag i quan të papranueshme sjelljet e Ronaldos

Erik ten Hag për largimin e hershëm të Cristiano Ronaldos nga stadiumi kundër Rayo Vallecano: "Sigurisht që nuk e fal këtë. Kjo është e papranueshme. Për të gjithë. Ne jemi një ekip dhe ju duhet të qëndroni deri në fund".

03/08/2022 11:48-Zyrtare: Hekuran Kryeziu i bashkohet Winterthurit

Hekuran Kryeziu e ka kompletuar kalimin te Winterthur.

Përmes një komunikate, klubi bëri të ditur se reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Lajmi i plotë>>>

03/08/2022 11:07-Michael Edwards afër të bëhet drejtor sportiv i Chelseat

Chelsea ka hapur bisedimet me Michael Edwards për t'u bërë drejtori i tyre i ardhshëm sportiv.

Blutë aktualisht janë pa drejtor sportiv dhe këtë pozitë po e drejton bashkëpronari, Todd Boehly që po i realizon transferimet e kësaj vere.

03/08/2022 10:37-Presidenti i Napolit thotë se nuk do të nënshkruajë më me lojtarë afrikanë - pas kësaj fshihet një arsye e fortë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë më me lojtarë afrikanë “nëse ata nuk nënshkruajnë një marrëveshje për t’u larguar nga Kupa e Kombeve të Afrikës”.

Në fillim të këtij viti, mbrojtësi i Senegalit, Kalidou Koulibaly, i cili së fundmi iu bashkua Chelseat, u shfaq në AFCON të këtij viti së bashku me mesfushorin e Kamerunit, Andre Zambo Anguissa.

Lajmi i plotë>>>

de laurentiis

03/08/2022 10:28-Umtiti po i bashkohet Olympiacosit

Samuel Umtiti është në prag të bashkimit me Olympiacos nga Barcelona, raporton Diario Sport.

Mbrojtësi francez nuk ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane dhe po largohet te skuadra greke.

03/08/2022 10:25-Sanches më në fund po i bashkohet PSG-së

Lëvizja e Renato Sanches te PSG, është afër të finalizohet.

Detajet përfundimtare të transferimit do të publikohen sot, me lojtarin që ka marrëveshje personale me parisienët.

03/08/2022 10:24-Chelsea është e interesuar, por De Jong e preferon qëndrimin edhe më tej te Barcelona

Preferenca e Frenkie De Jong është ende të qëndrojë në Barcelonë, pavarësisht se Chelsea është në bisedime me Barçën.

Holandezi e ka prioritet qëndrimin në "Camp Nou", por që katalunasit insistojnë që ai të largohet, raporton David Ornstein.

03/08/2022 10:15-Vetëm 10 ditë nga starti i edicionit të ri: Barcelona është në një rrëmujë të vërtetë

Barça kthehet sot (e mërkure) në stërvitje në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”. Do të jetë ora 19:00 kur, pas dy ditë e gjysmë pushimi pas kthimit nga turneu i Shteteve të Bashkuara, do të fillojë një seancë në të cilën është e mundur të vizualizohet një problem që shqetëson Xavi Hernandeinz dhe stafin e tij stërvitor: lojtarët e tepërt në skuadër, 10 ditë para startit të edicionit të ri në ndeshjen kundër Rayo Vallecanon në Camp Nou (e shtunë, 13 gusht në orën 21:00).

Lajmi i plotë>>>

barca

03/08/2022 09:57-Real Madridi kërkon vetëm një transferim deri në fund – por nuk i nxitohet

Real Madridi është lidhur me shumë sulmues të ndryshëm në këtë afat kalimtar dhe ndërsa ka pak përmbajtje në shumicën e emrave të përmendur, Los Blancos duan të shtojnë një sulmues në skuadrën e tyre.

Madridi, megjithatë, nuk është në nxitim dhe do të presë të bëjë lëvizjen e duhur, madje duke u përgatitur ta shtyjë këtë marrëveshje deri në afatin e janarit.

Lajmi i plotë>>>

florentino perez

03/08/2022 09:55-Chelsea ka marrëveshje me Cucurellan - pret vetëm Brightonin

Oferta për më shumë se 50 milionë euro në tavolinë për Cucurellan, Chelsea pret që Brighton të vendosë - kushtet personale të dakorduara plotësisht që nga mëngjesi i së martës.

Spanjolli dëshiron t'i bashkohet skuadrës londineze qysh në këtë javë.

03/08/2022 08:56-Barcelona e vendosur të transferojë Silvan

Kalimi i Bernardo Silvës te Barcelona tani është një mundësi reale.

Joan Laporta nuk është plotësisht i kënaqur me afatin kalimtar deri më tani dhe është i vendosur të marrë Silvën. Optimizmi po rritet, raporton Diario Sport.

03/08/2022 08:54-Chelsea nisë bisedimet me Barcelonën për De Jong

Chelsea është në bisedime me Barcelonën për nënshkrimin e Frenkie De Jong dhe shpreson të arrijë një marrëveshje për holandezin.

The Blues duan ta transferojnë holandezin më së largu deri në fillim të javës së ardhshme,  raporton David Ornstein.

03/08/2022 08:52-Braithwaite refuzon largimin nga Barcelona

Martin Braithwaite po refuzon të largohet nga Barcelona nëse nuk i paguajnë atij çdo euro të fundit të kontratës së tij.

Ose Barça ia paguan rrogën dhe e liron, ose një skuadër tjetër i përshtatet pagës, raporton Mundo Deportivo.

03/08/2022 08:50-Marseille dhe Galatasaray e duan Ndombelen

Marseille dhe Galatasaray janë dy klubet më të interesuara për nënshkrimin e Tanguy Ndombele nga Tottenham, raporton Sky Sports.

Lojtari nuk është në planet e Antonio Contes dhe i është bërë me dije të kërkojë një klub të ri.

03/08/2022 08:48-Tuchel ndikoi që Chukwuemeka të refuzonte Barcelonën

Thomas Tuchel ishte çelësi i nënshkrimit të Carney Chukwuemeka te Chelsea.

Barcelona kryesonte garën, por javën e kaluar pati një takim me Tuchel, agjentët e tij dhe familjen. Gjermani mendon se mund të ndihmojë ekipin e parë të Chelseat menjëherë, raporton Fabrizio Romano.

03/08/2022 08:45-Pak persona të afërt me klubin e duan kalimin e Ronaldos te Atletico

Lëvizja e mundshme e Cristiano Ronaldos në Atletico Madrid është tashmë një temë për të mos e diskutuar.

Shumë pak njerëz të afërt me Atleticon e duan transferimin ose e shohin marrëveshjen me optimizëm, raporton Radioestadio Noche.

03/08/2022 08:22-Galatasaray po e pret vetëm Torreiran

Galatasaray janë ende në pritje të dritës jeshile përfundimtare nga Lucas Torreira, ende i paarritur. Ka marrëveshje të plotë me Arsenalin, por në pritje të lojtarit.

Klubi turk dëshiron të jetë i shpejtë ndërsa klubet e tjera përpiqen të rrëmbejnë marrëveshjen. Arsenali po negocion edhe me Monzën për Pablo Mari.

03/08/2022 08:12-Wijnaldum mund të quhet lojtar i Romës

Gini Wijnaldum më në fund do të nënshkruajë me Romën, raporton Fabrizio Romano.

Marrëveshja u arrit pasi drita jeshile sapo mbërriti nga Paris Saint-Germain për huazimin e tij. Tani klubet kanë shkëmbyer dokumentet.

PSG janë të përgatitur të transferojnë Renato Sanchesin, pas largimit të Wijnaldum.

03/08/2022 07:46-Zyrtare: Bernd Leno i bashkohet Fulhamit

Bernd Leno e ka kompletuar kalimin e tij te Fulhami nga Arsenali për shumën e 10 milionë eurove.

Portieri gjerman ka nënshkruar kontratë me klubin anglez deri në vitin 2025 me një opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

03/08/2022 07:44-Patino do të huazohet

Gazetari Jeorge Bird ka raportuar se mesfushori i Gunners, Charlie Patino do të largohet si huazim te Blackpool këtë sezon.

Skuadra e Championsit e nisi sezonin e tyre me një fitore 1-0 ndaj Reading të shtunën, por kërkon që ende të përforcohet dhe tani e do anëtarin e Topçinjve.

03/08/2022 07:42-Raspadori kërkon klub të ri

Objektivi i Juventusit dhe Napolit, Giacomo Raspadori i ka kërkuar klubit aktual Sassuolos që ta shesë atë këtë verë.

Siç raportohet nga Sky Sports Italia, italiani nuk sheh të ardhme në ngjyrën jeshile e zi dhe kjo mund të shkaktojë një sherr të dyanshëm për nënshkrimin e tij.

giacomo raspadori italy lvdcv707wgwq1u4epgdqacqxw

03/08/2022 07:41-Chelsea afër transferimit të Walker-Peters

Chelsea është e interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Southampton, Kyle Walker-Peters, sipas Guardian.

Walker-Peters është i aftë të luajë si mbrojtës krahu në të dyja anët, kështu që do t'i përshtatej në mënyrë të përkryer sistemit të Thomas Tuchel. Besohet se një ofertë midis 35 dhe 40 milionë funte mund të mjaftojë për të marrë Chelsea lojtarin e tyre dhe duket se ata janë shumë afër ta bëjnë këtë.

Walker.Peters

02/08/2022 21:13-Zyrtare: Andi Zeqiri kalon te Basel si huazim

Sulmuesi 23-vjeçar Andi Zeqiri do të transferohet nga Brighton te FC Basel 1893 në formë huazimi deri në fund të sezonit.

FC Basel ka një opsion blerjeje për sulmin që nuk arriti të tregojë vetën në Angli.

Në moshën 21-vjeçare, Zeqiri u transferua nga FC Lausanne-Sport në Brighton në tetor të vitit 2020.

Ai luajti në huazim edhe te Augsburg në Bundesligë sezonin e kaluar.

02/08/2022 21:10-Zyrtare: Alioski kompleton transferimin te Fenerbahce

Ezgjan Alioski tashmë është lojtari i ri i gjigantit turk Fenerbahce.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka kaluar si huazim nga klubi i tij Al Ahli.

02/08/2022 21:08-Zyrtare: Celina nënshkruan me Kasimpasan

Bersant Celina karrierën do ta vazhdojë në Turqi, duke e kompletuar huazimin e tij nga Dijoni te Kasimpasa.

Lajmi është bërë i ditur këtë të martë nga klubi turk. Celina do të luajë si i huazuar te Kasimpasa për sezonin 2022/23, teksa në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes.

02/08/2022 20:31-Agjenti i Kepas në bisedimet finale me Napolin

Sipas RAI Sport, agjenti i Kepa Arrizabalagas ka arritur në Itali për t’i diskutuar detajet finale lidhur me kalimin e portierit të Chelseat te Napoli.

Gardiani përfiton nëntë milionë euro në sezon, por Blutë janë pajtuar ta paguajnë 70 për qind të rrogës së tij. Prandaj, çështja e vetme për t’u zgjidhur janë bonuset.

keap1 (Foto: Football Italia)

02/08/2022 20:27-Bournemouthi në bisedime për portierin e Barcës

Bournemouthi është në bisedime për një marrëveshje potenciale për portierin e Barcelonës, Neto.

02/08/2022 19:57-Fofana nuk është në shitje

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers, ka thënë se Wesley Fofana nuk është në shitje, përkundër spekulimeve që e lidhin me Chelsean.

Mbrojtësi 21 vjeçar ka shkëlqyer prej se kaloi te Foxes në vitin 2020 dhe paraqitjen e mira kanë bërë që të tërheqë interesimin e klubeve të mëdha.

fafana1 (Foto: Getty)

02/08/2022 19:32-Juve dhe Barca të angazhuar për transferimin e Depayt

Juventusi dhe Barcelona janë duke i studiuar mënyrat e ndryshme për të gjetur formulën e transferimit të Memphis Depayt në Allianz Stadium.

Gjetja e një marrëveshje që do t’u përshtatej të gjithëve është e vështirë, por një alternativë është që Depay ta vazhdojë kontratën deri në qershor 2024 dhe pastaj t’i bashkohet Juventusit në formë huazimi me obligim blerjeje për 20 milionë euro në verën e vitit 2023.

depay (Foto: Instagram/memphisdepay)

02/08/2022 19:30-E kryer, Carney Chukwuemeka kalon te Chelsea

Mesfushori 18 vjeçar i Aston Villas, Carney Chukwuemeka, ka kaluar te Chelsea.

Ai ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në Ligën Premier, por konsiderohet talent i madh.

Çmimi i paguar për të është 18 milionë euro dhe së shpejti priten konfirmimet.

02/08/2022 19:09-Marseille e Galata opsione për Ndombele

Marseille dhe Galatasaray janë ndër opsionet potenciale për mesfushorin e Tottenham Hotspurit, Tanguy Ndombele, megjithëse lojtari preferon të shkojë në Itali apo në Spanjë.

02/08/2022 18:59-City do t’i ofrojë kontratë të re Fodenit me 240.000 euro në javë

Manchester City ka vendosur të ofrojë vazhdimin e kontratës për Phil Foden – bën të ditur 90min.

Anglezi pritet t’i trefishojë përfitimet aktuale me kontratën e re në 200.000 funte (240.000 euro) në javë, e cila do ta mbajë në Etihad Stadium deri në vitin 2027.

02/08/2022 18:56-Chelsea në kërkim të Kyle Walker-Peters

Chelsea po e shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të djathtë të Southamptonit, Kyle Walker-Peters – njofton The Guardian.

Transferimi do t’i kushtonte Bluve ndërmjet 30-35 milionë funte (36-42 milionë euro).

02/08/2022 17:43-Alex Talles drejt Sevillas

Mbrojtësi brazilian, Alex Telles, pritet të bashkohet me Sevillan, pasi klubet janë afër marrëveshjes.

Edhe lojtari e ka pranuar transferimin dhe punët për mbylljen e transferimit po vazhdojnë.

02/08/2022 17:14-Zyrtare: Mingueza kalon te Celta Vigo

Oscar Mingueza, mbrojtësi 23-vjeçar që e ka zhvilluar gjithë karrierën e tij sportive te Barcelona, ​​tashmë është zyrtarisht lojtar i Celta Vigos.

Qendërmbrojtësi i cili mund të luajë edhe si anësor, zbarkoi në Vigo të hënën mbrëma dhe këtë mëngjes kaloi kontrollet mjekësore përpara se të nënshkruante kontratën deri në vitin 2026.

02/08/2022 16:54-Katër opsionet për të ardhmen e Ruganit

Juventusi ia ka ofruar Daniele Ruganit katër opsione për të zgjedhur se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij.

Empoli dhe Hellas Verona janë dy klubet italiane që kanë shprehur interesim për huazimin e mbrojtësit.

Galatasaray do të mund të paguante 10 milionë euro për ta blerë kartonin e tij.

Opsioni i katërt për Ruganin është qëndrimi te Juventusi.

rugani (Foto: Instagram/daniruga)

02/08/2022 16:37-Dhjetë transferimet më të shtrenjta të kësaj vere

transerime (Foto: Transfermarkt)

02/08/2022 16:30-Nice zyrtarizon Aaron Ramseyn

OGC Nice ka nënshkruar me Aaron Ramseyn, ndërsa konfirmimi i tyre tregon periudha e dështimit te Juventusi ka mbaruar.

Mesfushori është transferuar si lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Juventusin, nga e cila përfitoi tre milionë euro.

02/08/2022 15:45-RB Leipzig refuzon ofertën e majme të Man Cityt për Gvardiol

Manchester City ka bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh për Josko Gvardiol, por RB Leipzig e ka refuzuar atë.

Mbrojtësi ka kontratë edhe për katër vite të tjera, raporton BILD.

josko gvardiol rb leipzig

02/08/2022 15:30-Monaco e do huazimin e Sarr

Monaco është në bisedime me Chelsean për huazimin e Malang Sarr.

Marrëveshja mund të përfshijë një opsion për blerje të kartonit.

Fulham ka bërë edhe një ofertë për mbrojtësin, raporton Santi Aouna.

02/08/2022 15:29-Sevilla, ekipi favoritë për transferimin e Telles

Sevilla po shtyn të nënshkruajë me Alex Telles ndërsa kontaktet e drejtpërdrejta me Manchester United vazhdojnë.

Asnjë ofertë nga Porto, është Sevilla që kryeson garën, raporton Fabrizio Romano.

02/08/2022 15:10-Leno për teste mjekësore te Fulhami

Bernd Leno do t'i nënshtrohet testeve mjekësore të Fulhamit sot përpara një kalimi prej 10 milionë euro nga Arsenali, raporton Fabrizio Romano.

Gjermani do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

02/08/2022 15:01-De Jong refuzon sërish Unitedin, pret për Bayernin ose Chelsean

Frenkie De Jong raportohet se ende po refuzon të bashkohet me Manchester United.

Ai do të konsiderojë vetëm largimin nga Barcelona për Bayern Munichun ose Chelsean, raporton Mundo Deportivo.

de jong

02/08/2022 14:42-Fofana po i bën presion Leicesterit që ta lejojë kalimin e tij te Chelsea

Wesley Fofana po ushtron presion mbi Leicester Cityn për ta lënë atë të bashkohet me Chelsea.

Lojtari ka marrëveshje për kushtet personale me Blutë, por Dhelprta duan rafro 100 milionë euro për kartonin e tij.

02/08/2022 14:39-Një lojtar dhe para për Cucurellan nga Chelsea

Bisedimet në vazhdim mes Chelseat dhe Brightonit për Cucurella - Levi Colwill mund të diskutohet në një marrëveshje të veçantë për të përshpejtuar bisedimet për spanjollin.

Kushtet personale të rënë dakord mes mbrojtësit të majtë spanjoll dhe Chelseat, deri tek klubet. Asnjë sinjal nga Manchester City deri më tani dhe duket se janë tërhequr nga gara, raporton Fabrizio Romano.

02/08/2022 14:35-Foden me kontratë afatgjate te Man City

Phil Foden ka rënë dakord për një kontratë të re afatgjatë me Manchester Cityn.

Pep Guardiola e vlerëson shumë lojtarin dhe dëshiron ta ketë në planet e tij për një kohë të gjatë.

02/08/2022 14:27-Zyrtare: Jota rinovon me Liverpoolin

Liverpooli ka konfirmuar se Diogo Jota ka nënshkruar një kontratë afatgjate.

The Reds janë tejet të kënaqur me reprezentuesin portugez dhe i ofruar marrëveshje të re.

Lajmi i plotë>>>

02/08/2022 13:10-Loftus-Cheek nuk e dëshiron kalimin te Leicesteri - vështirësohet marrëveshja për Fofanan

Chelsea dëshiron të përdorë Ruben Loftus-Cheek si një peshë tërheqëse në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Wesley Fofana.

Ata shpresojnë se 40-45 milionë euro plus mesfushorin që do ta bëjnë Leicesterin të konsiderojë shitjen e mbrojtësit francez, raportoi fillimisht Nathan Gissing.

Por, Matt Law tani bën të ditur se anglezi nuk dëshiron të largohet nga "Stamford Bridge".

02/08/2022 13:05-Wijnaldum nuk pajtohet ta ulë pagën për t'iu bashkuar Romës

Gini Wijnaldum po refuzon të marrë një ulje page për t'u bashkuar me Romën, e cila po e pengon huazimin e tij nga PSG.

Mesfushori aktualisht fiton dhjetë milionë euro në vit, raporton Le Parisien.

wijnaldum 1

02/08/2022 12:56-Werner e do rikthimin te RB Leipzig

Timo Werner dëshiron të kthehet në ish-klubin e tij, RB Leipzig këtë verë.

Chelsea është e gatshme ta largojë gjemrnain, por kërkon shkëmbim lojtarësh - Josko Gvardiol është i kërkuari nga Blut, raporton Sport1.

02/08/2022 12:54-Angelino kërkohet nga Brightoni

Brighton janë të interesuar për nënshkrimin e Angelinos nga RB Leipzig pasi ata kërkojnë të zëvendësojnë Marc Cucurella.

West Ham dhe Hoffenheim janë gjithashtu të interesuar për mbrojtësin e majtë, raporton Plettigoal.

3251

02/08/2022 12:52-Mingueza arrin te Celta Vigo

Oscar Mingueza ka mbërritur në Vigo për të përfunduar transferimin e tij te Celta nga Barcelona. (Foto: BarcaUniversal)

FZJcUlcWAAAgDQF

02/08/2022 12:40-Nëse qëndron De Jong, nuk afrohet Silva

Barcelona nuk do të nënshkruajë me Bernardo Silvan nëse Frenkie De Jong qëndron. Ata nuk mund ta përballojnë atë, raporton Gerard Romero.

Katalunasit duan ta shesin holandezin, me Chelsean dhe Manchester Unitedin të interesuara, por që lojtari e dëshiron qëndrimin në Camp Nou.

de jong 6

02/08/2022 12:34-“Hala Madrid”- tifozët e Bayernit thumbojnë Lewandowskit pas lamtumirës nga klubi

Robert Lewandowski është rikthyer në Mynih për të marrë gjërat personale, por teksa ishte duke u larguar nga kryeqendra e Bavarisë, hasi në një turmë të tifozëve të Bayernit, që nuk e kanë pranuar mirë largimin e tij.

“Hala Madrid” - ishte thirrja e tifozëve Bavarezë që njohën sulmuesin polak teksa largohej me makinën e tij, duke e ngacmuar këtë të fundit, që zgjodhi t’i bashkohej Barcelonës, pas një lufte të vërtetë me drejtuesit gjatë verës.

Lajmi i plotë>>>

lewa

02/08/2022 11:17-Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Belottit - mungon vetëm zyrtarizimi

Andrea Belotti ka arritur marrëveshje me Romën.

Kontratë trevjeçare, me vlerë 3.2 milionë euro në sezon, raporton La Repubblica.

belotti8 e1659378392549

02/08/2022 11:10-Monza po 'peshkon' te Juventusi, PSG dhe Arsenali

Mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Mari dhe mesfushori i Juventusit, Nicolo Rovella janë në listën e synimeve të transferimeve të Monzas, sipas raportimeve në Itali.

Skuadra e sapo promovuar ka qenë e zënë në tregun e transferimeve, përpara sezonit të tyre të parë në Serie A.

Deri më tani ata kanë nënshkruar me 10 lojtarë dhe janë lidhur me sulmues si ai i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi.

Lajmi i plotë>>>

02/08/2022 10:45-Manchester United në bisedime për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Spurs Tom Huddlestone

Manchester United thuhet se është në bisedime për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Tottenhamit, Tom Huddlestone, në një transferim të papritur.

Djajtë e Kuq kanë qenë të dëshpëruar për të siguruar një lojtar të ri në mesfushë këtë verë, pasi saga me objektivin kryesor Frenkie de Jong po vazhdon të jetë e ndërlikuar.

Lajmi i plotë>>>

aUV35XhQ

02/08/2022 10:18-Gjashtë largime pritet të ndodhin nga Unitedi

Manchester United dëshiron të shesë ose huazojë të paktën gjashtë lojtarë përpara mbylljes së afatit kalimtar:

♦ Alex Telles
♦ Aaron Wan-Bissaka
♦ Eric Baily
♦ Axel Tuanzebe
♦ Ethan Laird
♦ Phil Jones, raporton MailSport.

Telles 3

02/08/2022 10:07-Cucurella arrin marrëveshje personale me Chelsean

Marc Cucurella dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale.

Chelsea do të vazhdojë bisedimet me Brighton sot për të përfunduar marrëveshjen shpejt, raporton Fabrizio Romano.

02/08/2022 10:06-Juventusi e Man City në bisedime për shkëmbim lojtarësh

Juventusit po i vjen zgjidhja nga Britania e Madhe për mesfushën, pas lëndimeve të Paul Pogbas dhe Weston McKennie.

Manchester City është i interesuar në transferimin e Arthur Melos dhe janë të gatshëm të futen në bisedime me Zonjën e Vjetër për atë që e kërkon.

Lajmi i plotë>>>

alle

02/08/2022 08:51-De Ketelaere ka arritur te Milani për teste mjekësore

Charles De Ketelaere është pritur nga tifozët e Milanit në aeroport, duke zbritur më në fund përpara transferimit të tij prej 35 milionë euro nga Club Brugge.

Mesfushori 21-vjeçar do të bëjë testet mjekësore të martën në mëngjes, por fillimisht u ul në aeroportin Linate në Milano me avion privat nga Brukseli në orën 00:23 me orën lokale.

Lajmi i plotë>>>

02/08/2022 08:41-Lista me 11 largimet që synon t’i realizojë Arteta te Arsenali në këtë verë

Arsenali është gati të largojë 11 lojtarë këtë verë ndërsa Mikel Arteta përgatitet të forcojë më tej skuadrën e tij.

Topçinjtë këtë herë po bëjnë bujë të vërtetë në afatin kalimtar. Gabriel Jesus, Fabio Vieira, Oleksandr Zinchenko, Marquinhos dhe Matt Turner janë sjellë përpara ndeshjes hapëse të tyre në Ligën Premier kundër Crystal Palace të premten.

Lajmi i plotë>>>

arteta

02/08/2022 08:32-Valencia dhe Juventusi në bisedime për Arthur

Arthur është gati të pranojë një transferim huazues te Valencia.

Klubi spanjoll dhe Juventus janë në bisedime se si të ndajnë pagat e lojtarit, raporton TuttoMercatoWeb.

arthur 1

02/08/2022 08:24-Dy klubet e vetme që e duan transferimin e Ronaldos

Atletico Madrid dhe Napoli janë opsionet më të mundshme të Cristiano Ronaldos.

Pavarësisht se presidenti i Atleticos mohon interesimin, Diego Simeone e dëshiron shumë Ronaldon, raporton Manu Sainz.

ronaldo 1 5

02/08/2022 08:18-Puig arrin marrëveshje me LA Galaxy

LA Galaxy ka arritur një marrëveshje verbale për të blerë mesfushorin e Barcelonës, Riqui Puig, sipas raportimeve nga AS.

Skuadra spanjolle është përpjekur të largojë lojtarin gjatë gjithë verës dhe skuadra amerikane më në fund mund të sigurojë një rrugë larg nga “Nou Camp” për të riun, me nënshkrimin që thuhet se pritet të konfirmohet këtë mbrëmje.

puig

02/08/2022 08:09-Refuzohet oferta e dytë e Newcastles për Maddison

Leicester City ka refuzuar ofertën e dytë të Newcastle për James Maddison, raporton Graeme Bailey.

Dhelprat janë të gatshëm ta shesin lojtarin, por duan mbi 60 milionë euro për kartonin e tij

maddison

02/08/2022 07:54-Everton identifikon zëvendësimin e mundshëm të Richarlison

Everton mund të jetë gati t'i ofrojë një litar shpëtimi lojtarit të harruar të Chelseat, Michy Batshuayi, raporton talkSPORT.

Belgu shënoi 14 gola në ligë ndërsa ishte i huazuar te Besiktas sezonin e kaluar, por nuk është paraqitur për Blutë që nga shkurti 2020.

20.batshuayi

02/08/2022 07:53-Liverpooli do t'i ofrojë Jotas kontratë të re

Liverpool do t'i ofrojë Diogo Jotas një kontratë të re edhe më fitimprurëse, sipas Daily Telegraph.

Sulmuesi ka ende tre vjet për të përmbushur kontratën e tij aktuale, por Reds janë të prirur të shpërblejnë portugezin për fillimin e tij të mirë në Anfield.

02/08/2022 00:16-Liverpooli pret oferta për Nat Phillips

Liverpooli është duke pritur oferta për Nat Phillips gjatë kësaj jave, me Fulhamin dhe Bournemouthin ndër të interesuarit për qendërmbrojtësin.

01/08/2022 23:48-RB Leipzigu udhëheq garën për Werner

Leipzigu është duke bërë përpjekje më të mëdha se Juventusi për Timo Werner, pas takimit të të dielës me Chelsean.

01/08/2022 23:01-Chelsea mund të arrijë marrëveshje të trefishtë me Interin

Pas Romelu Lukakut, ka sugjerime se Chelsea mund të shpenzojë 130 milionë euro për tre lojtarë të Interit: Milan Skriniar, Denzel Dumfries e Cesare Casadei.

01/08/2022 22:45-Arsyeja e ngecjes së marrëveshjes për Wijnaldum

Huazimi i propozuar i Georginio Wijnaldum te Roma është duke i vonuar për shkak të hezitimit të klubit italian që të përfshijë në marrëveshje klauzolën për obligim blerjeje – mëson Goal.

01/08/2022 22:06-Milani mbetet në garë për Renato Sanches

Milani thuhet se nuk ka hequr dorë akoma nga Renato Sanches, pasi lojtari i Lille është i frustruar nga vonesat e Paris Saint-Germainit dhe mund ta rikthejë interesimin kah kampioni i Serie A

01/08/2022 22:01-Shënjestra e Napolit, Kepa nuk përfshihet në skuadrën e Chelseat

Kepa Arrizabalaga duket më pranë Napolit, meqenëse nuk është përfshirë në skuadrën e Chelseat në faqen e klubit.

01/08/2022 21:39-Zyrtare: Lazaro nënshkruan për Torinon

Torino ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin e krahut të Interit, Valentino Lazaro, në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

01/08/2022 20:32-Gattuso e bind Melon t’i bashkohet Valencias

Trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso, i ka telefonuar Arthur Melos për ta bindur që ta pranojë huazimin te klubi spanjoll.

Tash Juventusi është duke u angazhuar që të gjejë një mënyrë për ta ndarë rrogën e lojtarit.

01/08/2022 20:16-Roma ka marrëveshje me Belottin

Andrea Belotti ka arritur marrëveshje trevjeçare me Romën që pritet të nënshkruhet porsa Eldor Shumorodov ta kompletojë transferimin te Bologna.

01/08/2022 19:44-Zyrtare: Vecino nënshkruan për Lazion

Matias Vecino ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Lazion pas kalimit të testeve mjekësore. Ai u largua nga Interi si lojtar i lirë.

01/08/2022 19:34-Alexis ndërpret kontratën me Interin

Alexis Sanchez thuhet ta ketë ndërprerë kontratën me Interin me pëlqim të ndërsjellë pas bisedimeve disajavëshe dhe pritet të nënshkruajë për Olympique Marseille.

01/08/2022 19:28-Dortmundi kërkon Giovanni Simeonen

Sulmuesi i Hellas Veronas, Giovanni Simeone, nuk është më në planet e Napolit, prandaj Borussia Dortmundi është gati të ndërhyjë.

Argjentinasi pritet të largohet nga Stadio Bentegodi këtë verë, pasi kishte shënuar 17 gola dhe kishte dhuruar gjashtë asistime në 35 paraqitje në Serie A në edicionin e kaluar.

01/08/2022 19:23-Ramsey do të shkojë te Nice

Ish-dështimi i Juventusit, Aaron Ramsey, thuhet se ka arritur marrëveshje që të luajë te Aaron Ramsey.

Mesfushori uellsian e ka ndërprerë kontratën me Bianconerët para kohe, pasi Zonja e Vjetër dëshironte ta hiqte nga lista e rrogave pagën e tij prej shtatë milionë eurosh.

01/08/2022 19:20-Napoli dhe Juventusi pas Raspadorit

Shefi i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se Napoli dhe Juventusi janë të interesuar për Giacomo Raspadorin dhe ai dëshiron ta realizojë marrëveshjen sa më shpejt.

01/08/2022 19:10-Fabregas, kontratë dyvjeçare me Como

Cesc Fabregas ka luajtur për klube, si Barcelona, Arsenal, Chelsea e Monaco, ndërsa do të luajë te një skuadër e porsapromovuar në ligën e dytë italiane – Como.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe konsideron se Como paraqet “një projekt më të mirë sesa ofertat nga MLS”.

01/08/2022 17:49-Alioski do të huazohet te Fenerbahce

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter, Fenerbahce njofton se ka arritur marrëveshje me Al Ahlin për transferimin e Ezgjan Alioskit në formë huazimi.

01/08/2022 16:52-Interi cakton çmimin e Dumfries

Interi e ka caktuar çmimin e Denzel Dumfries në vlerën prej 50 milionë euro dhe nuk do të tërhiqet nga kjo shifër.

Chelsea kishte ofruar 25 milionë euro plus bonuset për mbrojtësin, mirëpo Nerazzurrët e kanë refuzuar atë ofertë.

01/08/2022 16:42-Katër skuadra pas Pjanic

Miralem Pjanic vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Mesfushori boshnjak është rikthyer te Barcelona pas huazimit njëvjeçar në elitën e futbollit turk te Besiktas.

Megjithatë ai nuk shihet si një titullar, pasi para tij në mesfushë janë emra si Pedri, Gavi, Busquets, De Jong e Kessie.

Tri skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Milan dhe Napoli e duan atë, derisa boshnjaku ka një ofertë nga Arabia Saudite.

1409186286

01/08/2022 16:22-Video-mesazhi Messit për Suarezin gjatë prezantimit te Nacional

“Përshëndetje mik! Epo, ti je tashmë atje. Doja të të dërgoja një përqafim të madh. Të uroj gjithë të mirat në këtë fazë të re. E di sa e rëndësishme është për ty të jesh atje në Nacional, në shtëpinë tënde, në vendin tënd pas kaq shumë kohësh. Për t’u përgatitur për Kupën e Botës”.

“Unë të uroj më të mirat. Tani më duhet të ndjek Nacionalin edhe nga këtu. Ne, tifozët e Newell’s, nuk kemi kujtime të mira me Nacional. Ti tashmë e di që të dua shumë dhe bëjë gjithçka për ty. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj se do të shihemi së shpejti”, thuhet në video-mesazhin e argjentinasit.

01/08/2022 15:09-Laporta konfirmon se Barcelona do ta aktivizojë levën e tretë ekonomike

Jules Kounde mbërriti në terrenin stërvitor të Barcelonës të hënën në mëngjes për t’u prezantuar zyrtarisht si nënshkrimi i tyre i fundit. Siç pritej të ishte rasti kur përfshihen mediat, presidenti Joan Laporta ishte po aq në qendër të vëmendjes.

Në fakt, kreu i klubit katalunas mori përsipër të jepte një lajm të madh. Ai fillimisht kishte shprehur besimin se Barcelona do të ishte në gjendje të regjistronte të gjitha nënshkrimet e tyre të reja.

Lajmi i plotë>>>

01/08/2022 14:45-De Ketelaere pritet të arrijë në mbrëmje në Milano

Charles De Ketelaere pritet të mbërrijë në Milano sonte përpara transferimit të tij te Milani.

Clube Brugge dhe Rossonerët kanë arritur marrëveshje për çmimin dhe tani priten vetëm testet mjekësore para zyrtarizimit, raporton, Matte Moretto.

01/08/2022 14:42-Newcastle insiston në transferimin e Maddison

Newcastle do të vazhdojë bisedimet me Leicesterin për një lëvizje të mundshme për James Maddison.

Oferta fillestare prej 40 milionë euro është refuzuar dhe Magpies nuk do të shkojnë në çmimin e kërkuar prej 65 milionë euro të Dhelprave, por ata nuk po heqin dorë, raporton Craig Hope.

01/08/2022 14:40-Chelsea tenton t'ia marrë nga dora Man Cityt, Cucurellan

Chelsea është në bisedime me Brighton për transferimin e Marc Cucurella.

Marrëveshja mund të përfshijë Levi Colwill që shkon në anën e kundërt.

Manchester City ka marrëveshje prej javësh me lojtarin, por nuk pajtohet me çmimin e Brightonit, raporton Fabrizio Romano.

01/08/2022 14:27-Largohet pas 15 vitesh nga Real Madridi - Mayoral është i Getafes

Getafe dhe Real Madrid kanë njoftuar një marrëveshje për transferimin për Borja Mayoral.

25-vjeçari largohet nga Los Blancos pas 15 vitesh, pasi ka kaluar sistemin e akademisë atje. Duke bërë debutimin e tij në 2015, kishte shpresa të mëdha për Mayoral, por ai luftoi për të gjetur vazhdimësi atje. Në total ai shënoi 7 herë në 33 paraqitje për ta.

Lajmi i plotë>>>

01/08/2022 14:18-Cesc Fabregas arrin te Como

Në disa prej kalimeve më befasuese të verës, Cesc Fabregas po nënshkruan për skuadrën e Serisë B, Como.

Ka disa javë që flitet për këtë kalim, por tashmë është konfirmuar. 35-vjeçari që është fitues i Kupës së Botës mbërriti në Itali këtë pasdite, ku do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare, sipas Fabrizio Romanos.

Lajmi i plotë>>>

01/08/2022 14:06-Kounde prezantohet te Barcelona, zbulon edhe bisedimet që kishte me Chelsean

Jules Kounde është bashkuar zyrtarisht me Barcelonën pas dy viteve fantastike të kaluara te Sevilla.

Qendërmbrojtësi francez po konsiderohet si një nga blerjet më të mëdha të Barcelonës viteve të fundit, pasi pritet ta përforcojë gjigantin katalunas shumë në mbrojtje.

Lajmi i plotë>>>

Screenshot 1 6 e1659354917760

01/08/2022 14:05-Huazim me detyrim blerje për një çmim të ulet, PSG dhe Roma gjejnë marrëveshjen përfundimtare për Wijnaldum

Georginio Wijnaldum është lojtari më i ri i Romës, edhe pse marrëveshja pritet të zyrtarizohet gjatë 24 orëve të ardhshme.

Presidenti i Romës, Dan Friedkin ka udhëtuar drejt Parisit me aeroplanin e tij privat për ta marrë mesfushorin holandez me vete.

Lajmi i plotë>>>

Screenshot 5 2

01/08/2022 12:40-Lista me 11 lojtarët që priten të largohen nga Barcelona

Barcelona ka bërë tashmë 12 lëvizje këtë verë, mes lojtarëve që vijnë dhe që largohen. Ndërsa mund të duket sikur pjesa më e madhe e biznesit të tyre është bërë për verën, sipas Sport, 11 lojtarë të tjerë mund të largohen ende nga klubi.

Katër nga pesë lojtarët që u lanë jashtë turneut të tyre në SHBA mbeten në klub dhe klubi është e vendosur t’i shohë ata të largohen në një mënyrë ose në një tjetër. Samuel Umtiti dhe Riqui Puig kanë më shumë gjasa të largohen në formë huazimi, por Neto dhe Martin Braithwaite mund të largohen me një transferim të lirë në mënyrë që klubi të mund të ndryshojë pagat e tyre.

Lajmi i plotë>>>>

xavi hernandez

01/08/2022 12:02-Barcelona po punon në rikthimin e Messit

Barcelona është duke punuar që të rikthejë Lionel Messin në skuadër.

Blaugranasit e larguan argjentinasin në verën e kaluar për shkak të situatës së tyre financiare, por që tani po e kërkojnë rikthimin e tij në “Camp Nou”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë do ta donte një rikthim te Barcelona, aty ku bëri emër, por që kjo mund të ndodhë vetëm në vitin 2023, atëherë edhe kur i përfundon kontrata me PSG-në, raporton Fabrizio Romano.

Laporta Messi Xavi

01/08/2022 11:25-Unitedi synon dy transferime nga Bundesliga

Manchester United synon t'i transferojë dy talentë nga Bundesliga, raporton Daily Mail.

Sulmuesi i Shtutgartit, Sasa Kalajdzic dhe i riu i RB Salzburg, Benjamin Sesko janë të dy duke u vëzhguar nga Djajtë e Kuq, të cilët janë të prirur të lënë opsionet e tyre të hapura përpara mes pasigurisë së vazhdueshme rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos.

Talented young RB Salzburg forward Benjamin Sesko is also under consideration

Manchester United are considering a move for £17m-rated Stuttgart striker Sasa Kalajdzic

01/08/2022 11:22-Barcelona i vë ultimatum Puigit

Riqui Puig ka tre ditë për të vendosur nëse dëshiron të largohet nga Barcelona për në ligën amerikane, MLS, raporton Sport.

Mesfushori ka qenë i lidhur me një kalim te LA Galaxy, por duhet të nënshkruajë një lëvizje përpara se regjistrimi të mbyllet në ligë më 4 gusht.

puig barcelona shot 2107 epa

01/08/2022 11:20-City i interesuar t'i shkëmbejë mesfushorët me Juventusin

Manchester City është i interesuar për një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin që përfshin Ilkay Gundogan dhe mesfushorin brazilian Arthur Melo, raporton Calciomercato.

Mesfushori gjerman ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe është lidhur shumë me një kalim te Arsenali gjithashtu.

gundogan

01/08/2022 10:35-Vecion arrin për testet mjekësore te Lazios

Mesfushori i Interit, Matias Vecino, ka mbërritur për testet mjekësore përpara kalimit të tij te Lazio si transferim i lirë.

Uruguaiani u bashkua me Nerazzurët nga Fiorentina në verën e vitit 2017 dhe ka bërë 127 paraqitje për klubin, duke shënuar 13 gola.

Lajmi i plotë>>>>

01/08/2022 10:28-Slonina gjendet në Londër për teste mjekësore te Chelsea

Gabriel Slonina aktualisht ndodhet në Londër, tani do t'u nënshtrohet testeve mjekësore, më pas do të nënshkruajë kontratë afatgjate si lojtar i ri i Chelseat.

Njoftimi i klubit do të publikohet sapo të plotësohen dokumentet ndërmjet klubeve: marrëveshje prej 15 milionë dollarësh, të përfshira shtesat. Slonina do të qëndrojë në Chicago në huazim deri në janar, raporton Fabrizio Romano.

01/08/2022 10:23-Sevilla futet në garë për Telles

Sevilla është një nga disa klube të interesuara për të nënshkruar me Alex Telles në formë huazim këtë muaj.

Megjithatë, një marrëveshje do të varet nga Manchester United që mbulon një pjesë të pagave të tij, raporton Fabrizio Romano.

01/08/2022 10:20-Batshuayi afër kalimit te Evertoni

Evertoni është në bisedime me Chelsean për transferimin e Michy Batshuayit.

Dy skuadrat janë afër marrëveshjes për sulmuesin belg që ka edhe 12 muaj kontratë me The Blues.

Frank Lampard e do lojtarin në “Goodison Park”, derisa edhe Batshuayi e kërkon kalimin e përhreshëm atje – marrëveshja afër të arrihet mes dy klubeve, raporton Football London.

FZDuM0mWQAEuHMf

01/08/2022 09:59-Zyrtare: Donis Avdijaj bëhet me skuadër të re, prezantohet te Zurichu

Donis Avdijaj është larguar nga futbolli austriak ku shkëlqeu së fundmi me skuadrën TSV Hartberg.

Sulmuesi kosovar zhvilloi 23 ndeshje në total për klubin austriak ku realizoi shtatë gola dhe bëri dy asistime.

Lajmi i plotë>>>>

page 3

01/08/2022 09:58-Juventusi nis bisedimet me Atletico Madridin, gati oferta për rikthimin e Moratas në Serie A

Alvaro Morata është rikthyer te Atletico Madrid pas dy viteve të kaluara si i huazuar te Juventusi.

Gjiganti italian e kishte mundësinë e blerjes së spanjollit për 40 milionë euro, por nuk e shfrytëzoi atë dhe Morata u rikthye në Wanda Metropolitano.

Lajmi i plotë>>>>

GetPaidStock.com 62e78490a39c1

01/08/2022 09:57-Leipzig e nxjerr në shitje, Barcelona synon transferimin e Angelinos

RB Leipzig ka arritur të kompletoj transferimin e mbrojtësit të majtë gjerman David Raum nga Hoffenheim.

Skuadra gjermane shpenzoi 26 milionë euro për anësorin i cili ka pasur një vit fantastik në Bundesliga, por tani ka nevojë të shes.

Lajmi i plotë>>>>

3962

01/08/2022 09:56-Drejtuesit e Dortmundit do të udhëtojnë drejt Italisë për ta transferuar Giovanni Simeonen

Borussia Dortmund është në telashe të mëdha në repartin ofensivë, edhe pse fillimisht u mendua se zgjidhja u gjet kur nënshkruan me Sebestien Haller.

Megjithatë sulmuesi afrikan i diagnostikua me kancer dhe do të mbetet jashtë fushave për disa muaj.

Lajmi i plotë>>>>

9ca11908c1

01/08/2022 09:55-E hëna vendimtare për Alexis Sanchezin

Rrugët e Interit dhe Alexis Sanchez do të ndahen, kjo duket e sigurt.

Por, palët nuk kanë gjetur ende një akord për prishjen e marrëveshjes mes tyre, me kilianin që kërkon të përfitojë maksimalisht nga fakti që klubi italian kërkon të shpëtojë nga rroga e tij.

Lajmi i plotë>>>>

sanchez

01/08/2022 09:47-Leicesteri ia tregon Chelseat çmimin e Fofanas

Leicester City është i gatshëm që të heq dorë nga Wesley Fofana në këtë verë, derisa Chelsea ka shprehur interesim serioz për të.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, The Blues janë duke e projektuar transferimin e mbrojtësit në këtë javë.

Por, “Dhelprat” u kanë bërë me dije Chelseat se duhet të paguajnë deri në 100 milionë euro për të marrë kartonin e tij.

fofana

01/08/2022 00:53-Unitedi bën ofertë të përmirësuar për Antony

Manchester Unitedi thuhet se po bën një ofertë të përmirësuar për sulmuesin anësor, Antony.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri Erik ten Hag tashmë kanë etiketuar yllin e Ajaxit si njërin nga objektivat kryesorë të verës.

antony

01/08/2022 00:50-Firmino u përgjigjet zërave për largim nga Liverpooli dhe transferim te Juventusi

Roberto Firmino këmbëngul se ai nuk po shtyn për një lëvizje dhe do të ishte i lumtur të kalonte sezonin e ri duke zgjatur lidhjen e tij me Reds.

“Unë e dua këtë ekip, këtë qytet dhe tifozët. Jam këtu. Unë dua të qëndroj sigurisht”, ka thënë Firmino për TNT Sports.

01/08/2022 00:48-Chelsea përgatit ofertë për Benjamin Pavard

Sport Bild njofton se gjiganti londinez është duke përgatitur ofertën në drejtim të Bayernit për transferimin e francezit.

01/08/2022 00:45-City dhe Barca kanë marrëveshje për Bernardo Silvan?

Manchester City dhe Barcelona kanë rënë dakord për transferimin e Bernardo Silvas, por marrëveshja është ende larg realizimit.

Përveç marrëveshjes mes klubeve, asi portugez dhe Barcelona kanë rënë dakord edhe për kushtet e kontratës.

Tani për tani por transferimi nuk mund të ndodhë për shkak të Frenkie de Jong.

01/08/2022 00:44-Shifrat prapa ofertës së Romës për Belottin

Ai do të përfitojë 2.8 milionë euro bazë në sezon që mund të rritet deri në 3.5 milionë euro sipas bonuseve dhe shtesave të lidhura me performancat e lojtarit dhe skuadrës.

Valencia dhe Villarreali janë dy klube tjera të interesuara që janë të gatshme t’i japin rrogë më të madhe, mirëpo Belotti preferon të qëndrojë në Serie A.

bellotiti 1 e1659296979984 (Foto: Instagram/gallobelotti)

01/08/2022 00:40-Juve kthehet kah Verde si alternativë për Zaniolon

Juventusi duket se ka hequr dorë nga Nicolo Zaniolo dhe e ka orientuar vëmendjen kah anësori i Spezias, Daniele Verde.

01/08/2022 00:05-Nedim Bajrami shumë afër transferimit te Fiorentina

Nedim Bajrami është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë, pasi ditët e tij te Empoli janë të numëruara tanimë.

Fiorentina mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij dhe tani e disa javë janë në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Empolit.

nedim Milan, Italy, 19th January 2022. Nedim Bajrami of Empoli FC celebrates with team mates after scoring to level the game at 1-1 during the Coppa Italia match at Giuseppe Meazza, Milan. Picture credit should read: Jonathan Moscrop / Sportimage PUBLICATIONxNOTxINxUK SPI-1445-0032