LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Cesare Casadei, lojtar i ri i Chelseat

Zyrtare: Cesare Casadei, lojtar i ri i Chelseat

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit Cesere Casadei nga Interi.

Blutë e Londrës vazhdojnë përforcimin e skuadrës në këtë afat kalimtar, pasi duan të jenë konkurrues për titullin e Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve.


Pas transferimit të Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella dhe Carney Chukwuemeka, Chelsea ka konfirmuar edhe një nënshkrim të ri.

Dalin detajet e marrëveshjes së Chelseat me Interin për Casadei
Lexo po ashtu Dalin detajet e marrëveshjes së Chelseat me Interin për Casadei

Klubi londinez ka konfirmuar me anë të rrjeteve sociale se ka transferuar talentin italian, Cesare Casadei.

“Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e Cesare Casadeit nga Interi pasi italiani ra dakord për një kontratë gjashtëvjeçare me Blutë”, thuhet në njoftim.

Mesfushori adoleshent konsiderohet si njëri nga talentet më të ndritur në Itali, pasi shkëlqeu në nivelin e të rinjve për klubin dhe vendin, duke qenë pjesë e skuadrës italiane që arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-19 në verë.

Casadei njihet si një mesfushor i kompletuar, duke kombinuar fizikun dhe forcën me kohën e shkëlqyer në ndërhyrje dhe teknikën e shkëlqyer, si dhe lëvizjen inteligjente kur arrin në zonën e penalltisë për të shënuar gola.

Transferimi i 19-vjeçarit thuhet se i ka kushtuar Chelseat 15 milionë euro plus pesë milionë euro tjera bonuse, me shifrën totale që mund të arrij deri në 20 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori