LAJMI I FUNDIT:

E hëna vendimtare për Alexis Sanchezin

E hëna vendimtare për Alexis Sanchezin

Rrugët e Interit dhe Alexis Sanchez do të ndahen, kjo duket e sigurt.

Por, palët nuk kanë gjetur ende një akord për prishjen e marrëveshjes mes tyre, me kilianin që kërkon të përfitojë maksimalisht nga fakti që klubi italian kërkon të shpëtojë nga rroga e tij.


Zikaltrit i kanë bërë disa oferta për përqindje të rrogës së vitit të mbetur në kontratë që janë të gatshëm t’i paguajnë, por Sanchez për momentin nuk është bindur të firmosë lamtumirën.

Alexis Sanchez ia tregon Interit kërkesën për ta shkëputur kontratën
Lexo po ashtu Alexis Sanchez ia tregon Interit kërkesën për ta shkëputur kontratën

Ndaj sipas mediave kiliane, këtë të hënë është organizuar një takim mes drejtuesve të Interit dhe menaxherit të tij, Fernando Feliçevic, në mënyrë që të gjendet gjuha e përbashkët për t’i dhënë fund kësaj telenovele.

Më pas, Sanchez pritet të nisë kontaktet me klube të tjera të interesuara për të, me kampionatin francez si një destinacion shumë i mundshëm.

Nga Kili raportojnë se interesimi i Marseilles është konkret dhe pas lamtumirës nga Interi, ai mund të zbarkojë pikërisht në Ligën 1 për t’iu bashkuar kësaj skuadre. /Telegrafi/