LAJMI I FUNDIT:

Chelsea planifikon takimin me Aubameyangun

Chelsea planifikon takimin me Aubameyangun

Paaftësia e Barcelonës për të mbledhur fonde nga shitja e lojtarëve mund të çojë në ndarjen e tyre me disa asete që ata kishin planifikuar t’i mbanin. Njëri nga ta duket të jetë sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni mbërriti në Barcelonë në muajin shkurt dhe shpërtheu në skenë, duke shënuar 13 gola në La Liga në gjysmën e dytë të sezonit.


Kjo i ndihmoi Blaugranët të arrinin vendin e dytë dhe shtuan një golashënues natyral në ekipin e tyre.

Megjithatë, Barcelona ende ndoqi Robert Lewandowskin si objektivin kryesor këtë verë. Ardhja e tij, ka të ngjarë të zbresë Aubameyangin në bankinë më shpesh sesa mendohej.

Nga Ronaldo te Neymar, Silva, De Jong e Broja: Disa nga transferimet e mëdha që mund të ndodhin ende para mbylljes së afatit kalimtar veror
Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Neymar, Silva, De Jong e Broja: Disa nga transferimet e mëdha që mund të ndodhin ende para mbylljes së afatit kalimtar veror

Menaxheri Xavi Hernandez ka këmbëngulur se ai mbështetet te Aubameyang dhe dëshiron që çdo pozicion të mbulohet nga dy lojtarë kryesorë.

Megjithatë, klubi mund ta sheh atë si një shitje të arsyeshme ndërsa ata përpiqen të mbledhin fonde për marrëveshje të tjera.

Chelsea thuhet se është skuadra më e interesuar dhe sipas gazetarit Fabrizio Romano, pronari Todd Boehly ka planifikuar një takim me agjentët e Aubameyang për të kuptuar kërkesat dhe dëshirat e tij.

Chelsea nuk dorëzohet, kërkon blerjen e dyshes De Jong-Aubameyang
Lexo po ashtu Chelsea nuk dorëzohet, kërkon blerjen e dyshes De Jong-Aubameyang

Pasi të kenë një ide të qartë si për koston e tij ashtu edhe për kërkesat e Barcelonës, që thuhet se janë rreth 30 milionë euro, Boehly do të bëjë një ofertë.

Duket një marrëveshje e vështirë për t’u bërë. As Xavi dhe as Aubameyang nuk duket se kanë shumë dëshirë që marrëveshja të ndodhë.

Bindja e 33-vjeçarit për të lënë jetën e tij të re në Kataluni është hapi i parë dhe ndoshta vendimtar për çdo marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori