LAJMI I FUNDIT:

“Po ndjekim modelin e Man Cityt dhe Liverpoolit”, Salihamidzic mohon thashethemet për transferimin e Kane

“Po ndjekim modelin e Man Cityt dhe Liverpoolit”, Salihamidzic mohon thashethemet për transferimin e Kane

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka bërë të qartë se sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, nuk është në listën e dëshirave të skuadrës bavareze.

Pas largimit të Robert Lewandowskit te Barcelonë, sulmuesi anglez u sugjerua të transferohej në Bayern për të mbushur vendin vakant të lënë nga polaku.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete nga Gjermania dhe tani Salihamidzic ka shuar të gjitha dyshimet në lidhje me interesimin e Bayernit për Kane.

“Mungesë respekti”, Conte sulmon Nagelsmannin rreth komenteve për Harry Kane
Lexo po ashtu “Mungesë respekti”, Conte sulmon Nagelsmannin rreth komenteve për Harry Kane

Kontrata e Kane me Tottenham përfundon në verën e vitit 2024 dhe sulmuesi i rrezikshëm nuk ka rinovuar me klubin londinez. Megjithatë, Bayern ende nuk do ta ndjekë sulmuesin pasi ata po përpiqen të ndjekin hapat e Manchester Cityt dhe Liverpool të cilët zakonisht luajnë pa një numër 9 tipik.

“Këto janë thashetheme. Tani për tani ne po shkojmë në një rrugë tjetër. Manchester City dhe Liverpool kanë qenë të suksesshëm për vite të tëra pa një sulmues me numër nëntë”, ka thënë fillimisht Salihamdzic për Suddeutsche Zeitung.

Kampionët në fuqi të Bundesligës u detyruan të linin Lewandowskin të largohej pasi reprezentuesi polak detyroi një largim nga Allianz Arena, por Salihamidzic beson se ata kanë mjaft përforcime sulmuese për të mbushur boshllëkun e tij.

Afroi yje si Mane dhe De Ligt dhe mori maksimumin nga shitja e Lewandowskit – Bayern Munich pritet ta shpërblejë Salihamidzic
Lexo po ashtu Afroi yje si Mane dhe De Ligt dhe mori maksimumin nga shitja e Lewandowskit – Bayern Munich pritet ta shpërblejë Salihamidzic

Ata morën Sadio Mane nga Liverpooli për një çmim të volitshëm prej 33.5 milionë eurosh dhe gjithashtu kanë lidhur Serge Gnabry me një zgjatje të kontratës.

“Ne mund të zëvendësojmë katër lojtarë të pothuajse të njëjtit kualitet për katër pozicione. Kaq shumë cilësi sulmuese janë të rralla në Evropë. Tani është detyra e trajnerit dhe ekipit të tij që ta moderojnë atë”, përfundoi boshnjaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori