LAJMI I FUNDIT:

Barcelona merr masa drastike për të detyruar Braithwaite dhe Umtitin të largohen nga klubi

Barcelona merr masa drastike për të detyruar Braithwaite dhe Umtitin të largohen nga klubi

Barcelona ka vendosur të marrë masa drastike në këtë afat kalimtar për të balancuar financat e klubit me çdo kusht. Durimi po mbaron në raste specifike si për sulmuesin Martin Braithwaite, ashtu edhe për mbrojtësin Samuel Umtiti.

Sipas gazetës katalunase Sport, klubi nga Camp Nou ka marrë masa drastike për të detyruar largimin e dy Braithwaite dhe Umtiti nga klubi.


I pari pranon të largohet vetëm nëse i paguajnë të gjithë kontratën me anë të një ndërprerjeje, ndërsa francezi po tregohet më proaktiv, por nuk ka vendosur ende për asnjë mundësi që i është shfaqur në pritje të një oferte më të mirë.

Lista me 11 lojtarët që priten të largohen nga Barcelona
Lexo po ashtu Lista me 11 lojtarët që priten të largohen nga Barcelona

Klubi u ka bërë të ditur të dyve se nuk do të kenë numra të fanellës dhe se do të presin deri më 31 gusht për t’i larguar në rast se nuk do të ketë zgjidhje deri atëherë.

Blaugranët kishin shpresa serioze për të shitur Braithwaite dhe madje për të fituar para nga ai përmes një transferimi pasi disa klube ishin interesuar për të. As sulmuesi dhe as shoqëruesit e tij nuk kanë dashur të negociojnë asgjë dhe kanë vendosur një qëndrim me bllokadë totale.

Nga aty, Barça i ofroi letrën e lirisë pavarësisht se për nënshkrimin e tij u investuan 18 milionë euro, por as nuk ka pasur përgjigje. Në Barça e dinë se danezi trajton disa oferta në Spanjë dhe disa oferta milionëshe në Arabinë Saudite, por ai nuk nënshkruan asgjë.

Ai dëshiron të përfundojë me pagë të plotë dhe kjo është ajo që mund të ndodhë por në fund të afatit kalimtar. Për momentin situata është shumë e rëndë.

Sa i përket Umtitit, shoqëruesi i tij vërtet po kërkojnë strehim për të dhe ai ka pasur një mundësi për t’u larguar, por ai pret një propozim më të mirë. Mbi të gjitha, ai mund të kishte nënshkruar tashmë me një ekip turk, por  qendërmbrojtësi nuk është shumë i etur për të luajtur në atë ligë.

Ëndrra e tij do të ishte rikthimi në Olympique de Lyon, por tani për tani kontaktet nuk janë realizuar dhe as me ndonjë ekip në Ligue1.

Te Barça do të donin një zgjidhje miqësore në formën e një huazimi ose letre lirimi, por nëse kjo nuk ndodh, edhe Umtiti do të largohet më 31 gusht me një ndërprerje të detyrueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori