LAJMI I FUNDIT:

Padyshim se do ishte “çmenduria” më e madhe e këtij afati kalimtar: Ronaldo te Galatasaray?

Padyshim se do ishte “çmenduria” më e madhe e këtij afati kalimtar: Ronaldo te Galatasaray?

Tregu i transferimeve po përparon me shpejtësi dhe tashmë ka një sërë emrash të mëdhenj në afatin kalimtar të verës që po kërkojnë një aventurë të re.

Padyshim, pasiguria rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos e ka shqetësuar botën e futbollit dhe e gjithë vëmendja është te ylli portugez.


Pavarësisht rikthimit të 37-vjeçarit për të luajtur për Manchester United që pësoi humbje 2-1 në shtëpi nga Brightoni, ai ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Barra e mos luajtur në Ligën e Kampionëve është një nga arsyet kryesore për këtë.

Që në momentin kur nisën të shfaqeshin thashethemet, portugezi nuk ka pasur mungesë të klubeve të interesuara për të.

Motra e Cristiano Ronaldos komenton në postimin që tallte goditjen me gërshërë të Messit ndaj Clermont
Lexo po ashtu Motra e Cristiano Ronaldos komenton në postimin që tallte goditjen me gërshërë të Messit ndaj Clermont

Një nga destinacionet më emocionuese ishte ardhja e tij në atë që deri pak vite më parë ishte rivali i tij më i madh, Atletico Madrid.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi destinacion befasues për portugezin. Sipas ‘Sport’, Galatasaray raportohet se ka pasur kontakte me agjentin e Cristianos.

Klubi turk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e pesë herë fituesit të Topit të Artë, mirëpo ende nuk ka përgjigje nga ana e lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori