LAJMI I FUNDIT:

Barcelona konsideron transferimin e Bellerinit

Barcelona konsideron transferimin e Bellerinit

Klubi nga La Liga, Barcelona thuhet se po konsideron transferimin e mbrojtësit Hector Bellerin nga Arsenali.

Barcelona ka transferuar tashmë emra të njohur si Robert Leëandoëski, Raphinha, Jules Kounde, Franck Kessie dhe Andreas Christensen, teksa ka nënshkruar gjithashtu kontratë të re edhe me Ousmane Dembele.


Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk duan të ndalen në këtë afat kalimtar të verës dhe synojnë edhe transferime tjera për t’i dhënë Xavit një ekip sa më konkurrues për të gjithë trofetë.

Barcelona rrezikon të përballet me Rayo Vallecanon pa asnjërin nga nënshkrimet e verës
Lexo po ashtu Barcelona rrezikon të përballet me Rayo Vallecanon pa asnjërin nga nënshkrimet e verës

Një repart që drejtuesit katalunas dhe trajneri Xavi synojnë ta përforcojnë padyshim se është krahu i djathtë i mbrojtjes, për të cilin tashmë kanë një emër në listë.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona po konsideron nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Arsenalit, Hector Bellerin.

Interesimi për mbrojtësin e Arsenalit vjen pasi katalunasit dështuan ta transferojnë Cesar Azpilicueta nga Chelsea.

Mbrojtësi spanjoll pritet të largohet nga Topçinjtë si një transferim i lirë këtë verë dhe Barcelona mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Megjithatë, Barcelona nuk do të ngutet pasi fillimisht synon që të regjistrojë të gjitha nënshkrimet e tyre të reja dhe të finalizojë transferimin e Marcos Alonso. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori