LAJMI I FUNDIT:

Barcelona rrezikon të përballet me Rayo Vallecanon pa asnjërin nga nënshkrimet e verës

Barcelona rrezikon të përballet me Rayo Vallecanon pa asnjërin nga nënshkrimet e verës

Barcelona rrezikon të përballet me Rayo Vallecanon në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23 në La Liga pa asnjë nga nënshkrimet e tyre të verës.

Sipas gazetës Marca, mundësia që Barcelona të jetë në gjendje të regjistrojë nënshkrimet e tyre të reja në kohë për ndeshjen e parë në La Liga po fillon të duket gjithnjë e më e ndërlikuar.


Kanë mbetur më pak se 48 orë nga ndeshja dhe Blaugranët ende nuk kanë aktivizuar levën e katërt ekonomike apo nuk kanë dërguar ndonjë dokumentacion në La Liga, ndaj përgjigja nga La Liga, e cila duhet të studiojë gjithçka në detaje, mund të mos arrijë në kohë.

Dy mënyrat e vetme se si Barcelona mund t'i regjistrojë të gjitha transferimet e verës
Lexo po ashtu Dy mënyrat e vetme se si Barcelona mund t'i regjistrojë të gjitha transferimet e verës

Barcelona ka mundësinë të aktivizojë levën mëngjesin e sotëm (e premte), por edhe kështu, tashmë është një kumar dhe nuk ka asgjë të sigurt.

Me aktivizimin e levës së katërt, Barcelona mund të regjistrojë disa nga nënshkrimet, por jo të gjitha. Atëherë klubi duhet të vendosë.

Florentino Perez: Ringjallja e Barcelonës është e mirë për futbollin botëror
Lexo po ashtu Florentino Perez: Ringjallja e Barcelonës është e mirë për futbollin botëror

Nëse dëshiron të regjistrojë të gjithë, përveç levës së katërt, duhet të ulë faturën e pagave, e cila mund të përfshijë shitjet e lojtarëve.

Por, pa atë levë të katërt, është e pamundur që klubi të regjistrojë nënshkrimet, dhe afati kohor është tashmë shumë i ngushtë. /Telegrafi/