LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 10 ditë nga starti i edicionit të ri: Barcelona është në një rrëmujë të vërtetë

Vetëm 10 ditë nga starti i edicionit të ri: Barcelona është në një rrëmujë të vërtetë

Barça kthehet sot (e mërkure) në stërvitje në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”. Do të jetë ora 19:00 kur, pas dy ditë e gjysmë pushimi pas kthimit nga turneu i Shteteve të Bashkuara, do të fillojë një seancë në të cilën është e mundur të vizualizohet një problem që shqetëson Xavi Hernandeinz dhe stafin e tij stërvitor: lojtarët e tepërt në skuadër, 10 ditë para startit të edicionit të ri në ndeshjen kundër Rayo Vallecanon në Camp Nou (e shtunë, 13 gusht në orën 21:00).

Robert Lewandowski, Jules Kounde, Raphinha, Franck Kessie dhe Andreas Christensen, janë prurjet e reja deri më tani, derisa edhe Ousmane Dembele e vazhdoi qëndrimin e tij në skuadër, por që kanë probleme me regjistrimin e tre të parëve.


Samuel Umtiti, Riqui Puig, Martin Braithwaite dhe Neto nuk u ftuan për në turneun para-sezonal në mënyrë që të zgjidhnin të ardhmen e tyre, derisa nga huazimi u rikthyen Inaki Pena, Miralem Pjanic dhe Alex Collado.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Në total do të jenë 29 lojtarë, katër më shumë se 25 të lejuar nga La Liga. Dhe me Abde, Alejandro Balde dhe Pablo Torre, të tre që mbeten nga pjesa e tepërt, që e qojnë numrin në 32, të paktën për t’u stërvitur.

Barça tashmë ka larguar lojtarë si Clement Lenglet (transferimi në Tottenham), Oscar Mingueza (transferimi te Celta Vigo), Francisco Trincao (transferime te Sporting CP), Rey Manaj (transferimi në Watford) dhe Moussa Wague (transferimi në HNK Gorica).

Rrjedhin në internet pagat e 'çmendura' të lojtarëve të Barcelonës - duket se katalunasit po "luajnë me zjarrin"
Lexo po ashtu Rrjedhin në internet pagat e 'çmendura' të lojtarëve të Barcelonës - duket se katalunasit po "luajnë me zjarrin"

Duke supozuar se ‘levat’ ekonomike dhe kufijtë e pagave të La Ligas do t’i lejojnë ata të nënshkruajnë me Leëandoëskin, Kounden dhe Raphinhan, Barça do të ketë nevojë për të paktën katër largime të tjera, derisa kërkojnë edhe transferimin e Cesar Azpilicuetas, Marcos Alonsos dhe Bernardo Silvas.

Memphis Depay dhe Alex Collado gjithashtu mund të largohen deri në fund të afatit kalimtar dhe atyre mund t’u bashkohet edhe Frenkie de Jong. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori