LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin në internet pagat e ‘çmendura’ të lojtarëve të Barcelonës – duket se katalunasit po “luajnë me zjarrin”

Rrjedhin në internet pagat e ‘çmendura’ të lojtarëve të Barcelonës – duket se katalunasit po “luajnë me zjarrin”

Misteri më i madh i afatit kalimtar të verës është se si Barcelona vazhdon të bëjë nënshkrime pavarësisht situatës së tyre financiare në dukje të pasigurt.

Deri më tani, klubi ka nënshkruar me Andreas Christensen dhe Franck Kessie në një transferim të lirë, ndërsa ata kanë paguar para të mëdha për Robert Lewandowskin, Jules Kounden dhe Raphinhan – duke shpenzuar rreth 150 milionë euro në total.


Kjo është pa të ardhura prej vetëm 25 milionë euro nga shitjet e lojtarëve – Philippe Coutinho përbën shumicën e tyre.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Kjo është e gjitha pavarësisht se raportohet se ka pasur rreth 1.173 miliardë euro borxh.

Për të mbijetuar, Barça ka tërhequr disa ‘leva financiare’ këtë verë.

Ata kanë shitur shumë nga të drejtat e tyre televizive vendase, ndërsa po shesin gjithashtu gjysmën e divizionit të tyre të licencimit dhe tregtimit.

“Hala Madrid”- tifozët e Bayernit thumbojnë Lewandowskin pas lamtumirës nga klubi
Lexo po ashtu “Hala Madrid”- tifozët e Bayernit thumbojnë Lewandowskin pas lamtumirës nga klubi

Duket sikur është një zgjidhje afatshkurtër e një problemi afatgjatë.

Një nga arsyet kryesore pse Barça e ka gjetur veten në këtë rrëmujë financiare janë pagat e çmendura që u kanë paguar lojtarëve. Klubit spanjoll madje i është dashur t’u kërkojë lojtarëve të shtyjnë pagat e tyre ose të bëjnë shkurtime të përhershme pagash.

Por tani, një listë e përditësuar e pagave të çmendura të Barcelonës është shfaqur në internet. Duke përdorur të dhënat nga Capology, lista tregon pagën totale bruto të 20 lojtarëve më të mirë në klub.

Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat
Lexo po ashtu Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat

Dhe ‘bruto’ është një fjalë mjaft e saktë për ta përshkruar atë.

Lista përfshin pagat e shtyra dhe përfshin taksat – me lojtarët spanjollë që duhet të paguajnë rreth gjysmën e të ardhurave të tyre në taksë.

Shikoni listën më poshtë:

Pagat e Barcelonës

Pagat e Barcelonës

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori