LAJMI I FUNDIT:

Man Utd kërkon transferimin e Leroy Sane nga Bayern Munich

Man Utd kërkon transferimin e Leroy Sane nga Bayern Munich

Klubi anglez, Manchester Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e Bayern Munichut, Leroy Sane.

Unitedi është i frustruar në ndjekjen e objektivit të madh të verës, Antony nga Ajaxi dhe janë gati për t’u vënë pas emrave tjerë.


Sipas The Mirror, drejtuesit e Djajve të Kuq kanë kontaktuar me kampionët gjermanë me shpresën për t’i joshur atë për një transferim të Sane në Old Trafford.

Leroy Sane i është afruar Real Madridit
Lexo po ashtu Leroy Sane i është afruar Real Madridit

Besohet se gjigantët e Bundesligës janë të gatshëm të heqin dorë nga Sane për çmimin e duhur, pavarësisht se gjermani ka ende tre vjet në kontratën e tij.

Drejtuesit e Old Trafford nuk janë të frenuar nga historia e Sane me rivalët e Manchester Cityt dhe ende mendojnë se sulmuesi anësor do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer.

Menduan se Liverpooli "po fle" - Klopp projekton transferimin e Sanes
Lexo po ashtu Menduan se Liverpooli "po fle" - Klopp projekton transferimin e Sanes

Nëse Sane bën ndryshimin, ai do t’i bashkohej një liste të vogël lojtarësh për të përfaqësuar të dy klubet e Mançesterit, duke përfshirë portierin danez Peter Schmeichel, anglezin Andy Cole dhe sulmuesin argjentinas Carlos Tevez.

Për ylli gjerman janë të interesuar edhe Liverpooli dhe Arsenali, ndërsa para disa javësh u raportua se Sane iu ofruar Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori