LAJMI I FUNDIT:

Man Utd merr vendim për Rashfordin, pas interesimit të Paris Saint-Germain

Man Utd merr vendim për Rashfordin, pas interesimit të Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain ka shprehur interesimin për transferimin e Marcus Rashford, por Manchester Unitedi thuhet se ka lajmëruar se sulmuesi nuk është në shitje.

Skuadra franceze po kërkon të nënshkruajë një sulmues përpara mbylljes së afatit kalimtar dhe e ka bërë Rashford një nga objektivat e tyre kryesorë.

Por, burimet i kanë thënë mediumit të njohur ESPN se Unitedi nuk e ka ndërmend të hyjë në negociata apo të pres oferta.

PSG synon Rashfordin, ka bisedime me Manchester Unitedin
Lexo po ashtu PSG synon Rashfordin, ka bisedime me Manchester Unitedin

24-vjeçari ka një vit të mbetur në kontratën e tij në Old Trafford, plus opsionin e një sezoni tjetër, që do të thotë se United mund ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024.

Sipas ESPN, drejtuesit e Unitedit janë të prirur të bien dakord për një kontratë të re me sulmuesin anglez, duke zgjatur qëndrimin e tij në Old Trafford.

Rashford dhe përfaqësuesit e tij, sipas burimeve, kanë qenë në dijeni të interesit nga PSG që daton kur Mauricio Pochettino mori postin e trajnerit në janar 2021.

PSG ka treguar se do të ishte i gatshëm t’i jepte Rashford një rritje të konsiderueshme page, por nuk ka pasur asnjë kontakt me Unitedin për një tarifë të mundshme.

Burimet i kanë thënë ESPN-së se kampionët e Ligue 1 vlerësojnë Rashfordin në rreth 60 milionë funte, ndërsa vlerësimi i United ka të ngjarë të jetë më shumë se dyfishi i asaj, dhe mbi 120 milionë funte.

Rashford ka qenë qendër e planeve të Erik ten Hag gjatë gjithë verës dhe filloi si titullar në humbjen 2-1 ndaj Brighton në fundjavën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori