Sevilla ka konfirmuar transferimin e Iscos si lojtar të lirë.

Mesfushorit spanjoll i skadoi kontrata me Real Madridin, derisa nuk u largua nga La Liga, për t’iu bashkuar rivalit të Los Blancos.

“Isco Alarcon tashmë është zyrtarisht lojtar i Sevilla FC për këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm. Pasi njoftoi dje arritjen e marrëveshjes me lojtarin, mesditën e kësaj të hëne lojtari nga Arroyo de la Miel ka vënë nënshkrimin në kontratën që e lidh atë me klubin bardhekuq, pas tejkalimit të ekzaminimit mjekësor. Lojtari do të jetë të paktën deri në fund të sezonit 23/24”, bëhet e ditur në njoftimin e klubit.

Reklama
LIVE: Afati kalimtar veror 2022 LIVE: Afati kalimtar veror 2022

“Isco do të prezantohet këtë të mërkurë në orën 21:00, një akt që tifozët e Sevillas do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt, pasi do të mbahet në prapaskenë në stadiumin Ramon Sanchez-Pizjuan”.

Reklama

“Konferenca për shtyp e lojtarit do të jetë gjysmë ore më parë, në orën 20:30. Prandaj, futbollisti i ri i Sevillas tani është nën urdhrat e Julen Lopeteguit dhe stafit të tij stërvitor, duke pritur të takojë shokët e tij të rinj në seancën e parë stërvitore që bën me grupin”, përfundon njoftimi i tyre. /Telegrafi/