LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Napolit thotë se nuk do të nënshkruajë më me lojtarë afrikanë – pas kësaj fshihet një arsye e fortë

Presidenti i Napolit thotë se nuk do të nënshkruajë më me lojtarë afrikanë – pas kësaj fshihet një arsye e fortë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë më me lojtarë afrikanë “nëse ata nuk nënshkruajnë një marrëveshje për t’u larguar nga Kupa e Kombeve të Afrikës”.

Në fillim të këtij viti, mbrojtësi i Senegalit, Kalidou Koulibaly, i cili së fundmi iu bashkua Chelseat, u shfaq në AFCON të këtij viti së bashku me mesfushorin e Kamerunit, Andre Zambo Anguissa.

Dyshja humbi një numër ndeshjesh te Napoli kur ishin në detyrë ndërkombëtare midis janarit dhe shkurtit.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Muaj më vonë dhe De Laurentiis u shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë me “Wall Street Italia” kur ai dha pikëpamjet e tij për lojtarët afrikanë të paraqitur në turneun dyvjeçar.

“U thashë lojtarëve, mos më flisni më për afrikanët!”, deklaroi De Laurentiis gjatë ngjarjes përmes Football Italia.

“I dua ata, por ose ata nënshkruajnë diçka që konfirmon se do të tërhiqen nga të luajturit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ose përndryshe mes atij turneu, kualifikueseve të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, këta lojtarë nuk janë kurrë në dispozicion!”.

Përse Milani, Interi dhe Napoli duan që Benfica të eliminohet nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Përse Milani, Interi dhe Napoli duan që Benfica të eliminohet nga Liga e Kampionëve

“Ne jemi idiotët që paguajmë rroga vetëm për t’i dërguar në të gjithë botën duke luajtur për të tjerët”.

ESPN citon 73-vjeçarin të ketë thënë: “Ose ata nënshkruajnë një dorëheqje nga e drejta e tyre për të marrë pjesë në turnetë e Kupës së Kombeve të Afrikës ose midis AFCON dhe kampionateve në Amerikën e Jugut”.

“Unë kurrë nuk i kam ata (lojtarët e Napolit) në dispozicion”.

Në bisedën me WSL, De Laurentiis gjithashtu pretendon se ka refuzuar një ofertë prej 900 milionë dollarësh për të shitur Napolin te investitorët amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori