LAJMI I FUNDIT:

Paris Saint-Germain afër transferimit të Fabian Ruiz

Paris Saint-Germain afër transferimit të Fabian Ruiz

Napoli thuhet se po punon për shitjen e Fabian Ruiz te Paris Saint-Germain dhe gjërat po ecin përpara me shpejtësi.

Kontrata aktuale e mesfushorit 26-vjeçar spanjoll skadon me Napolin vitin e ardhshëm dhe ai vazhdimisht ka refuzuar të nënshkruaj një kontratë të re, duke e lënë skuadrën napolitane në një situatë të vështirë.


Raportet e fundit sugjeruan se Real Madridi po priste ta merrte atë në një transferim të lirë verën e ardhshme, por ata thuhet se janë ‘mposhtur’ nga PSG.

Sipas Corriere dello Sport, PSG është gati t’i paguajë Napolit rreth 25 milionë euro duke përfshirë bonuset për Fabian Ruiz dhe janë të prirur për të arritur një marrëveshje së shpejti.

Spanjolli nuk u paraqit në miqësoren e djeshme para-sezonale kundër Espanyol dhe një lëvizje në Paris duket se po afrohet shpejt, me të dy klubet tani duke punuar shumë për të përcaktuar detajet e marrëveshjes.

Sezonin e kaluar, Ruiz shënoi shtatë gola dhe dha katër asistime në 32 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori