LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 20 vendimet e mëdha që duhet t’i marrin klubet këtë afat kalimtar: Emra si Messi, Mbappe, Haaland, Kane, Ramos e Ronaldo në treg

Këto janë 20 vendimet e mëdha që duhet t’i marrin klubet këtë afat kalimtar: Emra si Messi, Mbappe, Haaland, Kane, Ramos e Ronaldo në treg

Ky afat kalimtar veror premton shumë dhe pritet të jetë emocionues për shumë yje si Sergio Ramos, Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Harry Kane.

Por nuk mungojnë as emrat e Lionel Messi e Cristiano Ronaldos, ku e ardhmja e tyre mbetet ende mister.


Marca ka zgjedhur 20 vendime që duhet të merren në këtë afat kalimtar.

Telenovela Messi

Ky vendim është afër mbylljes, me kontratën e Lionel Messit që skadon më 30 qershor. Barcelona e di se i gjithë projekti i tyre nën drejtimin e Joan Laporta varet nga vendimi i argjentinasit për të qëndruar në Camp Nou. “Situata e Messit po shkon mirë, por nuk është ende e mbyllur”, ka thënë Laporta.

Mbappe vazhdon t’i shmanget PSG-së

E ardhmja e Kylian Mbappe duket se do të dominojë titujt kryesorë gjatë gjithë verës. 22-vjeçari ka një kontratë me Paris Saint-Germain deri në qershor 2022, por bisedimet për të rinovuar me klubin e tij nuk kanë filluar dhe Real Madrid po pret. Çmimi i tij sillet rreth 160 milionë euro, sipas Transfermarkt. Lëvizja e tij do të sillte një efekt sizmik në tregun e transferimeve.

Enigma Cristiano

Cristiano Ronaldo mund të jetë duke kërkuar një mënyrë për të dalë nga Juventusi pas një sezoni të vështirë. Edhe pse përfundoi si golashënuesi më i mirë në Serie A, dështimi i ekipit të tij për të fituar titullin dhe fakti që ata u futën në fund në Ligën e Kampionëve e kanë lënë atë të irrituar. Pas tre vitesh në Torino, sulmuesi portugez mund të lëviz.

Haaland, e ardhmja që e duan të gjithë

Nuk ka një ekip në futbollin në botë që nuk do të dëshironte të kishte Erling Haaland, duke pasur parasysh aftësinë dhe potencialin e tij mahnitës.

Ndërsa ai nuk pritet të qëndrojë në Borussia Dortmund deri në skadimin e kontratës së tij në 2024, ndërsa kjo verë mund të sjell ndonjë ofertë që ai do të mund të largohej.

Efekti ‘domino’ për Griezmann

Karriera dy-vjeçare e Antoine Griezmann në ‘Camp Nou’, nuk ka shkuar si duhet. Me kontratën e tij deri në vitin 2024, Barcelona do të kërkojë ta shesë atë këtë verë dhe ai nuk do të ketë mungesë të klubeve të interesuara.

‘Ylli i keq’ Hazard

Një nga enigmat më të përfolura të futbollit evropian është situata e Eden Hazard. Shumë u prit prej tij kur erdhi në verën e vitit 2019. Ai nuk e ka treguar vetën dhe Real Madrid mund të shikojë ta shesë këtë verë.

Surpriza Harry Kane

Harry Kane kërkon të largohet nga Tottenham këtë verë, por ka kontratë me klubin. Ai ka kontratë deri në vitin 2024, por çdo klub që dëshiron ta nënshkruajë me të do të duhet të paguajë mbi 100 milionë euro.

Situata e Dembeles

Ai erdhi në Barcelonë që ta zëvendësojë Neymarin, por aventura e tij ka qenë kryesisht zhgënjyes, megjithëse ai shijoi sezonin e tij më të mirë në Camp Nou verën e kaluar. Kontrata e tij mbaron në vitin 2022 dhe bisedimet për një kontratë të re kanë ngecur.

Sergio Ramos, më një këmbë jashtë

Sergio Ramos përballet me një verë të vështirë përpara. Kontrata e tij me Real Madridin mbyllet brenda disa javësh dhe klubi është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë afatgjate.  Ai ka disa oferta interesante në tavolinë.

Donnarumma, e ardhmja në ajër

Gianluigi Donnarumma përballet me një verë të pasigurt. Kontrata e tij me AC Milan mbyllet në fund të qershorit dhe ai nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re. Klubi e ka blerë zëvendësuesin e tij, Mike Maignan nga Lille.

Dyshimet mbi Dybala

Paulo Dybala nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Kontrata e tij me Juventusin mbyllet në vitin 2022 dhe nuk ka një marrëveshje të re ende. Ai mund të largohet nga klubi këtë verë. Pa dyshim, se në moshën 27 vjeç, ai mund të luajë edhe për shumë vite.

Kaosi mbi situatën e Gareth Bale

Situata me Gareth Bale është më paparashikueshme sa kurrë. Mendohet se ai do të kthehej në Real Madrid këtë verë, por ai mund të dalë në pension pas EURO 2020.

Joao Felix, nuk është më shumë i rëndësishëm e Atletico

Edhe pse dukej e sigurt se ai do të qëndronte në Atletico Madrid pas titullit në La Liga, mbetet mundësia që ai të largohet këtë verë. Edhe pse kontrata e 21-vjeçarit është valide deri në vitin 2026, ai ka treguar këtë sezon që është lojtar kryesor.

Varane, kërkon largimin

Kontrata e tij skadon verën e ardhshme, ndërsa mbrojtësi qendror francez mund të largohet këtë verë nga Real Madridi. 28-vjeçari nuk do të ketë mungesë të klubeve të interesuara, por klubi i tij mund të kërkojë shumë para për largimin.

Lautaro, luftë në Spanjë për të

Lautaro Martinez tashmë është duke u bërë një temë kryesore në çdo afat kalimtar. Pasi kishte fituar Scudetto me Interin, ai mund të lëviz këtë verë, me Barcelonën, ​​Atletico Madridin ose Real Madridin, që janë të interesuar për 23-vjeçarin.

Një tjetër verë ku Morata është aktiv

Edhe një herë, e ardhmja e Alvaro Morata nuk është e qartë. Juventusi ka një mundësi për ta nënshkruar me të përgjithmonë nga Atletico Madrid, por mund të shkojë edhe një vit në huaizm. Kontrata e tij me Atletico Madridin përfundon në 2023.

Magjistari Jadon Sancho

Jadon Sancho, driblon si një brazilian dhe mund të jetë potencialisht në treg këtë verë. Sidoqoftë, çdo lëvizje do të jetë e komplikuar për shkak të dëshirës së Borussia Dortmund për të mbajtur atë dhe Erling Haalandin.

Kounde, i shumëkërkuari

Ky sezon ka bërë që Jules Kounde të shihet si një nga mbrojtësit më të mirë qendrorë në futbollin botëror. Çmimi i tij prej 80 milionë eurosh nuk është jashtë diapazonit të çmimeve të shumë klubeve dhe ai mund të largohet nga Sevilla këtë verë.

Wijnaldum është falas

Liverpooli e ka humbur Giorginio Wijnaldumin, i cili ka qenë një lojtar jetik në suksesin e tyre në sezonet e fundit. Lëvizja e tij te Barcelona dukej e garantuar, megjithëse Paris Saint-Germain tani është futur në garë.

Depay, momenti të vendos

Kontrata e tij me Lyon ka përfunduar këtë verë dhe lëvizja e Memphis Depay në Barcelonë duket e mundshme.

Në moshën 27 vjeç, nuk ka çudi pse Ronald Koeman është kaq i etur për ta sjellë atë në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori