Mesfushori i Milanit dhe Kroacisë, Luka Modric, ka kujtuar triumfin e tij në garën për Topit të Artë në vitin 2018.

Modric theu dominimin 10-vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke u bërë fituesi i parë ndryshe nga këta emra dhe kjo e bën shumë të lumtur.


"Po, është e pabesueshme - vlerësimi më i madh individual që ekziston, nuk ka asgjë më të rëndësishme. Sidomos ta fitosh atë në epokën e dy fenomeneve të tilla si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, kur çdo vit edhe lojtarë të tjerë të shquar luftonin për çmimin, si Neymar , Karim Benzema, i cili më vonë e fitoi gjithashtu, dhe shumë të tjerë", ka thënë fillimisht Modric.

“Ta fitoja ishte e pabesueshme. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam fitues i Topit të Artë, veçanërisht kur shikon listën e futbollistëve që e kanë marrë këtë çmim”.

“Për më tepër, për shkak se përfaqësojmë një vend të vogël, është shumë më e vështirë për ne ta fitojmë atë sesa për futbollistët nga vende të mëdha si Spanja, Italia, Gjermania apo Franca. Duhet të punojmë dyfish më shumë. Kjo më bën edhe më krenar për këtë çmim. Por unë gjithmonë them se skuadra mbetet gjëja më e rëndësishme dhe kjo nuk ndryshon”.

“Është një njohje e mirë që pata një sezon të shkëlqyer me Real Madridin dhe, mbi të gjitha, me ekipin kombëtar të Kroacisë . Jam shumë i lumtur për këtë", përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/

telegrafi sport app