LAJMI I FUNDIT:

Figo flet për largimin nga Barca, kalimin te Reali dhe nënshkrimin me Interin

Figo flet për largimin nga Barca, kalimin te Reali dhe nënshkrimin me Interin

Një nga lojtarë më cilësor dhe më të komentuar nga shekullin XXI, padyshim që është Luis Figo.

Ylli portugez në një intervistë të gjatë ka folur për largimin nga Barcelona, problemet dhe presionet, kalimin te Real Madridi dhe në fund zbuloi se ka refuzuar oferta nga Anglia për t’u transferuar te Interi.


Kalimi te Barca? Për një sërë arsyesh më ishte bllokuar kalimi në Itali, ku fillimisht e kisha kërkuar dhe pastaj mu dha mundësia të luaj në Spanjë. Isha shumë i lumtur me kalimin te Barca, edhe pse nuk arrita në Serie A, i cili në atë kohë ishte objektivi im. Por, te Barca pata mundësinë të punoj me legjendën e futbollin Johan Cruyff, i cili nuk është më me ne”.

Koha te Barcelona? Kam kaluar një periudhë fantastike. Nuk e mohoj të kaluarën time. Ajo që ka ndodhur është pjesë e karrierës time dhe e historisë së klubit dhe duhet mbajtur mend”.

Marrëveshja me Florentino Perez për të nënshkruar me Real Madridin? Kurrë nuk kam bërë një të atillë me Florentinon, e kam bërë vetëm me Realin. Florentino, në atë kohë ishte kandidat për president dhe ai ka folur vetëm me agjentin tim pasi unë isha nën kontratë. Gjatë asaj kohe unë dhe agjenti im kemi folur, por nuk ka pasur kontratë që më lidhte mua dhe atë. Të gjitha që thuhen janë të pa vërteta, e gjitha ajo që ndodhi ishte vendim i imi dhe duke vlerësuar gjërat unë vendosa të nënshkruaj me Real Madridin”, shtoi Figo, transmeton Telegrafi.

Përplasja mes Cruyff dhe Nunez (Presidentit të atëhershëm të Barcës)? Ne duhet të mësojmë nga e kaluara. Nuk jam duke e fajësuar askënd dhe nuk dua të viktimizohem. Presidenti i atëhershëm ishte i informuar me kohë me situatën dhe një ditë më tha “më sjellë para dhe mund të largohesh” dhe ishte ajo që ndodhi realisht në fund”.

Reagimi kur u larguat nga Barca? Nuk jam i sigurt se isha i gatshëm për atë. Kur vendos gjithmonë shpreson te më e mira. Në atë kohë Madridi po kalonte në një periudhë tranzicioni dhe si lojtar duheshe të përballeshe vazhdimisht me shtypin. Tani lojtarët janë të mbrojtur më shumë”.

Sezoni i parë te Real Madridi? Isha shumë i lumtur me fitimin e ligës pasi duhej të përballeshim me një presion të madh”.

Sezoni i dytë? Ishin shumë të fortë dhe ne fituam tituj të rëndësishëm. Ishte një vit i rëndësishëm”.

Sezoni i tretë? Pasi u përfshira në fushatën e tmerrshme të Kupë së Botës, shqetësimi kryesor ishte të qëndroja mirë në nivelin fizik para fillimit të sezonit. Fituam dy trofe dhe ishte e mrekullueshme”.

Sezoni final te Real Madridi? Sezoni im i fundit ishte pak i çuditshëm. Të punoja me tre trajnerë  më vështirësoi punën nga ajo që isha mësuar ta bëja më parë. Camacho nuk qëndroi shumë, pastaj erdhën Remon e Vanderlei Luxemburgo. Kur e fillon në atë mënyrë, është e kuptueshme që gjërat nuk do të shkojnë mirë”

Nënshkrimi me Interin? Kam qenë me fat që arrita t’i bashkohem Interit dhe atë gjatë një faze dominuese. Kur vendosa të largohesha nga Reali, kam marrë shumë oferta nga Anglia, por kur me erdhi shansi të luaj në Itali dhe pastaj takova Morattin, nuk kisha dyshime për të ardhmen”, ka thënë Figo në emisionin ‘Acento Robinson’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori