ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi është parë këtë të mërkurë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Siç raportohet, Thaçi është paraqitur për intervistim në këtë institucion.


Megjithatë, nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyen e intervistimit apo cilësinë në të cilën është ftuar kryetari i Obiliqit.

Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale për të marrë më shumë informacione dhe është në pritje të përgjigjes së tyre. /Telegrafi/