LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran iu përgjigjet grupit ukrainas që u kthyen në ushtarë me një video-mesazh mbështetës

Ed Sheeran iu përgjigjet grupit ukrainas që u kthyen në ushtarë me një video-mesazh mbështetës

Një grup ukrainas i kthyer në ushtarë ka marrë një mesazh mbështetjeje nga muzikanti Ed Sheeran.

Sheeran po performon në një koncert përfitimi për Ukrainën në Birmingham javën e ardhshme dhe grupi “Antytila” e kontaktoi atë nëpërmjet një videoje në TikTok, e cila tashmë është bërë virale.


Në video anëtarët e grupit ishin të veshur me veshje luftarake në Kiev, shkruan BBC.

Foto: Instagram

Në mesazhin e tyre, grupi ka kërkuar që të paraqitet nga distanca në shfaqje, megjithëse deri më tani është e paqartë nëse kjo do të ndodhë.

Me gjithë kundërshtimet nga fqinjët, Ed Sheeran merr lejen për të ndërtuar një kishë dhe vendin e tij të varrimit në mini-fshatin e tij
Lexo po ashtu Me gjithë kundërshtimet nga fqinjët, Ed Sheeran merr lejen për të ndërtuar një kishë dhe vendin e tij të varrimit në mini-fshatin e tij

Sheeran u tha atyre në një mesazh-përgjigje se “mezi pret” të dëgjojë muzikën e tyre dhe u dha mbështetje si grupit ashtu edhe popullit ukrainas.

“Hej djema, Unë sapo e pash videon tuaj këtë mëngjes. Faleminderit që e dërguat atë. Së pari, unë thjesht dua t’ju them të gjithë ukrainasve që unë jua dua, unë qëndroj me ju dhe jam shumë krenar që do të interpretoj në koncertin mbledhës të fondeve këtë javë. Mezi pres që të shoh muzikën tuaj gjithashtu djema dhe ju dërgoj shumë dashuri”, tha Ed Sheeran.

Koncerti për Ukrainën zhvillohet në NEC të martën më 29 mars dhe do në të do të performojnë gjithashtu: Camila Cabello, Gregory Porter dhe Snow Patrol.

Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për apelin humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori