LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 20-vjeçarit në oborrin e shtëpisë në Shkodër, shoqërohen 20 persona në polici

Vrasja e 20-vjeçarit në oborrin e shtëpisë në Shkodër, shoqërohen 20 persona në polici

Policia e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, e cila ndodhi dje në fshatin Guci e Re.

Të shoqëruarit janë kryesisht banorë të zonës, persona që mund të kenë pasur dijeni për viktimën apo individë të njohur si problematikë në fshat.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë autor të dyshuar dhe hetimet vijojnë pa një identifikim të qartë të autorit ose autorëve. Pavlin Preka jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë, së bashku me baban dhe vëllan e tij, duke u marrë me bagëti.


Vrasje me thikë në Shkodër
Lexo po ashtu Vrasje me thikë në Shkodër

Ai u ekzekutua me 6 plumba nga një distancë e afërt.

Banorët e zonës kanë deklaruar për grupin hetimor se nuk kanë dëgjuar krisma, duke ngritur dyshime se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator.

Viktima u gjet pa jetë në oborr nga xhaxhai i tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autori ose autorët e kanë thirrur 20-vjeçarin për ta nxjerrë nga banesa dhe më pas e kanë ekzekutuar ne oborrin e shtëpisë.

Pas krimit, ata janë larguar duke shfrytëzuar terrenin malor të zonës.

Hetimet janë të vështira, pasi në zonë nuk ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori