LAJMI I FUNDIT:

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, sot kanë bërë inspektim në pikën kufitare “Bllacë” për të parë realizimin e projektit “One stop shop”, gjegjësisht kontroll të përbashkët në pikat kufitare.

Ministrat Toshkovski dhe Sveçla në “Bllacë”, u shprehën të kënaqur me realizimin e punimeve, ndërsa thanë se fillimisht ky projekt do të jetë në formë testuese, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Konstatojmë fillimin e periudhës test për ‘one stop shop’ për qytetarët tanë. Pajisjet teknike janë instaluar dhe kemi parë se projekti është gati për fazën e testimit. Çdo shtet do ta mbrojë hyrjen e vet”, tha Toshkovski.

Ndërsa ministri Sveçla theksoi se të dy shtetet duhet ta vazhdojnë komunikimin, në mënyrë që ta rrisin bashkëpunimin.

“Jam i kënaqur për punimet që janë bërë në këtë pikë kufitare, për zbatimin e marrëveshjes sonë për një kontroll në pikën tonë kufitare. Besoj që komunikimi i vazhdueshëm të jetë edhe në të ardhmen, pasi ngrit raportet në mes vendeve tona. Shpresoj që edhe faza testuese të kalojë dhe e gjitha të zbatohet me sukses.

“Përgëzoj ministrat për intensifikimin e punimeve për realizimin e këtij projekti që dukshëm do ta lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të të dy vendeve. Ka qenë projekt që është diskutuar në të dy qeveritë”, tha Sveçla.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe zv.kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky projekt është zbatim i marrëveshjes ndërmjet qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori