LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi.

Në njoftim thuhet se i dyshuari kërkohet për vjedhje.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.


Policia shton tutje se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/