LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° cloudy

TIKA mbështet bletarët e Prizrenit me trajnim për rritjen e prodhimit të mjaltit

TIKA mbështet bletarët e Prizrenit me trajnim për rritjen e prodhimit të mjaltit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka mbështetur realizimin e trajnimit dyditor për bletarët nga Prizreni për kultivimin e bletëve dhe luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Qëllimi i këtij aktiviteti të realizuar në bashkëpunim me Lidhjen e Bletarëve të Kosovës, dhe me ekspertët nga Drejtoria e Institutit Kërkimor të Bletarëve në Ordu ka qenë mbështetja e bletarëve vendorë për rritjen e prodhimit dhe cilësisë së mjaltit.

Në Prizren janë trajnuar afër 60 bletarë nga dy shoqata të Prizrenit, ndërkohë që ka pasur pjesëmarrës edhe nga Kukësi, të cilët janë certifikuar gjatë një ceremonie ku të pranishëm kanë qenë edhe diplomatët nga Turqia dhe drejtuesit e pushtetit lokal, raporton Telegrafi.


Koordinatorja e TIKA-s, Fulya Aslan, ka bërë të ditur se programi për zhvillimin e qëndrueshëm të bletarisë në Kosovë ka filluar vitin e shkuar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rurale si dhe Lidhjen e Bletarëve të Kosovës, me ç’rast janë realizuar trajnime në rajone të ndryshme të Kosovës për të mbështetur rritjen e prodhimit dhe të cilësisë së mjaltit.

“Qëllimi i këtij programi është që të rrisim sasinë dhe cilësinë e prodhimit në Kosovë, duke kontribuar në të ardhurat familjare dhe në ekonominë e vendit”, është shprehur Aslan.

Ndërkaq ambasadori i Turqisë, Sabri Tunç Angılı ka vënë në pah rëndësinë e komercializimit të prodhimit bujqësor.

“Sugjerimi im për hapin e radhës është eksportimi i mjaltit të prodhuar nga këta bletarë në Turqi, nën udhëheqjen e TIKA-s dhe me kontributin e institucioneve tona, duke e kthyer këtë në një marrëdhënie të qëndrueshme komerciale”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar mbështetjen e Turqisë në segmente të ndryshme, që sipas tij kanë ndikuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, raporton Telegrafi.

Kryetari i Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, Sylejman Zogiani, ka shprehur mirënjohje për TIKA-n dhe ekspertët turq për trajnimin, duke e vlerësuar këtë përvojë si të dobishme për bletarët vendorë.

Sivjet krahas 60 bletarëve të Prizrenit, janë trajnuar edhe 60 bletarë nga Ferizaji. Vitin e shkuar trajnime të tilla janë mbajtur për bletarët nga Prishtina dhe Peja. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti ‘shpërthen’ ndaj Xhenetës: Nuk kam pasur kurrë punë me një femër kaq të ulët, po më vjen turp nga vetja

Gjesti ‘shpërthen’ ndaj Xhenetës: Nuk kam pasur kurrë punë me një femër kaq të ulët, po më vjen turp nga vetja

Magazina
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Lajme
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve bojkotojnë marketet sot dhe nesër

Ekonomi
Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Kalo në kategori