Partitë politike me qëndrime të ndryshme për ndryshimin e stemës shtetërore

Pasi kryeministri Hristijan Mickoski pardje deklaroi se partitë e koalicionit qeverisës OBRM-PDUKM dhe VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore, partitë politike dje kanë shprehur qëndrime të ndryshme.
Për LSDM-në opozitare, stema shtetërore pasqyron të gjitha karakteristikat e këtij rajoni dhe nuk ka nevojë për ndryshim, ndërsa PLD-ja propozoi vendosjen e rrëqebullit në stemën e re, si specie e njohur karakteristike për shtetin.
Lëvizja Besa, e cila është partnere e koalicionit në Qeveri, thotë se përkrah çdo ndryshim të Kushtetutës që do të ndryshonte simbolet shtetërore të lidhura me sistemin e kaluar socio-politik.
Mickoski në një deklaratë për media të mërkurën tha se jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kemi stemën e vjetër shtetërore, me disa modifikime të vogla.
LSDM-ja opozitare njoftoi se do të kundërshtojë fuqishëm një iniciativë të tillë. Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, dje në një konferencë për media tha se stema shtetërore në mënyrë heraldikale pasqyron të gjitha karakteristikat e këtij rajoni. Sipas tij, ky është një tjetër në vargun e propozimeve të paparalajmëruara dhe të planifikuara të OBRM-PDUKM-së që janë përsëritur që më parë.
“Ky është një propozim që tani po përsëritet. Më lejoni t’ju kujtoj se ai propozim ka qenë në tryezë shumë vite më parë në kohën e qeverisjes së kaluar, kur ata ishin në koalicion me BDI-në. Në atë kohë, ishte pjesë e një pakete masash që duheshin miratuar. Konkretisht, besoj se dilema e parë që lind është nëse ndoshta brenda koalicionit me VLEN-in, duke bërë këtë propozim për ndryshimin e stemës shtetërore, nuk diskutohet për ndryshimin e himnit. Dhe kjo është diçka për të cilën OBRM-PDUKM duhet të përgjigjet”, tha Filipçe.
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, tha se janë të gatshëm të bisedojnë për këtë çështje.
“Në fakt, në një dalje të mëparshme publike kam thënë se një nga qëllimet për emërtimin e rrugëve në qytetin e Tetovës ishte që trashëgimia e sistemit të kaluar të qëndrojë ende, që është edhe shpjegimi i kryeministrit në pjesën për ndryshimin e stemës së shtetit. Jemi të gatshëm të diskutojmë një paketë amendamentesh kushtetuese, ku në vend të trashëgimisë së sistemit të mëparshëm, do të pasqyrohet orientimi aktual i vendit drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, duke u siguruar që do të jetë një proces publik dhe transparent”, tha dje Bilall Kasami.
Për këtë nismë dje është shprehur edhe Partia Liberal Demokratike (LDP), e cila ka propozuar që në stemën e re të vendoset rrëqebulli si specie karakteristike e shtetit. Sipas partisë, “është një simbol që në asnjë mënyrë nuk do t’i ngjajë asnjë vendi fqinj dhe nuk do të krijojë probleme”.
Ideja për ndryshimin e stemës shtetërore lindi në vitin 2014, kur me një propozim të tillë doli qeveria e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Nikolla Gruevski. Zgjidhja e propozuar atëherë ishte për një luan të kuq në një sfond të verdhë-artë në formën e një mburoje, si dhe një kurorë në pjesën e sipërme në formën e një fortese.
Më pas BDI-ja u pajtua për një stemë të tillë shtetërore, duke theksuar se edhe luani është pjesë e traditës shqiptare dhe gjendet edhe në stemën e qytetit të Tiranës. Kurora, thanë ata, përfaqëson Kalanë e Shkupit.
Stema e Republikës së Maqedonisë është miratuar më 16 nëntor 2009, me miratimin e Ligjit për stemën dhe flamurin e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare nr. 138, 17 nëntor 2009). Në fakt, atëherë ylli i kuq me pesë cepa u hoq nga stema e Republikës Popullore të Maqedonisë në vitin 1946.
Stema aktuale e shtetit paraqet një fushë të rrethuar me kallinj gruri të lidhur në krye, të ndërthurur me fara lulekuqe dhe gjethe duhani, të cilat lidhen në fund me një shirit të ndërthurur me motive popullore. Në mes të fushës ka një mal, rrëzë të cilit rrjedh një lumë dhe dielli lind pas malit.
Autorësia e stemës i atribuohet Vasilije Popoviq – Cicos, i cili ndoshta është autor i zgjidhjes artistike të paraqitjes së stemës nga ligji.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës