LAJMI I FUNDIT:

Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani

Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani

Joao Felix ka konfirmuar se ka refuzuar një ofertë befasuese për t’u larguar nga Chelsea, para se të vendoste që të bëhej pjesë e Milanit në ditën e fundit të afatit kalimtar. 

Sulmuesi portugez nënshkroi një marrëveshje huazimi me Milanin deri në fund të sezonit, duke u bërë lojtari i dytë nga Liga Premier që transferohet tek gjiganti italian këtë verë, pas Kyle Walker. 

Ai iu bashkua Chelseat për 45 milionë euro në verë, duke nënshkruar kontratë shtatë vjeçare, por pati vetëm tri ndeshje të luajtura në Ligën Premier dhe shumica e paraqitjeve të tij erdhën në Ligën e Konferencës. 


Pasi iu bashkua Milanit, Felix shënoi në debutimin e tij në Kupën e Italisë në fitoren ndaj Romës, para se të luante për 84 minuta në fitoren 2-0 ndaj Empolit në Serie A të dielën. 

Marseca befason me deklaratën për Joao Felix pas transferimit të tij tek Milani
Lexo po ashtu Marseca befason me deklaratën për Joao Felix pas transferimit të tij tek Milani

Tani Felix ka zbuluar pse ai ka vendosur të bëhet pjesë e Milanit duke refuzuar rivalin e tyre të përbetuar. 

“E dija për madhështinë e këtij klubi. Milani është i madh. Nga jashtë, ju mund ta shihni se është një klub shumë i madh dhe kur jeni brenda, ju e kuptoni se jeni tek një prej klubeve më të mëdha në Evropë”. 

“Unë tashmë e njihja trajnerin (Sergio Conceicao). Kam luajtur ndaj tij dhe e kam ndjekur atë, i thashë atij se çfarë të pres: të luajë në pozitën time”, ka thënë Felix. 

“Ai asnjëherë nuk më tha se do të luaja shumë ose pak, por do të luaja në pozitën time. Kjo është ajo që më bindi të vija tek Milani”. 

“Agjenti im tha se Interi ishte i interesuar, por unë kisha filluar bisedimet me Milanin dhe tashmë kisha vendosur të vija këtu”. 

“I thashë se do të jetë e pamundur, unë tashmë kam ndarë mendjen time”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori