LAJMI I FUNDIT:

Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”

Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”

Më shumë se gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vitin e shkuar ishin “pushues patriotikë”.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se nga rreth 10 milionë në total deri në fund të nëntorit, mbi 5.7 milionë turistë ishin nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Mbi 4,2 milionë ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan


“Kjo tregon se jemi shumë larg turizmit elitar, dhe të paktën për momentin jemi te sasia më shumës e cilësia. Kjo pavarësisht investimeve të shumta që janë kryer veçanërisht në jugun e vendit, por edhe Durrës”, thotë për A2 CNN Flora Xhamani Baba, eksperte e turizmit.

Me gjithë liberalizimin e vizave, pushuesit nga Kosova nuk e “tradhtuan” Shqipërinë. Të dhënat tregojnë se në harkun e muajve janar-nëntor vendin e vizituan gati 4.2 milionë shqiptarë të Kosovës, shifër kjo sa 38 për qind e totalit.

Mbi 4,2 milionë ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan

“Ata vijojnë ta preferojnë Shqipërinë. jo vetëm Durrësin e Shëngjinin që i kanë si shtëpinë e tyre, por edhe më në jug. Një pjesë e tyre ndërkohë nuk kanë ardhur për pushime, por thjesht e kanë pushime, por thjesht e kanë përdorur Shqipërinë si vend transit”, thotë Jetmira Hoxha, eksperte e turizmit.

Pas pushuesve nga Kosova, Italianët renditen të dytët për numrin më të lartë të pushuesve me mbi 1.1 milionë të tillë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia.

Mbi 4,2 milionë ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan

“Janë turistë që janë të përhershëm e që vijnë të 12 muajt e vitit. Veçanërisht ata italianë”, thotë Flora Xhamani Baba. “Një arsye është shtimi i fluturimeve veçanërisht me Italinë nga linjat “low cost”. Biletat më të lira rrjedhimit shtojnë turistët”, thotë Jetmira Hoxha.

Si pasojë e tensioneve që përshkallëzuan edhe në konflikte të armatosura, Izraeli dhe Rusia janë dy shtetet me rënien më të madh të pushuesve vitin e shkuar. Lista pasohet nga Kroacia, Norvegjia dhe Finlanda.

Mbi 4,2 milionë ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vitin e shkuar vendin e vizituan 11,7 milionë pushues të huaj nga 10,1 milionë të tillë në 2023-shin. Rritja përllogaritet me 1,6 milionë apo 15,8 për qind.

Mbi 4,2 milionë ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori