Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka numëruar disa nga arritjet e tij, gjatë qeverisjes së tij me kryeqytetin.
Rama para mediave tha se kanë bërë investime në shëndetësi, infrastrukturë, kulturë, sport etj, transmeton Telegrafi.
“Kryeqyteti ka lajme të mrekullueshme, kemi thy rekorde këtë vit me realizimin e buxhetit të kryeqytetit. Që nga fillimi i mandatit, kemi pasur rritje të realizmit të buxhetit. Vazhdimi i ndërtimit të rrugës B, ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri, etj. Investime në infrastrukturë dhe blerja e pajisjeve mjekësore në vlerë prej 200 mijë euro. Fillimi i vaksinimit të HPV, zgjerimi i analizave në 4 qendra”, tha ai.
Rama po ashtu tha se kanë bërë nënshkrimin e marrëveshjeve për shërbime mjekësorë falas për policët dhe zjarrfikësit, dhe se po ashtu kanë bërë përmirësimin e gjendjes së mbeturinave.
“Mbyllja e deponimeve ilegale, shpërndarja e kontejnerëve të rinj. Ndriçimi publik i zgjeruar, duke rritur sigurinë qytetarë”, shtoi ai.
Kryetari Rama ka deklaruar se kanë bërë reforma në trafikun urban, ku tashmë kanë bërë kontrata edhe me 24 operatorë privat.
“Vazhdojmë të ngrisim kryeqytetin në nivel ndërkombëtarë”.
Rama theksoi se projekti i Unazës së Kryeqytetit po vazhdon të bllokohet nga Qeveria.
“Gjysma e Kosovës vjen e shkon brenda ditës në Prishtinë, jemi të fokusuar ta bëjmë Prishtinën sa më të mirë. Të kenë fokus kryeqytetin, sepse është motori i Kosovës, dhe është e ardhmja e vendit. Unaza e Kryeqytetit, qeveria po bllokon këtë projekt madhor”, potencoi ai.
Në konferencën për media, ai tha se me metodat e reja për të monitoruar hyrjet dhe daljet, do të ndihmojnë ta rregullojnë problemin në trafik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Familja Jashari nuk e miratoi asnjë projekt për sheshin, po e rihapim konkursin
Homazhe në Nekoc për nder të 26-vjetorit të rënies së heroit Hisni Murseli
Rama: Kosova është e varur nga buxheti që vjen nga Prishtina, është motor i fortë dhe duhet t’i jepet prioritet
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025