LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kemi dyshime që arratisja e Grubit është marrëveshje në mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së

LSDM: Kemi dyshime që arratisja e Grubit është marrëveshje në mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së

LSDM ka reaguar në lidhje me fletarrestin e lëshuar për Artan Grubin, si dhe lëndën kundër tij nga Prokuroria. Nga partia e Venko Filipçes kanë ngritur dyshime se ikja e Grubit është dakorduar mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së.

Sekretari organizativ i LSDM-së, Martin Kostovski theksoi dje se MPB do të duhet të japë përgjigje se si është e mundur që Artan Grubi të arratiset në Kosovë vetëm një ditë para aksionit, përkatësisht ditën e aksionit.

“Sipas informacioneve që kemi, MPB kishte vendosur kontrollin policor në rrethrrotullimin përballë Bllacës ditën kur Grubi u largua nga vendi. Kontrolli ishte aty të paktën tre ditë para ngjarjes. Kjo tregon qartë se ata dyshonin se Grubi mund të arratisej. Por sipas informacioneve tona, vetë kontrolli i policisë, njësia lëvizëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk dinte se kë të priste dhe kur të ndalonte! Ata kanë marrë informacion vetëm pasi Grubi është larguar nga vendi. Kjo konfirmon qartë dy skenarë të mundshëm: ose ata nuk ishin plotësisht në gjendje ta ndalonin, ose së dyti dhe më shumë gjasa, ata nuk e ndaluan qëllimisht”, tha Kostovski i LSDM-së.


Kostovski shtoi se kanë ndodhur shumë lëshime dhe ka shumë indikacione se pas këtij rasti fshihet diçka tjetër apo një marrëveshje politike.

“A janë marrë vesh OBRM-PDUKM dhe BDI për këtë rast dhe a nuk është ky çmimi i mbështetjes që BDI i dha OBRM-PDUKM-së në Kuvend? A është kjo pjesë e të gjithë skenarëve të rënë dakord në dukje mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së për sulme të vazhdueshme publike dhe destabilizim fiktiv, situatë që politikisht i përshtatet të dyja palëve?”, tha Kostovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori