LAJMI I FUNDIT:

​SBASHK-u të mërkurën mban protestë, kërkon rritje të pagave dhe nënshkrim të Kontratës kolektive

​SBASHK-u të mërkurën mban protestë, kërkon rritje të pagave dhe nënshkrim të Kontratës kolektive

Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të mbahet të mërkurën në Prishtinë. Sindikalistët po kërkojnë rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se protesta do të mbahet në orën 12:30 dhe përmes saj kërkojnë edhe diskutim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Protesta do të nisë në oborrin e Bibliotekës Kombëtare prej ku do të marshohet drejt Ministrisë së Arsimit.


Sipas Jasharajt, nëse protestuesit nuk do të marrin përgjigje nga Nagavci, ata do vazhdojnë marshin te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ata nuk përjashtojnë mundësinë e grevës, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, raporton Kp.

“Nëse kjo protestë nuk ndikon që Qeveria të reflektojë, e sidomos ministrja Nagavci, e të ulemi të negociojmë dhe pastaj edhe të nënshkruajmë Kontratën e re kolektive të arsimit, atëherë Këshilli Drejtues dhe organet e tjera udhëheqëse të SBASHK-ut do ta analizojnë situatën dhe do marrim vendime për veprime të tjera sindikale, duke e mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit, e SBASHK-u uron dhe lutet që Qeveria të reflektojë dhe kurrë të mos përsëritet shtatori i vitit 2024 në grevën e përgjithshme”, deklaroi ai.

Sekretari i përgjithshëm, Ymer Ymeri tha se do të kërkojnë që Nagavci të flasë me protestuesit.

“Do kemi një kërkesë që ministrja Nagavci të del me një prononcim para protestuesve të arsyeton mos-nënshkrimin e kontratës kolektive dhe largimin e të gjithëve përfaqësuesve të punëtorëve që kanë qenë në komisione të ndryshme, siç ka qenë Këshilli shtetëror për licencimin e mësimdhënësve që ka pasur 15 anëtarë, ku e kanë larguar të vetmin përfaqësues të SBASHK-ut aty…

Presim që ministrja të pranojë një delegacion me 4-5 vetë që të ulemi në zyrë dhe të bisedojmë, nëse kjo nuk ndodhë deri në orën 13:30 pastaj ne vazhdojmë me marsh drejt ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit, aty do ju drejtohemi me kërkesa edhe atyre”, tha Ymeri.

SBASHK-u tha se pas protestës do të japin një afat të caktuar për qeverinë që sipas tyre të “reflektojnë” në vendimet e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori