LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Sigurimit i OKB-së me takim për të diskutuar lidhur me sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së me takim për të diskutuar lidhur me sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet më 28 tetor për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit, ka njoftuar presidenti i këshillit të Zvicrës.

Misioni zviceran i OKB-së tha se takimi ishte kërkuar nga Irani me mbështetjen e Algjerisë, Kinës dhe Rusisë.

“Veprimet e regjimit izraelit përbëjnë një kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe destabilizojnë më tej një rajon tashmë të brishtë”, tha Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi në një letër drejtuar këshillit 15 anëtarësh, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


“Republika Islamike e Iranit, në përputhje me parimet e parashikuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sipas ligjit ndërkombëtar, rezervon të drejtën e saj të natyrshme për përgjigje ligjore dhe legjitime ndaj këtyre sulmeve kriminale në kohën e duhur”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se dhjetëra aeroplanë izraelitë përfunduan një valë sulmesh kundër fabrikave të raketave pranë Teheranit dhe në Iranin perëndimor.

Sulmi ishte një hakmarrje për sulmin e 1 tetorit të Iranit ndaj Izraelit me rreth 200 raketa balistike.

Por, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon hodhi poshtë ankesën e Iranit në Kombet e Bashkuara, duke thënë: “Irani po përpiqet të veprojë kundër nesh në arenën diplomatike me pretendimin qesharak se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërpresin veprimet ushtarake, duke përfshirë Gazën dhe Libanin, të bëjnë përpjekje maksimale për të parandaluar një luftë gjithëpërfshirëse rajonale dhe për t’u kthyer në rrugën e diplomacisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori