LAJMI I FUNDIT:

Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve, apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes

Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve, apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik në Liqenin e Badovcit, ku humbën jetën tre të rinj.

Konjufca në një postim në Facebook, ka shkruar se me shumë dhimbje ka pranuar lajmin se në aksidentin e mbrëmshëm në Liqenin e Badocit kanë ndërruar jetë tre të rinj.

“U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike”, ka shkruar Konjufca.


Kryeparlamentari ka shtuar se bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve dhe miqve të viktimave.

“Shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse. U prehshin në paqe!”, theksoi Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Haga ia pamundësoi Jakup Krasniqit prezencën në varrimin e të vëllait

Haga ia pamundësoi Jakup Krasniqit prezencën në varrimin e të vëllait

Lajme
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Shqiptarët vazhdojnë të blejnë ushqime

Shqiptarët vazhdojnë të blejnë ushqime "veresi"

Lajme
Kalo në kategori