LAJMI I FUNDIT:

Kulla zbulon ‘sekretet’ e krijimit të shtetit Bektashi: Do të ketë pasaporta, banka, ndërsa kufijtë…

Kulla zbulon ‘sekretet’ e krijimit të shtetit Bektashi: Do të ketë pasaporta, banka, ndërsa kufijtë…
Ilir Kulla

Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, foli në lidhje me planin e krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri.

Sipas Kullës, urdhri për krijimin e shtetit Bektashi është i ngjashëm me atë të Maltës, dhe jo Vatikanit, ndërsa shtoi se do të ketë pasaporta.

Ndërsa në lidhje me kufijtë, tha se nuk ka nevojë, duke argumentuar se shpirti nuk ka kufi.


“Nuk jam as pro e as kundër. Duhet apo jo, e vendosin autoritetet e Shqipërisë. Sot që ne flasim ka nevojë për një shpjegim juridik të procesit. Në këto marrëveshje thuhet se bashkësitë fetare do të qeverisin sipas rregullave të tyre. A është e udhës që të futet publiku që ta diskutojë apo jo? E treta është forma. Unë mendoj se nuk është Vatikani, por urdhri i Maltës.

“A e kanë kërkuar bektashianët apo Rama ta bëjë këtë gjë? Në planin juridik, bektashianëve i lind e drejta të kërkojnë një rigonegocim. Më shumë se ta shohim si një shtet të huaj, si një urdhër të vogël shqiptar, që de fakto nuk është shtet. De fakto, kanë nevojë për rinegocimin e marrëveshjes mes bashkësisë bektashiane dhe këshillit të ministrave. Si do menaxhojë pronat bashkësia Bektashiane, a do jenë pa taksa, a do kenë të drejtë të kenë bankën e tyre. Janë një seri gjërash… nuk ka nevojë të ketë kufi. Shpirti nuk ka kufi. Do ketë pasaporta. Mund të futet kushdo. Nëse Shqipëria merr përsipër njohjen e këtij shteti… mos mendo se do ketë ushtri. Do jetë kështu siç është, do ketë këtë lloj simbologjie”.

“Kemi 5 bashkësi fetare. Nuk ka nevojë për ndryshime Kushtetuese për mua. Territori është aty. Do kenë disa atribute më shumë. Ata do vetëquhet shteti Bektashian. Do njihen apo jo, kjo mbetet për tu parë.”, u shpreh eksperti i sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori