Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se figurat e njohura kriminale serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, po ndërtojnë shtëpi në Rashkë të Serbisë, për pjesëtarët e grupeve kriminale që kanë operuar në veriun e Kosovës, por që janë arratisur nga vendi.
Këto ndërtesa, sipas Halitit, janë të destinuara për anëtarët grupeve kriminale që tani nuk guxojnë të kthehen në Kosovë dhe nuk dëshirojnë t’u shkojnë në Beograd.
Sipas Halitit, ato po ndërtohen për pjesëtarët e grupeve kriminale që operon in në veri të vendit, por që janë arratisur nga Kosova.
“Veselinoviq që po i mban 200 vetë në Novi Pazar dhe po i ndërton ato ndërtesat në Rashkë. Për grupin kriminal të cilët ishte pjesë e ‘Rojave të Urës’. Dhe që nuk guxojnë të kthen në Kosovë. Në Beograd nuk kanë qejf t’u shkojnë, po ua ndërtojnë banesat në Rashkë”, ka thënë Haliti.
Këto deklarime vijnë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u informua në fillim të shtatorit nga Sonja Biserko, presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, dhe politikani serb Nenad Çanak, se Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Rashkë.
Haliti, megjithatë, argumenton se kjo iniciativë është e orkestruar nga Beogradi përmes Radoiçiq dhe Veselinoviq, për të strehuar kriminelët
“Kam lexuar që po thonë që po dëshirojnë me i zhvendos serbët e Kosovës me bë presion ndaj Kosovës. Sipas të dhënave të mia janë, e kanë marrë lejen grupi i Veselinoviqit dhe Radoiçiqit për t’i ndërtuar. Ideja është për t’i strehuar ata që janë arratisur nga Kosova, që nuk guxojnë të kthehen më. Dhe kundër këtij veprimi po protestojnë vetë banorët e Rashkës. E kanë vendin e përshtatshëm dhe e kanë konsideruar si vend turistik dhe nuk dëshirojnë mbetje të tilla”, ka thënë Haliti në “FIVE’ të Dukagjini. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje