LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 2° fair_night

PDK-ja në Lipjan e cilëson të dështuar projektin e nënkalimit

PDK-ja në Lipjan e cilëson të dështuar projektin e nënkalimit

Subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, po e cilëson të dështuar projektin e nënkalimit me vlerë mbi 6 milion euro të cilin po e realizon komuna në qendër të qytetit. Sipas këtij subjekti opozitar, projekti i nënkalimit po i dëmton bizneset dhe nuk është lëshuar në funksion në zezonën verore siç janë dhënë premtimet nga drejtuesit e komunës.

Arsim Jashari, shef i grupit të Kuvendarëve nga radhët e PDK-së, ka thënë për Telegrafin se sa herë që ka të reshura të shiut, nënkalimi po mbushet me ujë, ndërkohë shpeshherë po kundërmon shkaku i rrjetit të kanalizimit.

“Fillimisht kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka dhënë premtim se në qershor të këtij viti do të lirohet për qarkullim vetëm për automjete e, sidomos në kohën kur vijnë mërgimtarët. Kjo deklaratë i ka dështuar kryetarit, pastaj ka dalë me një deklaratë publike edhe drejtori i infrastrukturës duke thënë se në fillim të gushtit do të hapet por me këtë gjendje qyteti i Lipjanit është bllokuar gjithandej. Mërgimtarët ikën, nuk kanë ardhur as me pi kafe, lokalet kanë probleme të mëdha për shkak të mungesës së qarkullimit, njerëzit nuk po vijnë këtu sepse i kanë bllokuar rrugët dhe tash nëse ka të reshura të shiut këtu bëhej një gjendje e rëndë”, ka kritikuar Jashari.


Jashari tregon se opozita është në dijeni që projekti ende nuk ka përfunduar sipas dinamikës së punimeve, por ka pasur projekte të tjera më të rëndësishme në mënyrë që qytetarët të qarkullojnë lirshëm tek 3 vendkalime në hekurudha.

“Ne e dinë që ende s’ka përfunduar projekti por niveli i tokës në këtë pjesë do të jetë aq i ulët sa që është problem, nëse grumbullohet uji kështu gjatë vjeshtës dhe dimrit, atëherë cila është rëndësia e këtij projekti të nënkalimit. Ne mendojmë se është projekt i dështuar dhe projekt jo i qëlluar për arsyeje se i kemi tri pjesë të ndara ku kalon treni deri 20 herë brenda ditës dhe nuk kemi nënkalime”, ka sqaruar Jashari.

Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë edhe nga drejtori i infrastrukturës në Komunën e Lipjanit, Sead Aliu por nuk ka qenë i qasshëm.

Në trend

Më shumë
Shifrat marramendëse që fituan Tyson dhe Paul pas meçit: ‘Iron Mike’ u pagua më shumë për vetëm në katër ndeshje në karrierën e tij

Shifrat marramendëse që fituan Tyson dhe Paul pas meçit: ‘Iron Mike’ u pagua më shumë për vetëm në katër ndeshje në karrierën e tij

Boks
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Rumani – Kosovë: Tensione, hedhja e gjësendeve dhe largimi nga fusha i lojtarëve të Kosovës

Prapaskenat e ndeshjes Rumani – Kosovë: Tensione, hedhja e gjësendeve dhe largimi nga fusha i lojtarëve të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Përfaqësuesja rumune falënderon tifozët për ‘sjelljet shembullore’, akuzon Kosovën për mungesë respekti

Përfaqësuesja rumune falënderon tifozët për ‘sjelljet shembullore’, akuzon Kosovën për mungesë respekti

Përfaqësueset
Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Amerika
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Kalo në kategori