LAJMI I FUNDIT:

Kurti në veri vendos gurthemele dhe takohet me qytetarë

Kurti në veri vendos gurthemele dhe takohet me qytetarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën  ka vizituar veriun e vendit.

Kreu i ekzekutivit, ka vendosur gurthemelin për disa projekte të reja infrastrukturore.

Prej tyre është nën-stacioni policor dhe Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) në fshatin Leshak të Leposaviqit.


Në këtë vizitë, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Gjatë vizitës së tij, Kurti vendosi edhe gurthemelin e tri shtëpive në Leposaviq dhe veri të Mitrovicës.

Në vazhdën e vizitës në veri, kryeministri ndaloi në veri të Mitrovicës për të drekuar në restorantin HEB’s, ku pati mundësinë të bisedojë me banorët lokalë dhe të dëgjojë shqetësimet e tyre.

Më pas, ai ndaloi në Komunën e veriut të Mitrovicës, ku u takua me kryetarin, Erden Atiq.

Pas vizitës së tij zyrtare, Kurti kaloi mbi urën e Ibrit, ku u takua me qytetarë dhe shkrepi disa fotografi me ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sinani sërish ndalohet në kufi: Ndalime të paarsyetuara nga autoritetet kufitare të Serbisë

Sinani sërish ndalohet në kufi: Ndalime të paarsyetuara nga autoritetet kufitare të Serbisë

Lajme
Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Drejtësi
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Lajme
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Drejtësi
Kalo në kategori