LAJMI I FUNDIT:

Musk mohon t’i ketë dhuruar Kadyrovit një Tesla Cybertruck – të cilin ai e pajisi me një mitraloz

Musk mohon t’i ketë dhuruar Kadyrovit një Tesla Cybertruck – të cilin ai e pajisi me një mitraloz

Elon Musk ka mohuar pretendimet se i ka dhuruar një kamionçinë Tesla Cybertruck, gjeneralit rus dhe komandantit çeçen, Ramzan Kadyrov.

Miliarderi iu përgjigj zyrtarit ukrainas Anton Gerashchenko, i cili postoi pamjet në X.

Sipas z. Gerashchenko, komandanti i luftës tha se do të dërgonte automjetin, në të cilin ai duket se kishte vendosur një mitraloz, në vijën e frontit, përcjell Telegrafi.


Sipas një përkthimi nga zyrtari ukrainas, Kadyrov falënderoi Musk për automjetin, përpara se ta ftonte në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, ku do të pritej “si mysafiri më i dashur”.

Kadyrov pajis një Tesla Cybertruck me mitraloz - tha se do ta dërgojë në zonën e konfliktit në Ukrainë
Lexo po ashtu Kadyrov pajis një Tesla Cybertruck me mitraloz - tha se do ta dërgojë në zonën e konfliktit në Ukrainë

Musk, i cili është CEO i Tesla Motors dhe gjithashtu zotëron X, mohoi pretendimin në një koment në platformën e mediave sociale.

Ai shkroi në X: “A je seriozisht kaq ‘i vonuar’ sa mendon se i kam dhuruar një Cybertruck një gjenerali rus?”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina sulmon urën e tretë në Kursk të Rusisë – Putini 'në pozicionin që nuk e kishte ëndërruar kurrë në makthet më të këqija të tij'

Ukraina sulmon urën e tretë në Kursk të Rusisë – Putini 'në pozicionin që nuk e kishte ëndërruar kurrë në makthet më të këqija të tij'

Pamje që thuhet se tregojnë sulmin e Ukrainës në urën ruse - Moska thotë se ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA

Pamje që thuhet se tregojnë sulmin e Ukrainës në urën ruse - Moska thotë se ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA

Anijet kineze e filipinase përplasen në Detin e Kinës Jugore, shtetet akuzojnë njëra-tjetrën

Anijet kineze e filipinase përplasen në Detin e Kinës Jugore, shtetet akuzojnë njëra-tjetrën

Zelensky zbulon qëllimin e sulmit në Kursk të Rusisë

Zelensky zbulon qëllimin e sulmit në Kursk të Rusisë

Musk mohon t'i ketë dhuruar Kadyrovit një Tesla Cybertruck – të cilin ai e pajisi me një mitraloz

Musk mohon t'i ketë dhuruar Kadyrovit një Tesla Cybertruck – të cilin ai e pajisi me një mitraloz

Efektet e stuhisë, pamje që tregojnë shembjen e një shtëpie në Karolinën e Veriut në Oqeanin Atlantik

Efektet e stuhisë, pamje që tregojnë shembjen e një shtëpie në Karolinën e Veriut në Oqeanin Atlantik

Kalo në kategori