LAJMI I FUNDIT:

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Rumania dhe Greqia

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Rumania dhe Greqia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla të llojit dele dhe dhi nga Rumania dhe Greqia.

Ky vendim është marrë duke u bazuar në situatën epidemiologjike të raportuar nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Sistemi i Lajmërimit të Sëmundjeve të Kafshëve në BE (ADIS), lidhur me shpërthimin e sëmundjes Mortaja e ruminantëve të vegjël (dele dhe dhi) në këto vende.

Agjencia ka vendosur të ndalojë importin e kafshëve të gjalla të llojit dele dhe dhi nga shtetet e prekura, si dhe nga zonat specifike të caktuara si të prekura me këtë sëmundje.


Ndalohet gjithashtu importi i gjedhëve nga këto zona, me qëllim për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Megjithatë, importi i gjedhëve nga zonat e lira të këtyre vendeve lejohet në territorin e Republikës së Kosovës.

Masat parandaluese për të penguar përhapjen e sëmundjes janë vendosur nga autoritetet kompetente të Rumanisë dhe Greqisë, të cilat nuk lëshojnë dokumente apo certifikata mbi gjendjen shëndetësore për kafshët e fermave nga zonat e prekura.

Ky vendim është marrë duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare të tregtimit të kafshëve të gjalla, si një masë shtesë për të forcuar kontrollin në pikat kufitare dhe për të parandaluar hyrjen e kafshëve të infektuara, gjithmonë duke respektuar rregullat kombëtare të legjislacionit në fuqi.

Fermerët që mbajnë dele dhe dhi udhëzohen të rrisin masat e biosigurisë në fermat e tyre dhe të raportojnë çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore të kafshëve tek veterineri.

Konsumatorët nuk kanë arsye për shqetësim, pasi sëmundja ka karakter ekonomik dhe nuk përhapet tek njerëzit./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Arratisje me Wizz Air përgjatë gjithë vitit: Wizz Air prezanton abonimin unik “All You Can Fly” me çmim promocional të përkohshëm prej £445/€499

Arratisje me Wizz Air përgjatë gjithë vitit: Wizz Air prezanton abonimin unik “All You Can Fly” me çmim promocional të përkohshëm prej £445/€499

Wizz Air
Zvicër, Gjermani apo Austri, Meka-n gjithmonë me veti e ki!

Zvicër, Gjermani apo Austri, Meka-n gjithmonë me veti e ki!

MEKA HALAL FOOD
Shërohu nga varësia: Udhëtimi juaj drejt një jete të re dhe të shëndetshme fillon në Spitalin

Shërohu nga varësia: Udhëtimi juaj drejt një jete të re dhe të shëndetshme fillon në Spitalin "American Brain"

AMECC Rezonanca
Kurti: Javëve në vijim hapet thirrja për subvencione për efiçiencë të energjisë

Kurti: Javëve në vijim hapet thirrja për subvencione për efiçiencë të energjisë

Ekonomi
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Studioni Infermieri për vetëm 2000€ në vitin akademik: Oferta skadon pas 3 ditësh

Studioni Infermieri për vetëm 2000€ në vitin akademik: Oferta skadon pas 3 ditësh

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori