LAJMI I FUNDIT:

Kushti që duhet të plotësohet që Laporte të nënshkruajë me Real Madridin

Kushti që duhet të plotësohet që Laporte të nënshkruajë me Real Madridin

Real Madridi e mban derën hapur për ardhjen e Aymeric Laporte me qendërmbrojtësin që ka kërkuar largimin nga Al Nassr.

Megjithatë, çdo nënshkrim i mundshëm i ndërkombëtarit spanjoll i nënshtrohet një kushti vendimtar: lojtari duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës.

Kjo është pengesa kryesore me të cilën përballet kampioni aktual i Evropës para përfundimit të këtij operacioni.


30-vjeçari iu bashkua Al Nassr sezonin e kaluar nga Manchester City dhe ai fiton një pagë prej 24 milionë eurove neto në sezon, pagë që nuk mund t’ia ofrojnë madrilenët.

Trajneri Carlo Ancelotti do të mirëpriste ardhjen e Laportes për të përforcuar një mbrojtje që ka vuajtur mungesën e zgjatur të David Alaba.

Reprezentuesi spanjoll pati paraqitje fantastike në Euro 2024 dhe Los Blancos vazhdojnë të mbajnë gjallë interesimin për të.

Megjithatë Los Blancos nuk është në gjendje që t’i ofrojë atij pagë më të lartë se shtatë milionë euro neto në sezon, aq sa fiton edhe Antonio Rudiger. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori