LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Milanit i nënshtrohet operimit në gju dhe do të mungojë gjashtë muaj

Ylli i Milanit i nënshtrohet operimit në gju dhe do të mungojë gjashtë muaj

Alessandro Florenzi i është nënshtruar operimit për të rikonstruktuar ligamentin e këputur dhe meniskusin në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Milani.

Veterani italian pësoi një lëndim serioz gjatë një ndeshje miqësore që ‘Rossonerët’ e zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u rikthye në Itali dhe iu nënshtrua rikuperimit në qytetin e Milanit ndërsa pritet që të mungojë për një kohë të gjatë.


Siç raporton Sky Sport Italia, si pasojë e këtij lëndimi, Florenzi mund të mbetet jashtë fushave për gjashtë deri në tetë muaj.

33-vjeçari u rrit në akademinë e Romës ndërsa ka luajtur në formë huazimi tek disa ekipe si Crotone, Valencia dhe Paris Saint-Germaini para transferimit të tij tek Milani në 2021.

Ai numëron rreth 288 paraqitje në elitën e futbollit italian, teksa ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar 33 asistime, duke luajtur në pozita të ndryshme si mbrojtës i djathtë, mbrojtës i majtë dhe mesfushor.

Lëndimi i tij mund të bëjë që drejtuesit e Milanit të shtyjnë edhe më fortë për transferimin e Emerson Royal i cili tash e sa kohë është objektiv i tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Premier League

"Kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne" - Vuçiq e pranon me dëshpërim forcën e Kosovës në xhudo

Xhudo
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Atalanta e liron Koopmeinersin për t'u bashkuar me Juventusin, por me një kusht

Atalanta e liron Koopmeinersin për t'u bashkuar me Juventusin, por me një kusht

Serie A
Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Premier League
Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Premier League
Kalo në kategori