LAJMI I FUNDIT:

Koci tregon për vizitën në Beograd: Pres thirrjen prej prokurorisë, kthimi i trupit të Fatonit është çështje kohe

Koci tregon për vizitën në Beograd: Pres thirrjen prej prokurorisë, kthimi i trupit të Fatonit është çështje kohe
Foto: Ilustrim

Avokati Arianit Koci, përfaqësues i familjes Hajrizi gjendet në Serbi me qëllim që të tërheq trupin e pajetë të Faton Hajrizit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar se si e kaloi ditën e enjte, ndërkaq njoftoi se është duke pritur thirrjen nga Prokuroria e Beogradit.

Koci po ashtu theksoi se çështja e kthimit të trupit të Faton Hajrizit është çështje kohe dhe procedurash.


Avokati Koci tregon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi
Lexo po ashtu Avokati Koci tregon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi

“Gjatë ditës, e pres thirrjen prej prokurorisë në Beograd. Çështja e kthimit të trupit të Fatonit, e ka marrë kahjen e vet. Do të kthehet. Vetëm është çështje kohe dhe procedurash”, ka shkruar Koci.

Ai po ashtu tregoi se si e mbajtën në stacion policor dhe e mori në pyetje shoku i policit të vrarë.

“‘Në moment më erdhi shumë rëndë kur të pashë. ‘E kam pasur shok të mirë policin e vrarë. Ardhjen tënde e cilësova si provokim’, më tha hetuesi pasi që e filluam zyrtarisht takimin.

‘Po e përsëris: më befasoi guximi i yt’.

Tensioni filloi me rënë. E mbaja distancën në bisedë, me sjellje të mira dhe profesionale.

‘Pjesa tjetër e punës, duhet të kryhet në Beograd’ – më tha oficeri, pas disa orësh.

Më përcjelli deri te vetura”, ka shkruar Koci në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori